Distria ka fituar Medaljen e Artë në “Antalya Grand Prix 2018”.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer Medaljen e Artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg, shkruan Gazeta Express.
Për të arritur te Medalja e Artë, Krasniqi e mposhti në finale me ippon xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.
Më parë edhe Fjolla Kelmendi luftoi për të artën në kategorinë 48 kg, por humbi në finale me (ippon) nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa.
Por, ajo kthehet në Kosovë me kokën lart, pasi ka fituar Medaljen e Argjendtë – arritja e madhe kjo në karrierën e xhudistes sonë.
Pas pak për të Artën do të luftojë Nora Gjakova, ajo do të përballet me xhudisten nga Korea e Jugut, Jandi Kim. /Gazeta Express/
Krijoni Kontakt