Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 195
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - Djali i policit në Gjirokastër vret dhe plagos nipat e gruas së Alikos

    Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së martës në Gjirokastër ku është vrarë me armë zjarri Dorian Lluka 29 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç që janë edhe nipat e gruas së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

    Autori i krimit të dyfishtë është kryer nga djali i një punonjësi policie që është edhe kushëri me viktimën e të plagosurin.

    Sipas policisë së Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit” në të cilin është gjetur i braktisur, automjeti tip “Benz”, me targa AA 006 IY me të cilin autori i krimit, Enerik Lluka 28 vjeç është larguar nga vend ii krimit.

    Të njëjtat burime thonë se, në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Një atentat me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Transballkanike pranë një karburanti, ku dy persona janë qëlluar me bershëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
    Dy personat që janë qëlluar me armë zjarri kanë qenë në makinën Benz me targa VL 6368 C, ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë.
    Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj na informon se pistoleta dyshohet se është e një prej personave të plagosur. Në momentin kur kanë filluar të shtënat mendohet se personi që ka pasur pistoletën ka dalë nga makina për të qëlluar por më pas është plagosur.
    Të plagosurit janë Dritan Bega 52 vjeç dhe Ferdinant Llanaj 39 vjeç të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
    39-vjeçari Llanaj është vëllai i Alëksandër Llanajt. njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me 35 vite burg.
    Ndërkohë mësohet se në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinand Llanaj.
    “Mendohet se autorët kanë dalë nga një makinë, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar”, sqaron korrespondetja e Ora News.
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja.
    Lexo me shume për masakren e Çoles
    Njoftimi i Policisë
    Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.
    Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç
    Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.



  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Tema: Krimet monstruoze në Shqipëri, përse ndodhin?


  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    3 aug. 2018

    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Zbulohet një bazë që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale.

    Operacioni i koduar "Baza" është kryer nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

    Policia ka arrestuar Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

    "Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri" informon policia.

    Sekuestrimi
    Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

    - 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).

    4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

    - dy armë sportive.

    - municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

    Per arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.
    Për më shumë lexoni në:
    http://www.oranews.tv/article/tirane-...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ubscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Saimir Kolaverin si porositës të shpërthimit me tritol në banesën e të dënuarit për vrasje Gazmir Daci mbrëmjen e 27 korrikut në Tiranë.

    Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, thanë se Sajmir Kolaveri, dyshohet se ka porositur kundrejt pagesës vendosjen e eksplozivit që shkaktoi vetëm dëme materiale.

    Shpallja në kërkim është bërë pas një kontrolli që policia ka bërë në banesën e Kolaverit në Tiranë ku i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi.

    Objektiv i vendosjes së tritolit ishte shtëpia e prindërve të Gazmir Dacit i cili është dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e Valmir Kolaverit, djali i të shpallurit në kërkim Sajmir Kolaveri.

    Ky i fundit sipas policisë dyshohet se ka dashur të hakmerret për sulmin e vitit 2015 ndaj dy djemve të tij ku njëri mbeti i vrarë e tjetri u plagos rëndë duke mbetur i paralizuar përgjithmonë.

    Eksplozivi në shtëpinë e familjes së Gazmir Dacit u vendos një javë më parë nga 23-vjeçari Vilson Brahaj nga Kukësi i cili u la dje në burg pa afat nga Gjykata e Tiranës.

    Ai pranoi se ishte paguar për vendosjen e tritolit nga persona që pretendonte se nuk i njihte.

    Gjatë dëshmisë në gjykatë Brahaj pretendoi se porositësi i kishte premtuar 5 mijë euro duke i thënë se banesa ku do ndodhte shpërthimi ishte e tij dhe se ngjarjen, po e sajonte për të kërkuar azil jashtë Shqipërisë, por sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, ngjarja dyshohet se ka lidhje me serialin e hakmarrjes mes familjeve Daci dhe Kolaveri të nisur në nëntor 2015.

    Gazmir Daci ndodhet në burg i dënuar si autor i vrasjes së Vaimir Kolaverit, plagosjes së Robert Kolaverit dhe kërcënimit të babait të tyre Saimir Kolaveri.

    Në shenjë hakmarrje për këtë ngjarje të ndodhur në Kamëz, Daci u bë objektiv i një sulmi me snajper në burgun e Vaqarrit por shpëtoi pasi autorët e ngjarjes goditën gabimisht një person tjetër. Dyshohet se pikënisja e konflitkeve mes Gazmir Dacit e Valmir Kolaverit ka ndodhur jashtë Shqipërisë gjatë kohës së qëndrimit të tyre në emigracion.

    Operacioni per arrestimin e Vilson Brahaj u kodua "Pagesa".
    Për më shumë lexoni në:
    http://oranews.tv/article/identifikoh...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kamerat e një karburanti në zonën e Fushë-Krujës ku u gjet i vrarë e i djegur 57-vjeçari kosovar, kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë vendit të ngjarjes.



    Burime nga policia thanë se pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve, kanë parë një person të largohet nga vendi ku u gjet makina e djegur. Veç kësaj më herët automjeti i djegur është fiksuar nga kamerat e një karburanti pranë zonës. Pas këqyrjes së pamjeve filmike hetuesit thanë se 57-vjeçari nuk udhëtonte i vetëm dhe se me të ka qenë një person tjetër.



    Ndonëse ende nuk jepen të dhëna të tjera policia po punon për zbardhjen e identitetit të tij dhe marrjen në pyetje.



    Deri më tani, dyshohet se viktima është Xhavit Osmani, 57 vjeç nga Vushtria, por do të jenë analizat ADN-së ato që do të përcaktojnë saktë identitetin e tij.



    Nga dyshimet e para hetuesit mendojnë se viktima është qëlluar në kokë me armë zjarri dhe më pas trupi është djegur brenda automjetit.



    Sipas të dhënave të policisë kosovare makina tip “Volksvagen Toruan” është në pronësi të Xhavit Osmanit i cili ka hyrë në Shqipëri para një jave nga pika e kalimit kufitar të Morinit ndërsa familjarët e tij e kanë denoncuar të zhdukur.




  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus


    Opinion - Misteri i toyota-s me miliona euro! (25 qershor 2018)

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrases me uniforme policie pjesa 1


  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,228

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus



    Vrases me uniforme policie 2

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •