Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Lightbulb

    hej po beni nje gafe:
    Femra ne Bibel nuk eshte skllave e burrit por eshte shoqja, ngushelluesja, keshilluesja e jetes se tij. Nese per kuranin gruaja nuk ka te drejta, per Biblen gruaja ka te drejta(Burri duhet ta doje gruan si vetveten).gruaja mund te jete ministre e Perendise por jo te jete pastoreshe sepse Perendia krijoi burrin ne fillim dhe jo gruan dhe nuk eshte e bukur qe gruaja te jete pastoreshe mbi burrat per fjalen e Perendise(mund te jete ungjilltare, keshilltare, profetese dhe shume gjera te tjera)!

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Sido qe te jete, me pak ndryshime, pak a shume te dyja palet predikojne te njejten gje: femra del si mekatare dhe s'eshte ne te njejtin pozicion me burrin.
    Qe fete kane evoluar, ajo s'diskutohet, nje pale ka mbetur me qindra vjet mbrapa, pala tjeter ka ditur te eci perpara, por zanafillen e kane pak a shume te njejte.
    Mendimet e mia mos i merrni per kapital, jane mendimet e nje injoranteje ne fushen e fese por qe po nxjerr konkluzione nga ato qe po thuhen ketu.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    Dua te them disa gjera te verteta qe pak a shume i dine te gjithe.
    Dhe ajo qe nuk dua te ngjall tek askush jane keqkuptimet.

    Pyetjes perse grate nuk behen prifteresha po e shpalos edhe nje here pastaj po jua a le juve ne dore te gjykoni.

    Ne radhe te pare ne cfare konsiston detyra e priftit ?????

    Besoj se nje nga detyrat me te mirenjohura nga te gjithe eshte ajo e "bariut ndaj grigjes se tij".
    Per te mos hyre me ne thellesi, ne detyra si sherbesat e shenjta dhe kryerja e tyre, apo celebrimi i mistereve te shenjta si Mesha Hyjnore, Pagezimi, Kungimi, Rrefim-pendimit etj.(nuk po zgjatem)

    Mjafton ti hedhim nje sy historise ku nje nga barinjte me te medhenj te koherave qe udhehoqi popullin e izraelit ishte Moisiu. shume bukur mund te thote dikush, se domosdo duhet te ishte nje burre sepse thjesht duke pare poziten inferiore te gruas ne ate kohe do te ishte e paimgjinueshme te ishte nje grua, dhe ky aryetim eshte me vend edhe qendron.

    Por mos te harrojme se ishte Zoti ai qe e zgjodhi Moisiun. Dhe ishte Zoti Ai qe e ndihmoi kete njeri te kryente nepermjet tij ato mrekulli te medha per clirimin e izraelit deri ne ndarjen e detit te kuq me dysh.
    Ashtu si edhe shume mire mund te kishte zgjedhur edhe nje Grua e cila gjithashtu me ndihmen dhe me forcen e tij do te kishte dale triumfuese mbi cdo armik te mundshem.

    Kjo sepse besoj qe per njeriun te cilit Zoti i rri prane dhe e ndihmon, malet behen fusha, deti behet thatesire dhe per te s'ka asnje pengese te pakalueshme qofte burre apo grua sepse eshte Zoti ai qe ia drejton shtigjet.

    Misteri i Pagezimit. Nder me te njohurit eshte ai qe mban edhe vet emrin e ketij misteri : Shen Joan Pagezori.
    Eshte Zoti ai qe paralajmeron lindjen nepermjet engjellit te tij tek Elizabeta dhe qe do te jete nje djale qe do te ece ne fryme te Elias dhe do te ktheje shume veta ne besim.

    Vet Zoti Isu Krisht Kryeprifti yne zgjedh si Apostuj 12 burra.
    dhe i le detyren te jene mesues te kombeve te predikojne ungjillin te perhapin lajmin e mire dhe te Pagezojne ne emrin e Atit, te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte.

    Apostujt me vone kane dishepujt e tyre e keshtu me radhe deri tek Prifterinjte e sotem, dhe lind krijimi i nje hierarkie me ne krye krishtin. (kjo duke lene menjane rrymat e ndryshme fetare qe lindin gjate shekujve te mevonshem). por thjesht te perqendrohemi ne figuren e priftit(burre apo grua) ajo cka na intereson.

    Por njekohesisht Isu Krishti ishte i pari qe permbysi nga themelet mentalitet e vjetra te kohes, Shoqerohet me tagrambledhes, hajdute edhe Prostituta biles jane keto gra qe pendohen dhe i rrijne prane dhe i sherbejne deri ne momentet e fundit.

    Nderhyn ligji i dashurise qe mposht ligjin e te pasurit dhe te varferit, te fortit dhe te dobtit te madhit dhe te voglit. dashuri e barabarte per krijesen Qofte burre apo Grua.

    pa perjashtuar dhe pa mohuar raste ku Zoti shfaqet ne grate si Profeteshe Ana qe mer ne duart e saj Zotin Krisht dhe e frymezuar Prej Shpirtiti te Shenjte fillon e profetizon.

    Lind natyrshem Pyetja:
    Po pse Zoti ne te gjitha keto raste zgjedh Burrat???

    Kete nuk e di.....Eshte zgjidhje qe i takon Zotit dhe jo mua.

    Por thjesht nje pyetje i bej vetes kush jam une qe te Ndryshoj Zgjedhjet e Tij thjesht per faktin se nuk di arsyen???

    A jam une ai qe ndryshoj gjate koherave apo eshte Zoti?????
    A duhet te me pershtatet Zoti mua apo une Atij????

    Nese Zoti Ka zgjedhur keshtu, atehere Lavdi Zotit.
    Nese do te kishte zgjedhur nje Grua Lavdi perseri Emrit te Tij.

    Ato qe deri tani kam mesuar ne sjelljen kundrejt Gruas jane:
    Dashuri, respekt dhe Barazi.

    Por eshte shkruar gjithashtu(1 korintasve 2-16) sepse burri nuk eshte nga gruaja, por gruaja nga burri.
    Edhe sepse burri nuk u krijua per gruan por gruaja per burrin.

    Por disa vargje me poshte vazhdon:

    Gjithsesi ne Zotin as burri s'eshte pa gruan, as gruaj pa burrin.
    Sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nepermjet gruas dhe cdo gje vjen nga Perendia.

    Lavdi Zotit per cdo gje qe ka krijuar.
    Dhe le ti lutemi te na ndricoje mendjet per te kuptuar fjalet dhe urdherimet e tij.

    Dhe me ne fund doja te beja nje pyetje me te vertete te rendesishme me te cilen ia vlen vertet te merresh: Si Shpetimi i Shpirtit.

    Cfare duhet te bejme ne personalisht per shpetimin dhe permiresimin e vetes sone?????
    Si mund te shpetohem une?????
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    femres iu kane hequr shume te drejta qe ne shek. XI si rezultat i reformave te kishes dhe .(pike )
    pse lodheni kot...Ka qene kisha qe i ka bere keto gjera dhe vazhdon ti beje... Ska lidhje ZOTI ketu.
    perpjekja e ermilit qe duke perdorour disa fakte ti japi pergjigje racionale kesaj pyetje nuk shkon pertej nje trajtimi demagogjik te ēeshtjes...
    Bye bye

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    Me vjen keq qe SH_H keqkuptohet
    Madje nga te parat fjali qe kam shkruar shpreh se e vetmja gje qe dua eshte qe te kuptohen qarte ato qe shkruhen dhe te mos lindin Keqkuptimet.

    Atehere nese flasim per poziten e femres ne shoqerite antike mesjetare apo moderne. per kete me gjith qejf e kenaqesi mund te hapim nje teme te re kjo gjithmone nese jeni ne ujdi.

    Por une ketu i referohem vetem temes perse Grate nuk behen Prifteresha????????

    Nuk jam ne kundershtim meSH_H sepse cdo njeri ka ate pikepamjen e vet te veshtrimit te ngjarjeve.

    Por le ta shqyrtojme cdo gje me hollesi, thjesht nje shpalosje objektive pa tendenza dhe egoizma dhe me e rendesishmja akoma te qendrojme brenda temes, sepse sado bukur, mire dhe qarte mund te jete shpalosur nje argument, por ka vetem nje mangesi "te vogel" qe nuk i permbahet temes dhe kerkesave te lexuesit do te ishte njesoj sikur dikush te pyeste :

    Sa eshte ora Xhaxha???? 200 Lek kile peshkut bir.

    SH_H shkruan:
    femres iu kane hequr shume te drejta qe ne shek. XI si rezultat i reformave te kishes dhe .(pike )

    Pastaj pyetja i referohet ortodokseve. dhe duhet te perqendrohemi gjithmone ne kete fe dhe ne kete kishe

    Kujt kishe jemi duke iu referuar??????????
    Mjaftojne thjesht librat historike dhe persa i perket Ortodoksise ne shek XI apo ne cdo shekull nuk ka asnje qe merret me pozicionin e burrit e gruas ne shoqeri.(sepse jane gjera qe Krishti i qartesoi shume mire DASHURI PER TE GJITHE) persa u perket Reformave qe kemi pas ato jane te Tipit Dogmatik si (KESHILLI I NICEAS, KOSTANDINOPOJES EFESIT etj). nese i referohet ndonje Kishe tjeter atehere......nuk kuptoj perse eshte shkruajtur......

    Pastaj edhe nese i referohet ndonje kishe tjeter dmth asaj Katolike. Sepse shek XI eshte shek i ndarjes se kishes Universale ne ate te Perendimit (KISHA KATOLIKE ROMANE) dhe ne ate te lindjes (KISHA KATOLIKE ORTODOKSE).

    Mbase gabohem por nuk di qe perpara shek. XI femrat mund te beheshin prifteresha. dhe aq me shume qe ne shek XI te kete dale ndonje reforme qe ndalon berjen e femrave prifteresha gje qe ne thelb Supozon se ato qe nga shekujt me pare deri ne kohen e reformave gezonin te drejten dhe beheshin prifteresha.
    Kjo gjithmone nese SH_H i permbahet temes.

    Nese nuk i permbahet temes per te cilen shkruaj atehere.......nuk e di c'te them.....dhe nuk kuptoj as qellimin e shkrimit si antiteze Gjykoni ju vete.

    Une Shkruaj:
    Ato qe deri tani kam mesuar ne sjelljen kundrejt Gruas jane:
    Dashuri, respekt dhe Barazi.

    Mjafton ti hedhim nje sy krishterimit dhe te shikojme sesa ka evoluar pozicioni i gruas ne shoqeri. dhe jo vetem i gruas por edhe i shoqerise. Zhduken forma si skllaveria. ne kohen e Abrahamit nje burre mund te kishte 7 gra me vone ne dhiaten e re percaktohet shume qarte qe burri duhet te kete vetem nje grua.Mjafton nje krahasim i thjeshte i vendeve te krishtera ne perandorine romake me ato vende te cilat ishin ende Pagane ku nga grate apo femijet mund te beheshin sakrifice kushtuar zotave te tyre etj.

    Dua ti them SH_H thjesht si vella, se qe te shkruash dicka qe me te vertete te kete vlera dhe qe ti interesoj dikujt, ne radhe te pare duhet ti bejme nje pyetje te sinqerte vetes sone, nese jemi pak a shume kompetent ne kete fushe dhe nese mund ti jemi si ndihme tjetrit i cili na shfaq nje pyetje per thellimin e njohurive te tij personale. A jemi duke iu permbajtur temes apo po shkruajme thjesht dy fjale ashtu sa per kenaqesine tone personale te te debatuarit. Debati eshte nje gje shume e bukur kur shfaq informacion, nje rrjedhje logjike te ngjarjeve, retorike, Argumentim
    te ideve te cilat folesi shfaq, por dhe qe me pas shfaq tolerance dhe i ndan ato me te tjeret dhe ua le atyre per gjykim gjithmone me sensin e mire te arsyetimit.
    dhe duke lene larg tendenca dhe egoizma por le ta marrim thjesht si nje pune kerkimore e cila zhvillohet ne grup, me objektiv zbulimin dhe arritjen e qellimit duke konsideruar tjetrin me shume si bashkepunetor sesa si kundershtar, gjithmone nese kjo pune na intereson.

    Pyetja ne fillim eshte shkruajtur nga kuqalashja dhe pohoj me keqardhje qe me debate te tilla nuk e informojme ate aspak per ate qe kerkon te dije:
    Perse feja ortodokse nuk lejon femrat te behen Prifteresha?
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    menyra se si shkruan ti tregon qe ne nje te ardhme te shpejte mund te behesh politikan i mire . Ke shkruajte shume por nuk ke thene asgje.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    Ke te drejte shume bukur.

    Pikerisht ajo qe shkruajta edhe me pare, se me debate te tilla njeri ndaj tjetrit, Kuqalashes nuk i kemi treguar Asgje.

    Me behet Qejfi qe arrite ta kapesh thelbin e ceshtjes.
    Sepse mbase mund te jene shkruar argumenta te dobishem dhe te shfaqur ne nje menyre pak a shume interesante, por qe japin shume pak informacion ne lidhje me temen.

    Nje pyetje : A me thua pra se si mund ti vijme kesaj Vajze per ndihme???????
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    ajo ska kerku ndihme...

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ajo qe eshte interesante jo vetem ne kete teme por edhe ne realitetin e shekullit te XXI qe jetojme, eshte se njerezit perpiqen ta nenshtrojne moralin fetar, pavaresisht se morali njerezor eshte derivat i atij fetar. Njerezit mundohen ti ndryshojne apo perkulin te vertetat absolute biblike per te justifikuar moralin njerezor.

    Femra u krijua nga brinja e nje mashkulli dhe jeta e saj eshte plotesisht e lidhur me jeten e mashkullit, qofte babai ne moshen e femijerise, qofte bashkeshorti kur martohet. Me perjashtim te murgeshave qe zgjedhin tia dedikojne gjithe jeten e tyre Perendise (murgeshat e mbulojne koken e tyre), te gjitha grate e tjera shpetimin e Perendise e marrin nepermjet besimit te burrave ne jeten e tyre.

    Arsyeja perse femra nuk mund te predikoje Lajmin e Mire eshte pikerisht fakti se mekati eshte i trasheguar ne qenien e saj, mbi to bie mekati i Eves, nenes se njerezimit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    13
    Shume bukur More SH_H.
    atehere meqe nuk po i kupton disa gjera apo mbase po ben gjoja........... megjithese nuk me intereson,, sepse skam aspak deshire te futem ne zenka apo debate pa kuptim apo te ulem ne nivele te tilla.

    Do te thoja se meqe kuqalashja ka bere nje pyetje atehere kerkon nje pergjigje pak a shume objektive edhe sa me shume afer se vertetes qe te jete e mundur.

    Atehere nese ndokush sado pak i kulturuar ne fushen e ortodoksise ka mundesi ti pergjigjet kerkeses se saj eshte i mirepritur.......
    Ai qe ka keto cilesi te tilla i vjen ne NDIHME asaj ne lidhje me kerkesen qe ajo ka parashtruar....
    Besoj Se idete ne Lidhje me fjalen NDIHME u qartesuan!!!!!!!
    Megjithese djalosh duket qarte se nuk JE FUTUR NE FORUMIN KETU PER TE DHENE NDONJE INFORMACION TE DOBISHEM, POR THJESHT PER TE HAPUR NDONJE DEBAT PAKUPTIM.....

    Debat ky i shfaqur qe ne fillim... dhe kete e them duke shfaqur pohimin tani e duke ditur qe me pare realizimin e vertetesise se tij... SE NE PERGJIGJEN TENDE TE ARDHSHME NUK DO TE KETE ASNJE TE DHENE INFORMATIVE SE :
    "PERSE FEJA ORTODOKSE NUK I LEJON FEMRAT TE BEHEN PRIFTERESHA?????"


    Mjafton nje mendje sado e ngushte qe te jete per ti kuptuar dhe per tu koordinuar ne disa rrethana.... sepse nje njeri vetem kur sdi asgje ne lidhje me nje fushe te caktuar fillon e shfaq kundershtime pa baza "jo keshtu apo ashtu....jo me the e te thashe" (pjese keto te debateve banale e volgare qe s'jane te denja ti afrohen as minimumit te fineses,qe eshte i domosdoshem ne ambjente te tilla bashkebisedimi).

    Sepse nje njeri nese do te ishte kompetent ne nje fushe te caktuar, nese nje dite do ti behej nje pyetje rreth saj do te pergjigjej me kenaqesine me te madhe per ate qe di sepse i eshte dhene rasti te shfaq frytin e punes se tij. Pune kjo e bazuar tek eksperienca, Studimet apo ndonje kerkim i detajuar dhe ne meyre shkencore, Perberes te domosdoshem keta te cilet implikojne pjekjen e pergjigjes, qofshin ato negative apo pozitive nga ajo e cila lexuesi eshte duke pritur.

    Dhe jane pergjigje te cilat pasi jane konsumuar te lene ate shijen e tyre te embel, te cilat te kenaqin....dhe kjo per vete faktin sepse jane me baza, jane te verteta dhe sidomos objektive, nje frut ky i kompletuar ne te gjitha aspektet.

    Por eshte e kote te keputesh nje frut qe nuk njeh, eshte e kote te pershkruash karakteristikat dhe cilesite e tij ne baze te pamjes se jashtme dhe pa u thelluar dhe analizuar me tej, pa e shijuar me pare per te vleresuar ate cka me te vertete eshte, sepse megjithese i mrekullueshem nga jashte mund te rezultoje vdkjeprures perbrenda, mund te te fale lehtesisht hithtesine e padeshiruar dhe nje boshllek akoma me te madh.

    Theksoj perseri me keqardhje realizimin e pohimit ne vertetim.
    ndizni dritėn e dashurisė dhe me tė ndriēoni botėn

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnė parajsėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Akuza korrupsioni pėr klerin nė Greqi
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 16:01
  5. Njė kishė jo fort ortodokse
    Nga angeldust nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 01:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •