Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Ndryshimet midis myslimaneve Sunni dhe atyre Shia?

    Cilat jane ndryshimet kryesore midis ketyre dy grupeve?

    Faleminderit,

    er.

    *te me falni nese shqiperimi im i 'sunni' dhe 'shia' nuk eshte i sakte. mirepres korrigjime.

  2. #2
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Kjo ndarje ka mė tepėr karakter politik, gjegjėsisht ėshtė lindur nga mospajtimet lidhur me atė se kush do ta udhėheqė botėn islamike pas vdekjes sė Muhamedit a.s. Vetė Muhamedi a.s. ka caktuar njėrin prej as-habėve tė tij si kalif tė ri, i cili nuk ka qenė nga familja e tij. Sunitė mbahen me kėtė rrymė. Ndėrsa shiitė pretendojnė se kjo e drejtė u ka takuar bijėve tė bijės sė Pejgamberit, meqenėse ai nuk ka pasur trashėgues mashkull.

    Kaq prej meje, ka kėtu tė tjerė mė tė informuar se unė qė tė mė plotėsojnė.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Besoj se Tahox ka dhene nje pergjigjie shume te drejte.
    Por une doja te tregoje thjeshte kuptimet gjuhesore te ketyre fjaleve:
    Fjala Sunni do te thote ndjekje e tradites se profetit Muhamed A.s.
    Kurse rrenja e fjales eshte sunneh qe do te thote tradite.
    Kurse shii Do te thote perkrahes. Pra keto perkrahin idene se pushteti nuk i perket askujt tjeter pervecse njerezve qe rrjedhin prej familjes se Muhamedit a.s por te jemi te sinqerte se vete muhamedi As. zgjodhi udheheqes ebu bekrin dhe jo aliun qe ishte prej familjes se tij.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    arti Maska e kalaja ne pz
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    prizren
    Postime
    6
    Zonjusha-Zonja Kuqalashja nese deshironi per informata ma te hollesishme per grupin shii ma dergoni e_mail`in e Juaj dhe do te mundohem qe ta sqaroj ne hollesi.
    Pershendetje
    kalaja ne pz

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhulius
    Anėtarėsuar
    01-05-2003
    Vendndodhja
    jupiter
    Postime
    9
    sunni jane muslimanet e vertete ata qe ndjekin rrugen e muhamedit a.s dhe kurse shiat jane ata qe kane devijur rrugen e Allahut xh.sh dhe kane bere shirk per mendimin tim ato mund te quhen edhe mosbesimtare sepse ato mendojne qe shpallja duhet ti vinte aliut por xhebraili gabimisht ja ka zbritur muhamedit dhe se kurani nuk eshte i plote por ky qe eshte sot eshte vetem nje pjese e atij qe duhej ti zbriste aliut.
    Shiat jane te ndare ne shume fraksione prandaj nuk mund te themi per te gjithe te njejten gje por per disa grupe ekstremiste shite.
    Pra shiat ne pergjithesi nuk besojne ne shtyllen e pare te islamit prandaj nuk mund te quhen musliman megjithese ato e konsiderojne vehten musliman te mire.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Rrofsh o Kuqe qe pyete se e kam pasur kete pyetje ne koke per shume dite me rradhe.
    A mund te behet ndonje paralelizem me myslimanet e shqiperise ne kete rast? P.sh. sektet e ndryshme qe jane ne shqiperi?

  7. #7
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184
    Une nuk di shum per keto ndryshime te vogla, por sipas mendimit tim eshte me rendesi te jesh musliman i vertet dhe te besosh ne Zot qe do te thot se vetem ai eshte Nje!!

    Arjeta!
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  8. #8
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Arjeta that's it e ke thene shume qarte

    pra Besimi ne Kuran dhe Ne Hadith

    eshte e thjeshte rruga e Zotit s'ka nevoje per komplikacione

    PAQE
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  9. #9
    Me emrin e All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit.

    Per Kuqalashen

    Pervec ndyshimeve politike ka arsye dhe shkaqe te tjera qe e kane zanafillen edhe para ardhjes se Profetit Muhammed [alejhi selam]. Shiizmi mori vrull dhe perhapje ne Iran (ish Persia e lashte) populli i se cilit bartte nje kulture dhe nje fe e cila i kishte ne themel ngritjen e njeshit i cili ishte njekohesisht kryetar i shtetit dhe zot i tyre. Vec kesaj iranianet kishin nje urrejtje dhe perbuzje per arabet duke i quajtur ata njerez te pacivilizuar, te pakulturuar dhe te paarsimuar. Realiteti na tregon se iranianet kishin me shume dije ne shkencat e ndryshme te asaj kohe, sesa arabet te cilet kishin aftesi dhe prirje per poezine dhe per mbajtjen permendesh te tregimeve dhe ngjarjeve. Sic e thame pak me pare iranianet kishin si ideologji te tyre fetare ngritjen ne piedestal te kryetarit te tyre te shtetit duke e trasheguar pushtetin e tij brez pas brezi njekohesisht edhe poziten e tij si zot. Pas ardhjes se Profetit Muhammed [alejhi selam], i cili ishte arab i paster iranianet nuk e pranuan profetesine e tij, por edhe me vone kur e pranuan ate si profet dhe fene e tij (Islamin) ata e kuptuan kete fe dhe filluan ta komentojne ate nga ana dogmatike sipas fese dhe kultures se tyre te me parshme (Zorastoriane - adhurues te zjarrit), duke pretenduar se Profeti [alejhi selam] si prijes i gjithe muslimaneve pas vdekjes se tij caktoi si prijes Aliun - djalin e xhaxhait te tij - dhe harruan se Islami fe te cilen e percaktoi i Madheruari per te gjitha kombet, ngjyrat, racat duke mos bere dallime raciale, fame, pasurie dhe jo me dallime fisnore duke i bere te gjithe njerezit te barabarte para Tij, pervec atij qe eshte me i devotshem ne fe, sinqeritet etj. dhe nuk vuri si kusht devotshmerine e cila bazohet tek gjaku dhe fisi. Njeriu me i devotshem pas Profetit [alejhi selam] ishte Ebu Bekri shoku me i ngushte i tij, i cili ishte arab gjithashtu dhe ai (Profeti) nuk caktoi Aliun si prijes pas vdekjes se tij. Prej ketij casti nisi mosmarrveshja qe doli hapur ne kohen e Othmanit prijesit te trete pas Muhammedit [alejhi selam] dhe prekrahesit e ketoij mendimi u vetequajten shiite (qe shqiperohet parti e vecante te ndare nga shumica) dhe kete ndarje e frymezoi i pari nje fare Abdullahi cifut i cili e pranoi Islamin vetem per ta minuar ate, duke perhapur disinformata dhe pretendime se Aliu duhet ta zevendesonte Profetit [alejhi selam] dhe terreni me i pershtatshem ishte Irani, Iraku dhe Egjipti, shtete me civilizime dhe kultura antagoniste te Islamit, i cili predikonte barazine e gjithe njerezve. Besojme se kaq mjafton per sot.
    Te Allahut jane cfare ka ne qiell e ne toke.

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Po te shikohet mire Arabia, dhe territoret qe i ngerthen ne vete ajo, verehet se edhe Persia e edhe Irani hyjne ne Arabi.

    Nje dallim qe une e kam hasur ne literature:

    Shiite, nuk i drejtohen Mekes (nuk e kthejne koken kah Meka) kur falen, dhe falen tri here ne vend se 5 here sa ishte origjinalisht.

    Nje tjeter, qe e ka permendur edhe Tahox, eshte se Sunni besonin se cdokush i afte, i kualifikuar dhe udheheqes i mire, mund te behej Kalif apo pasardhes i Muhamedit (paqja qofte mbi te). Ndersa Shiite, besonin se vetem personat qe vinin direkt nga familja dhe qe mbanin gjakun e profetit (paqja qofte mbi te) duhej te merrnin ate rol.

    Shiite, quheshin "Partizanet e Alise" - "Partisans of Ali" (Aliu ishte nga familja e Muhamedit) - (paqja qofte mbi te).

    ASD

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndryshimet nė gjuhėn e njėsuar
    Nga dodoni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 16-06-2013, 15:13
  2. Ndryshimet nė Outlook 2007
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 15:40
  3. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-06-2006, 14:18
  4. Ndryshimet mė tė fundit nė forumet fetare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-10-2005, 05:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •