Pak orë na ndajnë nga çelja e kampionatit botëror të futbollit i cili këtë vit do të zhvillohet ne Rusi. Ndeshja e pare do të jetë ajo mes Rusisë mikpritëse dhe Arabisë Saudite, e cila do të hapë rrugën për ndeshjet e njepasnjëshme deri në ndeshjen finale më 15 Korrik ne stadiumin ‘Luzhniki” te Moskës.
32 skuadra, 12 stadiume, 11 qytete, miliona sportdashes dhe tifozë në ngjarjen më spektakolare të futbollit.
Gjermania, kampionia në fuqi dhe njëra prej favoriteve për ta fituar kampionatin, do të duhet të ruhet nga skuadra si Brazili (favoritja kryesore), Franca, Spanja, Argjentina dhe Belgjika për ta çuar përsëri titullin në shtëpi. Kurse skuadrat që do t’i mungojnë më shumë këtij botërori janë Italia dhe Kili, por dhe skuadra të tilla si Uellsi apo Bregu i Fildishtë të cilat nuk arritën të kualifikoheshin.
Parashikimet, skuadrat e preferuara, analizat dhe diskutimet tuaja janë të mirëpritura.
Gjermania gjithmone futet per te fituar trofeun ashtu si edhe Brazili. Spanja gjithashtu ka ekip te mire,mirepo largimi i trajnerit pak dite para fillimit te kompeticionit mund te rezultoje negativ per Spanjen. Mos harrojme edhe Argjentinen.
Këtë birrë do ta blejnë sot të gjithë shqiptarët e Zvicrës. Shikoni çfarë kanë bërë në Luzern
GAZETAEXPRESS
E mërkurë, 27 Qershor 2018 14:41 00
Fabrika e birrës në Luzern e ka bërë ambalazh të veçantë për shishet e birrës që prodhon, në përkrahjes të ekipit kombëtar të Zvicrës për ndeshjen e sotme kundër Kosta Rikës.
Ambalazhi i ri i birrës Luzerner Bier përmban fotografi të simbolit të shqiponjës dykrerëshe, të cilën e bënë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bashkë me kapitenin zviceran, Stefan Lichtsteiner, gjatë fitores 2-1 kundër Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Festimi i Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrerëshe shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit dhe më gjerë, saqë edhe FIFA i gjobiti me nga 10 mijë dollarë secilin.
Sot, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë dhe përfundimtare në Grupin E, dhe i duhet të paktën një barazim për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.
Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status:
“Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”. /Gazeta Express/
Kroacia në gjysmëfinale, FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes
Mes drithërimash Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
120 minutat e lojës përfunduan në barazim 2-2, ndërsa kroatët janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas ndeshjes FIFA ka zgjedhur Modric lojtarin më të mirë të ndeshjes.
Kroacia ka arritur të shkruajë historinë, duke kaluar për herë të dytë në historinë e saj në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Skuadrës së drejtuar nga Zlatko Daliç i janë dashur përsëri penalltitë për të kaluar turin, duke mposhtur këtë radhë vendasit e Rusisë të cilët u dorëzuan nga pika e bardhë, nga ku pak ditë më parë eliminuan Spanjën.
Kapiteni kroat edhe me ndihmën e fatit u tregua i saktë duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 07-07-2018 më 17:19
Krijoni Kontakt