-
Pėr: Sunny Hill Festival
Sunny Hill Festival - Aftermovie 2019
-
-
Pėr: Sunny Hill Festival
Nga kėrcimi ikonik i Dua Lipės me Gashin te Yjet botėrore dhe qėllimi i Festivalit - Gjithcka qė duhet te dini pėr Sunny Hill !
Kudo po flitet pėr Sunny Hill Festival, por mund tė ketė njerėz qė nuk dinė shumė gjėra rrreth tij. Nėse jeni njė prej tyre, keni hapur artikullin e duhur.
- Kush e organizon dhe ēfarė qėllimi ka Festivali?
Sunny Hill ėshtė festival qė organizohet nga Dua Lipa dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa. Tė ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnė pėr Sunny Hill Foundation, fondacioni qė u themelua rreth 5 vite mė parė. Ceremonia hapėse e tij u organizua pėrmes koncertit qė Dua mbajti nė Prishtinė mė 9 gusht asokohe ku premtoi se gjithė tė ardhurat do tė shkonin pėr bamirėsi. Nė gusht tė vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro pėr bamirėsi, evente kulturore dhe shkolla tė muzikės nė Kosovė. Vjet, nė konferencėn pėr shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do tė dhurohen 150,000 euro pėr tė ndėrtuar Sunny Hill Academy njė qendėr e re e artit dhe inovacionit.
- Pse ka kėtė emėr?
Prindėrit e Duas, Dukagjini dhe Anesa janė rritur nė lagjen Kodra e Dielli nė Prishtinė, qė nė anglisht pėrkthehet Sunny Hill. Dua e ka bėrė edhe tatuazh kėtė emėr. Thjesht lagjja qė prindėrit e mi u rritėn nė Kosovė. Sunny Hill u bė emri i fondacionit tonė dhe mė pas emri i festivalit tonė. Ai ka njė kuptim tė veēantė pėr mua, -ka thėnė Dua.
- Kur dhe ku ėshtė mbajtur ?
Edicioni i parė i festivalit u zhvillua mė 10 deri mė 12 gusht 2018 nė Parkun Kombėtar Gėrmia nė Prishtinė. Dua kryesonte listėn e kėngėtarėve dhe babai i saj gjithashtu performoi me grupin e tij, ODA.
Edicioni i dytė i Sunny Hill Festival u mbajt mė 2, 3 dhe 4 gusht 2019 po ashtu nė Parkun Gėrmia. E planifikuar tė zhvillohet ēdo vit, edicioni i vitit 2020 u anulua pėr shkak tė pandemisė COVID-19.
Kėtė vit, Sunny Hill Festival do mbahet nė Tiranė pėr herė tė parė.
- Cilėt kanė qenė artistėt ndėrkombėtarė qė kanė performuar?
Dua Lipa ia ka dalė tė sjellė nė Prishtinė disa prej emrave mė nė zė nė botė, ku sigurisht fronin e mban Miley Cyrus. Ylli amerikan ndezi Prishtinėn pėr disa minuta nė 2019. Ndihem e nderuar qė jam nė Sunny Hill Festival dhe festoj me mikeshėn time, Dua Lipėn, shkroi Miley nė rrjetet sociale ku ndiqet nga disa qindra miliona njerėz, teksa ajo dhuroi 25,000 euro pėr ndėrtimin e njė akademie muzikore nė Prishtinė.
Nė listė nuk mund tė mos pėrmendim dy DJ: Martin Garrix(2018) dhe Calvin Harris(2019). Dy artistėt kanė bashkėpunuar tė dy me Duan dhe nuk mund ti thoshin Jo asaj. Jemi mėsuar ti shohim tė mbushin stadiume, tė ngjiten nė skenėn e Grammy, etj., por Garrix dhe Calvin i falėn dy super performnca, energji dhe vėmendje Festivalit.
Pjesė e Festivalit kanė qenė edhe artistėt me origjinė shqiptare si Gashi, Njomza apo Action Bronson, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Ariyan Arslani. Deri tani dy mungesa qė kanė marrė vėmendje ka qenė Rita Ora dhe Bebe Rexha.
- Ēfarė i ka sjellė Kosovės Sunny Hill Festival
Edicionet e kaluara kanė qenė tė mrekullueshme, duke marrė madje edhe vėmendjen e tabloideve tė huaja si: New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters dhe dhjetėra media tjera. Kjo padyshim ka shėrbyer si pronovim shumė i mirė qė i ėshtė bėrė Kosovės edhe nga artistėt ndėrkombėtarė tė ftuar. Sipas asaj qė deklaroi sot Dukagjin Lipa vlera e publicitetit ndėrkombėtar tė krijuar vetėm nga edicioni i fundit ka qenė rreth 23 milionė euro si dobi direkte pėr imazhin e shtetit, mbi 10 milionė euro pėr ekonominė e kryeqytetit si dhe promovim i vlerave mė tė mira tė kulturės.
- Kryefjala gjithmonė Dua Lipa
Kushdo qė tė vijė, kėdo nga artistėt shqiptarė tė sjellė Dua ajo do mbetet ylli i festivalit dhe njė nga mė tė preferuarat e shqiptarėve. Kush nuk e mban mend kėrcimin e saj nėn ritmet e valles sė Shotės me Gashin teksa mbante flamurin kuqezi nė duar. Njė moment krenarie pėr tė gjithė.
Njė tjetėr fakt interesant ėshtė se nė dy edicione tė Festivalit, Dua ka sjellė dy tė dashurit e saj, Isaac Carew dhe Anwar Hadid. Ajo u ka treguar atyre vendin ku ėshtė rritur, veshjet dhe ushqimet tradicionale, kulturėn. Dhe tė dy e kanė pasqyruar nė rrjetet e tyre sociale. A do e sjellė Dua kėtė herė yllin e Elite Aron Piper? Mbetet pėr tu parė
Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/nga-kerci...er-sunny-hill/
-
-
Pėr: Sunny Hill Festival
Martin Garrix @ SUNNY HILL FESTIVAL PRISHTINĖ 2018
-
-
Pėr: Sunny Hill Festival
Dua Lipa Sunny Hill Festival in Prishtina
Gusht 2018
-
-
Pėr: Sunny Hill Festival
Stanaj - Live @ Sunny Hill Festival Prishtinė , Kosova
Gusht 2018
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt