mrdt!

Shiitet e pare, dhe shiitizmi i sodit kane pak dallime me te medhaja. Ne te vertete shiitizmi nuk shihej ne fillim si nje sekt i vecant, por kish vetem karakter politik, keshtu qe shiitet mund edhe te quhen si "opozita" e pare e njerezise. Shkaku u cek shume her ketu, qe thjesht ka te beje me qeverisjen, apo prijesin e shtetit musliman. Karaktere fetare merr ki grup tek me ngjarjet ne qerbela, ku vritet nipi i pejgamberit (as).

Devijimet e metejshme brenda vet grupit kane te bejne me pyetje fillozofike (ekzistojn disa nengrupacione te shiitizmit, si psh. alevitet, apo ismailitet, ithtaret e imamit te 7 ismailit, aktualisht ne krye me Aga Khanin, njerin nder njerezit me te pasur ne bote), keshtu qe "alevitet" bile kane arritur edhe ne shirk absolut, ku Aliut ra. i pershkruhen attribute te zotit, e Muhamedi as. njihet si i derguari i tij.

Shiitizmi si sekt (qe netevertet nuk e pershkruan saktesisht ceshtjen e tyre) i vecant eshte kristalizuar diku ne shek. e 16, pra jo para shume kohe.

Ndryshimet kryesore jane ne drejtesine, ku krahas Kur'anit, Sunnetit te pejgamberit, po meren edhe fjalet, kehsillat e te 14- teve, qe jane 12 imamat (i dymbedhjeti nuk ka figuruar si person ne realitet, por eshte i imagjinuar, disa thuan se ka komunikuar ne fshehtesi me ithtaret, shenime historike per kete nuk ka), Fatimja ra. dhe Aliu ra, si baze e drejtesise (sheriatit) shiitjan.

Kushtetuta aktuale iranjane bile e njeh qeverine si "provisore" sepse legjitimitet te vetem mbi postin e khalifit ushtron IMAMI i 12-te, i cili pritet te shfaqet nga msheftesia, ne te cilen ndodhet aktualisht.

Pa dyshim, vepra me domethenese per shiitet eshte "Kujtesa" e tragjedise ne qerbela, ku imami i tyre, nipi i pejgamberit u vra ne nje beteje.

Fillimi i kesaj ngjarje eshte simptomatik per karakterin e pergjithshem te kesaj ceshtje. Huseinit i ish premtuar nje numer i madh ithtaresh per te bere kryengritje kunder kalifit qe rezidonte ne damask asaj kohe. Por keta nuk u takuan kurre, sepse ata ithtaret qe duheshi ti bashkangjiten grupes se Huseinit nuk erdhen.
Keshtuqe procesionet qe ne sot i shohim ne TV apo qe i lexojm, jane nje mund, per te permiresuar gabimin e atehershem, qe nuk i dolen ne ndihme Huseinit. Por, pasiqe ne islam ndalohet vetvrasja, ata kane arritur ne kompromisin, qe ta gjakojn vetveten, te pesojn dhimbje trupore, duke shpresuar keshtu qe zoti tua leshoj mekatin qe kane bere asaj kohe. Caku "fillozofik" i kesaj vepre eshte vdekja, sepse ata asaj kohe e kane ditur se nuk do te rezistojn ne kryengritjen, dhe se te gjithe do te kishin vdekur kollektivisht. Prandaj, sot e kesaj dite, ekziston mendimi i nje vdekje kollektive. Kjo bile arin en ate shkalle qe, nje shiit, i cile mbijeton ne lufte, te kerkojn falje pse ka mbijetuar (prej Mullahut psh.)!!!.

Ne pergjithesi, shiitet nuk jane ndjekur kurre nga qeveritaret sunnit, per shkakun e devijimit nga praktika fetare, problemi i vetem me ta ka qene POLITIK. Sot ekzistojn shume nendega, qe rrezulltojn nga mosqartesia e kerkesave shiitjane, disa here ka patur edhe probleme me imamet, perhskak se nuk ka patur trashegimtare, keshtuqe me imamin e 11 mbaron edhe lidhja e drejtperdrejte trasheguese sipas te dhenave historike. Dilema e mungeses se imamit te 12 eshte zgjidhur me nje "trik" filozofik.

flm