Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Edi Rama është sjellë si rrugaç ndaj gazetares Ambrozia Meta duke u përpjekur ta ofendojë të fyeje dhe ta intimidojë duke i përmendur faktin e thjeshtë se edhe pronari i saj Tv Fax News ka një problem me vëllain njësoj si ai i Fatmir Xhafës.

    Gazetarja Meta me qetësi dhe profesionalizëm insistoi disa herë në pyetjen e saj duke këmbëngulur në faktin e thjeshtë se a nuk gjente dot PS ndonjë ministrër të brendëshëm që nuk ka familjarë të lidhur me trafikantët e drogës. « Pyet pronarin, ti ke ardhur këtë të bësh propagandë » ishin përgjigjet intimiduese të Ramës. Në fund të këtij dialogu disa minutësh kryeministri nuk rrezistoi dot dialogut me gazetaren e akult dhe serioze qe nuk i lëvizte qerpiku, dhe u largua duke braktisur konferencën e shtypit. Ai demostroi një fraxhilitet psikologjik dhe paftësi të theksuar për tu përballur me pyetjet duke bërë gabimin trashanik të gjithë liderve të çekuilibruar që përcaktojnë “pyetjet e fajshme”. Rama tregoi edhe njëherë që ai nuk ka aftësinë për tu përballur me mendimin kritik. Një ditë më parë në një shkrim opinion Fatos Lubonja kishte vërejtur se Rama vuan nga çrregullime psikike: “Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.

    Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike”.

    Ndoshta kjo lloj padurueshmërie e detyroi atë sot të braktisë konferencën për media dhe te largohet i nervozuar nga salla plot me reportere duke i bertitur gazetares edhe pasi ishin mbyllur kamerat: ti te kesh turp .

    ©Lapsi.al


    https://m.youtube.com/watch?v=acD683gCW2Q
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Është e padiskutueshme që Rama bën diferencën në politikën Shqiptare si një reformator Shtetbërës i shkëlqyer. Problemi i tij është administrata dhe njerëzit rreth vetes që ka. Nuk mundet as Rama dhe as Merkel po të ishte të ndryshonte mentalitetin e Shqiptarëve në pak vite. Do të ishte shumë më produktive për të dhe për Shqipërinë që të punësonte në Shtet vetëm të rinj që janë rritur në perëndim dhe mundësisht të mos kenë jetuar asnjë ditë në ambientin e dallavereve Shqiptare. Rrugë tjetër me njerëz që shtetin e shikojnë si pronën e tyre nuk ka dhe nuk mund të ketë. Korrupsioni atje fillon nga presidenti deri te fshesaxhiu i rrugës.Duhet ndërhyrje emergjente për të zëvendësuar që nga polici i thjeshtë deri te ministri i brendshëm. Koha nuk pret dhe Shqiptarët janë lodhur me politikanët antishqiptare që e katandisën shtetin si një estradë fshati..

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Neteorm për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (20-05-2018)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Eshte pjese e mentalitetit Shqiptar, fodulleku.

    Eshte me shqetesuese kur zyrtaret e larte shteterore e mbartin kete dhunti.

    Rama eshte Pordhac qe nuk di asgje.
    Nje ish Basketbollist i skaduar si dhe Piktor i skaduar, nuk mund te presesh shume nga ai.

    Por ai u zgjodh si e keqja me e vogel. Pasi, Sala edhe pak dhe behej Perandor.

    Problemi tjeter me Shqiptaret eshte se e kemi kujtesen si te peshkut, 10 sekondshe.

    Duke sulmuar Ramen me shoke (qe eshte me se e pranueshme), harrojme qe Opozita ka qene dhe eshte me e keqe per Shqiperine.

    Sala dilte ne televizione me pyetje te pergatitura, qe beheshin me teper per marketing sesa per hetim gazetaresk.

    Pokitikanet Shqiptare shajne me nena dhe motra neper Parlamente, intervista e zyra.

    Rama nuk eshte ai qe i duhet apo ai qe do te permiresoje Shqiperine.

    Opozita eshte me e demshme, sepse te njejtet persona qe ishin ne pushtetet e shkuara.

    Dhe me keq akoma, kemi nje President qe eshte hajdut, i korruptuar dhe kriminel.

    Ky president ishte ne pushtet dhe me Opoziten e sotme, qe e shanin i nxorren videon dhe prap e mbajten afer tyre.


    Kjo tregon qe politika Shqiptare eshte monopolizuar, dhe asnje kandidat i ri apo parti e re nuk lejohet "te fise hundet" .


    Rama nuk eshte i denje per te udhehequr, ashtu si asnje person aktual ne politike.

    Duhet nje force e re (ndoshta dhe e jashtme) apo thjesht nje bojkot kombetar zgjedhjeve per ndonje ndryshim.

    Duhet ndryshuar kushtetuta, qe zgjedhja e Presidentit dhe kryeministrit te behet me referendum nga populli dhe jo nga partite.
    Po ashtu, ligjet e kushtetutes te votohen nga populli, qe mos te kete ngerçe apo bllokime nga Partite.

    Mbi te gjitha, tju hiqet imuniteti qe te gjitheve, nuk ka arsye perse te kete imunitet ndaj ligjit asnji!

  5. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Është e padiskutueshme që Rama bën diferencën në politikën Shqiptare si një reformator Shtetbërës i shkëlqyer. Problemi i tij është administrata dhe njerëzit rreth vetes që ka. Nuk mundet as Rama dhe as Merkel ..
    Paske koncepte shume interesante rreth shtetberjes shoku Lazo.
    Kush i beri kriminelet ordiner ministra, deputet, kryetar bashkie, etj? Reformatori Rama.
    Kush vazhdon t’i mbroje me fanatizem keta kriminele? Serisht reformatori Rama.

    Nese ka sot nje kancer qe demton rende shendetin e shqiptareve, ky eshte Edvini.
    Dhe ta vendosesh kete lloj kanceri ne nje linje me Merkelin, eshte njesoj si te krahasosh floririn me tunxhin!

    PS: Pse s’kishte kurajo reformatori t’i kthente pergjigje gazetares???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Duke asgje nuk thua përvec propagandës fasade që dëgjon nga pala tjetër..

  7. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke asgje nuk thua përvec propagandës fasade që dëgjon nga pala tjetër..
    Bravo Lazo u pergjigje njesoj si Rama, duke mos thene asgje!
    Per palen tjeter hape ti temen dhe e sakatojme me kritika.
    Edhe sikur ta lejme pak palen tjeter, tonelatat me droge qe dalin nga shqiperia po i kapin policite italiane, greke, gjermane, Hollandeze, dhe jo pala tjeter. Kerkesen per t’u distancuar nga kriminelet, ja kerkuan deputetet gjermane ne Bundestag reformatorit.

    Po gjithesesi shumezoi me zero keto qe thashe.
    Dhe ma shuaj pak seriozitetin, pse nuk kishte kurajo reformatori t’i kthente pergjigje gazetares???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Sepse asgje nuk eshte e vertete nga ato qe kerkojne te tjeret ti bejne te verteta dhe dordollisin mendjen e shqipetareve.

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Pyetja Lazo, ishte:
    Perse cakton ne postin e ministrit te mbrendshem, persona te lidhur me trafiqet e droges?

    Megjithate e kot te ta riperseris se ti beson akoma qe kaçatorret e droges ne Divjake ishin mushkonja.
    Vertete mushkonja ishin Lazo???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Pyetja Lazo, ishte:
    Perse cakton ne postin e ministrit te mbrendshem, persona te lidhur me trafiqet e droges?

    Megjithate e kot te ta riperseris se ti beson akoma qe kaçatorret e droges ne Divjake ishin mushkonja.
    Vertete mushkonja ishin Lazo???
    Ne fakt pyetja eshte nul pasi le te nenkuptosh keto:
    1. Ministri dhe ish ministri jane trafikante. Gje qe nuk eshte vertetuar ende ne syte e ligjit. Njeri ne hetim tjetri by association
    2. Si rrjedhoje e te pares rama i bie te jete i inkriminuar dhe bashkepunetor apo dhe me keq shefi i tyre.
    3. Dhe eshte apo jo e vertete kete nuk mund ta pronoje askush aq me teper kur nuk ka fakte.

    Reagimi i tij ishte me te vertere i bute eshte apo jo rama strumbullari i ketij muhabeti.
    Per sa kohe qe do jete ne politike berisha dhe tek kreu i pd-se basha, ramen aty e ke. Pasi ai duhet si kundra peshe. Pd-ja ishte zgenjimi me i madh i shqiptareve, ps-ja e keqja e domosdoshme.

  11. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Sherri me gazetaren / Ramës i ikën truri. Ndërpret konferencën për shtyp

    Po e perseris ne kapitalizem nuk te shikojne biografine..por punen. A mundet ta kuptoni kete?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •