Close
Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 195 prej 195
  1. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Drejtësia zbardh vrasjet e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

    “Kishte ngacmuar nënën e Erisianos”, Artan Tafani rrëfen vrasjen që kreu për nder: Pas krimit ika në Greqi, Laert Haxhiun e gjeta në një vilë me…

    VIDEO

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani tregoi para GJKKO-së se kishte kryer ekzekutimin e biznesmenit Çajup Shehaj për një çështje nderi.

    Para prokurorit të SPAK, Behar Dibra ai tregoi se Shehaj kishte ngacmuar nënën e Erisiano Abedinit dhe për pasojë ishte dhënë porosia për ekzekutimin e tij nga banda e kryesuar nga Laert Haxhiu.

    Ai tregon gjithashtu se pasi kreu krimin në Tepelenë, udhëtoi drejt Greqisë ku kishte takuar Laert Haxhiun, Mario Dijamantin dhe Xhino Bajramin të cilët ndodheshin në një vilë në shoqërinë e të dashurave të tyre.

    Dëshmia e të penduarit të drejtësisë në GJKKO

    Prokurori i SPAK, Behar Dibra pyet bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani: Pse u vra Çajup Selimi?

    Artan Tafani: Mora vesh nga Laerti (Haxhiu) se ai (Çajup Selimi) u vra pasi Erisiano (Abedini) kishte pas probleme dhe konflikte me të.

    Artan Tafani: Kishin pas sherre sepse Çajupi kishte ngacmuar nënën e Erisianos.

    Artan Tafani: Duke qenë se Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili kishin rënë në burg, Laert Haxhiu kishte nevojë për njerëz e për mua.

    Artan Tafani: Pas vrasjes së Çajupit shkova në Greqi dhe takova Laertin dhe Mario Dijamantin e Xhino Bajramin në një vilë ku ishin me të dashurat.

    Kur u nisëm për Korçë, unë Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë te një garazh ku mbanin armë dhe një makinë me portobagazh ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin. I morëm në makinë. Laerti kërkonte gjatë rrugës vend ku do hidhte trupin, edhe Bledari kishte chat email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin dhe shaka, Marigleni i thoshte Laertit: “O lala, ma ler ta bëj unë, të mësoj dorën”.

    Për çdo gjë që ndodhte, Bledar Berberi e merrte vesh dhe e dinin që unë sa kisha bërë vrasjen në Tepelenë. Unë isha i mpirë.

    (BalkanWeb)

  2. #192
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Drejtësia zbardh vrasjet e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

    “Planin për tritolin e bëra bashkë me Laert Haxhiun”, vijon dëshmia e Artan Tafani në GJKKO: Për të kisha dëgjuar të flitej vetëm në lajme. Ja “prova” që mu desh të kaloja

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vijon dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, lidhur me grupin kriminal të Laert Haxhiut.

    Tafani ka rrëfyer detaje nga takimi i tij i parë me Haxhiun, duke treguar atmosferën dhe bisedën që zhvilluan. “Për Laertin kisha dëgjuar vetëm nëpër lajme. U takuam në Dajt në një restorant, ku Laerti më mori jashtë që të flisnim. Atë natë ndenjëm atje në Dajt. Unë u tremba, sepse thashë pse më morën mua këta, kur pashë Laert Haxhiun. Ai më tha ‘do bëjmë ndonjë punë, do të ndihmoj unë me ndonjë mall’. Më duket se e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për Korçë, unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnje. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, dhe 500 të tjera më dhanë pas 2-3 ditësh”, tha Tafani.

    Ai tregoi gjithashtu edhe për detyra të tjera të jashtëligjshme që kishte kryer për këtë grup kriminal.

    “Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnje, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ai nuk i kishte bërë pagesën. Tritoli do të ishte si një formë presioni. Unë pranova. Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua, s’dija si t’ua shpjegoja. Rrugës Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit. Nisëm për Lushnje me vendosur tritolin, kisha bërë edhe planin”, tha ai.

    Tafani ka zbuluar se ka përdorur 100 gram tritol në një derë banese në katin e parë të një pallati.

    “Mu duk sikur kjo ishte prova që këta do shikonin nëse bëja punë unë apo jo. E ndeza fitilin dhe ika. E vendosa në derën e banesës, ishte në katin e parë të një pallati. Isha në këmbë, kalova nga shinat e trenit. Planin e kisha bërë me Laertin,” përfundoi ai.

    (BalkanWeb)

  3. #193
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Drejtësia zbardh vrasjet e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

    Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë! Artan Tafani rrëfen krimin: E qëllova nga mbrapa në pallat. Ika me vrap për nga Burgu i Bënçes, rashë në ferra

    VIDEO

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vijuar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, lidhur me aktivitetin e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Gjatë dëshmisë së tij, Tafani ka rrëfyer në detaje momentin e vrasjes së Çajup Selimit, ngjarje që ndodhi në Tepelenë.

    “Kur mbërrita te pallati ku banonte Çajupi, qëndrova pranë hyrjes. Në atë moment dëgjova një makinë që më ngjante me atë që përdorte ai – një Benz. E pashë që u afrua, dhe u përballëm ballë për ballë. Kisha vendosur një maskë COVID-i dhe një kapele për të mos u njohur. Ai më shikoi me dyshim.

    U fut brenda në pallat dhe nisi të ngjitej lart – fillimisht në katin e parë, pastaj në të dytin. E ndoqa pas, me kujdes. E njihja mirë, ishte tullac dhe mbante veshur një bluzë të kuqe atë ditë. E qëllova nga pas, tre herë. Një nga plumbat e kapi në shpatull, për dy të tjerët nuk jam i sigurt se ku ranë.

    Pasi e qëllova, u largova me nxitim në drejtim të Burgut të Bënçës. Gjatë rrugës rashë në disa ferra jashtë qytetit. Armën – një Beretta e vogël me silenciator – e kisha ende me vete. Po kërkoja rrugicën që më çonte te lumi Vjosë, ku sipas planit do më priste Ligori.”

    Çajup Selimi thuhet se u vra për çështje nderi, pasi dyshohet se ai kishte ngacmuar nënën e një prej anëtarëve të grupit të Laert Haxhiut.

    Balkanweb

  4. #194
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Drejtësia zbardh vrasjet e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

    “E qëllova me plumba në gjoks dhe në kurriz”/ Artan Tafani në GJKKO: Ja si u ekzekutua Albi Bashaliu

    Klodiana Lala

    Emri:  Artan-Tafani-Cajup-Selimi.jpg

Shikime: 2

Madhësia:  18.4 KB

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka vazhduar dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), duke zbardhur detaje të reja mbi ekzekutimin e Albi Bashaliut.

    Ai ka treguar sesi u organizua dhe u krye kjo vrasje. Sipas tij, vrasja u bë edhe si “nder” për Lorenc Lalën, me pëlqimin e Laert Haxhiut dhe për hakmarrje ndaj rivalëve.

    Dëshmia e Artan Tafanit:

    “Unë ndenja me Laertin pasi më kërkonte policia. Morëm një shtëpi me qira në Astir, në emër të një shoqeje të dashurës së Laertit. Pas vrasjes së Elton Mermalit, kemi bërë edhe vrasjen e Albi Bashaliut,” rrëfeu Tafani.

    Ai vazhdoi: “Kjo vrasje sipas tyre do bëhej për nder të Lorenc Lalës. Ne ishim dakord që nëse ai ishte dakord, atëherë do bëhej (tha Laerti). Vrasja do bëhej në Peqin dhe kishte si qëllim të merrte hak për djemtë e tij.”

    Tafani sqaroi edhe detaje të ‘operacionit’: “Viktima ishte në një makinë që shiste pula zogj. Mora një makinë me qira në rrugën e Elbasanit dhe shkova në Gjoçaj të Peqinit për të takuar të zotin e hallit, një djalë që e mora në Rrogozhinë. Ai do tregonte ku kishte shtëpinë Albi Bashaliu dhe ku pinte kafenë. Këtij djali i kishin vrarë të atin.”

    “Më herët kam qenë me Lulzimin dhe Laertin në fshatin Gjoçaj për të parë vendin. Edhe atëherë ishim me një makinë me qira, që i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir, të Erisiano Abedinit, ku mbanim një ‘Audi’ për punë – domethënë për vrasje.”

    “Së bashku morëm atë Audi dhe një ‘Benz’ me targa greke, dhe u nisëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, ndërsa Audin e kishim planifikuar ta digjnim pas ngjarjes.”

    “Shkuam me Lulzimin në lokal, me armë me vete. Një pistoletë TT e kishim blerë nga Bledar Berberi për 1 milion lekë. Shkuam herët, rreth orës 04:30 të mëngjesit. Viktima, Albi Bashaliu, erdhi rreth orës 08:00. E kishim lënë më parë si do vepronim. E qëllova me dy plumba në gjoks dhe katër në kurriz.”

    “Pas vrasjes, Audi nuk na ndezi. U detyruam ta digjnim në vend. Nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës, me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë. Aty e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.”

    Balkanweb

  5. #195
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Drejtësia zbardh vrasjet e grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu

    “Kërkonim vend ku të hidhnim trupin” – Artan Tafani ‘zbërthen’ vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt: Marigleni tha “ta bëj unë të mësoj dorën”


    Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë para gjykatës detaje të reja mbi vrasjen makabre të Fridman Xhaferrajt nga Korça. Ai rrëfeu sesi anëtarët e bandës së Laert Haxhiut planifikuan dhe bënë vrasjen, duke lidhur dhe më pas mbytur viktimën në një rezervuar.

    Tafani tregoi gjithashtu bisedat që zhvilluan gjatë rrugës drejt vendit ku do të hidhej trupi. “Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri ka folur në celular me dikë për punë malli. Ndonëse ishim tek hoteli, Laerti na tha: ‘Çohu, do ikim në Korçë ta vrasim’”, rrëfeu ai.

    VIDEO

    Ai vijoi: “Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lala, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’.”

    Tafani theksoi se për çdo gjë që ndodhte, Bledari ishte në dijeni dhe se vetë ai kishte qenë i mpirë gjatë kryerjes së vrasjes në Tepelenë.

    Kjo dëshmi hedh dritë mbi mënyrën e dhunshme dhe të organizuar me të cilën u ekzekutua Fridman Xhaferraj.

    Balkanweb

Faqja 20 prej 20 FillimFillim ... 10181920

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •