TV HANA: Lazarat, dita e pestë e aksionit policor
TV HANA: Lazarat, dita e pestë e aksionit policor
Prangoset autori i vrasjes së trefishtë në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus
Forcat RENEA i dhanë fund arratise tre vjeçare te Delin Hajdaraj, autorit te masakrës se korrikut 2013 në nje nga plazhet e ujit te ftohte ne Vlore. I dënuar me burg përjetë ne mungese per vrasjen e trefishte, Hajradarj 26 vjeçar kishte mundur t’i shpëtonte policisë per nje kohe te gjate. Ai u zbulua nga policia e Vlorës në katin e katërt të këtij pallati. Në zonën e Ujit të Ftohtë, apartament te cilin e kishte marrë me qra që prej gushtit të vitit te kaluar. Policia thirri forcat speciale per ndihme, pasi Hajdaraj konsiderohet person me rrezikshmëri te larte. Operacioni per kapjen e tij u zhvillua mbrëmjen e te enjtes rreth orës 20:30. Trupat RENEA munden ta prangosnin brenda ne shtëpi, ku 26 vjecari nuk beri rezistence. Burime te policisë sqaruan se Delin Hajdaraj kishte edhe dy shtëpi te tjera me qera, ku fshihej ne kohe te ndryshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në nje banese në zonën e “Plazhit të Vjetër” policia gjeti dhe sekuestroi; një armë zjarri, një silenciator, një krehër të mbushur me fishekë, 37 fishekë dhe 2 aparate celularë. Ngjarja e rëndë per te cilën akuzohet Delin Hajdaraj ndodhi pasditen e 28 korrikut 2013. Ai ishte thirrur ne ndihme nga shoku i tij Leo Osmenaj per nje konflikt me disa djem ne plazh. Hajdaraj qëlloi me breshëri kallashnikovi mes pushuesve, duke shkaktuar tre viktima mes tyre: Sokol Isufaj, Diana Ademi dhe Serdi Bajlozi.
Report TV - Video ekskluzive e atentatit të bujshëm në Vlorë në 1 Tetor ndaj Ferdinand Llanaj
eport TV siguron videon ekskluzive të atentatit në Vlorë në 1 tetor të këtij viti, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, Dritan Bega si dhe një 8-vjeçar.
Ky është momenti kur makina Benz e Ferdinand Llanajt afrohet për tu futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një automjet BMV i pret rrugën.
Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMV, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov.
Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për ti shpëtuar plumbave.
Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz.
Banda që po plaçkit e mban peng Shqipërinë. Salushi, Lilushi, Lulushi, Edushi dhe Monushi
Kush e vrau gjyqtarin Konomi? Rrëfehet Julian Sinanaj: Urdhri u dha nga Durrësi
5 Gangsterat me te rrezikshem Shqiptare gjat vitit 1997..
Për herë të parë në vendin tonë është realizuar një studim i plotë mbi grupet dhe familjet kriminale. Studimi i zhvilluar me mbështetjen e fondacionit "Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", nxjerr në pah se thuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit ka grupe të strukturuara kriminale, të cilat kanë kontroll territori dhe janë fokusuar kryesisht në trafikun e narkotikëve, gjobëvënien dhe mbledhjen e borxheve. Janë zbuluar rreth 40 grupe dhe familje mafioze, ku një pjesë e madhe dyshohet se janë të lidhura me biznesin apo edhe me segmente të shtetit. Në Tiranë mendohet se veprojnë prej shumë vitesh, të paktën 3 organizata kriminale shumë të fuqishme. Organizata e parë i ka fillimet që në 1994-ën dhe aktiviteti i saj është pastrimi i të ardhurave kriminale të mafies ndërkombëtare. Organizata e dytë dyshohet të ketë të paktën 27 anëtarë dhe ka si objekt kryesor trafikun e narkotikëve, gjobëvënien dhe mbledhjen e gjobave për të tretët. Organizata e tretë hamendësohet të jetë më pak në numër dhe më pak aktive, por me investime të rëndësishme në fushën e minierave. Në Shkodër veprojnë të paktën 4 “familje” të mëdha, të cilat janë përfshirë në aktivitete kriminale, kryesisht në trafikun e narkotikëve, armëve dhe qenieve njerëzore. Nga ekspertët mendohet se Shkodra mund të jetë “hambari” i ardhshëm i rritjes së kanabisit. Në qytetin e Durrësit diskutohet që të kenë investime shumë grupe kriminale, të cilët vijnë nga i gjithë vendi, duke shërbyer edhe si pikë takimi apo edhe strehimi për shumë prej tyre. Mendohet që në Durrës aktualisht të jetë riaktivizuar një organizatë kriminale e drejtuar nga individë me preçedentë të mëparshëm penalë dhe gjithashtu vepron një “familje” e njohur në botën e krimit. Karakteristikë e grupeve kriminale të qytetit të Vlorës është se në dallim nga grupet të cilat ishin aktive në vitin 1992-1999 nuk ka më territore të ndara. Vihet re që vrasjet në qytetin e Vlorës janë të shumta dhe këto vrasje në përgjithësi nuk janë për çështje territori, por për zonat e influencës në rrjetet ndërkombëtare të narkotikëve dhe armëve në vendet e BE-së. Grupet kriminale në Fier, në ndryshim nga qytetet e tjera, bazohen jo vetëm në lidhje gjaku dhe shoqërore, por mbi të gjitha në lidhje komunitare, komuniteti kosovar dhe çam. Së fundimi ka dyshime se drejtues organizatash kriminale në vendet e BE-së kanë investuar në këtë qytet të ardhurat e tyre kriminale dhe se po zgjerojnë ndjeshëm influencën e tyre edhe pranë partive politike. Berati mendohet të jetë një qytet ku krimi i organizuar ka investuar për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë aktiv. Dyshohet se organizatat kriminale në këtë qytet janë kryesisht lokale, të mbështetura në lidhje të forta familjare dhe shoqërore. Edhe qyteti i Elbasanit vazhdon të mbetet një pikë e nxehtë, ku aktiviteti i krimit të organizuar vazhdon të jetë prezent, edhe pas shkatërrimit të dy bandave famëkeqe të “Mandelës” dhe “Tan Kateshit”. E vrasjet seriale që nisën në 2016-ën e faktojnë këtë. E ndryshe nga qytet e tjetra, këtu ka një specifikë, pasi një trend i rrezikshëm po vërehet në këtë qytet. Organizatat e grupeve kriminale në qytet po imitohen nga grupe të rinjsh në zonat rurale.
Publikohen pamjet e perplasjes ne Elbasan, si Audi i blinduar goditi makinen e policise
TV ka siguruar videon e përplasjes në Elbasan pak ditë më parë, ku gjatë një aksioni të policisë u godit mjeti i zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.
Në pamje duket Policia e cila po shoqëron një makinë pranë tregut Agro-Ushqimor. Pikërisht në momentin që uniformat blu po largoheshin afrohet një makinë tip Audi e blinduar.
Siç mund të dallohet nga pamjet makina përpiqet të futet në brendësi të tregut Agro-ushqimor, por pikërisht në këtë moment automjeti tip Golf e zv.drejtorit të policisë së Elbasanit ecën mbrapsht duke u përplasur me Audin. Makina e blinduar vijon rrugën për të futur në brendësi të tregut, por pikërisht në këtë moment Policët qëllojnë në drejtim të “Audit”.
Siç mund të dallohet nga pamjet e siguruara nga Report TV janë 3 polic që qëllojnë në drejtim të makinës, por fakti që është e blinduar ka bërë që plumbat të mos depërtojnë. 6 herë është qëlluar në drejtim të makinës, thanë burime për Report TV.
Makina “Audi” më pas futet në brendësi të tregut, ndërkohë që oficerët e Policisë hezitojnë ta ndjekin.h?v=cmFUafYTd58
Ora News - Atentati në Sukth, dëshmitarët: Viktimat u shpërfytyruan/ Kujdes pamjet e rënda
Kamerat e sigurisë, tabulatet e telefonave te viktimave dhe verifikimi i tabulateve të kundërshtarëve të tyre pritet të hedhin drite mbi ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe Xhino Dautajt në Sukth të Durrësit.
Grupi hetimor, i përbërë nga prokurorë dhe ekspertë të krimeve të rënda, kanë sekuestruar katër kamera të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes nga ku pritet të identifikohet automjeti me të cilin lëviznin autorët e krimit të dyfishte.
Krijoni Kontakt