-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Kali di not
Ti vajze
ti cun kupton,
nder tallaz
noti shpeton.
Ndaj forte,
ti ushtron,
me not
detin kalon.
Por nje kal
kete dhunti,
e merr fal
noton qe femi.
Jo gjate
jo shume,
por mjafte
te kaloj lume.
2.9.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Alfabeti Mors
Ne Amerike
Morsi ka shpik,
nje alfabet
shume sekret.
Fletes shtrija
pika e vija,
del nje shkrim
qe ka kuptim.
Me kode do flase
nga sot e pas,
askush mos te di
c'shkruaj me shoqeri.
20.9.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Shenja ne gishte
Ngjyre te syve
jane si t'njemijeve,
gjatesi duarsh
njejt sa te duash.
Nje popull krejt
ngjyre floksh njejt.
mbaje ne mend
ti me dikend.
Njejt qesh
te njejt ke vesh,
por ta dish
vijat ne gishte.
Ti moj mike
i ke unike,
ne bote dallon.
nga cdo person.
22.9.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Pas cdo muri
Pas cdo muri
familja jeton,
si don e si di
ditet i kalon.
Zgjohet e lumtur
a lot derdhe,
a numeron paret
diten si ta hedh.
Gezon shendet
dashuri mbjell,
a perqafim pret
nga i ngroti diell.
Ben plane
si te eci ne jete,
apo dite mjerane
jetohen si vijne vete.
Cdo pas mur
ka jete ndryshe,
bota s'kupton kurre
merret me medyshje.
Kur del nga dera
detajet behen shuk,
se parime tjera
ka jeta ne rruge.
13.8.2021
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Flocka
Thone dikur
anes tone,
vajze e bukur
liqenit jeton.
Floket e gjata
gersheti mbush,
bregut del
qe t'i shprush.
Pastaj ngadal
floket kreh,
njerezve u fal
plot magji pamje.
Sy te mahnitur
sa me s'ka,
kane bertitur,
doli flocka!
Sot ndoshta
s'ka legjende,
dhe fle flocka
n'tjeter vend.
26.9.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Qielli
Qielli jone
pafund ai qiell,
eshte vlere
se drite sjell.
Por keni pare?
Qielli s'ka kufi,
prape i ndare
ka shtetesi.
Kosova jone
ka qiell te vete,
dhe gjithmone
shtepia ka nje fete.
Deri ne orbite
fund galaksi,
keto pasurite
a jane tona,s'di?
30.9.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Rruge e mbare,mike!
Ne dege peme
zogu dhe dallendyshja,
pas pak dileme
u ben dyshja.
Gjithe rrinin bashke
flisnin e gezonin,
ndaheshin me nate
ne agim vazhdonin.
U shkurtua dita
i tha mami dallandyshes;
Ne viset e nxehta
do nisemi ne mengjes.
Dallendyshja pa mase
Gezoi per aventure,
iku tek zogu me vrap
I Tregoi lajmin e bukur.
Por u deshperua
se zogu e trishtoi,
tha;do shkosh pa mua!
Fisi yne kurre nuk shtegtoi.
Ti,me mua eja!
I lutej dallendyshja.
Zogu:S'me lihet familja,
gjyshi dhe gjyshja.
Dallendyshja tha;
kujdesu per fole!
Zogu gjithe mrrola;
Mike shpejt m'u kthe!
Dallendyshja e siguroi
Te ik dimri,zgjatet dita,
Do jem ketu perseri!
Te pret biseda,shetitja!
Mire u pafshim mike!
Ardhsh me shendet!
Ndarja eshte armike,
dashuria te kthimi ka jete.
21.9.2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Lulen qe dua
Ndodhi vjet
lulen qe dua,
fund vjeshte
u dorezua.
Vari koken
u tha krejt,
s'kishte kohen
me per jete.
Vjeshte dimer
ta kem prane,
e thava vete
me marifet.
E keputa
kur ish n'zenit,
ne tube e futa
e vara ku s'ka drite.
Ruajti ngjyre
ne vazo e lashe,
deri ne vere
shijova imazh.
11.10.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
ENDRRA
Erdhi ne enderr
gjyshja jone,
u ul ne divan
sic e ka zakon.
Ndjenja shfaqem
puth e perqaf,
te dyja u kenaqem
duke be llaf.
Endrra kur iku
shkova vrap,
n'dhome ku rrijme
ta takoj prape.
Gjyshja ku shkoi?
pyetja u hodh,
mami u step
kuptoi c'ka ndodh.
N'enderr shpirt!
Gjyshja te vjen,
por me drite
me nuk e gjen.
Sepse endrra
eshte si perralle,
ndodh cudia
gjyshen e ngjalle.
Nuk i besova,
shtepise shetita,
gjyshen e kerkova
ta gjej nuk arrita.
Te mami u ula
e merzitur shume,
pyeta, do vije prape?
Gjyshja ne gjume?
Mami e vertetoi
une me deshire fle,
Endrra pa pare gjyshen
kurre nuk me le.
23.10.2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Vogėlushja pyet
Ku e more?
Kėtė kolorit,
Fletė,po shėndrit!
Kėto ditė.
Ah,vogėlushe!
S'tė kanė thėnė?
Mi ka dhėnė,
Vjeshta nėnė.
Mė ka veshur
Shumė fustane,
Jam bukurane
E kėsaj ane.
12.11.2020
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Flamuri
Ne histori
eshte treguar,
duhet trimeri
per te lartesuar.
Nje flamur
qe eshte simbol,
flet shume bukur
hiC pa fol.
Leksiku i tij,
liri,bashkim,
paqe,perjetesi
per vendin tim.
28,11,2021
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Origami
Mua sot
me tha mami.
Eja bejme flutur
me origami.
Gje e thjeshte
leter e gershere,
palos e pret
e ke te bere.
Gjeta n'internet
tjera figura,
nisi vertete
aventura.
Tani cdo dite
kohen e lire,
me origami
ekaloj mire.
Mami thote.
do te gjej,
hobi te tjera
oreve pune t'u gjej.
24.1.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Shen Valentin
Babi thote;
u deshtem dje,
prandaj sot
kemi familje.
Mami vazhdon
kjo dashuri,
me dhuroi
vec lumturi.
Per Shen Valentin
beme torte,
me mbishkrim;
Duhemi forte!
Qe te vazhdoi
kjo idil,
une dhe motra
ikem me stil.
Prinderite tane
e perterine,
dashurine
cdo Valentin.
14.2.2022
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Buburreci
Buburrec
i vogel je,
po mbi koke
mban pre.
Me te madhe
se c'je ti,
si ndodh kjo
ben ta di?
Pergjigjen
nuk e diti,
por fakte
me renditi.
Jam i forte,
jam ne rang,
me sportistin
qe ngreh shtange.
Buburrec,
o buburrec!
Qenke edhe
mburravec.
Vetem thashe
nje te vertete,
pranoi cuni
ke te drejt.
15.4.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Qershia
Faqekuqe
moj qeshi!
Kam deshire
me ty te rri.
Po sa ngjitem
ne ate dege,
nga rrefani
me dhemb t'hek.
Embelak
lengu yt,
ndjesi t'mira
kalojne ne fut.
Mami thote;
Duhesh lare,
po ketu larte
kush s't'ben zarar.
Botes i fal
vec bukuri,
te dua shume
ty qershi!
10.5.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
1Qershor
Une rritem
me pekule,
shkelqej
si ajo lule.
Shih petale
sa te brishta,
si dora ime
si keto gishta.
Te bute
e te lemuar,
per t'u dashur
per te shkruar.
Te devotshem
prinerit e mi,
me bejne rritjen
mrekulli.
Kur i brishti
gezon jete,
e tregon
te mirin shtet.
Kemi fryre
tullumbace,
ecim qytetit
me gezim n'faqe.
Bejme shfaqje
e recitim,
per prinder
falenderim.
Qershori
ka qershi,
dhe ka feste
per femi.
1.6.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Fabula
Gjyshi im
gjithmone,
perralla t'moqme
me tregon.
Kafshet flasin
ne keto rrefime,
ngjarjet neve
na falin mesime.
I keqi si peson
i miri si vuan,
njeriut veprimet
ne jete i paguan.
Me vemendje
syte ia ngul,
gjyshi thote;
kjo eshte fabul.
Fabula s'rendon
direkt kurre,
me kafshe shfaq
mire e bukur.
Cdo intrige
e cdo ves,
njeriu sheh veten
ne kete mes.
5.6.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Mot me shi
Hidherimin
qe e pat,
e ktheu
ne shtengate.
Rrufe e
bubullime,
nisi shiu
me rrembim.
Gjysme ore
me shume a pak
qielli nxori
c'kish n'bark.
Pika derdhi
u lehtesua,
pas pak
u qetesua.
29.8.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Ujku i uritur
Sot per dreke
do ha lepur!
Degjoj kengen
e ujkut te etur.
Mos e ha,
se gjynah!
Zoteri ujk
te lutem,pra!
Po per mua
s'ke gjynah?
Une cka te ha?
Cka te ha!
Anje kafshe
s'dua t'i jap,
por ujku fushes
iku me vrap.
c'te kap ujku
le te haje,
nga deshira
nuk e ndaj.
Ka uri fushes
e malit del,
me te dobtine
e bene thel.
Ka te drejt
dhe ujku c'tha,
duhet te ha
dhe ai dicka.
Natyra cdo kujt
i dha te vete,
se pa ushqim
nuk ka jete.
27.9.2022
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Pika shiu
Mbi floke
shiu bie,
e ujiti gati
cdo fije.
Pika tjera
mbi xhup,
u renduan
rrobat ne trup.
Thashe shi,
tjeter here,
do ta mbyll
kete dere.
Sot mora
me vete cader,
shiu s'te mban
me hater.
19.11.2022
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt