Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 195
  1. #171
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Banda e Laert Haxhiut del sot para Gjykatës, prokuroria kërkon ”arrest me burg” për 10 të arrestuarit

    Emri:  laert-haxhiu-transformed.jpg

Shikime: 380

Madhësia:  27.4 KB

    Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan këtë të dielë do të zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha.

    Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

    Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në Bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

    Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tragjiket në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

    Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

    Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

    1.Artan Tafani
    2.Laert Haxhiu
    3.Lulzim Spahia
    4.Ligor Romacka
    5.Erisjano Abedini
    6.Marglen Topuzi
    7.Idriz Manej
    8.Bujar Abedini
    9.Enriko Xhahysa
    10.Bledar Berberi

    Koha Jone

  2. #172
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kërcënohet familja e Klea Gjatës, shoqe me Laert Haxhiun. Nëna: Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet

    Pasi emri i saj u bë publik në media, familja e 27-vjeçares Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhisë është kërcënuar nga familjarë të viktimave që banda ka vrarë. Avokati Detar Hysi, ka kërkuar që prokuroria dhe policia kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk kanë konfirmim thënies të një të penduari për 3 ditë.

    Po ashtu edhe nëna e saj, ka thënë se vajza nuk ka lidhje me vrasjet e bandës. Shaqe Gjata tha për ”Report Tv”, tha se ”Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar”. Dyshohet se Klea Gjata është e përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

    Laert Haxhiu drejtoi një bandë me 15 persona. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime të rënda. Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.

    Koha Jone

  3. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Laert Haxhiu bandë me 15 anëtarë! Që nga 9 vrasjet me porosi tek armiqësia me Aldo Baren

    Emri:  Capture-150.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  36.7 KB

    Leart Haxhiu është emri më popull sot në mediat shqiptare. Ai drejtoi një bandë me 15 persona. Ishte fare i ri, kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, dhe i vrau nipin, Bledar Haxhiun. Lista e krimeve për të cilat akuzohet Laert Haxhiu është e gjatë. Akuzohet se qëndron pas të paktën 16 krime të rënda. Mes nëntë vrasjeve për të cilat Haxhiu akuzohet se është organizator dhe porositës janë edhe 2 ekzekutime të ndodhura në Athinë, atë të Lulzim Qorrit, në Dhjetor 2018 dhe Dikens Halilit, në Tetor 2021.

    Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës. Rivali i Aldo Bares, kërkohet që prej vitit 2017 për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

    Vrasja e biznesmenit Besmir Hidës duke pirë kafe, daja i Zamir Latifit, viktimës së atentatit më lart, ishte terrorizuese. Laerti u dyshua, por asgjë e zbardhur. Në vitin 2019 u gjet në një lokal, i vrarë me një plumb në kokë Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes. T

    rupi i pajetë në 19 Tetor të vitit 2021 në afërsi të lumit Shkumbin, u identifikua si Alban Semaku që sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998, atëherë kur mbante emrin e vërtetë, Elton Mermali. Adoleshenti i Bandës së Lushnjës ishte një nga ekzekutorët direkt të Bledar Haxhiajt, kushëri me Laert Haxhiajn. Dyshimet janë se u vra për hakmarrje, por prokuroria arriti tek banda e re që nisi gjuetinë e lidhjeve të Aldo Bares në Lushnjë, sot pas 2 vjetësh.


    BANDA E LAERT HAXHIUT

    1-LAERT HAXHIU ORGANIZATOR
    2-ARTAN TAFANI- ANËTARË
    3-ENRIKO XHAHYSA
    4-KLEA GJATA
    5-FATJON VELIU
    6-BLEDAR BERBERI
    7-MARIGLEN TOPUZI
    8-BUJAR ABEDINI
    9-LORENC LALA
    10-FIRDEUS BERBERI
    11-KRISTI BIZHEKU
    12- ENDRI ÇAUSHI
    13- LIGOR LOMAÇKA
    14- IDRIZ MANE
    15- GËZIM SPAHIU (ARAPI)
    16- ERISIAN ABEDINI

    VRASJET E BANDËS SË LAERT HAXHIUT

    I VRARË- LULZIM QORRI
    I VRARË – DIKENS HALILI
    I VRARË- ALBAN SEMAKU
    I VRARË – ÇAJUP SELIMI
    I VRARË- ALBI BASHALIUT
    I VRARË- FRIDMAN XHAFERRAJT
    I PLAGOSUR- KUJTIM META
    TENTATIVË – AVOKATIN ADRIATIK GURI
    TENTATIVË- REXHEP GINA
    TENTATIVË- GENCI HIDA
    KANOSJE- DY PUNONJËS POLICIE

    Shqiptarja

  4. #174
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Krimet e anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut, nga lokali i Noizy-t te vrasjet

    Emri:  640-0-6-vrasjet-1695885120.jpg

Shikime: 387

Madhësia:  55.2 KB

    Artan Tafani ”tradhtoi” Laert Haxhiun, kreun e bandës ku bënte pjesë. Ai rrëfeu para drejtësisë 6 vrasje, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, përfshirë edhe këtë të fundit, që çoi në firmosjen e urdhër-arresteve në operacionin “Kurrë mos harro”.

    Mes tyre ata janë autorë të dyshuar edhe për vendosjen e eksplozivit në biznesin e Bashkim Rajkut babait të reperit Rigels Rajkut i njohur nga të gjithë si Noizy.

    “Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.

    Laert Haxhiu akuzohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi. Pse ka dështuar për 5 vite arrestimi i tij dhe a ka pasur bashkëpunëtorë në radhët e drejtësisë? Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, mohoi çdo dekonspirim të operacioneve në lidhje me të. Ai pranoi se ka organizuar një sërë operacionesh për arrestimin e tij por nuk ia ka dalë ndërsa po komunikohet me autoritet e Athinës për ekstradimin e Laert Haxhisë në Shqipëri

    Të arrestuar

    Artan Tafani
    Erisiana Abedini
    Lulzim Spahia
    Ligor Romaçka
    Bujar Abedini
    Bledar Berberi
    Mariglen Topuzi
    Enriko Xhahysa
    Klea Gjata
    Idriz Manaj
    Fatjon Veliu
    Laert Haxhiu

    Në kërkim

    Lorenc Lala
    Firdeus Berberi
    Kristi Bizheku
    Endrit Çaushi

    Vrasjet e zbardhura

    Alban Semaku, 17 Tetor 2021
    Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021
    Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021
    Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021
    Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)
    Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)

    Koha Jone

  5. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Masakra e Lushnjës! Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rival i Bares

    Emri:  masakra-1280x720-1-1280x720-1.jpg

Shikime: 366

Madhësia:  22.1 KB

    31-vjeçari Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar këtë të martë nga policia greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Janinë nga policia greke dhe kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

    Kujtojmë se 31-vjeçari është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.


    Laert Haxhiu kërkon azil në Greqi: Më rrezikohet jeta në Shqipëri

    Emri:  laert.jpg

Shikime: 367

Madhësia:  13.9 KB

    Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, ka kërkuar azil me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Kjo kërkesë ka ardhur në momentin kur dosja e tij i është dorëzuar autoriteteve greke.

    Tashmë vendimi i takon gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

    Në fund të muajit Maj, gjykata e Janinës dha 40 ditë në burg Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal.

    30-vjeçari, i konsideruar nga Policia e Shtetit si një nga 5 më të kërkuarit në vend që prej vitit 2017, është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:41

  6. #176
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

    Emri:  Capture-150.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  36.7 KB

    Gazetari Sokol Bregu ka komentuar pendimin e Artan Tafanit, anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, i cili çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme, thotë se është një djalë që tentoi të vjedhë në Tiranë, u kap dhe u bë i penduar.

    “Lushnja nuk ishte goditur kurrë, nuk ishin identifikuar këto vrasje. Më behet qejfi që është futur në zbardhjen e vrasjeve, ndërsa ishte një aktivitet kriminal që zgjaste prej 5 vitesh. Ky grup ishte i drejtuar nga Laert Haxhiu i cili është i arrestuar në Greqi, megjithëse mendoj se do jetë i vështirë procesi i ekstradimit. Janë dy djem që banda e Aldo Bares ka kryer krime ndaj familjeve të tyre, u rritën dhe krijuan një grup që ishin 18-19 vjeç kur tentuan t’i vrisnin nipin Aldo Bares. Nuk ia vranë dot, vranë dy djem të tjerë që nuk kishin lidhje në këtë histori. Bënë vrasje të tjera. Orgest Bilbili që u kap gjatë pandemisë, u dënua me burg përjetë.

    Një ndër vrasjet më të rënda që mund të jetë kryer dhe e zbardhur tani, është një vrasje e ndodhur në Peqin në 2021, e kanë rrëmbyer dhe torturuar në çdo formë, një nga “ushtarët” e Aldo Bares. Sa kishte dalë nga burgu, e rrëmbejnë me Lushnjë, dhe e çojnë në dalje të Peqinit, e torturonin psikologjik, njihej si “kinezi” (Alban Semaku) dhe i thoshin nëse ikën me vrap do shpëtosh.

    Sa ikte, e qëllonin me pistoletë. E përsëritën disa herë dhe më tej e vranë, teksa tentonte të kapërcente një mur. Është një torturë psikologjike, ku në çdo moment ti mundohesh të shpëtosh. Laert Haxhiu nuk ka ndonjë arsimim, por ka nuhatje të madhe. Laerti me Bledar Jambellin kanë një marrëveshje bashkë dhe nëse drejtësia greke do i lërë të lirë, do ketë rrezik, se kanë lidhje, kanë para, kanë nuhatje.

    Jambelli jam i sigurtë se do dalë, se ka pasaportë greke. Ndërsa Haxhiu nëse lihet, do jetë një ndër grupet më të rrezikshme dhe serioze. Mund të kryejnë krimet që janë nisur, por mund të marrin dhe porosi. Laert Haxhiu ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë, i vranë dhe të afërm dhe ashtu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, po ashtu dhe Orges Bilbili”, tha Bregu.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:51

  7. #177
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Lihen në burg 11 anëtarët e bandës së Haxhiut, mes tyre edhe Klea Gjata. Mësohen dhe akuzat

    Emri:  1696145063_1696143997elbasan-transformed.jpg

Shikime: 373

Madhësia:  46.1 KB

    Anëtarët e bandës së Laert Haxhisë janë lënë në burg. 11 pjesëtarët e bandës dolën sot nën masa të rrepta sigure para Gjykatës së Elbasanit, ku u njohën me masën e sigurisë.

    -Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)
    -Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).
    -Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    -Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).
    -Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).
    -Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
    -Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.
    -Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
    -Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).
    -Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
    -Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

    Operacioni ‘Kurrë mos harro’
    Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:52

  8. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Si u bë pjesë e bandës së Haxhiut? Artan Tafani: Doja të merrja hak për babanë

    Emri:  Artan-Tafani.jpg

Shikime: 358

Madhësia:  27.0 KB

    “Kam parë babanë të ma vrasin para syve dhe u betova se do të marr hak”. Kështu nis dëshmia e 39-vjeçarit Artan Tafani, i cili është i penduari i drejtësisë. Ai tregoi se gati një dekadë më parë hyri në kontakt me Laert Haxhiun për t’u bërë partnerë në krim.

    Në emër të gjakut, Tafani bashkëpunoi me Laert Haxhinë për të vrarë cilindo që prej tij cilësohej si kundërshtar nga Çajup Selimi, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun por edhe të përgatiste vrasje apo të vendoste eksploziv për interes të tij.

    Në morinë e dëshmive të dhëna nga Artan Tafani për krime të ndryshme të ndodhura nga viti 2018 deri në vitin 2023 policisë dhe prokurorisë i ka lindur nevoja për të faktuar vërtetësinë e këtyre thënieve.

    Në pjesën dërmuese të thënieve të tij kryefjalë është Laert Haxhiu të cilin ai e përshkruan si një person të etur për hakmarrje për të eliminuar këdo që ishte pjesëtar apo i afërt me Bandën e Aldo Bares por edhe personat të cilit kishin thyer besimin e tij qofshin këta edhe bashkëpunëtorë të tij. Dyshimi se ai mund të ishte viktima e radhës pas ftohjes së marrëdhënieve mes tyre ishte një shtysë për Artan Tafanin të thyej para hetuesve.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:53

  9. #179
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Vrasja e Alban Semakut, i penduari Tafani: Nuk mora asnjë lekë, ia bëra si një nder Laert Haxhiut

    Thesi me vrasje që ka hapur i penduari i drejtësisë, Artan Tafani është e madhe. Ai ka treguar edhe për vrajen e Alban Semakun, alias Elton Mermali, i njohur edhe “Kinezi”, që për grupin e Laert Haxhiut, ishte ushtar i bandës së Aldo Bares.

    Ekzekutimin e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun pasi e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnje. Tafani tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë vrasje nuk ka marrë asnjë lek dhe se gjithçka e ka kryer për nder ndaj shokut të tij Laert Haxhiu.

    “…ne kishim rënë në dijeni se Mermali kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një bokser jelek ngjyrë të zezë. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pijmë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagjja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Atë mbrëmje me vete kam marrë dhe Lulzim Arapin, që ishte pjesë e planit të bërë me Laert Haxhiun. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kam qëlluar me plumb pas koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave… ndërsa pas ngjarjes kemi njoftuar dhe Laert Haxhiun”,-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

    Shqiptarja

  10. #180
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ”Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet”, Bregu: Të gjithë prokurorët e SPAK-ut janë të rrezikuar

    Emri:  dfsadfsdaf.jpg

Shikime: 356

Madhësia:  20.2 KB

    Laert Haxhiu është kryefjalë e emisioneve televizive këtë mbrëmje. Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje lidhur me planin e Laert Haxhiut dhe grupit të tij për vrasjen e një prokuroreje të SPAK. Ai u shpreh se Laert Haxhiu i ka mbajtur premtimet e tij më parë dhe kësisoj kërcënimi për prokurorët e SPAK sipas tij është real. Bregu shtoi se Haxhiu është vrasësi më i rrezikshëm në vend pasi nuk është një vrasës me pagesë, por “vrasës hakmarrës”.

    ”Ai është ndërtuar ndryshe për të qenë vrasës, është ndërtuar nga dhuna dhe hakmarrja. Për mua ky është vrasësi më emocional dhe më i rrezikshëm në vend. Është krijuar nga lënia pas dore nga shteti e Lushnjes. Laert Haxhiu krimet e tij i bën për hakmarrje dhe i bën në formë të tillë.

    Nëse ka premtuar në një tavolinë se do kryejë diçka ka një arsye. Ata në burg të përjetshëm janë miqtë e tij të fëmijërisë dhe ai do hakmerret për ata. Ata kanë shkuar në burg vetëm për të ndihmuar atë për hakmarrjen.

    Dy miqtë e tij Orges Bilbili dhe Anterio Karoshi e kanë ndihmuar atë në të gjitha vrasjet që ka kryer. Çdo qytet ka historitë e veta të ndryshme. Ai nuk fal, është vrasës hakmarrës, jo me pagesë”, tha ai ndër të tjera.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-10-2023 më 16:53

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •