Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasardhës

    Partia Socialiste ka mbajtur një qëndrim të dyzuar rreth përgjimeve që implikojnë vëllain ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Jo në stil, por në ambiguitet, fjalimi i sotëm i Taulant Ballës ngjante si dy pika uji me atë që Edi Rama mbajti para grupit parlamentar pas shpërthimit të skandalit Tahiri. Kryeministri atëherë tha se nuk do donte t’ besonte si të vërteta ato që thuheshin për ish-krahun e tij të djathtë, por nëse ato rezultonin të tilla, ky do të qe zhgënjimi më i madh i jetës së tij.

    Pak a shumë, me një fjalor më të thjeshtë këtë mesazh përcolli sot edhe mëkëmbësi i tij. Fillimisht, Taulant Balla tha se duhej vërtetuar autenticiteti i përgjimit audio, por nuk e kurseu aspak ministrin e Brendshëm kur shtoi se ai kishte përgjegjësi morale nëse përgjimi ishte real.

    I përkthyer me dy fjalë ky mesazh tregon se ende Rama dhe PS nuk ka vendosur linjën politike që do të mbajnë rreth Fatmir Xhafës. Probabiliteti është 50% me 50% nëse do ta shesin apo do ta mbajnë.

    Dhe për këtë ka arsye politike që anojnë sa nga njëra anë po aq dhe nga ana tjetër e peshores.

    Arsyet për ta braktisur janë disa.

    Së pari socialistët në opozitë janë tallur keqas me pretendimet se video përgjimi Meta-Prifti ka qenë i manipuluar. Ata madje as e kanë besuar për asnjë çast edhe vendimin e gjykatës së Lartë që nuk e mori për bazë materialin që shërbeu si bazë për revoltën e 21 janarit. Një kthim në pozitat e dikurshme të çiftit Berisha- Meta do t’a rrëgjonte edhe më shumë imazhin e tyre të dërmuar në publik.

    Një arsye e dytë është dhe fakti se pas bërjes publike të historisë së vëllait, qëndrimi i Xhafës në post do ta rrënonte besimin e një Vettingu në polici. Askush nuk do ta besonte një proces që për të njëjtën gjë nxjerr nga radhët e uniformave blu një polic të thjeshtë, por që nuk lejon t’i hyjë një gjemb në këmbë shefit të tij më të lartë.

    Nga ana tjetër Rama do të bëjë ç’është e mundur për t’a shpëtuar ushtarin Xhafa. Goditja nga opozita e të dytit ministër të brendshëm, si një njeri me lidhje familjare me trafikantët e drogës do të ngrinte para Ramës një pyetje që po artikulohet gjithnjë e më shpesh: Pse Rilindja emëron në krye të policisë, politikanë me cen në lidhje me trafiqet.

    Kush e përgjoi vëllain e Xhafës?

    Kjo enigmë bëhet më e fortë po të shikosh strategjinë e komunikimit që ka ndjekur opozita. Si rrallë herë PD duket tejet e strukturuar për të mbajtur të ndezur flakën anti Xhafa. Fillimisht doli dokumenti i dënimit të Agron Xhafës në Itali.

    Pastaj faktet se si u shpëtua ai nga mosekstradimi në vendin fqinj.

    Pa kaluar as tre ditë nga kjo, plasi bomba e përgjimit të pretenduar për lidhje të reja me trafikantët.

    Të gjitha këto së bashku kanë ngritur dilemën: a ka një plan të koordinuar mes opozitës dhe faktorëve të tjerë për djegien e ministrit të Brendshëm.

    Emri i parë që të shkon në mendje është ai i Saimir Tahirit. Armiqësia e tij me pasuesin është e njohur. Edhe shantazhet në drejtim të Ramës, se ai ka në dorë dokumente që mund t’ia shkallmojnë qeverisjen nuk janë më një sekret. Atëherë hipoteza se një nga njerëzit më me influencë në polici mund të ketë përdorur struktura dhe materiale të trupës që ka drejtuar për të “ndëshkuar” atë që i zuri vendin, nuk përjashtohet.

    Një version tjetër është edhe rrjedhja e këtyre “sekreteve” nga ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. i kërcënuar me burg si nga diplomatët amerikanë si nga qarqe pranë kryeministrit edhe Llalla mund të jetë i interesuar të japë mesazhin se nëse e shtyjnë drejt greminës ai refuzon të bjerë aty i vetëm. Edhe ai apo strukturat që ka drejtuar mund të kenë qenë në kontakt me materiale komprometuese për vëllain e Fatmir Xhafës.

    Por të dyja këto pandehma nuk përjashtojnë në asnjë mënyrë, një lojë të brendshme apo ndonjë hakmarrje banale trafikantësh me njëri tjetrin.

    A ka një luftë për zëvendësin e Xhafës?

    Lapsi.al ka mësuar se ka një betejë të brendshme në PS, midis atyre që tashmë e konsiderojnë të prerë kokën e Fatmir Xhafës. Nga njëra anë po lobohet tek Rama për të ngritur në këtë detyrë shefin e grupit parlamentar, Taulant Balla, që edhe sot e la të hapur “përgjegjësinë morale” të ministrit të Brendshëm. Por të tjerë pretendojnë se Rama nuk e ka më luksin të emërojnë për herë të tretë një njeri qoftë edhe me hijen më të vogël të dyshimit. Prandaj, këmbëngulin ata, ai është i dënuar të bëjë një zgjedhje me zero risk, që do të qetësojë sa opinionin vendas po aq edhe ndërkombëtarët. E në këtë kuadër ka filluar të përflitet emri i ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjoni. Gjithsesi asnjë nga lëvizjet nuk ka gjasë të bëhet para rikthimit të kryeministrin nga vizita në Paris.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Publikohet video-përgjimi për vëllanë e ministrit, PD: Flet me trafikantin e drogës

    Emri:  fatmirballina-768x492.jpg

Shikime: 893

Madhësia:  34.3 KB

    Publikohet përgjimi audio, ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj kapet në bisedë për trafik droge me një trafikant.

    Përgjimi është publikuar nga selia blu, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

    Në video-përgjim shihet sesi vëllai i minsitrit komunikon me trafikantin, duke përmendur faktet e fundit se emri i tij dhe i të vëllait po lakohet fort në media pas dokumenteve të publikuara për dënimin e tij në Itali me 7 vite e 2 muaj burg.

    Më tej, Agron Xhafaj i thotë trafikantit se PD po e sulmon keq dhe i kërkon që të mos i bjerë më në qafë.

    Përgjimi

    Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të.

    Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjëjë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

    Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm.

    Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin. Me Bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.

    Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.

    Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?
    Agroni –
    Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?
    Agroni–
    Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?
    Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
    Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?
    Agron– Mirë o mirë, ti mirë?
    Bashkëpunëtori X – Mirë.
    Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?
    Bashkëpunëtori X – Mirë
    Agroni– Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?
    Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…
    Agroni– Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?
    Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën
    Agroni– Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.
    Agroni– Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.
    Agroni– Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.
    Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.
    Agroni– Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.
    Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.
    Agroni– Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?
    Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.
    Agroni– Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).
    Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.
    Agroni– Ndonjë gjë tjetër nga shpia?
    Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?
    Agroni– Mirë, mirë
    Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.
    Agroni– Po na sulmojnë ata, keq fare.
    Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.
    Agroni– Kalofsh mirë.
    Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.
    Agroni– Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.
    Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.
    Agroni– Po gjërat nuk e shikon si janë?
    Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.
    Agroni – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.
    Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.
    Agroni– Te Ermali vëlla.
    Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.

    Deklarata e Alibeajt

    “Ministri Xhafaj ka shfrytëzuar postin dhe pushtetin për t’i siguruar paprekshmërinë të vëllait, i dënuar në Itali me 7 vite e 2 muaj burgim.” ka deklaruar deputeti Alibeaj, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia blu.

    “Janë 3 fakte që tregojnë sesi Xhafaj ka shkelur ligjin.

    1 – Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin pasoi Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm., të verifikojë identitetin e ri të vëllait. Të lajmërojë autoritetet otalpoiane për vendnodhen e tij dhe ta arrestojë.

    2 – Xhafaj falsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj arrestimin e të vëllait. pamundësoi edhe vuajtjen në Shqipëqri të të vëllait.

    3 – Xhafaj nuk zbaton ligjin anti-mafia. Nuk lejon që ligji të veprojë ndaj tij dhe ndaj të vëllait.


    P.S Burimi : https://hashtag.al/index.php/2018/05...ntin-e-droges/

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Jam kureshtar deri sa do vazhdojne me keto sulmet ndaj ministrave pasi eshte e vetmja gje qe mund te bejne dhe rezultat gjithmone i njetje.

    Agron ka ngrene buke edhe ne kohe te Sales po as qe behej fjale te futej brenda se prisheshin interesat ndersa sot qajne hallin e atdheut.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

    Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i pari ministër që Edi Rama e mori nga shtrati historik i PS. Një përjashtim, që e vendoste menjëherë ministrin e Brendshëm, në kontrast të plotë me prodhimet në seri të Rilindjes. Fatmir Xhafa nuk hynte në kabinet nga kompeticioni se kush imiton dhe i shërben më mirë shefit, por si investim politik shumëvjeçar në Partinë Socialiste dhe qeveritë e mëparshme të saj. Ai shkoi ministër i Brendshëm me autoritetin dhe personalitetin e tij publik dhe jo si figurë e klonuar në atelienë e kryministrit. Ai ishte Partia Socialiste në qeverinë e Rilindjes.

    Ose më saktë, fundi i Partisë Socialiste nën qeverisjen e Rilindjes. Fati i tij politik, në mënyrë simbolike, konkretizon qartësisht zhbërjen e adn-së socialiste nga kryqëzimi me racën rilindase. Prej kohësh kjo parti e kishte humbur identitetin e saj, që kur frenat e drejtimit i mori Edi Rama. Nga parti që përfaqësonte shtresat e varfëra ajo u transformua në një grupim biznesmenësh, njerëzish të bashkuar nga interesi dhe jo nga ndonjë ideologji apo besim i përbashkët. Nga parti e hapur, u kthye në parti të kryetarit dhe, pak nga pak, falë fuqisë së pushtetit, u bë streha e trafikantëve, të fortëve, injorantëve, abuzuesve dhe servilëve. Me Rilindjen u mbyll konkurrenca politike si meritë dhe u instalua shërbimi si masë për shpërblim. Mjafton të shohësh dy kabinetet Rama, grupet parlamentare dhe kryetarët e bashkive. Kryqëzimi PS- Rilindje, prodhoi një specie të re, pa asnjë përvojë dhe përgjegjësi politike, shpesh të njohur vetëm për rekorde kriminale, të etur për parà dhe pushtet, pa identitet dhe të aftë për të mos u ndalur edhe përpara ligjit.

    Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm, si përfaqësues i këtij grupimi, i kësaj partie të re të Edi Ramës. Ai mund të ishte socialist si memorie historike e këtij emërtimi, por jo si realitet i epokës rilindase. I futur në zemër të sistemit, në ingranazhin më të rëndësishëm të tij, Xhafa nuk mund të ishte ministri ndryshe. Ena e madhe e investimit të tij politik, mori etiketën e Rilindjes. Nëse në Kuvend apo në parti ishte ende kujtesa socialiste, me futjen në qeveri u pagëzua rilindas.

    Ky kontekst shpjegon sot se përse ministri i Brendshëm, gjendet në syrin e ciklonit. Ai nuk shihet si një njeri që thjesht mund të ketë gabuar apo ka toleruar vëllanë e tij, por si një sivëlla i mëkatarëve, të cilët nuk dinë të qeverisin pa u bërë pis. Ai ka mallkimin e Rilindjes mbi vete. Ai është pasues i një ministri që sot ishte në sallën e gjyqit, i akuzuar për pjesmarrje në organizatë të strukturuar kriminale. Ai drejton një polici, që uniformën blu e këmbeu me të gjelbrën e kanabisit. Ai është pjesë e një strukture politike, ku deputetë, kryetarë bashkish e zyrtarë të lartë janë verifikuar me rekorde kriminale e lidhje të forta me krimin. Ai është ministër i një qeverie, për të cilën, korrupsioni është bërë shenjë dalluese edhe në Europë.

    Tani, ministri i Brendshëm i një qeverie të tillë, ka një vëlla të dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali, i cili jeton si qytetar i lirë në vendin ku ai është ministër. Ky akuzohet nga opozita, sipas një përgjimi, se vazhdon veprimtarinë e tij kriminale i pashqetësuar nga policia në Vlorë. Edhe sikur kjo të mos jetë e vërtetë, për një ministër normal, të një qeverie normale, në një vend normal do të mjaftonte vetëm pyetja e thjeshtë: Zoti ministër, si do të veproni me vëllanë tuaj, për të cilin e dini tashmë që është dënuar në mungesë për trafik droge në Itali dhe jeton i lirë në Shqipëri? Dhe kjo pyetje i bëhet një ministri, që ka pasuar në atë detyrë dikë që sot është nën akuzë pikërisht për trafik ndërkombëtar droge. Përgjigja e vetme është ose dorëzimi i vëllait ose dorëheqja.

    Kjo do ishte përgjigjia “socialiste”, domethënë ajo e përgjegjësisë politike, e moralit publik, e respektit për veten dhe për investimin ndër vite. Përgjegjësia e politikanit që merr vendime të forta në ditë të vështira, e atij që e ka ndërtuar karrierën e tij me meritë dhe që vlerëson ata që e kanë zgjedhur. Që mban standartin e lartë dhe jo karriken e përkohshme. Ndërsa përgjigja rilindase është ajo shmangies së përgjegjësisë, e manovrave meskine të tipit: balta e opozitës, nuk dija gjë, janë kushërinj të dhjetë, s’kam kërkesë nga Italia, nuk e di pse vëllai ka dy emra, nuk kam shkelur ligjin, etj.

    Fatmir Xhafa ende nuk ka folur. A do të flasë si rilindasi i radhës apo si fundmi socialist i Rilindjes, kjo është dilema e tij personale por edhe përgjegjësia publike. Njëkohësisht dhe mallkimi i sektit ku pranoi të bëhet pjesë. /©lapsi.al/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe ministri i brendshem te jete vellai i trafikantit te droges.Tre dite zgjat cudia. Me kete popull mund te besh c'te duash. Mire bejne kane gjetur dele

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Agron Xhafaj vetëdorëzohet te autoritetet italiane

    Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm mësohet se është nisur drejt Italisë për t’iu vetëdorëzuar autoriteteve italiane.


    Xhafaj këtë mëngjes është vetëdorëzuar në aeroportin e Fiumicions në Romë, nga ku mësohet nga burime të konfirmuara se është dërguar në një burg të Romës.

    Vetë Xhafaj ka postuar një letër drejtuar opinionit publik, ku shpreh arsyet e veprimit të tij.

    LETRA E PLOTE:

    Drejtuar opinionit publik

    Unë jam Agron Xhafaj.

    Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

    Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

    Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

    Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

    Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

    Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

    Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

    Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

    Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

    I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

    Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

    Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

    Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

    Agron Xhafaj

    Tiranë më 16 Maj 2018

    Top Channel

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe ministri i brendshem te jete vellai i trafikantit te droges.Tre dite zgjat cudia. Me kete popull mund te besh c'te duash. Mire bejne kane gjetur dele
    Pse kot e vume Xhafen minister ne? Pastaj sikur s’ka lezet, te jesh minister qe garanton rendin pa shitur pak kokaine dhe heroine..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Pse e mbrojti ne kete moment Rama dhe kur do jete momenti qe do ta shesin Xhafajn eshte pyetja e vertete.

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pse e mbrojti ne kete moment Rama dhe kur do jete momenti qe do ta shesin Xhafajn eshte pyetja e vertete.
    Ku bazohesh qe e thua kete ?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    295

    Për: Kulisat/ Çfarë po luhet rreth fatit të Xhafës? Spekulimet e përgjimit dhe kandidatët për pasard

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Jam kureshtar deri sa do vazhdojne me keto sulmet ndaj ministrave pasi eshte e vetmja gje qe mund te bejne dhe rezultat gjithmone i njetje.

    Agron ka ngrene buke edhe ne kohe te Sales po as qe behej fjale te futej brenda se prisheshin interesat ndersa sot qajne hallin e atdheut.
    po tani filmi u kuptua. zgjedhjet pd nuk i fiton edhe per nja 15a20 vite pasi me "vdekjen" e saliut po vdes dhe pd-ja
    rama nuk ka rival real si brenda dhe jashte partise. dhe keshtu qe perpiqen ta pengojne duke i ngrene guret e shahut
    jane kaq te marre sa kujtojne se nese nje minister hiqet do bjere qeveria pse cili minister eshte i pazevendesueshem? askush.

    te dyja partite kyesore kane mentalitet totalitar komunist. ndersa lsi si thjesht nje çiban qe u zmadhua goxha pritet te perthahet njehere e pergjithmone
    politikanet e rinj shumica jane edhe me langaraqe nga paraardhesit, edhe e ardhmja politike e shqiperise edhe per 20 vitet do jete mysybet.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •