Xhafa eshte i shitur nga te gjitha palet,eshte tani i sakrifikuari i momentit dhe Rama eshte i detyruar ta shesi sepse tani Xhafa eshte karte e djegur... keshtu qe Rames te pakten do i leverdiste te qendronte "sa me larg" nga kjo histori,nuk ka pse te jepte garanci personale. Nuk ka asnje arsye qe Rama te mbroje Xhafen duke e ditur qe çdo dite qe vjen do sulmohet me teper...
I vetmi shpegim llogjik mbase eshte qe eshte nje loje e perbashket...si "Meta ik".
Nuk rezulton ta kene shitur te gjitha palet. PS-ja ne grup vazhdon ta mbroje nderkohe qe dyshja e diskretituar Lu-Vllahutin, e kane mbeshtetur gjithmone Xhafen..
Deri ne momentin qe Rama do kete garancine se Xhafa nuk mund ta shantazhoj dot me dosje korruptive, do jete i detyruar ta mbroje!!!
Se jo per gje por nese hapet e loja e vellezerve dhe kushurinjve qe merren me droge, na del edhe Olsi Rama, sipas TIMS, ta kete kaluar disa here kufirin me makinen e Habilajve dhe trafikanteve te Xibrakes.
Sado zhurrme qe do behet edhe me Xhafen, prokuroria do e mbylli dosjen e tij bashke me are te Tahirit. Me shume gjasa do marrin edhe ndonje demshperblim me kete rast.
Nderkohe heronjte e vetem te ketij 5-vjeçari Rilindas, Kuksianet qe reaguan per taksen e rruges se kombit, vazhdojne te qendrojne ne burg...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Po flasim per dike qe eshte i kerkuar nga drejtesia Italiane me nje vendim gjyqi te formes se prere. Po flasim per vellain e Ministrit te Brendshem. Po flasim per nje te denuar qe leviz lirshem rrugeve te Vlores. Po flasim per nje te denuar... , qe vendi i tij duhet te ishte ne kokrren e burgut, dhe vellai i tij qe e mbante te fshehur me menyrat e tij, urgjentisht duhet te jipte doreheqjen e parevokueshme.Nese do te duhej te arrestohej cdo kush qe permendet ne nje cope leter per trafikim droge me teorira konspiracioni nga me te ndryshmet, imagjinoni ku do ishim sot.. !?
Aktualisht, kemi nje kryeminister qe i del ne mbrojtje nje Ministri qe njehere thote ne parlament qe mos trilloni per vellain tim, ndersa para dy ditesh del e thote: si shume te tjere ka gabuar ne rini. Pa u ndier, e percjell vellain ne Itali.
Ti do te thuash, Shqiperi hesapi, por me veprimet dhe arrogancen qe po tregon, kete popull po e transformojne nga dele ne ujk.
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
murik (17-05-2018)
Rrëfimi i plotë/ Skafisti rrëzon alibinë e Ramës dhe Xhafajt për trafikun e drogës
Njeriu që bisedoi me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm për të dërguar drogë përtej detit siç dëgjohet në përgjimin e publikuar nga PD është Albert Veliu, 51 vjeçar i papunë, skafist që ka punuar me grupin e Agron Xhafajt në Itali me kokainë. Në një intervistë që u transmetua nga selia e PD-së, Veliu pranoi se ishte ai që bisedoi me Agron Xhafajn dhe që dëgjohet në bisedën ku është folur për të kaluar drogën në Itali.
Veliu tha se kishte punuar në Itali deri në vitin 2002, ku bënte pjesë në grupin e komanduar nga Agron Xhafaj dhe tregoi të gjithë historinë nga ku është shkëputur përgjimi audio. “Kam punuar shoqërues gomonesh por hoqa dorë në 2000, se nuk e përballoja dot më. Shpëtova dy herë nga vdekja. Agronin e njoh që në vitin 1999 me anë të një mikut tim që sot ndodhet brenda në Brindisi në Itali. Qenë një grup që komandonin punën. Merrnin mallin dhe ne e shisnim” tha Veliu, që ka bërë dënimin prej 7 vitesh burg në Peskara.
“Punonim bashkë. nuk më solli asnjë paketë cigare si shok, për aq vjet që njiheshim bashkë. Kur dola nga burgu më ofroi një punë për djalin, kamarier” tregoi zhgënjimin e tij njeriu që dëgjohet në përgjim t’i kërkojë nder Agron Xhafajt për t’i kaluar drogën në Itali.
“4 muaj ka. I kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali. Hashash. I kërkova favor. Me prezantoi me këtë, Ermalin. E vura në provë sa korrekt qe për mua si Albert. Erdhi koha. Nuk e bëra rrugën, por e vërtetova që… Në momentin që erdhi koha për t’u bërë rruga, nuk e bëra rrugën se kam bërë 7 vjet në Itali. Vetëm e vura në provë për ta zhveshur, se cili është Agron Xhafaj. Vajta te ai se kur isha në burg në Itali, nuk më solli një paketë. është biznesmen, mes të gjithave. Komandon dhe Vlorën. Në çdo lloj drejtimi me biznese, me dyqane. Në çdo lloj drejtimi”
I pyetur nga intervistuesi, që nuk identifikohet nga selia e PD-së se çfarë lidhje ka Agron Xhafaj me hashashin, Veliu u përgjigj: Po atë punë ka bërë tërë kohë. Mbase jo me mua, por mund ta ketë bërë me të tjerë, që mbase nuk ia di emrat ose nuk mund të shprehem. Mua më bëri favor. Më tha: Bujrum, sille këtë çantë që ta hedh matanë”.
Agron Xhafaj e çoi tek Ermali, një drejtues policie sipas Albert Veliut që tregoi se ai ishte shef kufiri.
“Mbiemrin nuk ia di se s’mund të pyes tjetrin për mbiemrin. Jam ulur me të në tavolinë. Thonë këto që është falso. Le të verifikohet, po doli falso…” u shpreh Veliu që duket se intervistën e ka dhënë pas mohimit që i bëri Rama dhe Xhafaj materialit audio.
Skafisti në çdo moment të intervistës përsërit se nuk kishte ndërmend që të bënte vërtet rrugën drejt Italisë, por e gjitha ishte një provë që kishte dashur t’i bënte Agron Xhafajt, që e kishte lënë dikur në baltë.
“E dija se kisha informacionet e mia, kisha miqtë e mi. Që punon e bën. është njëri i saktë, korrekt. Që të ndihmon të hedhësh mallin në Itali. Ka miqtë e tij. Mua më dha një drejtim, një rrugë. Që do vesh te filani”
Duke iu drejtuar direkt Fatmir Xhafajt, ish bashkëpuntori i vëllait të ministrit tha se përgjimi është i saktë. “Janë vënë edhe nga ato, që është falso, nga ato që janë içik më lart, nga i vëllai i tij që na qenka edhe ekspert fjale dhe unë po i them si të dojë, që nuk jam në atë lloj rruge por ia vura në provë, që ai është njeri që vazhdon jetën e tij dhe unë vazhdoj jetën time. E vura në provë se më la në baltë kur isha në burg. Dhe unë tani i ktheva kurrizin dhe s’dua të merrem me asnjë lloj gjëje. Dua të shoh familjen time tani edhe unë. Kshu janë gjerat. Siç ia bën një njeriu, ashtu do e pësosh”.
Veliu tregoi se Agron Xhafaj ishte mik me Drejtorin e Policisë së Vlorës dhe me shefin e Kufirit. Drogën e kishte blerë me lekë borxh. Kishte pasur si synim të kalonte 100 kile por kishte arritur të siguronte vetëm 20 kilogram.
“Të gjitha ishin të zgjidhura. Rrugët ishin të hapura” tregoi Veliu për rrugën e gomones me drogë drejt Italisë. “Atë ditë që ne u bëmë gati për të bërë rrugën, u bë qameti në Vlorë. Pati përmbytje. Deti ka qenë 7-8 ballë. Kështu që u shpërndamë. është vështirë tha. ka pasur shumë probleme, tha dhe u shpërndamë. Unë unk e hidhja atë mall, thjesht bëra…”
Menjëherë pas publikimit të përgjimit, megjithëse emri i tij nuk ishte përmendur nga askush, kishin ardhur kërcënimet dhe identifikimi nga policia.
“Tani që doli video-përgjimi, më thotë djali “Baba je bërë figurë e njohur në Vlorë”. Shkoj te im biri, i kishte thënë shoku Agronit pronarit të djalit: Shiko se babai jot është bërë figurë e njohur në Vlorë! Vete shikoj ato që shikoj se nuk marr vesh nga këto telefonat, më thanë “është zëri jot”, pronari i djalit. Ia kishte thënë shoku i ngushtë i imi dhe i Agronit “është zëri i Babales”. I kishte thënë Agroni që t’i bëni presion Babales. Dhe prap sot që po flasim i shkoi djalit te puna shefi i krimeve, Alketi. Dua të takoj babain tënd se do ta kalojmë në mbrojtje. Thuaj babait do të të marrim në mbrojtje. Unë skam bërë gjë që të marrin në mbrojtje. Unë jam fukara. më pikon shtëpia. Mua më mbron zoti. S’kam frikë se nuk i kam borxh njeriu. Le të jenë të lidhur me shtetin. Le të bëjnë çtë duan. Pse të më vijë mua shefi i krimeve që do më marrë në mbrojtje? Të thotë kush e urdhëroi? Nga kush doli emri im? Nga e mësuam emrin tim?” tha Veliu, duke lidhur kërënimet me vërtetësinë e materialit të përgjimit.
Alibia e kryeministrit se materialin audio e kishte dërguar në një agjensi që merrej me analiza shkencore të materialeve dhe pretendimin e Fatmir Xhafajt se zëri i vëllai i tij nuk ishte ai në përgjim, ish bashkëpuntori i Agron Xhafajt i ka dëgjuar. Pranon se ai ka qenë në atë bisedë. Ka qenë edhe vëllai i ministrit dhe se nuk ka asgjë të pavërtetë në këtë histori. Ai mohon ta ketë bërë vetë përgjimin, por thotë se e gjithë biseda është reale.
Në intervistë lëshon edhe mesazhe për ata që e kërcënojnë, kur lë të kuptohet se ka të tjera materiale.
“Filmime të tjera nuk kam bërë. I ka bërë Agroni. Aty janë të tjerat. janë fakte reale, si zëri që kemi folur.Çoje ku të duash, ai zë është”
©LAPSI.AL
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Lubonja për rastin Xhafaj/ Pse Rama gënjen gjithnjë e më trashë
Pas publikimit nga opozita të vendimit të dënimit në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj, pastaj të një dokumenti që sipas saj provon se maxhoranca në mënyrë të njëanshme e gati të fshehtë ka ndryshuar një nen të Kodit Penal, që pengon ekstradimin e vëllait të ministrit, si dhe të një audioje që provon se vëllai i ministrit vazhdon ende të ruajë lidhjet me krimin, Edi Rama doli më në fund, me një qëndrim ndaj gjithë këtyre akuzave.
Kryefjala e qëndrimit të tij ishte se kemi të bëjmë me akuza të montuara nga ana e opozitës, e cila po punon kundër interesit të shqiptarëve, duke i quajtur eksponentët e saj “vulëhumbur pa atdhe” dhe duke u shprehur se kjo “maskaradë destabilizuese meriton përgjigje të qartë edhe në rrafshin e ndëshkimit penal”. Për sa i përket audios, që është pika më e nxehtë e denoncimit, Rama tha se, për të marrë vendimin e tij politik, e ka çuar atë në një laborator ndërkombëtar për t’i bërë ekspertizë, ku është provuar se ajo është e rreme. Tani, sipas tij, i mbetet Prokurorisë që të vërë vulën që është kështu dhe atëhere shpifësit duhet të shkojnë në burg.
Ky deklarim i fundit rreth audios është tejet i rëndë dhe tejet i rrezikshëm. Kryeministri thotë se e paska një ekspertizë, por pa na thënë se cili është laboratori që e ka bërë dhe çfarë kredibiliteti ka ky laborator. Sepse kjo na kujton një histori të mëhershme, kur Kryeprokurorja Ina Rama kërkonte nga laboratorët e huaj të SHBA të bënin ekspertizën e plumbave të 21 janarit, sepse nuk kishin besim tek ekspertët e brendshëm që ishin nën kontrollin e ish-Kryeministrit Berisha, sepse ata vareshin nga Ministria e Brendshme. Por atëherë, kërkesa u bë publike të paktën dhe u desh një kohë të vijë përgjigja. Pyetja që ngrihen në këtë rast është: çfarë qenka ky laborator që i sillka përgjigjet brenda natës, sikur të punoka nën urdhrat e Ramës? A mund të provohet autenticiteti i audios në kushtet e këtij presioni të fortë nga ana e pushtetit, ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm nuk jep dorëheqjen? A mos kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e manipulimet e radhës të Ramës, të cilat duhet t’i provojë Prokuroria e kapur si të vërteta?
Kur ngre pyetjen se cila është më e besueshme, vërtetësia e audios apo vërtetësia e laboratorit të Ramës, e kam të vështirë të mos mendoj se më shumë gjasa ka që të kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e radhës së Ramës. E them këtë, duke pasur parasysh shumë përgënjeshtrime që ka bërë Rama me të njëjtën forcë fjalësh kur avionët e drogës i kthente në dezinfektues mushkonjash dhe tallej me opozitën, apo rastin Zagani, për të cilin mobilizuan edhe Prokurorinë që ta fusnin në burg si shpifës, ndërkohë që doli se ai thoshte të vërtetën për Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikantët. Por e them këtë, edhe pse kohët e fundit Ramës po i del thuajse përditë nevoja për të gënjyer gjithnjë e më trashë, kombinuar kjo me nevojën për të akuzuar gjithnjë e më trashë të tjerët si gënjeshtarë dhe shpifës. Vetëm dy ditë më parë, kur doli skandali i vendimit të vëllait të Xhafajt, ai deklaroi në Torino që protestuesit atje gënjenin sepse vëllai i ministrit ishte në burg tashmë. Le të kujtojmë edhe akuzat ndaj deputetëve gjermanë, të cilëve u tha me plot gojën “gënjeshtër, gënjeshtër”, për gjëra për të cilat ata ishin shumë mirë të informuar. Dhe gjithmonë motivi i gënjeshtarëve lidhet me vullnetin e tyre të keq dhe armiqësor për të prishur imazhin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi edhe kësaj here: akuzë totale ndaj të tjerëve, mbrojtje totale ndaj vetes, pa pranuar asnjë përgjegjësi, as politike, as morale, pale ligjore.
Cili është thelbi i këtij qëndrimi të Ramës, që po trillon përditë gënjeshtra lehtësisht të vërtetueshme si të tilla, por edhe po na fut në një qorrsokak të rrezikshëm sepse po heq çdo mundësi dialogu dhe korrigjimi të punëve të mbrapshta? Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.
Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike. Ndërkaq, problemi ynë është se këto kriza të imazhit të Ramës po bëhen gjithnjë e më shumë kriza politike të imazhit të Shqipërisë dhe anasjelltas. Duke qenë Kryeministër i vendit, imazhi i rremë i vetvetes që ka ngritur Rama identifikohet gjithnjë e më shumë me imazhin e rremë të Shqipërisë që propagandon se ka ndërtuar. Ai kërkon ta mbajë në këmbë me çdo kusht këtë Shqipëri të rreme, sepse kështu mban në këmbë imazhin e rremë të vetvetes. Kush cënon këtë imazh, kërcënon një rënie të dyfishtë të Edi Ramës, psikologjike, por edhe politike, sepse këto të dyja janë bërë tashmë dy anë të së njëjtës medalje – po të kesh parasysh se për të mbajtur në këmbë imazhin e rremë të vetvetes, i duhet medoemos pushteti politik që mbahet në këmbë nga imazhi i rremë i Shqipërisë.
Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, që duhet eliminuar sa nuk është vonë (në fakt ka kohë që është vonë), për dy arsye kryesore: së pari, pasi përdorimi i mjeteve të tilla si njerëzit dhe paratë e drogës dhe të krimit, propaganda në vend të punës, gënjeshtra në vend të së vërtetës do të intensifikohen për të mbajtur në këmbë imazhin e një Shqipërie të rreme, me pasojat që merren me mend; së dyti, pasi kushdo që do të kërkojë ta denoncojë e të thotë të vërtetat e kësaj Shqipërie të rreme, do të ndeshet gjithnjë e më shumë me akuzat të egra kërcënuese dhe frikësuese si ato që lëshoi Kryeministri ditën e mërkurë kur paralajmëroi se “vulëhumburit pa atdhe”, që s’po lenë gur për të prishur imazhin e Shqipërisë, do të përgjigjen së shpejti para drejtësisë (së tij)./ Panorama
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Kunderpergjigjia e Rames me videon qe paska kaluar skanerin tek nje laborator nderkombetar, zbulon nje detaj te vogel por jo te parendesishem. Mesa duket shume vetave i paska shpetuar pa e vene re!
Se pari audio-pergjimi ishte sekuestruar nga prokuroria dhe si i tille, i takonte prokurorise te ndiqte hapat e metejshme verifikuese.
Si shpjegohet qe materialet e prokurorise bien ne doren e Kryeministrit? Kush ja jep tagrin kryeministrit per te vertetuar materialet e prokurorise dhe per me teper ne nje kohe rekord???
Qe Arta Marku eshte nje kamikaze e Rames, kjo gje dihej, por qe Rama e ben publike kete fakt, kete s'e kishim degjuar.
Personalisht besoj se s'kemi te bejme me nje lapsus te Rames, por thjesht me nje arrogance gjithmone e ne rritje te tij, ku i tregon dhembet kujtdo qe i nxjerr te palarat...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Lubonja: Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin
Analisti Fatos Lubonja së fundmi ka folur për çështjen e dëshmirë së “Dëshmimtarit X”. Ai ka theksuar se Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin.
Lubonja ka theksuar se është një gënjeshtër puna e laboratorit.
“U tha që kjo është e montuar, sikur është trilluar. Ministri u tregua më i kujdesshëm se kryeministri sepse tha që mund të ketë rënë pre opozita nga disa grupe që duan të hakmerren.
Por të thuash se kjo është krejtësisht e sajuar, është shumë problem, se thua cili është ky shqiptar që paska aq guxim që të sajojë për vëllain e ministrit të brendshëm që ka në dorë gjithë pushtetin. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë të paanshme se çfarë ka këtu mbrapa.
Prova që kjo qeveri është e lidhur me krimin e organizuar ka shumë. Prova që kjo qeveri dhe këta figura si Edi Rama kanë dalë shpesh herë të përgënjeshtrojnë fakte, duke thënë që avionët e drogës janë mushkonja, apo Zaganin e futën dhe në burg duke thënë se gënjen për Saimir Tahirin, deklarata se kjo është e montuar është e pabesueshme.
Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin. Një kryeministër që i dalin dy ministra të implikuar, rrugët të çojnë tek kryeministri. Është një gënjeshtër puna e laboratorit”, deklaroi Lubonja në “Opinion”në “News 24”.
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
ore nje gje nuk kuptova une
ky x-i, trafikanti X dmth
qe kur keta trafikantet dhe burgaxhinjte u konsiderokan fukarenj
hahahaha
kaq gomar qenka ai
fukarenj jemi ne, ai eshte shtresa kriminale e shoqerise!!!!
Krijoni Kontakt