Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38

Tema: Lulet

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet



    Lule Sarandės nė kulm tė ēeljes


    Lule Sarande nė Vazo – Hijeshi, Ngjyra, Aromė nė Mjediset Tuaja

    Bukenvile apo Lulja e Sarandės ėshtė njė bimė kacavjerrėse e cila shpėrthen nė lule tė vogla plot ngjyra dhe aromė.

    Ajo gjendet nė shumė variacione, por mė karakteristikja ėshtė ngjyra rozė e ndezur.

    Nė qytetin e Sarandės kjo bimė zbukuron ballkonet dhe kopshtet e pothuaj tė gjitha shtėpive, duke u kthyer nė lulen karakteristike tė kėtij vendi.

    Nėse doni ta keni bukenvilen nė shtėpinė tuaj, mjaftojnė vetėm disa hapa pėr ta mbjellė.

    AgroWeb.org ju kėshillon se fidanėt e Lule Sarandės i gjeni nė pikat e tregtimit me shumicė tė luleve dekorative por mund t’i porosisni edhe nė pikat e tregtimit tė luleve.

    Vendosni ku doni ta mbillni

    Lulja e Sarandės, lulėzon nė vende tė ngrohta dhe tė thata.

    Nė qytete ku klima ėshtė mė e favorshme kjo bimė mund tė mbillet dhe jashtė, por nė vende me temperatura tė ulėta ėshtė mirė qė tė mbillet nė vazo. Kėshtu mund ta fusni brenda gjatė muajve tė dimrit.

    Bukenvilet rriten nė vende ku temperaturat gjatė natės nuk bien poshtė 16 gradėve, dhe temperaturat maksimale nuk kalojnė 39 gradė.

    Gjeni njė vend me diell

    Lulja e Sarandės ėshtė njė bimė qė kėrkon rrezet e diellit nė mėnyrė qė tė rritet sa mė mirė.

    Mundohuni qė vazoja tė jetė nė njė pozicion ku e kapin rrezet e diellit, pasi asaj i nevojiten tė paktėn 6 orė ekspozim nė diell qė tė lulėzojė.

    AgroWeb.org ju udhėzon qė tė zgjidhni pleh me minerale dhe tė thatė.

    Bukenvilet nuk rriten nėse dheu nė tė cilin mbillen ka shumė lagėshtirė, prandaj sigurohuni qė plehu qė do tė pėrdorni tė jetė i thatė.

    Nėse doni, nė fund tė vazos hidhni disa guralecė tė vegjėl, qė uji tė qarkullojė mė shpejtė.

    Si ta mbillni

    Merrni njė vazo tė madhe, lulja e Sarandės ka nevojė pėr njė bazament tė qėndrueshėm.

    Nė fillim vendosni disa guralecė, mė pas shtėpi plehun e thatė.

    Nė mes tė vazos gėrmoni njė gropė sa tė mbulohen rrėnjėt e fidanit plotėsisht.

    Shtoni dhe pak pleh, dhe shtypeni ngadalė zonėn rreth kėrcellit tė lules.

    Ujiteni me masė

    Bukenvilet dobėsohen nėse kanė shumė ujė, dhe nuk arrijnė tė ēelin lulet, por qėndrojnė tė gjelbėrta gjatė gjithė vitit.

    Nga ana tjetėr nuk duhet tė lejoni dhe qė dheu i vazos tė thahet plotėsisht.

    Gjeni njė tė mesme tė artė, ujiteni aq sa tė shikoni qė plehu ėshtė i njomė mjaftueshėm.

    Krasitni qė tė lulėzojė

    Lulja e Sarandės ka nevojė pėr krasitje, nė mėnyrė qė tė forcohet dhe qė tė marri njė formė tė mirė.

    AgroWeb.org ju kėshillon qė ta krasisni pasi bima tė ketė rrėzuar lulet.

    Mund tė prisni disa centimetra degėt e saj, nė mėnyrė qė nė pranverė tė jetė akoma dhe mė e fortė.

    Lule qė kacavirren

    Duke qenė se bukenvilet janė bimė qė kacavirren, do tė vini re qė ajo do tė filloj tė kėrkojė njė mbėshtetje.

    AgroWeb.org ju sugjeron qė vazon ta vendosni nė njė vend qė tė ketė mjaftueshėm hapėsirė dhe ku degėt e saj tė arrijnė tė gjejnė njė mbėshtetje.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/mbjell...jyra-mjediset/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-08-2023 mė 07:10

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    Bimėt e Shtėpisė qė Ushqejnė Lėkurėn me Oksigjen

    Bimėt janė pjesė e rėndėsishme e zbukurimit tė shtėpisė apo zyrės sonė. Ato pėrcjellin freski dhe bukuri natyrale pėr ēdo ambient.
    Pėrveē tė qenit aksesorė tė mirė zbukurues pėr shtėpinė, bimėt pėrmirėsojnė rrjedhėn e energjisė pozitive nė ambient dhe pėrcjellin ndjesinė e mirėqenies ēdo ditė.

    Ka bimė tė caktuara qė pėrveē pėrfitimeve tė lartpėrmendura, ofrojnė shumė tė mira pėr shėndetin e lėkurės.

    Ndikimi do tė jetė i mirėpritur jo vetėm pėr ju, por edhe pėr njerėzit qė ju rrethojnė.

    Zambaku i Paqes

    Zambaku i paqes ėshtė njė bimė qė ndihmon nė uljen e nivelit tė lagėshtisė duke pastruar ajrin nėpėrmjet gjetheve tė saj.

    Zambaku i paqes ėshtė njė bimė qė rritet lehtė dhe kėrkon pak pėrkujdesje apo rreze dielli.

    Kėtė bimė mund ta mbani edhe nė zonėn e banjės pėr tė shmangur zhvillimin e mykut dhe pėrthithur aromat.

    Zambakun e paqes duhet ta mbani larg fėmijėve ose kafshėve shtėpiake sepse ėshtė njė bimė toksike pėr konsum.

    Arsyeja pėrse kjo bimė i bėn mirė lėkurės suaj, qėndon tek fakti se ato rrisin nivelin e lagėshtisė nė shtėpi dhe pastrojnė ajrin nga toksina.

    Lėkura juaj nuk do tė thahet mė shumė dhe do tė jetė mė e mbrojtur nga toksinat e jashtme.

    Lule Shpata

    Sansevieria, ose siē njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit ėshtė njė nga bimėt mė popullore.

    Ėshtė perfekte veēanėrisht pėr zyra sepse nuk ka nevojė pėr shumė vėmendje.

    Kjo bimė nuk ėshtė aspak delikate, sepse edhe nėse gjethet e saj thyhen, ajo rimėkėmbet shpejt.

    Kjo bimė pastron ajrin nga kimikatet dhe ēliron shumė oksigjen, veēanėrisht nė mbrėmje.

    Ku ka mė mirė pėr fytyrėn se tė jetė e larė, e pastėr, e ushqyer nė njė ambient plot oksigjen dhe pa toksina?

    Bima Merimangė

    Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangė.

    Kjo bimė ėshtė njė nga mė rezistentet qė egzistojnė.

    Ajo mund tė jetojė pa ujė pėr mė shumė se njė muaj.

    Kjo bimė ėshtė e shkėlqyer pėr tė pastruar ajrin nė zyrė ose nė dhomė. Ajo arrin tė largojė njė sėrė kimikatesh dhe toksinash nga ambientet e brendshme dhe ēliron sasi masive tė oksigjenit.

    Kjo bimė ėshtė e sigurt nė hapėsira qė frekuentohen nga fėmijėt dhe kafshėt.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/afer-n...qejne-lekuren/

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    7 Bimėt qė Bėjnė Mrekulli Rreth Njeriut

    Shėndeti dhe mirėqenia e secilit prej nesh nė shtėpi apo edhe nė vendet ku punojmė varet nga njė sėrė faktorėsh, por lulet dhe bimėt nė mjediset ku qėndrojmė, padyshim qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm.

    AgroWeb ka pėrpiluar shtatė arsye se pėrse tė pasurit bimė dhe lule nė mjediset e brendshme ėshtė njė ide e shkėlqyer.

    Gjithashtu ne kemi pėrzgjedhur shtatė bimėt qė i pėrshtaten mė shumė kėtyre ambienteve.


    7 Argumenta nė favor tė bimėve nė ambientet e brendshme

    1. Bimėt prodhojnė oksigjen.

    Kjo ėshtė padyshim argumenti mė i fortė nė favor.

    Pranohet gjėrėsisht qė kur shumė njerėz ndajnė tė njėjtin ambient, veēanėrisht nė zyra, krijohet njė atmosferė mbytėse.

    Si rrjedhojė shumė njerėz kanė dhimbje koke tė shpeshta si dhe ndihen pėrgjithėsisht mė tė lodhur.

    Arsyeja pėrse ndodh kjo ėshtė mbiprodhimi i dioksidit tė karbonit.

    Bimėt prodhojnė oksigjen dhe rrjedhimisht hapėsira e pėrbashkėt do tė jetė mė e freskėt.

    2. Pastrojnė ajrin.

    Hapėsirat e brendshme zakonisht kanė njė pėrqendrim tė lartė mikrobesh dhe bakteresh qė gėlojnė nė ajėr.

    Disa bimė kanė aftėsi disinfektuese dhe pastruese tė ajrit.

    3. Mbrojnė shėndetin e syve.

    Kjo pikė vlen veēanėrisht pėr bimėt nė zyra.

    Puna pėrpara kompjuterit mund tė ketė njė ndikim negativ nė shikimin tonė dhe sidomos nė shėndetin e pėrgjithshėm tė syve.

    Bimėt arrijnė tė zvogėlojnė pasojat negative sepse ato pėrthithin njė sėrė kimikatesh.

    Pėr mė tepėr ato kanė ngjyrė tė gjelbėr dhe tė gjithė e dimė qė e gjelbra ka njė efekt qetėsues dhe freskues pėr sytė tanė.

    4. Lagėshtia nė ajėr.

    Kondicionerėt dhe ngrohėsit kanė tendencėn tė thajnė ajrin.

    Duke qenė se bimėt kanė nevojė pėr ujitje, ato e mbajnė mikroklimėn rreth tyre tė lagėsht, duke pėrmirėsuar kėshtu cilėsinė e ajrit.

    5. Neutralizojnė toksinat e dėmshme pėr shėndetin tonė.

    Shumė prej bimėve neutralizojnė toksinat qė mbipopullojnė ajrin nė hapėsirėn e brendshme pėrfshirė gazrat qė vijnė nga rruga ose makinat, benzolin (qė gjendet tek bojėrat dhe tymi i cigares) Amoniakun (qė gjendet nė solucionet e pastrimit shtėpiak dhe pjesėt kompjuterike) Ksilenėn (qė gjendet tek plastika dhe ngjitėsit), Trikloroetilenin (tek bojėrat, boja e printerit, llaku etj), Formaldehidina (tek mobiljet, tymi i cigares dhe plastika).

    6. Kanė njė efekt anti-stres.

    Bimėt, veēanėrisht ato qė kanė njė aromė tė lehtė siē janė mentja, borziloku, rigoni dhe tė tjerė kanė njė efekt aromaterapeutike dhe anti-stres.

    Ato nuk i rėndojnė shqisat tona dhe rrisin aktivitetin e trurit, thelbėsore pėr produktivitetin.

    7. Filtrojnė duhanin.

    Disa bimė janė fantastike pėr tu vendosur nė zona ku njerėzit pijnė duhan.

    Ato funksionojnė si filtėr pėr tė pėrthithur kimikatet qė gjenden tek tymi i duhanit.

    Megjithatė herė pas here, edhe kėto bimė kanė nevojė tė qėndrojnė nė ajėr tė pastėr qė edhe ato tė marrin frymė lirisht.


    7 bimėt mė tė mira pėr shtėpi e zyra

    1. Sansevieria, ose siē njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit ėshtė njė nga bimėt mė popullore.

    Ėshtė perfekte veēanėrisht pėr zyra sepse nuk ka nevojė pėr shumė vėmendje.

    Kjo bimė nuk ėshtė aspak delikate, sepse edhe nėse gjethet e saj thyhen, ajo rimėkėmbet shpejt.

    Kjo bimė pastron ajrin nga kimikatet e lartpėrmendura dhe ēliron shumė oksigjen, veēanėrisht nė mbrėmje.

    2. Palma bambu. Kjo bimė ėshtė fantastike pėr tė filtruar ajrin nga kimikatet e dėmshme.

    Nėse e vendosni atė pranė mobiljeve tė lyera me llak, ajo arrin tė avullojė kimikatet e dėmshme

    3. Zamia, kjo bimė tropikale e njohur si “xhevahiri i Zanzibarit” ėshtė shumė e bukur dhe e mrekullueshme pėr t’i rezistuar temperaturave tė ulėta.

    Kjo bimė detoksifikon ajrin mjaft mirė. Megjithatė, tė gjitha pjesėt e kėsaj bime janė helmuese ndaj nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr dhoma ku qėndrojnė fėmijė apo kafshė.

    4. Zambaku i paqes apo Spathiphyllum.

    Kjo lule ka nevojė pėr pak mė shumė vėmendje se tė gjitha bimėt e tjera nė kėtė listė, veēanėrisht nė ujitje.

    Nė kėmbim, ajo do tė pastrojė ajrin pėrreth shumė mė shpejt se tė tjerėt.

    Ashtu si edhe Lule shpata, Zambaku i Paqes njihet pėr aftėsitė e tij nė largimin e toksinave tė rrezikshme nga ajri.

    5. Chlorophytum, e njohur ndryshe si Bima Merimangė.

    Kjo bimė ėshtė njė nga mė rezistentet qė egzistojnė. Ajo mund tė jetojė pa ujė pėr mė shumė se njė muaj.

    Kjo bimė ėshtė e shkėlqyer pėr tė pastruar ajrin nė zyrė ose nė dhomė. Ajo arrin tė largojė njė sėrė kimikatesh dhe toksinash (tė cilat i pėrshkruam mė lart) nga ambientet e brendshme dhe ēliron sasi masive tė oksigjenit.

    Kjo bimė ėshtė e sigurt nė hapėsira qė frekuentohen nga fėmijėt dhe kafshėt.

    6. Dracena ose Yuēa, janė bimė tė rritura nė shkretėtirat e Meksikės.

    Ato nuk jetojnė dot pa dritėn e diellit. Nga ana tjetėr, kėto bimė ia arrijnė t’i mbijetojnė ndryshimeve tė klimės dhe mungesės sė ujit. Ato janė fantastike pėr tė pastruar ajrin.

    7. Ficus Benjamina. Ky fikus adhuron dritėn e diellit, lagėshtinė e moderuar por nuk ka tolerancė tė lartė ndaj mbiujitjes.

    Fikusi ėshtė shumė efektiv nė pastrimin e ajrit tė brendshėm sidomos nė zonat e mbipopulluara.

    Kjo ėshtė njė nga arsyet pėrse mjekėt rekomandojnė fikusin pėr kopshtet e fėmijėve. Siē mund tė shikoni, bimėt janė shumė tė mira pėr mjediset ku qėndrojmė. Ndiqni gjithmonė rregullin e artė “sa mė gjelbėr aq mė mirė”.

    Pėr fat tė keq, njė nga bimėt mė popullore tė zyrave nė Shqipėri, kaktusi nuk ia doli tė futet nė listėn e bimėve tė nevojshme pėr kėto mjedise.

    Kjo pėr faktin qė vlerat qė i atribuohen nė pėrthithjen e radiacionit tė kompjuterit janė shumė tė ekzagjeruara. Kaktusin mund ta pėrdorni nė zyrė pėr arsye tėrėsisht dekorative.


    AgroWeb

    https://agroweb.org/ne-natyre/afer-n...ejne-mrekulli/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-09-2023 mė 20:01

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    5 Kėshilla Kopshtarie pėr Kujdesin Gjatė Vjeshtės dhe pėr Muajt e Ardhshėm

    Kujdesi pėr bimėt duhet tė jetė pėrgjatė gjithė vitit, veēanėrisht nė periudhat mė tė ashpra tė tij.

    Qė kopėshti juaj tė lulėzojė nė mėnyrėn mė tė mirė gjatė verės, ju duhet tė filloni kujdesin nė sezonin e vjeshtės.

    Gjithashtu ju duhet tė tregoni kujdes pėr tė edhe nė kėtė periudhė ku ndodhemi, sepse nuk kėrkon shumė mund.

    AgroWeb.org ju njeh mė poshtė me mėnyrat mė tė mira qė kopshti juaj tė lulėzojė bukur nė vjeshtė dhe tė jetė gati nė pranverė.

    Ēelėsi pėr njė kopėsht tė bukur ėshtė mirėmbajtja

    Njė nga aspektet mė tė rėndėsishme pėr tu kujdesur pėr kopshtin tuaj nė vjeshtė ėshtė mirėmbajtja e pėrgjithshme dhe rregulli.

    Nėse mendoni se nuk ėshtė problem tė braktisni detyrat tuaja tė kopshtarisė gjatė muajve tė ftohtė, duhet tė dini se puna qė bėni tani ėshtė nė tė vėrtetė jetike pėr tė krijuar gjallėri tė kopshtit nė pranverė, plus ju do tė mbroni punėn e palodhur qė keni bėrė.

    Prandaj, sigurohuni qė tė hiqni ēdo gjethe tė rėnė, tė pastroni kopshtin, tė shkurtoni gjethet, tė prisni barin e keq dhe ndoshta edhe tė pastroni dhe organizoni kopėshtin tuaj.

    Mbroni bimėt tuaja

    Tė gjithė e dimė se sa shi mund tė bjerė gjatė muajve tė vjeshtės.

    Tregojuni bimėve tuaja pak dashuri dhe sigurohuni qė tė parandaloni mbyten me ujė nė ditėt me shumė shi.

    Sigurohuni qė ēdo bimė qė nuk e pėlqen motin e ftohtė tė izolohet nė mėnyrėn e duhur.

    Ju gjithashtu duhet tė mbuloni rrėnjėt e bimėve me copėza druri, gjethe ose hala pishe.

    Mbillni zhardhokė pėr t’i pasur gati nė pranverė

    Qė tė pėrfitoni nga kopshti juaj nė pranverė, mund tė mbillni tani bimėt me zhardhokė.

    Ju do tė shikoni se si tulipanėt e bukur do tė marrin jetė nė kopshtin tuaj, pas planifikimit tė kujdesshėm muajt e mėparshėm.

    Mos e neglizhoni ndikimin e kafshėve tė tjera

    Qė kopshti tė jetė i mbushur me jetė edhe gjatė vjeshtės, mos harroni zogjtė e mrekullueshėm dhe kafshėt e tjera tė egra qė e vizitojnė atė.

    Ju mund tė lini jashtė farat dhe ujin pėr zogjtė, ushqime tė cilat gjatė dimrit por edhe nė verė, mund tė jenė jetike pėr mbijetesėn e tyre.

    Po ashtu mund tė bėni disa kėrkime dhe tė mėsoni se cilat bimė tėrheqin bletėt dhe fluturat!

    Bimėt qė lulėzojnė nė vjeshtė

    Lulet si Crocus sativvus ose Shafrani, Clyclamen ose Ēiklamini , Eranthis hyemalis, lulet Viola ose Viola tricolor var. hortensis , Calluna vulgaris ose Shqopa dhe Dahlia, tė gjitha mund tė mbillen nė vjeshtė.

    Ju do t’i shihni ato tė lulėzojnė nė muajt e dimrit, pasi mund tė pėrballojnė motin e ashpėr.

    Kjo ėshtė njė mėnyrė e mrekullueshme pėr ta mbajtur kopshtin tuaj tė gjallė edhe gjatė muajve tė ftohtė!


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/mbjell...jt-e-ardhshem/

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anėtarėsuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    886

    Pėr: Lulet

    Lulet e mia tė preferuara janė rozmarina dhe trėndafilat.
    Sidomos pėr flokėt dhe fytyrėn luajnė njė rol kryesor.
    Edhe tė largojnė edhe energjinė negative nė shpi.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    Shtatė lule shumėvjeēare tė cilat do tė lulėzojnė gjatė tėrė verės nė kopshtin tuaj

    Me krasitje tė rregullt kėto bimė atraktive shumėvjeēare do tė na kėnaqin me lulet e veta shumė vite gjatė verės.

    Nėse i lejojmė lulet qė tė vyshken nė bimė, bima do tė orientohet nė krijimin e farave nė vend tė fletėve tė gjelbra, transmeton Telegrafi.

    Kokarda – Gaillardia grandiflora lulėzon nga maji deri nė vjeshtė, derisa tė shfaqen ngricat. Krasiten degėt deri tek fletėt. Mė sė miri zhvillohen kur ėshtė kohė me diell dhe e thatė.

    Trėndafili – Rosa spp. Lulėzon nga maji pesė javė. Krasiteni nė kėnd, saktėsisht mbi degėn mė tė afėrt me pesė fletė tė reja.

    Kandilja – Aquilegia spp. Lulėzon nga maji deri nė gjysmėn e qershorit. Duhet krasitur deri te fletėt. Pas lulėzimit tė dytė, lėrini lulet dhe mblidhni farat kur tė piqen.

    Vjeshtorja e kaltėr – Polemonium caeruleum lulėzon nga qershori dhjetė javė. Pas lulėzimit tė parė krasitni bimėn deri disa centimetra mbi tokė. Pas lulėzimit tė dytė lėreni lulet nė degė pėr tė marrė farat e reja.

    Syri i vajzės – Coreopsis grandiflora lulėzon vazhdimisht nga maji deri nė shtator. Kur lulet vyshken, duhet krasitur kėrcelli. I pėrballon mirė edhe vapėn, edhe thatėsinė, edhe lagėshtinė.

    Zilja malore – Campanula persicifolia lulėzon nga qershori deri nė gjysmėn e korrikut. Krasitni lulet pa ia hequr sythat nė zhvillim. Nė vendet me vapė tė madhe mė sė miri rritet nė freski tė pjesshme.

    Sherbela e stepave – Salvia nemorosa lulėzon vazhdimisht nga prilli deri nė tetor. Fletėt e vyshkura duhet prerė. Kėto lule tepėr tė bukura ngjyrė vjollce tėrheqin fluturat.


    /Telegrafi/

    https://telegrafi.com/shtate-lule-sh...kopshtin-tuaj/

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    Nga Kamomili tek Manushaqet – Lulet qė Falin Bukuri tė Pashtershme

    Lulet shumėngjyrėshe plot aromė ndezin dhe zbukurojnė jetėn e njeriut nė mėnyrė delikate.

    Ato pėrdoren gjerėsisht nė industrinė kozmetike veēanėrisht pėr bukurinė dhe parfumerinė.

    Praktikat mė tė lashta tė mjekėsirė popullore nė qytetėrime tė ndryshme i kanė dhėnė shumė rėndėsi pėrdorimit dhe vlerave thuajse magjike tė luleve.

    Lulet janė tė plotfuqishme sa i pėrket ushqyerjes dhe zbukurimit tė lėkurės apo flokėve.

    Lulet mund tė pėrdoren jo vetėm nė ēaj, por edhe pėr larjen e fytyrės, masazhimin e saj, zbutjen e lėkurės sė trupit, larjes sė tij e tė tjerė.

    Disa lule e ndihmojnė lėkurėn tė largojė problemet e saj dhe disa tė tjera largojnė stresin qė ėshtė njė nga shkaktarėt e problemeve tė lėkurės.

    Bergamoti

    Kjo lule qė i pėrket familjes sė agrumeve pėrdoret nė shumė trajtime kozmetike pėr lėkurėn.

    Ēaji i kėtyre luleve mund tė pėrdoret pėr shpėrlarjen e fytyrės duke ofruar njė tėrheqje tė saj por edhe pėr forcimin e flokut.

    Mjaftojnė 500 gramė nga kjo bimė. Ziejeni nė njė litėr me ujė, kullojeni dhe pėrdoreni.

    Lule kumaku

    Kjo lule dimėrore ofron petale tė ngrėnshme. Lulja mund tė shkėrmoqet dhe me tė tė pėrgatitet njė pastė e cila largon njollat e lėkurės.

    Nėse mbushni gjysėm filxhani me petale dhe e zieni nė tė njėjtėn sasi uji mund tė pėrdorni njė ēaj tė fortė.

    Ky lėng largon irritimet e lėkurės tek fėmijėt dhe tė rriturit.

    Karafili

    Nėse ndiheni tė stresuar, ju dhembin muskujt ose keni nevojė tė qetėsohen atėherė zgjidhni karafilin.

    Nė Greqinė e lashtė, karafili konsiderohej si njė lule hyjnore.

    Merrni 100 ml utuhll dhe shtoni 10 petale trėndafili. Pas njė dite pėrdoreni lėngun qė tė bėni njė banjė qetėsuese nė vaskė.

    Kamomili

    Kamomilin e njohim kryesisht nė formėn e ēajit qė nxit gjumin.

    Por pėrveē gjumit, kamomili mund tė pėrdoret pėr shfryrjen e qeskave tė syve dhe rigjallėrimin e lėkurės.

    Ziejeni ēajin dhe me tė bėni kompresa pėr lėkurėn.

    Lulerradhiqja

    Kjo lule e ushqen nė thellėsi lėkurėn.

    Ju mund tė pėrgatisni ēaj me gjethet dhe lulet dhe tė lani lėkurėn.

    Ēaji nė fjalė largon skuqjet apo edemat nė lėkurė.

    Lulja nė veēanti pėrdoret pėr njė vaj esencial tė jashtėzakonshėm pėr trupin.

    Futini lulet dhe gjethet nė njė enė tė mbushur me vaj ulliri ekstra tė virgjėr apo vaj bajamesh.

    Pas njė jave pėrdoreni vajin pėr masazh ose pėr banjė.

    Jasemini

    Jasemini ėshtė ndoshta lulja mė e pėrdorur nė kremėrat e fytyrės, sapunėt dhe vajrat esencialė.

    Kjo lule aromatike mund tė tretet nė uthull ose nė vaj bajamesh pėr tė krijuar njė tretėsirė tė kėndshme plot vlera pėr lėkurėn.

    Ju mund tė hidhni petalet e jaseminit nė njė shishe me ujė dhe tė nesėrmen tė spėrkasni trupin ose ambientin e gjumit.

    Mjafton njė javė aplikim nė lėkurė, dhe do tė shikoni njė pėrmirėsim tė ndjeshėm.

    Manushaqet

    Lulet e bukura tė pranverės janė tė mrekullueshme pėr lėkurėn dhe flokėt.

    Ato pėrmbajnė acid salicilik qė e ushqen, qetėson dhe zbut lėkurėn

    Merrni njė filxhan me petale dhe gjethe dhe ziejini nė njė litėr ujė.

    Kullojeni dhe pėrdoreni lėngun nė fytyrė.

    Nėse lėkura ėshtė prekur nga inflamacion i rėndė ose puēra tė dhimbshme, shtypini gjethet e freskėta dhe pastėn vendoseni nė fytyrė.

    Lulenate

    Ekspertėt e luleve ia njohin fort mirė vlerat lulenatės. Pėrveē pėrdorimit nė parfume, lulet mund tė transformohen nė vaj aromatik gjallėrues pėr trupin dhe mendjen.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-forme/trajtim...i-pashtershme/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 13-07-2024 mė 20:27

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,964

    Pėr: Lulet

    Si tė Mbillni dhe tė Kujdeseni pėr Krizantemėn

    Krizantema ose siē njihet ndryshe Lulja e Vjeshtės, ėshtė njė nga lulet mė popullore nė botė, duke u renditur e dyta pas trėndafilit.

    Emri i saj vjen nga Greqishtja e lashtė. Chrysos pėrkthehet nė flori dhe anthemon pėrkthehet nė lule.

    Nė botė numėrohen mbi 40 lloje tė egra tė lules dhe mijėra varietete tė tjera tė kultivuara nga njeriu.

    Lulja e Vjeshtės ėshtė kultivuar pėr herė tė parė nė Kinė dhe gjurmėt mė tė hershme tė kėsaj praktike datojnė qė nė shekullin e 15-tė para Krishtit.

    Vetėm pas dy shekujve, kjo lule iu prezantua mė nė fund Perėndimit.

    Simbolikat Interesante Tė Lules sė Vjeshtės

    Nė varėsi tė ngjyrės dhe kulturave tė ndryshme, krizantema simbolizon lumturinė, gėzimin, dashurinė por edhe trishtimin.

    Nė disa vende evropiane, kjo lule simbolizon vdekjen dhe pėr kėtė arsye pėrdoret kryesisht nė ceremony mortore.

    Nė Shtetet e Bashkuara, kjo lule ka njė simbolikė gazmore dhe positive.

    Nė Kinė, krizantema bėn pjesė nė grupimin elitar tė luleve qė mban emėrtimin “ Katėr Zonjat” ku futen: lulja e kumbullės, bambuja dhe orkidea tė cilat nė vetvete pėrfaqėsojnė edhe katėr stinėt.

    Krizantema konsiderohet edhe si simbol i fronit dhe vulės perandorake nė Japoni. Nė nder tė kėsaj luleje, nė Japoni organizohet edhe Festivali i Lumturisė.

    Si Tė Mbillni Dhe Kujdeseni Pėr Lulen e Vjeshtės nė Shtėpi

    Ekspertėt e hortikulturės rekomandojnė qė pėr mbjellje nė shtėpi apo nė kopėsht tė zgjidhni varietetin “Clara Curtiss”, lulet e sė cilės vijnė me ngjyrat rozė, tė kuqe, tė verdhė, portokalli dhe tė bardhė.

    Kjo lule mbillet pėrgjithėsisht nė pranverė, nga fara apo fidani i gatshėm dhe deri nė nėntor, ajo ka kohė jo vetėm tė lėshojė rrėnjė tė forta por edhe tė lulėzojė me bollėk.

    Ekspertėt thonė se mbjellja nga fara mund tė jetė njė aventurė, ndaj mė lehtė ėshtė tė mbjellėsh njė fidan tė gatshėm.

    Ajo ka nevojė pėr terren argjilor dhe shumė ndriēim nga dielli, minimalisht 6 orė nė ditė

    Krizantema i toleron temperaturat e ulėta tė vjeshtės dhe dimrit por niveli i tolerancės arrin deri nė -10 gradė, gjithnjė nėse toka nuk ėshtė tepėr e lagur apo e ngrirė.

    Sa i pėrket ujitjes, ajo duhet tė jetė e pėrditshme por duhet ndėrprerė nė dimėr, kohė nė tė cilėn, lulja duhet tė jetė mė e mbrojtur.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/mbjell...r-krizantemen/

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •