Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 186
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Pamjet për megaoperacionin “Vol – Vo 4”, ku u goditën 4 grupe kriminale


    News24 Albania
    Published on Oct 22, 2018
    Copyrighted by News24 Albania

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacioit “Volvo 4”, ku arrestuan 27 persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Në video është edhe laboratori i drogës në Has, ku shihet qartë një valixhe me heroinë, e cila ishte e paketuar dhe e gatshme për të dalë në treg. Një pjesë e arrestimeve janë kryer gjatë natës në lokale apo banesa, ndërsa pjesa tjetër gjatë ditës.


  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - 10-vjeçari vret me thikë vëllain në Fier, familjarët: Po qeronin peshk kur u grindën


    Report TV
    Publicerades den 24 okt. 2018
    FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mëngjesin e sotëm. Një grindje mes dy vëllezërve të mitur ka përfunduar në tragjedi në fshatin Baltëz.

    Ka qenë një 10-vjeçar, K.V, i cili ka goditur me thikë vëllain e tij Gj.V, 13-vjeç. Për pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spitalin e Fierit. Ai u transportuar me urgjencë nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në organet jetike.

    Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik. Report Tv ka mësuar nga dëshmia e familjarëve në polici se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtepisë dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.V, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij, duke i marrë edhe jetën tragjikisht.

    Xhaxhai i vëllezërve: Po qeronin peshk kur u grindën, prindërit ishin në punë kur e morën vesh
    Në një prononcim për Report Tv, xhaxhai i dy vëllezërve tha se fëmijët ishin duke qeruar peshk kur u grindën. Ai tha dy vëllezërit ishin vetëm në shtëpi kur u konfliktuan, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë kur e morën vesh lajmin tragjik.

    Janë fëmijë. U goditën me njëri-tjetrin. Di që janë grindur dhe më pas janë goditur. Ka qenë duke qeruar peshk, jo mbaje ti, pse nuk e mban ti, pastroje ti... Nuk kishin për të ngrënë, ishin edhe pa drita në shtëpi. Prindërit ishin në punë këtu afër, i njoftuan dhe erdhën. Nuk dinin gjë se çfarë ndodhi këtu në shtëpi. Nuk kishte njeri që ta ndihmonte nipin, se edhe mund të shpëtonte. Atë të voglin e mori policia.

    Isa Veizi, xhaxhai i vëllezërve

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Banda e Shijakut/ Si polici i anti-drogës dekonspironte hetimet e kolegëve

    Report TV
    Published on Oct 23, 2018
    Nga përgjimet e bandës së Shijakut, prokuroria ka zbuluar edhe disa bashkëpunëtorë të tyre në radhët e organeve të rendit. Një ndër ta ka qenë edhe oficeri i policisë Bledar Koçi, i cili kishte lidhje me një nga eksponentët e grupit të Shijakut, Hajri Seferin. Bleda Koçi punonte në Fier në sektorin kundër narkotikëve, pra ai e kishte për detyrë të ndiqte trafikun e dorgës dhe në të kundërt qe bërë palë me ta.

    “Nga hetimet rezulton se shtetasi Bledar Koçi, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në Sektorin Kundër Narkotikëve ka ndihmuar anëtarët e grupit criminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e tij të punës – shkruhet në dokumentin e akuzës ndaj oficerit të policisë. Më pas prokurria ka zbardhur një nga bisedat midis Koçit e Seferit që tregon lidhjet e tyre.
    Category
    News & Politics

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report TV - Komandoja Bilo tregon nga arratia kujt ia mori pistoletën, tentativa për vetëdorëzim
    Report TV
    Published on Oct 24, 2018
    Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

    “Shqiptarja.com” mëson se nga Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë, për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e bllokut në Tiranë.

    Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete, por pistoletën pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.


  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Kapet banda e Shijakut. Të arrestuarit kanë lidhje me heroinën në Has - Top Channel Albania
    2018
    Shijaku dhe 11 qytete të tjera ishin gjatë fundjavës epiqendra e operacionit të policisë që shkatërroi një nga grupet kriminale më të fuqishme në vend.


  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    SHKODËR, SEKUESTROHEN 80 KG DROGË, 6 TË ARRESTUAR

    Star Plus Tv
    Published on Oct 24, 2018
    STAR PLUS TV SHKODËR - LAJMI I FUNDIT NË KOHE REALE JU VJEN ME ANE TË NJË NJOFTIMI AUTOMATIK: SHKARKO TANI PROGRAMIN STAR PLUS TV NË:

    APPSTORE: https://goo.gl/9YyF8E
    GOOGLE PLAY: https://goo.gl/JgKm4t
    -
    Ose na vizitoni ne: www.starplus-tv.com


  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Lufta mes bandave me 300 të vrarë në Berat”, kryepolici: Po shyrtojmë hapjen e dosjeve

    Report TV
    Published on Oct 24, 2018
    Dosjet e ngjarjeve të vitit 1997 që tronditën qytetin e Beratit do shkunden nga pluhuri i harresës dhe do të rihapen për t’u hetuar.

    Premtimi është bërë nga Drejtori i Policisë së Beratit, Artjon Duka gjatë një aktiviteti që synon forcimin e bashkëpunimit mes policisë dhe organeve të tjera të pushtetit vendor që u mbajt këtë të mërkurë në qytet.

    Lufta mes bandës së Altin Dardhes dhe Burhanëve tmerroi qytetin e Beratit në vitin 1997, teksa gjatë këtyre viteve të errëta në Berat u vranë rreth 300 persona, disa prej të cilëvë u ekzekutuan edhe jashtë vendit.

    Në vitet 1997-1998 veç atentateve dhe vrasjeve makabre nuk kanë munguar edhe sulmet e armatosura ndaj komisariatit të policisë Beratit.

    Drejtori i Policisë Beratit u shpreh se këto dosje po studiohen për synimin për të rihapur hetimet. Drejtori i Policisë së Beratit ftoi qytearët të jënë më bashkëpunues më Policinë e Shtetit për të paranduar ngjarjet kriminale.


  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Arrestohet në Spanjë Enver Bajri, kreu i grupit kriminal "Bajri" që vepronte në Shkodër

    Ora News Lajme
    Published on Oct 27, 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
    Enver Bajri, i dyshuar si drejtuesi i grupit kriminal Bajri në Shkodër që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës është arrestuar në Spanjë.

    Lajmi bëhet i ditur nga policia e shtetit e cila informon se Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë (27 tetor) në San Huan, Alicante, Spanjë.

    "Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro", (ne foto) informoi policia e shtetit.

    Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

    Grupi kriminal "Bajri" u godit në shtator nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

    Më 22 shtator u arrestuan

    1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

    2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

    3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

    6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

    7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

    8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

    9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

    10.Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

    11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

    Dy ne kerkim

    Mes 2 personave në kërkim ishte dhe Enver Bajri.

    Akuzat mbi grupin kriminal- Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Gjithashtu "Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit


  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    "Bandat e Shkodrës" - Mbi 20 viktima nga përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici - Top Story


    Top Channel Albania
    Publikuar 1 nov. 2018
    Top Story – Një emision politiko-investigativ që transmetohet do të Mërkurë, në Top Channel – 31.10.2018
    Përplasja kriminale mes familjeve më të mëdha të Shkodrës, mes tyre fisi Lici dhe Bajri, ishte dokumentari i Top Storyt, ku nëpërmjet inskenimeve dhe rrëfimeve ekskluzive, u pasqyruan disa nga vrasjet më makabre të këtij qyteti.
    Pjesë e konfliktit të bandave, ishte edhe zhdukja e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij, Agron Mollaj, në muajin gusht të këtij viti. Familjarët e Hysajt, rrëfyen ekskluvizisht se rrëmbimi ka ndodhur në lagjen Dobraç, aty ku ka influencën e madhe, fisi Bajri.
    Gjithashtu pjesë e dokumentarit ishin edhe intervistat me qytetarët e Shkodrës, të cilët prej kohësh jetojnë mes frikës.


  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,227

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    ideo-Ekskluzive në ‘Repolitix’/ E gjithë dinamika, si ndodhi vrasja në ish-bllok brenda 2 minutash

    Report TV
    Published on Nov 7, 2018
    Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv shfaqet për herë të parë videoja ekskluzive e vrasjes që ndodhi në ish-bllok më 4 tetor të këtij viti. Në këtë video shfaqen protagonistët e sherrit të armatosur që ndodhi në lokal Monopol në ish-bllok dhe që përfundoi me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, dhe Eljon Hatës. Mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix në Report Tv do të shfaqet për herë të parë videoja ekskluzive e vrasjes që ndodhi në ish-bllok më 4 tetor të këtij viti. Në këtë video shfaqen protagonistët e sherrit të armatosur që ndodhi në lokal Monopol në ish-bllok dhe që përfundoi me vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt, dhe Eljon Hatës.



Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •