Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 186
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Published on Sep 20, 2018

    TIRANE - U qëllua me thikë gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re në Tiranë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës pas 24 orësh 38-vjeçari.

    Olsi Lelo, mbeti i plagosur rëndë një ditë më parë në zonën e 'Astir'-it pasi u godit me thikë nga babai i të dashurës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se shkak për ngjarjen ka qenë lidhja që viktima kishte me vajzën e autorit. Ata u konfliktuan në ambientet e brendshme të lokalit, ku Çaushaj goditi me thikë Lelon duke iu shkaktuar plagë të rënda.38-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por 24 orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të marra në organet jetësore, ndërroi jetë mesditën e sotme.


  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    HISTORIA, “SI MË BËRI INVALID SPITALI I SHKODRËS ”


  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    SPITALI I SHKODRËS, 9 TË ARRESTUAR PËR ABUZIME





    Star Plus Tv
    Published on Sep 20, 2018
    STAR PLUS TV SHKODËR - LAJMI I FUNDIT NË KOHE REALE JU VJEN ME ANE TË NJË NJOFTIMI AUTOMATIK: SHKARKO TANI PROGRAMIN STAR PLUS TV NË:







  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    'Vrava gruan, të vras edhe ty po s'më more'/ Shoferi i furgonit që u mor peng nga Fadil Kasemi


    Report TV
    Published on Sep 20, 2018
    TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Sot ka dëshmuar Klodian Tafa, drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi është larguar nga vendngjarja drejt komisariatit nr.1 të policisë në kryeqytet. Tafa është shprehur se Kasemi i ka dalë përpara makinës dhe i ka kërkuar ta merrte me vete, duke i drejtuar armën me fjalët: "Kam vrarë gruan, të vras edhe ty".

    Kasemi me doli para makinës. Kishte pistoletë në dorë. Me tha që do të hipte. I thashe: Nuk na lejon kompania te marrim persona te tjere. Kasemi me kercenoi duke me thene: Kam vrare gruan dhe te vras edhe ty nese nuk me merr. Hipi ne makine dhe me kerkonte te ecja, pasi na u vu pas nje motor policie. Kalova kryqezimin poshte xhamllikut me semafor te kuq. Pas kryqezimit ai hoqi karrikatorin nga pistoleta. Me poshte u futa kundravajtje drejt komisariatit nr 1. Futa mjetin ne oborrin e komisariatit. Zbriti me armen ne dore dhe aty u ndalua nga policia.

    Klodian Tafa, drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi u largua pas krimit
    Avokati i Kasemit, Ilia Ilia: Dëshmitari gënjen askush se ka marrë peng. Kërkoj ballafaqim të tij me tre policët e komisariatit nr.1 të cilët deklarojnë tjetër gjë.

    Mesditën e 31 gushtit 2017, Fadil Kasemi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Çifti kishte përfunduar në divorc pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, por ndarjen nuk e kishte pranuar Kasemi. Ai kishte tentuar edhe me herët të vriste Fildezin, në plazhin e Golemit verën e vitit 2015, por ndërhyrja e personave të tjerë e shpëtoi gjyqtaren. Edhe pse i armatosur me armë zjarri pa leje dhe në tentativë vrasje, Fadil Kasemi del nga burgu dhe dy vite më pas vret bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi, nënë e dy fëmijëve.

    Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës i hoqi Kasemit kujdestarinë e dy fëmijëve dhe ia kaloi atë motrës së Fildez Hafizit.






  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report Tv - Repolitix - Vrasjet ne Lushnje - Pjesa e pare - 20 Shtator 2018
    https://www.youtube.com/watch?v=YCXULnwxrjc
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 21-09-2018 më 03:22

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Report Tv - Repolitix - Vrasjet ne Lushnje - Pjesa e dyte - 19 Shtator 2018

    Report TV
    Published on Sep 20, 2018







  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Artan Hoxha: Arrestimi i Bajrit në një bilardo në Tiranë, akoma nuk është goditur grupi rival

    Report TV
    Publicerades den 22 sep. 2018
    Pak orë pasi policia e Shtetit dhe prokuroria njoftuan për rezultatet e operacionit Oaz, ku u arrestuan 11 persona, si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, ka thënë se ky operacion është ndërkombëtar dhe ka patur një rezultat të suksesshëm.

    Hoxha ka thënë se dy nga akuzat më të rënda që rëndojnë për të arrestuarit e këtij grupi, janë ato të vrasjes me dashje të dokumentuara. Gazetari Artan Hoxha ka treguar në studion e lajmeve në Report Tv se 2 vrasjet e dokumentuara nga policia, janë ato të viteve 2000, ku më 7 shkurt 2001 Behar Bajri dhe Ilir Bajri akuzohen se kanë vrarë Arben Tuzin në Tiranë.

    Hoxha ka thënë se vrasja e dytë për të cilën akuzohen Bajrajt është ajo e 20 qershorit të vitit 2002, për Fabiola Bajrin, që ka qenë gruaja e Behar Bajrit. Fabiola Bajri është raportuar si vetëvrasje, ka thënë gazetari Hoxha, ndërkohë që ende nuk dihen provat e reja që ka gjetur prokuroria për këtë dosje.


  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Shkatërrohet grupi “Bajri”, Ardi Veliu jep detajet e operacionit: 11 të arrestuar, 2 në kërkim
    News24 Albania
    Publicerades den 22 sep. 2018
    Copyrighted by News24 Albania
    Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda kanë zbardhur sot të tjera detaje në lidhje me operacionin e koduar “Oaz”, ku u arrestuan 11 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë, “, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet në Shkodër.

    Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zbardhur detajet e operacionit në fjalë, si dhe emrat e të arrestuarve.

    Veliu bëri të ditur se të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

    Ndërsa të arrestuarit janë:

    Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
    Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
    Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
    Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
    Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
    Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
    Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
    Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
    Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:

    E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

    Gjithashtu ai shtoi se “akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.”

    Deklaratë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda:

    Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz”, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.

    Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

    Ata janë:

    Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
    Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
    Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
    Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
    Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
    Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
    Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
    Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
    Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
    Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:

    E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

    Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj.

    Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.


  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Ora News - Sekuestrohet pasuria mbi 1 milion euro e grupit Habilaj
    Ora News Lajme
    Publicerades den 21 sep. 2018
    Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

    Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke sekuestruar pasuritë e grupit të dyshuar kriminal "Habilaj".

    Pasuritë e sekuestruara janë të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht apartamente, makina dhe prona të tjera që kapin vlerën e milionë eurove.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë pasuritë janë në emër të të akuzuarve të dosjes Habilaj, të cilët gjykohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Në total janë sekuestruar 4 ndërtesa, 10 apartamente, 1 garazh, 5 makina dhe truall të gjitha në Vlorë që në total kapin vlerën e disa miliona eurove. Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e 545 000 eurove dhe 40 130 000 lekë.

    Kjo masë sekuestro vjen një vit pasi Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal për veprat trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, ku në hetim është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

    "Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike". thuhet në njoftimin e Prokuirorisë.

    Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohe...



  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    3,225

    Për: Tmerri nga “banda e policëve” - News, Lajme - Vizion Plus

    Aksioni në Roterdam dhe Shqipëri, arrestohen 11 persona të grupit Bajri, sekuestrohet hotel
    iDetaje të reja kanë dalë për operacionin e zhvilluar dje në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç.

    Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit (Rustemi), janë arrestuar edhe të tjerë persona, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njofton se përveç policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, në këtë aksion është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që ka bashkëpunuar në shkëmbim informacioni.

    Përveç të arrestuarve, policia njofton se 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Këtij grupi i janë sekuestruar gjatë aksionit 3 armë zjarri pistoletë, kanabis sativa, 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal, 3 makina dhe disa telefona. Për të trukuar ndeshjet e futbollit, grupi i Bajrajve bashkëpunonte me portierin e Tërbunit, Fabiol Rexhepi dhe trajnerin e kombëtares së fubollit për femra, Armir Grima.

    Report TV
    Publicerades den 22 sep. 2018



Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2021, 08:32
  2. Pjesëmarrje Nga Faji Kriminal
    Nga Skyfteri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2010, 16:19
  3. Laert Vasili, aktori shqiptar me i suksesshem ne Greqi
    Nga nikas në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 00:43
  4. Policia zbardh vrasjet mafioze të ndodhura në Tiranë
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:36
  5. Racizem grek ndaj aktorit Laert Vasili
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 12-10-2003, 05:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •