-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Shkronje me pak
Ne dore
Gjithmone,
Mbajme ore
Qe kohen tregon.
Nje shpend
Ka bukuri,
Por pa pende
Eshte shemti.
Mbi pyje
Kur shikon,
Sheh yje
Qe vezullojne.
Nje fare
Qe te jetesohet,
Mbillet ne are
Rritet zvillohet.
Nje koke
Ka njohuri ntru,
Smaten me oke
Po me qiellin blu.
Nje bujk
fushes se blerte,
pa nje ujk
I frikesuar iku shpejt.
Nje shkronje
Kur mungon,
Fjala kesisoj
Kuptimin ndryshon.
16.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Trupi jone
Trupi jone bart;
Dy duar te brishta,
E majte e djathte,
Qe kane dhjete gishta.
Kemi dy kembe
Rruges bejme vrap,
Dy kurora dhembe
Per ushqim satrap.
Kemi dy faqe
Rrumbullak si molla,
Qepalla parmaqe
Syve perde te holla.
U ben qifte pese
Gjeji ne trupin tend,
Fytyres ne mes
Kemi vec nje hund.
Kemi dy qerpik
Syte I zbukuron,
Dy vetulla qe ven pike
Balli ku fillon.
U be I shtati qift
Numro vete ne trup,
Dy vesh prit
Degjojne cdo zhurme.
Kemi dy buze
Te embla te kuqe,
Nje flokenaje plus
Bejne koken si burbuqe.
Kemi dy krah
Qe na japin force,
Eshte vec nje zemer
Pa te s’jeton dot.
Trupit dhjete qifte
Tani I njeh te gjitha,
Prek perserit
Si une qe rendita.
Nje qifte duart,
Dy qifte kembe,
Tre krahet e art,
Kater kuror me dhembe.
Pese bejne qepalle,
Gjashte jane qerpik,
Shtate vesh I vogel I madh,
Tete buza qe mjalte pike.
Nente kemi faqe
Vetulla qifte I dhjete,
Trupit kjo shfaqje
Pasuri e vertete.
Prek me duar
Numro me rend,
Perserit papushuar
Mbaji mire ne mend..
25 7 2018
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Ditelindja e Dinit
Pranvera vjen Marsit
Fushes lulet celin,
Vijne dhe dashurite
Lumturi na sjellin.
Dini eshte dashuri
E madhe sa galaksia,
Qe kur erdhi ne shtepi
Shpirtit u shtua shoqeria.
Por vend te vecante
Dini ka ekstra vend,
Ditelindja ofron rast
Deshirat t’ia them.
Kjo e vogla emblsire,
Frizuren ia bera me qef,
Pupi I thosha me deshire,
sot njejt ndjenjen rreh.
Ja dua shpirtin, syrin,
Vetem te ngrohten fal,
Gjithmone per dashurine
Kam te mira fjale.
Dua t’bukuren vec;
Ti bardhesi te shijosh!
Sot ditelindjen feston,
Me shendet shekullin ta kalosh!
20.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Erdhi pranvera
Buburreci syte hapi
lirshem krahet shtrine,
motren per dore kapi;
Hej e ndien ngrohtesine!
Boll fjetem,jam merzit!
Dielli na dergoi rrezet,
bari i njome tokes u rrit,
po plotesojne ambient.
Mungojme vetem ne.
Eja moter dalim shpejt!
Ta begatojme kete dhe,
pranvera na therret.
Dihet nje buburrec
kur del nga shtepia,
vete fushes kurre nuk ec
bashke marshojne si ushtria.
21.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Televizori I keq
I keq ky televizor!
Thote vajze e zgjuar.
Lajme seriale cdo ore,
S’ka filma te vizatuar.
Televizori I tezes e di
Eshte ndryshe krejt,
Jep Filma per femi.
Dua televizor te njejt!
Mami telekomande
vajzes I dha ne dore;
Prek numrin pese,gjashte,
Sheh Beng Beng ne televizor.
C’u gezua vajza;
Mamit I tha; faleminderit!
Puthje me deshire fali
perqafim me shpirt.
Telekomande tani
vajza ne dore e mbane,
Shikon filma me tepri
Po ia hoqen nis e qan.
Mami tha;Kohen duhet ndare
Per gjera tjera te mira,
Bashke do te bejme orar
Kur te shikosh filma.
Vajza kur kap rast
Shpejt nderron kanal,
Thyen rregull, pakt,
Filmit kohen do t’I fal.
E mbush lumturi
i meson te reja fjale,
ka bere shume shoqeri
Trimin qe aventuren s’e ndal
22.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Pyetje e veshtire
Dru ngjyre kafe
renditur plot dege,
keshtu thjeshte ish dje
ndryshon Marsi kur e prek.
Pafundesi lulesh
te vogla mrekullira,
nuancat e rozes ne shesh
lind pyetja te veshtira.
Ngjyre kush i jep?
Nga del e bukura boje?
Qe dashuri botes shkep,
syri deshiron ta shikoj.
Dielli i ngrohte troket
dheun e ben te shkrifet,
dhe nga qielli uji zbret
kete jete ngjyrosur e rrit.
23.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Shpetimtaret ne qiell
Mbremje ora tete
Bombardimi filloi,
Shikimin qiellit kemi tret,
Gezim e frike bashkoi.
Kishim perpara armik
Qe na do te vdekur,
Normale te kesh frike
nga dikush per t’keqen I etur.
Shpetimtaret ne qiell
Shpirtit I falen ngrohtesi,
Agresorit fakt t’I sjell
Ka force mbi force ta di.
Ne ora pese me zgjoi
Zukama qe rroberoi qytet,
nga dritarja shikoj
Levizin rende tanket.
Ferri tokes do zbrese
Lajmronte ky imazh.
Ju na mbushet shprese;
faleminderit shpetimtare!
24.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
E kujt je ti?
E kujt je ti moj bije?
Gjyshja ime shoqen pyet.
E Zanes ndoshta s'e di!
Gjyshja ne kerkim tret.
Zanen nuk e njoh, them.
Gjyshen nga nena kend ke?
Vogelushja emrin permend,
Gjyshja prape s’ka ide.
Ti paske gjyshen e re!
Gjyshja e mrrolur u shpreh.
Kur moshohesh kjo e keqe,
Qytetin tend me s’e njeh.
Ti moj gjyshe na njeh ne!
Niper e mbesa njezete.
perqafime pa fund na dhe
Lumturi sa oqean e det.
24.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Flutur e bukur
Flutur,flutur,
Ku po shkon?
Kohe e bukur,
Po me fton!
Mike me prit!
Me ty te dal.
Te shijoj mrekulli,
Qe natyra fal.
Shpejt degjuan,
Shoqet tjera,
Luleve fluturuan,
Se erdhi pranvera.
27.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Kamomile
Kamomile
barishte ilaq,
pa naze, hile,
veten shfaq.
S'eshte llastice
jeton thjeshte,
oborr, rrugice,
fushes se blerte.
Te voglin petal,
e bardha mbulon,
syve paqe fal,
Si caj qeteson.
Kur ishim femije
s'dinim se ka vlere,
e keputnim gjithnji
vec t'i marrim ere.
28.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Abetare
Lojen kisha
Shoqe te ngusht,
Kohen se ndijsha
Ikte e prushte.
Abetare ti
Lojes I more ore,
Te kisha merzi
Se me lodhje dore.
U forcova shpejt
Mike sot e mot,
celes i vertete
per dije ne bote.
28.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Plani I mamit
Tufe librash bleu
Djalit I propozoi,
Cuni ia ktheu;
Mami, s’dua te lexoj!
Mami beri plan
Djalin si ta nxit,
Shtepise I ndan,
cdo kund t’i ven prit.
Mbi raft, tavoline,
Kolltuk, divan,
Afer lodrave rrine,
Prźt nje roman.
Derisa rri qete
Ulur ne divan,
Dora levize flete
Te romanit prane.
E mori ne dore
Nisi ta lexoj,
Shikimi gazmor
I pelqen tregoi.
30.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Piano
Senduk druri
ka kembe tre,
Bardhe e zi
ngjyre tastjere.
Si nje krah
Shpendi ngjan,
Magji ka
Per syte tane.
Dore elastike
Tastet ndjek,
Leshon ze muzike
Shpirtin prek.
Forte a qete
Delikatese do,
T’u falet jete
Tingujve piano.
31.3.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Kurore lulesh
Babi ftoi mik
Dy familje,
Shkuam ne piknik
Kete te diele.
Gati ushqim
Gjera tjera,
Per argetim
Te fushe blerta.
Pale gershere
perin e holle,
Plan kam bere
Te bej kurore.
Lule ne fushe
Me ngjyre mbledh,
Kuroren mbush
Stiloj,dhe ia hell.
Motres ne koke.
Sa bukur te ri!
Ben per shok?
Them; kete s’e di!
Per shoqe tjera
Ben patjeter,
Bejme me dhjetra
T’u japin neser.
U kenaqem shume
Bashke ne piknik,
Gjithe diten ne pune
Te bejme floke shik.
2,4.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Kur isha femi
Kur isha femi
Ti lule me petale,
Mua gjithnji,
Loje me fale.
Me do s’me do?
Kepusja petal,
Dhe domosdo
Rezultat final.
Here dilte me do
Magjia deren hap,
Here s’me do
Provoja prape.
Te paren here
Vertete e besoja,
Tjerat cdohere
Sa te vazhdoj loja.
3.4.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Lule kadife
Shume vite
Ne oborrin tone,
Lule kadife
Ishe ne fron.
Shtat shkurt
Ngjyre kuqe,
E qete e urte,
Thjeshte pa huqe.
Gjithe veres
Lule pa pertese,
aromen e eres
E kam ne kujtese.
Si aradhe
Rrethuar magji,
Oborrit me rradhe
Kadife ka tani.
2.4.2019
Fara Pallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Kumbulla rrumbullak
Jenerika,gjenerike
Kumbull rrumbullak,
Skaj rruge pa frike
Rritet per merak.
Ka plot fruta
Ne Prill te tharta,
Dy shoqe te ngushta
Kater duar te arta.
Bluzen para ngriten
Ben vend ku te len,
Dege hollen zbriten
Keputen aa munden.
Pritni te rriten,piqen!
Kalimtari i keshilloi,
Ne keshtu na pelqejne,
Pergjigjen degjoj.
Mblodhen sa deshten
Gjerenika me kenaqesi,
Gezuan e qeshen
Duke ikur per shtepi.
30 .4.2019
Fara Pallqa
Ne i themi gjerenika qe qenka na gjuha turke jarenika,shqip kumbulla
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Leter e dimrit
Dimri shtriu acar,
Pranveres leter i shkroi:
Behu gati mike e mbare!
Koha ime me kaq mbaroi.
Pranvera letren lexoi
Me kenaqesi pergjigje ktheu:
Per debore te falenderoj!
Zbuti token,u be gati dheu.
Vogelushja qe degjoi
Pyeti: Ti dimer s"ke celular?
Letra duhet me dite te udhetoj
Mesazhi vrapon pa u pare.
Dimri dhe pranvera
Dhane pergjigje te njejt:
Nuk duhet gjuajtur e vjetra,
Tradita e mire do respekt.
7.5.2019
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Blete punetore
Maji ka shperthyer,
Punetorja blete,
Blete e vyer
Ze gezuar flet:
Arome akacie
Mbuloi fushen,
Vijne fije fije
Ma mbushin gushen.
Ejani shpejt!
Miket e mia,
Fushes se blerte
Te e bardhe akacia.
Te hame nektar
Te bejme mjalte,
Botes mbare
T'i falim t"emblin art.
8.5.2019
FaraPallqa
-
-
Pėr: Vetem fjale shpirti 2
Gjyshja ime
Gjyshe zemer mire!
U gezova shume,
Qe erdhe mysafir
T'me besh llokum.
Se mami ngutet
Cdo here ne mengjez,
Thoterit se shpejt!
Do te perzhit veze.
Veza ka proteina
Mami shpjegon e qesh,
Gjyshes i dhemb shpina
Dua rehat ta lesh!
Por gjyshja duart,vec
I ka fut ne brume,
T'i kerkoj trileq
Behem gati une.
15.5.2019
Fara Pallqa
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt