Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Sunny Hill Festival

    Dukagjin Lipa: Mburrem me vendin tim, me Sunny Hill po mundohem t’i tregoj botės prej nga jemi dhe ēfarė jemi

    Dua Lipa po vjen nė Prishtinė pėr tė qenė pjesė e festivalit tė parė nė Kosovė me pėrmasa tė tilla sikurse ėshtė Sunny Hill Festival. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipės, njėherit organizator i kėtij festivali, nė intervistėn e dhėnė pėr KultPls ka treguar pėr shumė detaje tė kėtij festivali. Ai, edhe vetė kėngėtar, pėr mbledhjen e yjeve nė qytetin tė cilin e do aq shumė, ka thėnė se e kishte dėshiruar qysh herėt, dhe sipas tij, sa mė shumė qė po afrohet data e kėtij festivali aq mė shumė ka filluar tė besoj se kjo ėndėrr mė nė fund po bėhet edhe realitet.

    Ardianė Pajaziti


    KultPlus: Pothuaj edhe njė muaj na ndanė nga Sunny Hill Festival, pėr kėtė kohė kur edhe ka filluar shitja e biletave, sa jeni duke e vėrejtur qė Kosova po vendoset me tė drejte nė hartėn e botės?

    Dukagjin Lipa
    : Qė nė ditėn e parė tė publikimit tė lajmit pėr organizimin e Sunny Hill, ne kemi hasur nė interesim tė jashtėzakonshėm nga mediat e huaja sikurse: NME, BBC, Fader, CapitalFM e shumė tė tjera, tė cilat kanė raportuar pėr festivalin si dhe kanė shprehur interesimin e tyre qė tė jenė nė mesin e mediave tė akredituara pėr pjesėmarrje dhe mbulim direkt nga Prishtina. Tė gjitha publikimet e kanė pėrmendur Kosovėn nė kontekst pozitiv dhe kanė dhėnė detaje pėr vendin tonė me ton dhe sentiment pozitiv, i cili neve na ka munguar. Vetėm disa ditė pas zyrtarizimit tė festivalit, ne e kemi bėrė Kosovėn temė trending nė Twitter dhe temė tė ditės nė Google, dhe kėrkimet online pėr Kosovėn janė shumėfishuar menjėherė.

    KultPlus: Natyrisht qė emri i Dua Lipės ėshtė edhe vula e kėtij festivali, dhe pikėrisht emri i saj a ėshtė duke ndikuar edhe nė blerjen e biletave nga tė huajt?

    Dukagjin Lipa:
    Ne kemi pohuar qė Sunny Hill Festival ėshtė festival me disa nga emrat mė tė mirė tė muzikės nė botė. Natyrisht se nė kėtė mes Dua ka peshė shumė tė madhe si artiste dhe performuese, sikurse nė ēdo vend tjetėr tė botės natyrisht, mirėpo Kosova ėshtė vendi i saj dhe rėndėsia dhe interesimi pėr tė ėshtė edhe mė i madh. Por pėr performancėn e Duas, posaēėrisht ka interesim nga tė rinjtė nga e gjithė Evropa, tė cilėt tashmė kanė blerė biletat pėr festival.

    KultPlus: Ēfarė do tė ketė tė veēantė nė kėtė festival pos paraqitjes skenike tė Dua Lipes, a ka edhe ndonjė agjendė tjeter nga ajo?

    Dukagjin Lipa:
    Siē edhe e kemi paralajmėruar mė herėt, Dua do tė vijė nė Prishtinė nė fillim tė muajit gusht, dhe pėrveē performancės sė saj nė festival, ajo do tė jetė kėtu edhe pėr aktivitetin e shpėrndarjes sė fondeve tė mbledhura nga koncerti i saj i mėhershėm nė Prishtinė. Ky do tė jetė njė aktivitet publik, nė tė cilin do tė ftohen edhe mediat.

    KultPlus: Pastaj janė edhe dy emra shqiptarė me famė ndėrkombėtare: Action Bronson dhe Stanaj, si e kane pritur ftesen tuaj pėr kėtė festival?

    Dukagjin Lipa:
    Nė kėtė edicion, Sunny Hill do tė jetė posaēėrisht interesant, sepse ne kemi arritur qė ta konfirmojmė edhe pjesėmarrjen e Action Bronson dhe Stanaj, dy artistėve tė jashtėzakonshėm shqiptar, tė cilėt pėr tė parėn herė do tė performojnė nė Kosovė.

    KultPlus: Ndėrkohė ėshtė bėrė njė pėrzgjedhje e kėngėtarėve tė Kosovės qė do tė jenė pjesė e kėtij festivali, pėrpos paraqitjes sė tyre, sa do tė jenė gjasat qė zėrat e tyre tė degjohen edhe nga ndonjė pėrfaqėsuesi tė ndonjė studio ndėrkombėtare?

    Dukagjin Lipa:
    Me kėnaqėsinė mė tė madhe tė gjithė artistėt tanė e kanė pranuar ftesėn pėr tė qenė pjesė e festivalit dhe unė e shfrytėzoj rastin qė ti falennderoj tė gjithė pėr kontributin e tyre qė ky festival tė jetė platforma mė e madhe e muzikės qė shqiptaria e ka pasė ndonjėherė. Ne do tė kemi mysafirė tė shumtė nga industria e muzikės botėrore dhe do tė isha shumė shumė i lumtur nėse Sunny Hill Festival do tė ishe vendi ku artistėt tanė zbulohen nga pėrfaqėsues tė studiove ndėrkombėtare.

    KultPlus: A keni tė dhėna se nga sa persona mund tė ndiqet ky festival?

    Dukagjin Lipa:
    Duke u bazuar nė interesimin e madh tė njerėzve pėr tė qenė pjesė e Sunny Hill, ne presim qė pėr tre netė rresht tė kemi disa mijėra njerėz pjesėmarrės nė festival, njė masė e konsiderueshme prej tė cilėve do tė udhėtojnė nga vendet e ndryshme tė rajonit dhe Evropės pėr tė qenė nė Prishtinė mė 10, 11 dhe 12 gusht.

    KultPlus: Po mediet e huaja, sa nga mediet e huaja janė akredituar pėr kėtė festival?

    Dukagjin Lipa:
    Akreditimi i medieve, si atyre vendore gjithashtu edhe tė huaja do tė bėhet gjatė javės sė ardhshme.

    KultPlus: Sunny Hill Festival do tė mbahet nė Prishtinė, a ka gjasė qė vitet e ardhshme tė lėvizė nė vendet e tjera?

    Dukagjin Lipa:
    Dėshira ime ėshtė qė Sunny Hill Festival tė jetė festivali mė i madh dhe mė i pėrfolur nė shqiptari, kėshtu qė, nėse ndonjėherė ndrrojmė vend, atėherė me siguri se Shqipėria do tė ishte vendi im i preferuar.

    KultPlus: Ndėrkohe, njė festival me emra tė mėdhenj po mbahet pėr herė tė parė nė Kosovė, si ndihesh pėr kėte prurje?

    Dukagjin Lipa:
    Kjo ėshtė dėshirė e imja e kahmotshme, edhe duke u afrur data e festivalit kam filluar tė besoj se kjo ėndėrr po bėhet realitet. Mburrem shumė me vendin dhe me qytetin tim, dhe me kėtė aktivitet po mundohem qė ti tregoj botės se prej nga jemi, cfarė jemi, edhe tė bėjmė promovimin e vendit tonė nė mėnyrėn mė unike edhe mė tė mirė qė mundemi. Prandaj ejani tė gjithė tė festojmė sė bashku.

    KultPlus: Dhe pėr fund, sa ka gjasa qė nė njė kėngė tė vetme ti shohim Duan, Ritėn, Beben e Era Istrefin?

    Dukagjin Lipa:
    Ndoshta njė ditė edhe kjo do tė ndodhė, por deri nė atė ditė shpresojmė qė Rita, Bebe Rexha dhe Era Istrefi do tė na gėzojnė me prezencėn e tyre nė edicionet e ardhshme tė Sunny Hill Festival./KultPlus.com


    http://www.kultplus.com/intervista/d...he-cfare-jemi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-07-2018 mė 08:50

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    DJ numėr 1 nė botė: Calvin Harris pėrformon nė Sunny Hill Festival

    Organizatorėt e “Sunny Hill Festival” kanė zbuluar emrin e radhės qė do tė pėrformoj nė festivalin mė tė madh nė rajon.

    “Ylli kryesor” qė do tė pėrformoj kėtė vit nė Sunny Hill Festival ėshtė DJ numėr njė nė botė, sipas listės Forbes, Calvin Harris, shkruan Njeshi.

    Dua ka postuar njė video me mbishkrim nė Instagram, me konfirmimin e tij pėr ardhjen nė vendin tonė pėr tė pėrformuar.

    “Shumė e emocionuar tė ju njoftoj se Calvin Harris ėshtė “Ylli kryesor” i parė i Sunny Hill Festival, qė do tė pėrformoj me 2,3 dhe 4 Gusht nė Prishtinė. Lista e artistėve qė do tė pėrformojn kėtė vit ėshtė e ēmendur dhe jam shumė mirėnjohėse pėr tė gjithė miqtė tanė qė do tė vijnė nė Kosovė, duke e bėrė kėtė tė mundshme, duke na mbėshtetur ne dhe tė rinjtė e Kosovės pėr njė tė ardhme mė tė ndritur SĖ BASHKU! Numėrimi fillon tani”, ka shkruar Dua nė Instagram.

    Ndėrsa Sunny Hill Festival nė njoftimin e tyre kanė rikujtuar hitin e madh tė Calvin Harris “Summer”, dhe kanė pėrdorur tekstin e kėngės fansat mund ta takojn kėtė verė Calvin Harris.

    Kujtojm se Calvin Harris dhe Dua Lipa, me hitin “One Kiss” janė shpėrblyer me ēmimet prestigjioze Grammy Awards dhe Brit Awards./Njeshi/


    https://www.njeshi.com/index.php/201...hill-festival/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    Miley Cyrus do tė performojė nė ‘Sunny Hill Festival’ nė Prishtinė (VIDEO)

    Super artistja e famshme botėrore Miley Crys do tė performojė nė Sunny Hill Festival nė Prishtinė, shkruan KultPlus.

    Dua Lipa e ka dhėnė lajmin e madh pėrmes njė video nė Instagram teksa flet me artisten Miley duke u shprehur shumė e entuziazmuar pėr ardhjen e saj nė Kosovė.

    Festivali mė i madh ndėrkombėtar i muzikės pritet tė mbahet mė 2, 3 dhe 4 gusht nė parkun e kryeqytetit tė Kosovės, Gėrmi.

    Ky i fundit organizohet nga babai i kėngėtares sė famshme shqiptare, Dua Lipės, Dukagjini, i cili edhe vetė dikur ka qenė kėngėtar i grupit “ODA”. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/mile...-ne-prishtine/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    https://www.youtube.com/watch?v=GOfaXxtIxDQ

    Qershor 2019 - “Sunny Hill Festival 2019”, me shumė surpriza



    https://www.youtube.com/watch?v=W-WBqoPPSRk

    Nė Sunny Hill Festival surprizat nuk ndalen!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 05-07-2019 mė 08:08

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    Kėta janė artistėt qė do performojnė nė “Sunny Hill” - Kėtė vit nė Sunny Hill edhe Bebe Rexha

    Festivali mė i madh ndėrkombėtar i muzikės, Sunny Hill Festival kėtė vit do tė mbahet mė 2, 3 dhe 4 gusht.


    Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerėz pėr tri ditė dhe net rresht pandėrprerė, ndėrsa kėtė vit pritjet janė qė ky numėr i pjesėmarrėsve tė rritet edhe mė shumė.

    Vitin e kaluar nė kėtė festival morėn pjesė emrat mė tė mėdhenj tė industrisė si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerėve.

    Sunny Hill Festival kėtė vit pritet tė sjell emra tė tjerė tė mėdhenj tė muzikės botėrore, nė zhanret pop, hip hop dhe muzikė elektronike disa prej tyre janė: Dua Lipa, Bebe Rexha, Asap Rocky dhe Skepta.

    Edhe kėtė vit, Sunny Hill Festival do tė mbahet nė parkun e Gėrmisė nė Prishtinė.

    Edicioni i parė i Sunny Hill Festival ka bėrė bujė tė madhe nė mediat ndėrkombėtare, duke marrė ballinat e New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical Express dhe dhjetėra media tjera me peshė. Rreth Sunny Hill Festival ėshtė folur edhe nė mediat e vendeve qė nuk e kanė pėrfshi Kosovėn, sikurse Brazili, Spanja dhe shumė vende tė tjera./21Media


    http://rtv21.tv/keta-jane-artistet-q...ne-sunny-hill/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-07-2019 mė 07:57

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    KRENARE PĖR ARRITJET E SAJ

    DUA LIPA jep lajmin e madh pėr “Sunny Hill Festival”


    Prej vitit 2016-tė, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, organizojnė nė Kosvė njė nga koncertet mė madhėshtorė, “Sunny Hill Festival”. Ndėr vite ky koncert ka mbledhur emrat mė tė njohur tė muzikės, ndėr ta artisten me famė botėrore, Miley Cyrus. Duket se kėtė vit, “Sunny Hill Festival” mund tė organizohet sėrish dhe Dua e Dukagjin Lipa kanė dhėnė njė lajm tė madh.

    Ata kanė njoftuar se Prishtina do tė jetė shtėpia e pėrhershme e kėtij festivali, teksa po shqyrtojnė qė ta zgjerojnė mė tej nė njė vend mė tė madh. Dukagjin Lipa propozoi ditėn e sotme nė njė mbledhje qė festivali tė mbahet afėr zonės se panaireve nė Shkabaj.

    “Si njė prej festivaleve mė tė mėdha nė rajon kemi nevojė pėr pronė mė tė madhe. Gėrmia i zė vetėm 20 mijė njerėz, kurse prona qė ne propozojmė ka kapacitet pėr 100 mijė.

    Nė kėtė pronė do investohen gjysmė milioni euro, do mbillen drunj, do bėhet njė liqen artificial, kėto do bėhen gradualisht. Kjo pronė tani ėshtė shkurre nuk ka asgjė”, tha ai.

    Ndėrsa Dua u shpreh shumė e lumtur qė Prishtina do tė jetė shtėpia e pėrhershme e fetsivalit dhe qė do tė ketė njė vend tjetėr pėr organizimin e tij.

    “Festivali ynė Sunny Hill Festival tashmė ka njė adresė tė pėrhershme nė Prishtinė, Kosovė. Jemi kaq krenarė me arritjen e kėtij rrugėtimi deri tani dhe mezi presim qė tė rritemi mė shumė nė njė vend tė ri dhe mė tė madh! Ju faleminderit pėr tė gjithė dashurinė dhe pėrkrahjen. Do tė shihemi sė shpejti”, shkroi Dua nė njė postim.


    https://konica.al/2021/06/dua-lipa-j...hill-festival/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    “ SUNNY HILL FESTIVAL ” pėr 2022-n nė Prishtinė, paralajmėron befasi

    Pasditen e sė premtes, kėngėtarja Dua Lipa ka mbajtur edhe njė bashkėbisedim pėr mediat nė Tiranė duke pasur si shkas vizitėn e saj. Nė prezantimin e bėrė para gazetarėve, kryebashkiaku Veliaj ka thėnė se Dua nė kryeqytetin shqiptar nuk ishte vetėm si muzikante e yll, por edhe si “brigadiere” me jelekun e gjelbėr.

    “Mbi tė gjitha besoj, pėrveē tė qenėt artist i mirė duhet tė jesh edhe njeri i mirė. Ka njerėz qė flasin dhe tė tjerė qė bėjnė e kur ishte situata me tėrmetin kishte njerėz qė luteshin e tė tjerė qė u pėrpoqėn tė bėjnė diēka konkrete”, ka thėnė Veliaj pėr idenė e rindėrtimit tė kopshtit nė qendėr tė Tiranės.

    Nė emėr tė fondacionit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, duke folur pėr konceptin e projektit pėr kopshtin nė Tiranė, ka thėnė se prej 2016-s ka filluar rrugėtimi pėr bamirėsi.

    “Tash jemi nė proces tė hapjes sė njė objekti nė Prishtinė, qė do tė jetė si njė hapėsirė ku artistėt e rinj do tė kenė mundėsi tė eksplorojnė talentin e ri”, ka thėnė Dukagjini pėr projektin “Sunny Hill Academy”, ndėrkaq ka shfaqur shpresėn qė fondacioni nė tė ardhmen tė shtrihet edhe nė Tiranė.

    Nė fjalėn e saj, kėngėtarja Dua Lipa ka ritheksuar kėnaqėsinė e saj qė po mund tė ndihmojė jo vetėm pėr projektin e kopshtit nė Tiranė, por edhe mė shumė se kaq.

    “Kjo ėshtė njė ėndėrr e madhe pėr mua, veēmas pėr njė komunitet qė mė ka dhėnė shumė, pėr tė gjithė shqiptarėt qė mė mbėshtetėn dhe kjo ėshtė veē njė mėnyrė e vogėl se ēfarė mund tė bėj unė”, ka thėnė ajo.

    Duke iu pėrgjigjur interesimit dhe pyetjeve tė gazetarėve pėr edicionin e ardhshėm tė “Sunny Hill Festival”, ajo ka paralajmėruar se do tė ketė prani tė artistėve tė njohur ndėrkombėtarė, por nuk ka dhėnė ndonjė informacion se cilėt do tė jenė ata.

    “Kemi qejf t’i ruajmė befasitė deri nė momentin e fundit”, ka thėnė Lipa pėr edicionin e vitit tė ardhshėm qė do tė ketė pėr herė tė parė kohėzgjatje prej katėr ditėsh.

    Ndėrkaq Dukagjin Lipa ka folur pėr arsyet qė “Sunny Hill Festival” nuk u mbajt sivjet, duke e pėrmendur pandeminė si shkakun kryesor.

    “Por po kaq hendikep ishte edhe ēėshtja e hapėsirės qė nuk u akordua deri para disa javėsh”, ka shtuar ai.

    Edicioni i dytė “Sunny Hill Festival” u mbajt nė vitin 2019 nė Prishtinė. Me tre net me afro 50 mijė tė pranishėm nė fundjavėn e parė gushtit tė atij viti, “Sunny Hill Festival” solli nė Kosovė emra tė pėrveēėm tė muzikės botėrore, pėrderisa mediat ndėrkombėtare do tė raportonin nė vazhdimėsi pėr tė. Nė skenėn gjigante nė parkun e Gėrmisė kishin performuar yje botėrorė, si Miley Cyrus e Gashi pėrderisa DJ i njohur Calvin Harris do ta elektrizonte natėn finale.

    Mė 14 qershor tė kėtij viti, Kuvendi Komunal i Prishtinės miratoi vendimin pėr ndarjen e hapėsirės pėr “Sunny Hill Festival”. Me 32 vota pėr, asamblistėt miratuan propozim-vendimin qė kėtij organizimi t’i ndahet prona komunale nė Bėrnicė tė Poshtme afėr Qendrės sė panaireve nė Shkabaj. Siē ėshtė projektuar, aty do tė ketė kapacitet pėr 100 mijė veta.


    Gazeta KOHA

    https://www.koha.net/kulture/281259/...jmeron-befasi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 24-07-2021 mė 12:35

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    Kryetari Rama pret Dukagjin Lipėn nė takim: Festivalet luajnė rol tejet tė rėndėsishėm

    24 Janar 2022


    Takimet mes kryetarėve tė komunave dhe komunitetit artistik janė bėrė diēka e zakonshme nė Kosovė, shkruan KultPlus.

    Kryetari i Prishtinės, Pėrparim Rama, ka pritur nė komunė nė njė takim organizatorin e festivalit Sunny Hill, Dukagjin Lipėn.

    Rama nė kėtė takim ėshtė shprehur se nė programin e tij pėr Prishtinėn, organizimet kulturore dhe festivalet luajnė rol tejet tė rėndėsishėm.

    “Nė programin tonė pėr Prishtinėn e pėrjetimeve, organizimet kulturore dhe festivalet luajnė rol tejet tė rėndėsishėm.
    Sot u takuam me organizatorėt e festivalit Sunny Hill, me tė vetmin qėllim tė pėrbashkėt qė Prishtinėn ta kthejmė nė qytet me karakter unik nė botė”, ka shkruar Rama nė rrjetet sociale.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/krye...e-rendesishem/

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    Dukagjin Lipa ka njė pyetje pėr adhuruesit e SunnyHill: A jeni gati?

    Kėngėtarja shqiptare me famė botėrore, Dua Lipa, ka dhėnė njė lajm tė rėndėsishėm pėr Sunny Hill Festival, shkruan KultPlus.

    Ky festival qė nuk ėshtė mbajt viteve tė fundit si pasojė e pandemisė, kėtė vit do tė rikthehet nė Prishtinė.

    Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipės ka njoftuar nėpėrmjet rrjeteve sociale se Sunny Hill Festival po rikthehet nė Kosovė, duke iu referuar njė interviste tė Dua Lipės pėr medie tė huaja, ku ka dhėnė detaje pėr kėtė festival.

    Pėrmes njė postimi nė llogarinė e saj zyrtare nė Instagram, Lipa ka postuar disa foto me mbishkrimin “Ndjenja e veēantė e festivalit. A jeni gati?”


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/duka...l-a-jeni-gati/

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival



    Sunny Hill Festival - Aftermovie 2018

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival



    Sunny Hill Festival - Aftermovie 2019

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival

    Nga kėrcimi ikonik i Dua Lipės me Gashin te Yjet botėrore dhe qėllimi i Festivalit - Gjithcka qė duhet te dini pėr Sunny Hill !


    Kudo po flitet pėr “Sunny Hill Festival”, por mund tė ketė njerėz qė nuk dinė shumė gjėra rrreth tij. Nėse jeni njė prej tyre, keni hapur artikullin e duhur.


    - Kush e organizon dhe ēfarė qėllimi ka Festivali?

    Sunny Hill ėshtė festival qė organizohet nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Tė ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnė pėr “Sunny Hill Foundation”, fondacioni qė u themelua rreth 5 vite mė parė. Ceremonia hapėse e tij u organizua pėrmes koncertit qė Dua mbajti nė Prishtinė mė 9 gusht asokohe ku premtoi se gjithė tė ardhurat do tė shkonin pėr bamirėsi. Nė gusht tė vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro pėr bamirėsi, evente kulturore dhe shkolla tė muzikės nė Kosovė. Vjet, nė konferencėn pėr shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do tė dhurohen 150,000 euro pėr tė ndėrtuar Sunny Hill Academy – njė qendėr e re e artit dhe inovacionit.

    - Pse ka kėtė emėr?

    Prindėrit e Duas, Dukagjini dhe Anesa janė rritur nė lagjen “Kodra e Dielli” nė Prishtinė, qė nė anglisht pėrkthehet “Sunny Hill”. Dua e ka bėrė edhe tatuazh kėtė emėr. “Thjesht lagjja qė prindėrit e mi u rritėn nė Kosovė. ‘Sunny Hill’ u bė emri i fondacionit tonė dhe mė pas emri i festivalit tonė. Ai ka njė kuptim tė veēantė pėr mua”, -ka thėnė Dua.

    - Kur dhe ku ėshtė mbajtur ?

    Edicioni i parė i festivalit u zhvillua mė 10 deri mė 12 gusht 2018 nė ‘Parkun Kombėtar Gėrmia’ nė Prishtinė. Dua kryesonte listėn e kėngėtarėve dhe babai i saj gjithashtu performoi me grupin e tij, ODA.

    Edicioni i dytė i ‘Sunny Hill Festival’ u mbajt mė 2, 3 dhe 4 gusht 2019 po ashtu nė ‘Parkun Gėrmia’. E planifikuar tė zhvillohet ēdo vit, edicioni i vitit 2020 u anulua pėr shkak tė pandemisė COVID-19.

    Kėtė vit, “Sunny Hill Festival” do mbahet nė Tiranė pėr herė tė parė.

    - Cilėt kanė qenė artistėt ndėrkombėtarė qė kanė performuar?

    Dua Lipa ia ka dalė tė sjellė nė Prishtinė disa prej emrave mė nė zė nė botė, ku sigurisht fronin e mban Miley Cyrus. Ylli amerikan ndezi Prishtinėn pėr disa minuta nė 2019. “Ndihem e nderuar qė jam nė Sunny Hill Festival dhe festoj me mikeshėn time, Dua Lipėn,”– shkroi Miley nė rrjetet sociale ku ndiqet nga disa qindra miliona njerėz, teksa ajo dhuroi 25,000 euro pėr ndėrtimin e njė akademie muzikore nė Prishtinė.

    Nė listė nuk mund tė mos pėrmendim dy DJ: Martin Garrix(2018) dhe Calvin Harris(2019). Dy artistėt kanė bashkėpunuar tė dy me Duan dhe nuk mund t’i thoshin “Jo” asaj. Jemi mėsuar t’i shohim tė mbushin stadiume, tė ngjiten nė skenėn e Grammy, etj., por Garrix dhe Calvin i falėn dy super performnca, energji dhe vėmendje Festivalit.

    Pjesė e Festivalit kanė qenė edhe artistėt me origjinė shqiptare si Gashi, Njomza apo Action Bronson, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Ariyan Arslani. Deri tani dy mungesa qė kanė marrė vėmendje ka qenė Rita Ora dhe Bebe Rexha.

    - Ēfarė i ka sjellė Kosovės “Sunny Hill Festival”

    Edicionet e kaluara kanė qenė tė mrekullueshme, duke marrė madje edhe vėmendjen e tabloideve tė huaja si: New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters dhe dhjetėra media tjera. Kjo padyshim ka shėrbyer si pronovim shumė i mirė qė i ėshtė bėrė Kosovės edhe nga artistėt ndėrkombėtarė tė ftuar. Sipas asaj qė deklaroi sot Dukagjin Lipa vlera e publicitetit ndėrkombėtar tė krijuar vetėm nga edicioni i fundit ka qenė rreth 23 milionė euro si dobi direkte pėr imazhin e shtetit, mbi 10 milionė euro pėr ekonominė e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave mė tė mira tė kulturės.

    - Kryefjala gjithmonė Dua Lipa

    Kushdo qė tė vijė, kėdo nga artistėt shqiptarė tė sjellė Dua ajo do mbetet ylli i festivalit dhe njė nga mė tė preferuarat e shqiptarėve. Kush nuk e mban mend kėrcimin e saj nėn ritmet e valles sė Shotės me Gashin teksa mbante flamurin kuqezi nė duar. Njė moment krenarie pėr tė gjithė.

    Njė tjetėr fakt interesant ėshtė se nė dy edicione tė Festivalit, Dua ka sjellė dy tė dashurit e saj, Isaac Carew dhe Anwar Hadid. Ajo u ka treguar atyre vendin ku ėshtė rritur, veshjet dhe ushqimet tradicionale, kulturėn. Dhe tė dy e kanė pasqyruar nė rrjetet e tyre sociale. A do e sjellė Dua kėtė herė yllin e “Elite” Aron Piper? Mbetet pėr tu parė…


    Gazeta Panorama

    http://www.panorama.com.al/nga-kerci...er-sunny-hill/

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival



    Martin Garrix @ SUNNY HILL FESTIVAL PRISHTINĖ 2018

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival



    Dua Lipa Sunny Hill Festival in Prishtina

    Gusht 2018

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    13,421

    Pėr: Sunny Hill Festival



    Stanaj - Live @ Sunny Hill Festival Prishtinė , Kosova

    Gusht 2018

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •