Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    Basha flet pas daljes nga SPAK: Do bashkëpunoj me drejtësinë, hetimi në Belgjikë është vendosur të shkojë deri në fund

    Emri:  398129A0-10AD-4F16-96B3-25C63E1A2CC1.jpg

Shikime: 775

Madhësia:  25.1 KB

    Basha del nga dyert e SPAK: Do bashkëpunoj me drejtësinë duan apo nuk duan non gratat

    Deklarata

    Hetimi në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi por i por i PD. Ky është një proces që bëhet. Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashkëpunimit me politikën në Shqipëri janë unike.

    Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merrni kamerat dhe largohuni. U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon.

    Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera.

    Lapsi

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    A i kanë ndaluar prokurorët belgë largimin nga Shqipëria, Lulzim Bashës?

    Pas dëshmisë se Lulzim Bashës para prokurorëve të Belgjikës në prani të prokurorëve të SPAK në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në “Toyoto Yaris” në qershor 2018, analisti Çim Peka ka deklaruar se Lulzim Bashës i kanë ndaluar largimin nga Shqipëria.

    Ja se çfarë tha analisti: Prokurorët belgë dje i kanë dorëzuar prokurorëve shqiptarë të SPAK pyetjet që duhet ti bëheshin Bashës dhe kanë marrë pjesë në seancën e dëshmisë. Pyetjet kanë qënë që dje të dërguara dhe në bazë të përgjigjeve të Bashës prokurorët belgë kanë caktuar një seancë tjetër dhe i kanë kërkuar të mos largohet nga vendi. Nëse Basha është vetëm person që ka vetëm dijeni, pse duhet të lihen tre seanca dëgjimi të merret në pyetje nga prokurorët belgë?

    Ndërkohë nga selia blu mohojnë një gjë të tillë, pasi thanë se ajo çfarë ka thënë Basha para prokurorëve belgë mbetet sekret hetimor.

    Pyetjet janë fokusuar në identitetin e personit që i ka dhënë informacione kryedemokratit që sipas informacioneve bëhet fjalë për një emigrant shqiptar në Belgjikë.

    Kush është personi që informoi?

    Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike?

    Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?

    Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit. Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.

    Koha Jone

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    “Një emigrant shqiptar i ka dhënë informacione”/ Zbardhen pyetjet e prokurorëve belgë ndaj Bashës në SPAK. Cilat janë çështjet e tjera që kanë rikthyer disa herë hetuesit nga Belgjika në Shqipëri (E plotë)

    Gazetarja Klodian Lala ka zbardhur pyetjet që grupi me hetuesit dhe prokurorët belgë i kanë bërë kryedemokratit Lulzim Basha ditën e sotme gjatë marrjes në pyetje.

    Pyetjet janë fokusuar në identitetin e personit që i ka dhënë informacione kryedemokratit që sipas informacioneve bëhet fjalë për një emigrant shqiptar në Belgjikë.

    Kush është personi që informoi?

    Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike?

    Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?

    Në pyetjen e parë nga informacionet që ne kemi siguruar nga grupi i hetuesve belgë ai fliste për një emigrant. Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit . Ditën e sotme prokurorët belgë janë shumë hermetikë duke qenë se prokurorët shqiptarë kanë dështuar në hetimin e kësaj çështjeje.

    Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.

    Kanë pyetur persona të tjerë bëlgët?

    Prokurorët belgë janë një grup i madh edhe me hetues për të patur një panoramë më të qartë edhe për disa nga grupet kriminale kryesisht ne Elbasan dhe kanë patur një aktivitet më të zgjeruar se zoti Basha.

    (BalkanWeb)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    Ish-prokurori Trenova: Si u përdor Lulzim Basha nga klani i narkotrafikantëve të 'Toyota Auris'

    Ish-prokurori Gentian Trenova ka ofruar një pistë interesante lidhur me çështjen “Toyota Auris” sipas të cilës Basha është futur në një spirale intrige për të goditur aksionin e policisë belge, pa e ditur se ajo deklaratë do i kushtonte shtrenjtë.

    Trenova shpjegon në një postim se belgët kanë pasur informacion për ardhjen e parave në Shqipëri, por kanë dashur të gjejnë pronarët e tyre.

    Belgët lanë të lirë ngarkesën dhe për këtë njoftuan edhe autoritetet shqiptare se po vinte ngarkesa me paratë dhe persona të rëndësishëm në polici qenë garat te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës.

    “Autoritetet e huaja kanë patur informacion për ardhjen e parave me automjetin Toyota Yaris në Shqipëri.

    Ata kanë dashur të gjenin pronarët e tyre duke lënë të lirë ngarkesën nga kontrollet deri sa paratë të përfundonin te pronari.

    Për këtë qëllim janë lajmëruar edhe autoritet shqiptare se në Shqipëri po vinte ngarkesa me paratë.

    Persona të rëndësishëm në polici kanë qenë garant te pronarët e parave për moskontrollin e ngarkesës, por informacioni nga belgët ka prishur planet”- shkruan Trenova.

    Ish-prokurori thotë më tej se duhej të gjendej një mënyrë që paratë të ndaloheshin në port pavarësisht kostosh të humbjes së parave dhe me siguri i mbushën mendjen Bashës të bënte denoncimin në parlament.

    Dhe duket sipas, Trenovës se denoncimi prishi planet e belgëve për të zbuluar rrjetin kriminal.

    “Duhej të gjendej një mënyrë që ngarkesa të ndalohej në port dhe për këtë situatë të papritur janë lajmëruar edhe pronarët e parave.

    Situata ishte e vështirë dhe duhet të ndërpritej procesi pavarsisht kostos për humbjen e parave në ngarkesë.

    Me siguri është gjetur një mënyrë për t'i mbushur mendjen Luli Bashës ta bënte denoncimin në Parlament. Denoncimi në parlament ka prishur planet e belgëve dhe ishte mënyra më e mirë për të mbuluar rrjetin kriminal në Shqipëri. (nuk ka asnjë llogjikë që Luli Basha të jetë bindur nga ndonjë mesazh anonim apo nga ndonjë person i rëndomtë).

    Tani Luli Bashës i ngelet të tregojë rrjetin kriminal”- shkruan Trenova.

    Basha denoncoi në parlament në qershor të vitit 2018 se në Portin e Durrësit do kalonin miliona euro dhe akuzoi në Parlament, socialistin Taulant Balla.

    Syri

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    Artan Hoxha: Si u njoftua Basha per Toyota Yaris, paratë ishin të një grupi të lidhur me të

    Nga Artan Hoxha

    Një ndihmë e vogël për Bashën, që nuk dëshmon dot se nga e mori informacionin për ardhjen e Toyota Yaris me 1.5 milionë euro të narko-trafikut.

    Por dhe një indicie për prokurorët belg, përpara se të largohen nga Shqipëria, që të mos lodhen më me linjën Bruksel-Tirane, për të marrë në pyetje shefin e PD-së zyrtare.

    Pyetja bazë e prokurorëve federalë belgë, por dhe e opinionit shqiptar, është si e mori vesh Lulzim Basha se drejt Shqipërisë po vinte një autoveturë me një sasi të madhe parash të narko-trafikut??!!

    Saktësia e informacionit që ai publikoi në Kuvendin e Shqipërisë më 22 qershor 2018 është e denjë për skena filmash të Netflix.

    Informacioni i Bashës ishte aq i saktë, sa duket e çuditshme pse pronarët e 3.4 milionë eurove, vendosën të mos e ndryshonin itinerarin e trajlerit të nisur nga Belgjika.

    Ngjarjet në 48 orët në vijim, u zhvilluan pikë për pike siç e deklaroi Basha në Kuvend.

    Me të vetmin ndryshim, paratë nuk ishin të grupeve të Elbasanit, që kishin lidhje me pushtetin, siç tha Basha, por të një grupi tjetër, i cili për fat të keq rezultoi se kishte lidhje me Bashën dhe partinë e tij.

    Mundësitë që kreu i opozitës të kishte këtë informacion kaq të saktë, për një lëvizje miliona euroshe të krimit të organizuar janë vetëm dy:

    E para; njëri nga grupet kriminale rivale, njoftoi opozitën në mënyrë që operacioni i kundërshtarëve të tyre, të bëhej publik, dhe paratë të kapeshin duke dëmtuar rëndë rivalët.

    E dyta; informacioni “rrodhi” nga ndonjë agjenci e zbatimit të ligjit, ku një zyrtar “dashamirës” i opozitës, duke mos pasur besim te eprorët e tij, njoftoi për dijeni dhe Lulzim Bashën…

    Kronologjia e ngjarjes rrodhi në këtë menyrë:

    22 qershor 2018,

    Basha denoncon në Kuvend transferimin e parave të narko-trafikut nga Europa drej Shqipërisë, prej një organizate kriminale, e cila ka lidhje me qeverinë e Rames dhe me eksponentë të rëndësishëm të PS-së.

    Ai tha se 1.5 milionë euro po vinin në Shqipëri me një Toyota Yaris.

    24 qershor 2018,

    Policia e Shtetit bën “bingo” pasi ndalon në portin e Durrësit një trajler që vinte nga Belgjika, në të cilin u kapën dy autovetura Toyota Auris, me 3.4 milionë euro brenda tyre.

    Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?!

    Me datë 20 qershor 2018, 48 orë përpara se shefi i opozitës të fliste në Kuvendin e Shqipërisë, një mesazh mbërrin në telefonin e një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar.

    Saktësisht në orën 09:31 minuta të datës 20 qershor 2018, një person që identifikohet si punonjës i Shërbimit Informativ Shqiptar, njofton se, një mjet transporti, karroatrec me disa vetura të ngarkuara sipër tij, pritet të futet në territorin e Shqipërisë deri në mbrëmje.

    Informatori thotë se, një veturë po transporton një sasi të madhe parash për llogari të një klani trafiku.

    Burimi është aq i bindur ne informacionin e tij, sa jep të dhëna për targën e mjetit, madje dhe emrin e shoferit.

    Ai sqaron se, me “90% paratë do hyjnë nga Porti i Durrësit”.

    Por thotë se paratë mund të hyjnë dhe nga pikat e kalimit kufitar në veri të Shqipërisë, në Muriqan ose në Hanin e Hotit.

    Në fund dërguesi i mesazhit edhe pse është punonjës shteti, kërkon të ngelet 100% anonim, madje uron që kapja e parave, të realizohet nga policia…

    Këtë sms (të cilën nuk e di nëse ndodhet në dosjen e prokurorisë) të dërguar një drejtuesi të lartë të shtetit, dy ditë përpara se shefi i opozitës te fliste në Kuvend dhe 4 ditë përpara se të kapej ngarkesa me 3.4 milionë euro, po e publikoj më poshtë.

    Ky fakt, uroj së paku të kthjellojë shefin e PD-së, Lulzim Basha se nga i ka ardhur informacioni.

    Por dhe të orientojë prokurorët belg, për çfarë saktësisht ta pyesin dëshmitarin e vyer të tyre…

    Emri:  auto_mesazhi11644582994.jpg

Shikime: 773

Madhësia:  56.0 KB

    Syri

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha merret në SPAK nga prokurorët belgë për 3.4 milionë euro të “Toyota Yaris”

    Berisha: Basha dekonspiroi operacionin e 4 shteteve, belgët do t'i shkojnë deri në fund

    Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Njësisë Administrative Guri i Zi në Shkodër, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

    Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun duke inverstuar në të gjitha qarqet më pak se 2/3 e asaj që është investuar me rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'.

    "Diskriminim racist i Shkodrës dhe veriut nga Edi Rama. Nëse marrim investimet e dhëna për të gjithë zonën e Veriut ato përbëjnë më pak se 2/3 e ivestimeve për rrasa guri në sheshin 'Skënderbej'. E kam denoncuar me dhjetëra herë. Voltana i ka qëndruar parimit të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave si në Ana e Malit dhe Guri i Zi", vlerësoi Berisha.

    Lideri historik i PD tha se revolucioni i demokratëve është në sprovë të madhe, pasi qeveria ka angazhuar gjithçka për ta ndalur, në bashkëpunim me ish-kryetarin e PD.

    Berisha akuzoi edhe Bashën se dekonspiroi operacionin e 4 shteteve për çështjen e 'Toyota Yaris', por shtoi se belgët do t'i shkojnë deri në fund hetimit.

    "Revolucioni ynë është në provë të madhe sepse kundër tij për të ndaluar dallgën e tij, narko shteti ka mobilizuar të gjitha potencialet e tij, por si asnjëherë në 30 vite, ne na doli ish-kreu i partisë kallp, na doli siç i thotë populli arrë me vrimë, e prishur. Edi Rama e mori peng me dosje ku ishte kryekëput i inkriminuar. Secili prej jush nëse del në Tv dhe dekonpsiron një operacion policor kryen një vepër penale dhe dënohet. Operacioni policor që denoncoi Lul Brava ishte operacioni i 4 shteteve. Sa mori sa nuk mori nuk e di, por di atë që akuzën që i bëri prokuroria për dekonspirim të operacionit ia mbylli Edi Rama.

    Por akuzën e Belgjikës nuk ia mbyll dot e Edi Rama dhe ata do t'i shkojnë deri në fund këtij problemi", tha Berisha.

    Ish-kryeministri ftoi demokratët që të bashkohen me koalicionin opozitar 'Shtëpia e Lirisë'.

    "Ftoj edhe ata pak banorë që të bashkohen me ne, të mos e identifikojnë veten me një njeri të të pabesë, të marrë peng, nuk iu lidh asgjë me atë, ata janë të lidhur me ju. Duhet ë jemi të të gjithë së bashku, nga ky proces do të dalim më të bashkuar se asnjëherë. Kemi betejë të madhe përpara. Ata kanë konfiskuar logon, e kanë rrëmbyer dhe ai nuk del vetë në shesh betejë se e di mirë se iu ia merrni fytyrën, por i le kandidatët me logon dhe përpiqet të mashtrojë që njerëzit të votojnë një logo e cila është e tëra në dispozicion të Edi Ramës dhe Lul Bravës. Ndaj ju ftoj që të qartësojmë çdo votues të Gurit të Zi, të Shkodrës, nga Shala e deri në Velipojë se logoja e opozitës së vërtetë, logoja e Bardh Spahisë është Shtëpia e Lirisë, vota e numrit dy për kandidatin tuaj", theksoi Berisha.

    Syri

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Një ditë pas largimit të Ballës, rikthehet dosja me 3.4 milion euro në Toyota Yaris

    Emri:  yaris-2048x1152.jpg

Shikime: 1646

Madhësia:  38.3 KB

    Kur dëgjoi Ramën që i njoftoi largimin nga zyra e ministrit të brendshëm për ta degdisur në vartës të Elisa Spiropalit, Taulant Balla thjesht u shtang. Ai ishte ulur disa radhë pas kryetarit. Në krahun e djathtë kishte ministren e turizmit Mirela Kumbaron, që nuk u përmbajt dhe e pyeti nëse dinte gjë. Balla shihet që rrudh fytyrën nga shija e keqe që i lanë fjalët e Ramës. Kur i afrohet Veliaj, Balla ngriti supet me një buzëqeshje të hidhur.

    Nga filmimet më poshtë dallohet se lajmi i shkarkimit i erdhi surprizë.


    Gjithsesi, një operacion i SPAK të hënën, një ditë pas largimit të Ballës nga ministria e brendshme ngre dyshime se shkarkimi ishte një vendim që Rama ishte i detyruar ta merrte.



    Gjithsesi, një operacion i SPAK të hënën, një ditë pas largimit të Ballës nga ministria e brendshme ngre dyshime se shkarkimi ishte një vendim që Rama ishte i detyruar ta merrte.

    SPAK urdhëroi arrestimin e prokurorit të Vlorës Aurel Zarka, hetueses së BKH-së, Eriona Dautaj, avokatit Radovan Çela dhe të një personi të quajtur Astrit Vladi.

    Ky i fundit, Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i Alfred Vladit. Këta të dy janë personat e shpallur në kërkim për 3.4 milion eurot që erdhën në Durrës të fshehura në dy Toyota Yaris në vitin 2018.

    Më saktësisht, sekuestrimi ndodhi në 24 Qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit. Dy makinat ishin nisur nga Belgjika dhe shërbimet partnere po i ruanin për të marrë vesh kush do t’i priste paratë në Shqipëri.

    Tre persona u arrestuan, dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat. Fillimisht u tha në media se ishin 5 milion euro, pastaj zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.

    Emri:  Captudffffre-1024x372-1.jpg

Shikime: 1649

Madhësia:  27.6 KB

    Por historia komplikohet për shkak të një denoncimi të fortë që kishte bërë Lulzim Basha 3 ditë para operacionit të policisë.

    Në seancën parlamentare të 21 qershorit, Lulzim Basha drejtoi gishtin nga Taulant Balla dhe tha: “Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashke me kryeministrin Edi Rama) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”,– tha Basha.

    Kapja e makinave në Durrës ishte provë se Lulzim Basha dinte diçka më shumë. Që nga ajo ditë, si për Lulzim Bashën, ashtu edhe për Taulant Ballën nisën telashet për sqarimin e të vërtetës.

    Basha nuk sqaroi asnjëherë se kush ishte lidhja e Taulant Ballës me paratë e sekuestruara në makina. Nga ana e tij, Taulant Balla e hodhi në gjyq për shpifje dhe më vonë Basha u dënua me 50 mijë lekë gjobë.

    Edhe policia shqiptare nisi hetimet për dekonspirim të operacionit, ndërsa prokurorët belgë erdhën në Tiranë dhe kërkuan të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

    Elvis dhe Alfred Vladi nuk u arrestuan asnjëherë për 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika. Të dy e dinin se ishin zbuluar kur dëgjuan Lulzim Bashën të bënte denoncimin në parlament.

    Mendohet se operacioni i SPAK për arrestimin e Astrit Vladit ka të bëjë me bisedat në SKY ECC. Këto biseda mund të zbulojnë diçka më shumë për këtë histori.

    Lapsi.al

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

    Me urdhër të SPAK është arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka me akuzën e "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".

    Nga Jerola Ziaj

    Emri:  PHOTO-2024-06-28-10-00-09.jpg

Shikime: 1621

Madhësia:  22.1 KB
    Prokurori Aurel Zarka in KPK | Foto; LSA

    Të hënën është arrestuar në Vlorë drejtuesi i Prokurorisë Aurel Zarka, si dhe hetuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Dautaj, njëkohësisht magjistrate në Shkollën e Magjistraturës.

    Zarka është shoqëruar nga policia e Vlorës gjatë natës dhe është transferuar në Tiranë. Se bashku me Zarkën dhe Dautajn është arrestuar avokati Radovan Cela dhe biznesmen Astrit Vladi.

    Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.

    Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris'

    Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

    Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.

    Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.

    Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës.

    Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Auris”.

    BIRN

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    ‘Toyota Yaris’: Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë

    Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet nga SPAK për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në katër çështje penale që lidhen me dosjen e “Toyota Yaris” si dhe një hetim pasuror të Suel Çelës – duke ngritur pikëpyetje mbi prokurorët dhe gjyqtarët që lehtësuan akuzat për këto dosje.

    Nga Edmond Hoxhaj

    Emri:  PHOTO-2024-06-28-10-00-09.jpg

Shikime: 1606

Madhësia:  22.1 KB
    Prokurori Aurel Zarka in KPK | Foto; LSA

    Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, SPAK – duke ngritur hije dyshimi mbi një rreth prokurorësh dhe gjyqtarësh që lehtësuan akuzat për këto çështje.

    Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.

    Sipas njoftimit të SPAK, procedimi për këtë çështje u regjistrua në shkurt të këtij viti, ndërsa janë marrë informacione nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit si dhe janë marrë prova nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera.

    “…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

    Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik, se nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj të mbrojturit prej tij. sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.

    Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

    Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

    Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri dhe u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit.

    Hetimet e atëhershme dështuan të provonin se trafiku i parave përmes makinave të përdorura ishte pjesë e një skeme të pastrimit të parave. Një investigim i mëparshëm i BIRN gjeti se si prokuroria dhe më pas gjykata pranuan si provë alibinë e të akuzuarve – duke e çuar çështjen përfundimisht në gjykatë për veprën penale të “modeklarimit të të hollave në kufi”.

    Sipas SPAK, prokurori Zarka në bashkëpunim me Erjona Dautin, Astrit Vladin dhe Radovan Çelën kanë tentuar të ushtrojnë ndikim të paligjshëm përgjatë viteve 2018-2020 për katër çështje penale që lidheshin me të pandehurit Elvis Vladi, Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri.

    Një tjetër çështje ku dyshohet se është ushtruar ndikim lidhet me hetimin pasuror ndaj Suel Çelës në shkurt 2020 nga Prokuroria e Posaçme – një personazh i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Elbasan dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për dy vrasje.

    Tre çështjet e tjera penale ku dyshohet se është ushtruar ndikim i paligjshëm u hetuan nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës.

    Dosja e “Toyota Yaris” u hetua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

    E pyetur nga BIRN, prokurorja Doloreza Musabelliu tha përmes një bisede telefonike se “nuk kishte pasur asnjë ndikim”, ndërsa prokurori Ened Nakuçi ishte i paarritshëm për koment.

    SPAK sqaron se hetimi për këtë procedim penal nuk ka përfunduar dhe se po vazhojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e kësaj çështjeje. Në këtë rast, hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust, autoritetet franceze dhe belge të drejtësisë.

    BIRN

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: I erdhi rradha ministrit Taulant Balla të bëhet kurban tek drejtësia nga Edi Rama

    Belgët hapën ‘Sky’ për 3.4 mln € në ‘Toyota Yaris’ 14 persona të përfshirë. Hetime dhe për prona në Himarë

    Një material i mbërritur në SPAK nga autoritetet Belge, duket se nuk do mbyllet vetëm me arrestimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, pasi emra të tjerë dalin në skenë si të përfshirë në çështjen penale që njihet publikisht si dosja ‘Toyota Yaris’.

    Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi personat e përfshirë në këtë dosje, dalin në ‘Sky’ dhe si të implikuar në mbylljen e çështjeve penale të tjetërsimit të pronave në Himarë dhe Dhërmi.

    Çështja e ‘Toyota Yaris’, nisi fillimisht në Durrës, pas kapjes brenda në makinë të 3.4 milion eurove dhe më pas u transferua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke u orientuar hetimi për veprën penale të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ kryer në formën e ‘Grupit të strukturuar kriminal’.

    Paralelisht me Krimet e Rënda në Belgjikë, prokurori Julien Moinil nisi një hetim për të zbuluar fijet e personave Shqiptarë dhe Belgë që ishin përfshirë në transferimin me kamionë nga Belgjika në Shqipëri të 3.4 milion eurove.

    Në Belgjikë janë vendosur disa persona nën hetim dhe mes të cilëve mësohet se është marë i pandehur dhe avokati Radovan Çela.

    Madje në muajin Shkurt 2022, Moinil mbërriti në Shqipëri për të marrë dëshminë e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, si personi që foli i pari për këtë çështje, duke paralajmëruar në parlament se në Shqipëri po futeshin nga Krimi i Organizuar me mbështetjen e Taulant Ballës, plot 4 milion euro.

    Por teksa në Shqipëri hetimet u zbehën, rasti në Belgjikë u konsiderua shumë serioz, duke bërë që për këtë çështje së fundmi të hapen dhe verifikohen kodet e aplikacionit ‘Sky’ në Belgjikë.

    Deri në këtë fazë të hetimit, Belgët mësohet se kanë zbuluar gati 14 persona si të përfshirë në zbutjen e akuzave për personat e arrestuar në Shqipëri, duke i kërkuar SPAK të veprojë në arrestimin e tyre.

    Ditën e diel, SPAK urdhëroi arrestimin e Aurel Zarkës drejtuesin e prokurorisë së Vlorës. Ndërsa u shpallën në kërkim biznesmeni Astrit Vladi dhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, Eriona Daupaj.

    Po ashtu me masë sigurimi ‘arrest në burg’ u vendos dhe për avokatin Radovan Çela, i cili veç procesit që ka të hapur në Belgjikë tashmë duhet të përballet me një procedim penal edhe në prokurorinë e posaçme SPAK.

    Por siç mësohet nga burime pranë SPAK, kjo dosje nuk ka përfunduar ende, pasi ka dhe persona të tjerë të përfshirë. Burimet thanë se bëhet fjalë për rreth 14 persona, që janë të përfshirë në këtë çështje.

    Deri në këktë fazë SPAK nuk ka dhënë asnjë shpjegim dhe sqarim për sistuatën e arrestimit të prokurorit Zarka dhe shpalljes në kërkim të personave të tjerë, duke lënë të hapur mundësinë se operacioni është në vijim e sipër.

    ORA NEWS

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •