Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2012
    Postime
    26
    Postimet në Bllog
    1

    Post Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

    Emri:  New+Picture+(24).png

Shikime: 1780

Madhësia:  109.0 KB
    Sipas të dhënave të lëna nga imamët e Xhamisë së Kabashit, thuhet se xhamia e fshatit Kabash është ndërtuar në kohen e Perandorisë Osmane.

    Kjo e dhënë bëhet edhe me serioze për vetë faktin se: “Fshati i Kabashit në kohen e Perandorisë Osmane, por edhe më parë ka qene shume i zhvilluar pasi Kabashi respektohej si “Bajrak” i parë.” Aq i zhvilluar ka qënë Kabashi saqe u kthye pik e rëndësishme për tregëtarët që përshkronin rrugen nga Prizreni në drejtim të Shkodrës. Sipas të dhënave Kabashi kishte shtëpi shumë të bukura. Të ndërtuara me gurë të gdhendur dhe çatitë të mbuluara me tjegulla.
    Nga numri i madh i levizjeve tregëtare Kabashi u bë shumë i njohur ku tek vendi i quajtur “Lamë Lushaj” filloi të zhvillohej tregëtia, madje duke bërë edhe panair cdo ditë të diele, në dy anët e rrugës ku kalonin “karvanet tregëtare” pikërisht në “Lamë Lushaj”.
    Lamë Lushaj ishte një vend “mira” pa pronar. Në këtë vënd me dëshirë të banorëve u bënë dy ndërtesa: Xhamia e Kabashit dhe përball xhamisë u ndërtua Mejtepi i Kabashit.
    Emri:  New+Picture+(23).png

Shikime: 1773

Madhësia:  117.3 KB
    (Varrezat e vjetra te myslimaneve ne fshatin Kabash,Puke)

    Duke qenëse pjesmarrja e besimtarëve për namaze në Xhaminë e Kabashit pikërisht tek vendi i quajtur “Lamë Lushaj” u kthye si qendër për Kabashasit ku në një vend qendej tregu, xhamia dhe mejtepi.Xhamia e Kabashit u ndërtua me dy kate, kati i burrave dhe kati i grave. Burrat kishin hyrjen në vetë pashtu edhe gratë. Arsyeja pse u bë kaq e madh Xhamia është për vetë faktin se Kabashi kishte shumë banorë. Përveç Kabashasve në ndërtimin e Xhamisë moren pjesë edhe tregëtar nga Prizreni. Sipas të dhënave gojore: “tregëtarët e Prizrenit në shejë respekti qu u kishin dhënë Kabashasit atyre, dhe për mikëpritjen e Kabashasve vendosen te japin ndihmë në të hodha për xhamin e Kabashit.”
    Pas ndërtimit të Xhamisë u ndërtua edhe Mejtepi i Kabashit. Sipas të dhënave të Musa Llukës (I cili në vitin 2004 ka qenë antarë i Këshillit të xhamisë Pukë) thotë se: “Në Xhamin e Kabashit ka shërbyer si hoxhë Imam Sadik Prishtina i cilu erdh në Kabash rreth vitit 1912.”
    Sadik Prishtina në vitin 1914 hapi Mejtepin e Kabashit duke dhënë edhe mesime fetare ku mësohej gjuha turke, shkrim e këndim i gjuhës shqipe dhe lëndë të tjera. Imam Sadik Prishtina pasi përfundoi një kurs pedagogjike ne Elbasan u emërua zyrtarisht nga shteti mesues i shkolles fillore. Mejtepi i Kabashit vazhdoj edhe gjate pushtimit Austro-Hungares (1915-1918). Nga mejtepi i Kabashit dolën nxënës dhe mesues të njohur ndër to edhe imam Shaban Rexha. Sipas të dhënave në vitet 1914-1916 Mejtepi i Kabashit kishte 17 djem dhe 6 vajza të moshës 7-15 vjeç.
    Përveç detyrës së imamit në Xhamin e Kabashit imam
    (S.Sinani, 60-vjet shkollë shqipe në Kabash, Puka dhe shkolla, 1978 fq.92)
    Në këtë xhami shërbyen si imam edhe hoxhallarët si: Sahit Hoxha, Zenel Hoxha, Haxhi Bajram Haziri i cili ka qenë edhe myezin për pak kohë.
    Xhamia e Kabashit sherbeu edhe për fshatrat e tjerë si: Meçe, Krovë, Buhot dhe Llukë. Në atë kohë xhamia e Kabashit zinte vendin e parë për nga xhemati i madh që merrnin pjesë në namaze. Myftinia e rrethit Pukë në vitin 2007 ka bërë çertifikimin e xhamisë së fshatit Kabash me sipërfaqe 204 m2.
    Përgatiti:
    Gezim Kopani

    Link: https://gezim-kopani.blogspot.com/20...it-kabash.html

  2. #2
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    632

    Për: Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #3
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    632

    Për: Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë

    Edhepse tema qenka per xhamine e Kabashit të Pukës, po e postoj një temë të përafërt, por për një xhami tjetër, atij të fshatit Shkozë të Llapushës (Komuna e Malishevës).

    Rrënojat e Xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës, pjesë e listës së aseteve në mbrojtje të përkohshme
    16/11/2020


    Xhamia dhe mejtepi i vjetër i fshatit Shkozë është ndërtuar në vitin 1916. Sipas banorëve të moshuar të këtij fshati në këtë vend ishte vendosur Mehmet Alia me familjen e tij diku në fund të shekullit XVII- të. Thuhet se në atë kohë pjesa ku është xhamia dhe mejtepi i vjetër, tashmë i djegur, ishte përplot me lisa të mëdhenj. Me vonë pasi janë ndarë djemtë, trojet e para i kanë lëshuar vakëf dhe e kanë ndërtuar në këtë vend xhaminë dhe mejtepin e fshatit që deri në luftën e fundit ka qëndruar në këmbë. Pra ka të ngjarë që para mejtepit të jetë edhe ndonjë objekt i mëhershëm që ishte përdorur si xhami. Objekti përbëhej nga dy kate, ku kati parë përdorej për kryerjen e riteve fetare pra si xhami, kurse kati i dytë deri në vitet pesëdhjeta u përdor si mejtep dhe më vonë edhe si shkollë.

    Xhamia së bashku me mejtepin (shkollën) ishte ndërtuar me kontributin e fshatarëve. Në këtë xhami shërbyen personalitete të njohura të fshatit Shkozë, si hoxha i parë i fshatit Mulla Bajram Bytyçi, njëherësh edhe pleqnarë dhe veprimtarë i njohur i viteve 1900-1913. Pas tij shërbeu Hafës Islam Bytyçi një hoxhë dhe intelektual i ri atdhetar, poet dhe pjesëtarë i organizatës së fshehtë atdhetare ,,Drita” që veproj gjatë viteve 1930-1939, i cili u helmua gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Nish. Gjithashtu në këtë objekt shërbeu edhe Mulla Adem Bytyçi, një hoxhë patriot i cili ishte udhëheqës i burrave të Shkozës dhe më gjerë në luftërat për mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë etnike në Kollashin gjatë viteve 1942-44, si dhe i cili pas ripushtimit të vendit nga komunistët partizan, qëndroj nëpër male si kaqak deri në fund të vitit 1946. Në këtë xhami shkollë, përveç mësimeve fetare hoxhallarët patriot qysh gjatë Jugosllavisë mbretërore, fshehtas u kishin mësuar fëmijëve shkrim – leximin në gjuhën shqipe, përmes librave shqip që i kishin siguruar në fshehtësi nga konsulli i Shqipërisë në Shkup. Hoxhallarë të njohur si Hafëz Resim Bytyçi dhe Hafëz Sylejman Bytyçi gjithashtu kanë shërbyer në këtë objekt.

    Ky objekt vazhdoj edhe pas vitit 1945 të përdorej si xhami, si mejtep për mësim fetar dhe si shkollë laike. Ky objekt u shfrytëzua edhe për shkollën e parë të fshatit Shkozë, deri në vitin 1953 kur edhe u ndërtua objekti i ri i shkollës në fund të fshatit. Banorët e fshatit i kujtojnë edhe mësuesit e parë që shërbyen në këtë objekt si: Bajram Qosa nga fshati Opterushë, Azem Kastrati nga Damaneku, A. Bujupi nga Arllati, Ramadan Telaku nga Banja, Riza Krasniqi nga Pagarusha, Istref Paqarizi nga Dragobili etj.

    Pushteti Jugosllav këtë objekt e përdorte edhe për takime, mbledhje por edhe për aktivitetet e tij kundrejt banorëve të fshatit gjatë viteve të vështira të pas luftës së dytë botërore, si në kohën e OZN-së, Reformës agrare (Dorëzimit të tepricës së drithit – Otkupit, ku banorëve u merrej dhunshëm ai pak drithë që kishin), periudhës së Rankoviqit (rrahjet dhe maltretimet e banorëve në emër të çarmatosjes së banorëve).

    Objekti i xhamisë dhe mejtepit u rinovua në vitin 1967, kur iu ndërrua kulmi. Gjithashtu nga janari i vitit 1999, përveç si xhami, pjesa e mejtepit u shfrytëzua edhe nga kompania e UÇK-së e fshatit Shkozë, si vendkomandë dhe vendstrehim i pjesëtarëve të saj. Forcat serbe pasi thyen pozicionet e UÇK-së në mars të vitit 1999 e dogjën dhe e shkatërruan tërësisht këtë objekt dhe shtëpitë e tjera të fshatit Shkozë.

    https://prizrenisot.net/rrenojat-e-x...te-perkohshme/
    Ndryshuar për herë të fundit nga SHKOZA : 09-09-2024 më 09:41
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •