-
Pėr: Lulet
Tulipa Albanica – Tulipani i Kuq Mė i Rrallė Nė Botė Gjendet Nė Shqipėri
Shqipėria ka thesare tė ēmuara qė natyra i ka dhuruar pėr tė mbetur e veēantė dhe tė krenohet me pasuri tė mrekullueshme qė nuk gjenden askund nė botė.
I tillė rasti i “Tulipa Albanica”, i cili sipas tė dhėnave tė AgroWeb.org prej qindra e qindra vitesh rritet vetėm nė Shqipėri, e sė fundmi ėshtė zbuluar edhe nė sytė e botės duke marrė trofenė qė meriton pėr autenticitetin e tij.
Gjendet nė rajonin e Kukėsit dhe ėshtė nė gjendje tė egėr. Ka ngjyrė tė kuqe tė fortė karakterizuar nga nuancat e verdha nė pjesėn fundore tė tij.
Tulipa Albanica, ėshtė njė ndėr llojet e rralla qė i futet shkencės botėrore tė llojeve bimore.
Pėr shkak tė autenticitetit tė saj kjo bimė e rrallė ka fituar statusin e mbrojtjes ndėrkombėtare.
Sipas raportimeve nė media, revista shkencore “Phytotaxa” nė artikullin “Tulipa albanica (Liliaceae), a new species from northeastern Albania”(Tulipani shqiptar (Liliaceae), njė specie e re nga Shqipėria Verilindore), ka publikuar zbulimin e kėtij lloji tė ri tulipani nė Kukės.
Veēantia e Tulipa Albanica
Si zbulues i tij njihet Benik Hallaēi dhe mė pas Prof As. Dr. Lulėzim Shuka, pedagog i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės nė Universitetin e Tiranės me Prof. Kit Tan, pedagoge nė Institutin e Biologjisė nė Universitetin e Kopenhagenit vėrtetuan me prova gjenetike dhe shkencore zbulimin e rrallė.
Analizat gjenetike tė kėtij tulipani janė kryer nga Prof. Sonja Siljak-Yakovlev e departamentit tė Ekologjisė nė Universitetin e Parisit.
“Rritet vetėm nė Shqipėri. Nė asnjė vend tjetėr. Ka bėrė bujė nė tė gjithė botėn. Njė bimė e re duhet tė kalojė disa filtra qė tė regjistrohet nė data-bazen ndėrkombėtar tė regjistrimit tė bimėve. Ky hyri qė javėn e parė.
Kishte shumė gjera qė e veēonin dhe nuk linin vend pėr dyshim nėse ishte apo jo njė gjė false” ėshtė shprehur profesor Shuka pėr mediat lidhur me zbulimin e tulipanit tė rrallė shqiptar.
Tulipani Shqiptar nė Kopshtin Botanik tė Danimarkės
Nė botė, deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanėsh, ndėrsa tulipani i Kukėsit renditet i 114-ti. Tulipani shqiptar emėrtohet i tillė sepse rritet vetėm nė afėrsi tė fshatit Surroj tė Kukėsit dhe pėrbėn njė lloj tė ri endemik pėr Shqipėrinė.
Tulipa Albanica mund tė mbillet apo kultivohet bazuar nė klimėn qė i pėrshtatet.
Qė nga koha e zbulimit dhe deri sot ėshtė mbjellė dhe vijon tė jetojė jo vetėm nė zonėn e Kukėsit por edhe nė Kopshtin Botanik tė Kopenhagenit nė Danimarkė, aty ku ndodhen tė gjitha bimėt e rralla nė botė.
/AgroWeb.org
https://agroweb.org/lajme/tulipa-albanica-tulipani-kuq/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-10-2021 mė 10:17
-
-
Pėr: Lulet
Tulipani i Kukėsit - Federata Botėrore e Faunės e Florės e njeh si bimė autentike
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-10-2021 mė 10:18
-
-
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-06-2022 mė 10:25
-
-
Pėr: Lulet
https://www.youtube.com/watch?v=cb-lWqcklm4
Si tė kujdeseni pėr jetėgjatėsine e orkidesė? | ABC News Albania
-
-
Pėr: Lulet
Si te kujdesemi per lulet e ballkonit-Mbjellja, ujitja, ndricimi,ushqimi, mbrojtja nga dielli e era
-
-
Pėr: Lulet
Zambaku mė i rrallė nė botė qė rritet nė malin Ivan tė Prespės
Nė malin e Ivanit, me lartėsi 1768 metra mbi nivelin e detit nė Parku Kombėtar Prespa, rritet njė nga zambakėt mė tė bukur e tė rrallė nė vendin tonė.
Ambientalisti Abdulla Diku ka publikuar nė rrjete sociale foto nga ky zambak i veēantė dhe qė quhet zambaku i Kalkedonit (Lilium chalcedonicum L.)
Sipas tij, ėshtė lloj i rrallė qė gjendet vetėm nė Shqipėrinė e Jugut, Greqi dhe nė zonėn e Toskanės (Itali).
Diku thekson se ky ėshtė ndėr zambakėt e pakėt qė kemi nė vendin tonė dhe ngjyra e kuqe e tij e bėn atė ndėr tė rrallėt nė botė.
Ai sqaron se ndonjė herė bima shkon deri 150 cm e lartė, por normalisht gjatėsia luhatet nga 80-120 cm.
Gjithashtu, ambientalisti Diku thekson se ky zambak lulėzon nė vende pak tė lagėshta, pjesėrisht tė hijezuara, nė pyje me ēeltira, shkurre dhe livadhe nė toka shkėmbore gėlqerore, nga 600 deri 1700 metra mbi nivelin e detit.
Pėr shkak tė hijeshisė sė tij, ėshtė kultivuar shumė herėt. Duke qenė se ėshtė lloj i rrallė, kėtė zambak shumė simpatik, Unioni Ndėrkombėtar pėr Ruajtjen e Natyrės dhe Burimeve Natyrore (IUCN), e ka bėrė pjesė tė listės sė llojeve tė rrezikuara, deklaron eksperti i mjedisit Abdulla Diku, duke sqaruar se fotot janė bėrė nė malin e Ivanit, parku Kombėtar Prespa, nė lartėsinė 1450 metra mbi nivelin e detit.
Lexo.al
https://www.lexo.al/2022/07/zambaku-...an-te-prespes/
-
-
Pėr: Lulet
Lulet qė pėrmirėsojnė shėndetin - Ja kush janė 4 bimėt qė duhet ti keni nė shtėpi
Bimėt e shtėpisė janė shumė tė dobishme pėr shėndetin tuaj. Lulja pa frikė mund tė quhet sistemi ajrimit nė shtėpi, sepse pastron ajrin dhe largon toksinat dhe dioksidin e karbonit.
Bimėt lirojnė gjithashtu lagėshti nė ajėr, gjė qė i bėn ato veēanėrisht tė dobishme gjatė muajve tė dimrit, kur ajri ėshtė mė i thatė. Shumė bimė janė tė njohur pėr efektet e tyre qetėsuese dhe pastruese, dhe mund tė pėrmirėsojnė cilėsinė e gjumit.
4 bimėt qė duhet tė keni nė shtėpi
1. Aloe Vera
Pėrveē aftėsisė sė saj tė shėrimit, Aloe Vera ėshtė bimė edhe mė efektive kur ėshtė fjala pėr pastrimin nga kimikate potencialisht tė rrezikshme pėr shėndetin tuaj. Ajo lėshon oksigjen gjatė natės, e cila nuk ėshtė tipike pėr bimėt.
2. Ficus benjamina
Benjamina ėshtė bima numėr 1 pėr pastrimin e ajrit. Ajo largon mė shumė se 70% tė benzenit, amoniakut dhe papastėrtitė e tjera tė dėmshme nė ajėr.
3. Sansevieria Trifasciata
Kjo bimė ndikon pozitivisht nė procesin e frymėmarrjes dhe sistemin imunitar. Ajo ndihmon nė trajtimin e dhimbjes sė kokės dhe ul presionin e gjakut. Si aloe vera, ajo prodhon oksigjen dhe largon dioksidin e karbonit nga ajri gjatė natės.
4. Boston Fern
Boston Fern ėshtė e pasur me vajra esenciale dhe substanca tė tjera, prandaj kjo lule do tė tė ju ndihmojė tė pėrballoni stresin.
Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/lulet-qe-...eni-ne-shtepi/
-
-
Pėr: Lulet
Lulet Qė Mbushin Shtėpinė Me Oksigjen Cilat Duhet Tė Zgjidhni
E dinit se ajri brenda shėpisė mund tė jetė shumė herė mė i ndotur se ajri jashtė saj?
Ambientet e mbyllura thithin shumė energji dhe kimikate brenda tyre.
Pėr fat tė mirė bimėt na ndihmojnė qė tė arrijmė ta filtrojmė ajrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe natyrale nė ēdo ambient.
Por vetėm njė lloj i caktuar lulesh arrijnė ta kryejnė plotėsisht kėtė proēes.
Njė studim i vitit 2016 nga NASA, tė cilit i referohet AgroWeb.org tregoi pėr rėndėsinė e kėtyre bimėve nė jetėn tonė tė pėrditėshme.
Kėto bimė pėrveēse do tė filtrojnė ajrin do tė thithin lagėshtinė, eleminojnė erėn e keqe dhe tė pastrojnė pluhurin nga shtėptė tuaja.
AgroWeb.org ju sjell mė poshtė njė listė me lulet qė do tju mbushin shtėpinė me ajėr tė pastėr.
Fieri
Pėr vite tė tėra lulja e fierit ka zėnė vend nė shtėpitė dhe kopshtet shqiptare.
Mund ta vendosni nė ēdo zonė tė shtėpise, nė sallon gjethet e shpeshta jeshile do ti japin shtėpisė shumė stil dhe dritė.
Kjo bimė shumė voluminoze dhe e bukur ėshtė shumė e thjeshtė pėr tu mbajtur nė ambjentet e shtėpisė nga ēdokush.
Fieri ndihmon nė pastrimin e toksinave tė dėmshme qė ju rrethojnė.
Ėshtė mirė ta mbani nė zona me lagėshtirė ku nuk bie shumė dielli.
Sigurohuni ta ujisni rregullisht nė mėnyrė qė tė shpėrndajė sa mė shumė oksigjen brenda dhomave tuaja.
Lule shpata
Nėse po kėrkoni njė lule e cila mund tė rritet edhe pa shumė kujdes, lule shpata ėshtė e duhura pėr ju.
Ėshtė njė ndėr lulet mė tė pėrhapura nėpėr ambiente tė brendshme dhe jo pa qėllim.
Lule shpata do tė veprojė si njė pastrues ajri natyral pėr shtėpinė tuaj.
Mbajeni nė ato zona tė shtėpisė ku bie mė shumė dielli dhe ujiteni ēdo 2-6 javė.
Gjatė ujitjes spėrkasni edhe gjethet e luleve me pak ujė sigurohuni tė mos e ujisni shumė.
Zambaku
Zambaku ėshtė njė bimė me gjethe tė mėdha jeshile dhe lule tė bardha.
Njė dekoruese shumė e mirė dhe e dobishme pėr shtėpinė.
Perfekte pėr tu mbajtur nė tavolinė apo nė ambjentet e dhomės.
Zambaku do tju ndihmojė tė filtroni pluhurin dhe ajrin e rėnduar nga ēdo ambient.
Mbajeni tė hidratuar dhe nė vende me shumė dritė natyrale.
Fikusi
Njė bimė qė rritet nė vazo tė mėdha pėrfekte pėr dekorim dhe pastrimin e ajrit.
Gjethet e mėdha janė dekori i duhur pėr shtėpinė tuaj.
Mund ta lini nė njė cep tė dhomės pasi nuk kėrkon shumė dritė natyrale.
Ujiteni sa herė qė tė shikoni se dheu nė vazo ėshtė plotėsisht i thatė.
Nė verė pėrsėriteni i kėtė proēes 1 herė nė javė.
/AgroWeb.org
https://agroweb.org/lajme/lulet-mbus...n-cilat-duhet/
-
-
Pėr: Lulet
Kur Duhet t’i Ujisni Lulet nė Mėngjes apo nė Mbrėmje
Temperaturat e nxehta janė ulur kėmbėkryq nė vendin tonė duke nxjerrė nė pah nevojėn jetėsore pėr hidratim tė vazhdueshėm.
Tė njėjtat nevoja pėr freski dhe ujė mund tė kenė edhe bimėt tuaja tė preferuara.
Ekspertėt e AgroWeb.org kanė pėrpiluar njė listė kėshillash tė nevojshme pėr garantimin e shėndetit tė bimėve tuaja shtėpiake dhe pėr pėrballimin e tė nxehtit tė verės.
Kur Duhen Ujitur Bimėt Nė Verė?
Disa ekspertė janė tė mendimit se ujitja gjatė natės ėshtė mė e mirė sepse u jep kohė bimėve qė tė pėrthithin ujin pėrpara se tė shpėrthejė vapa.
Megjithatė, njė gjė e tillė ka rrezik tė sėmurė gjethet qė mbeten tė lagura gjatė natės.
Ujitja e mėngjesit nga ana tjetėr pėrthan gjethet shumė me shpejt dhe i jep ujit mė pak kohė tė arrijė rrėnjėt e bimės pėrpara se tė godasė vapa.
Sipas ekspertėve tė AgroWeb.org, ujitja nė mbrėmje, pra pa perėnduar plotėsisht dielli, ėshtė koha mė e mirė pėr tė ujitur bimėt.
Nė darkė, ujitja do i bėjė gjethet mė delikate dhe tė prirura ndaj mykut.
Ndėrkohė, ujitja pa perėnduar dielli, u jep bimėve kohėn e duhur pėr pėrthithjen e ujit dhe tharjen e nevojshme pėrpara natės.
Ekspertėt gjithashtu kėshillojnė shmangien e ujitjes kur dielli ėshtė nė pikun e vet.
Kjo kėshillė ėshtė e udhės pėr shkak se uji mund tė avullojė shumė shpejt pa arritur nė pikat e nevojshme tė bimės.
Kur vjen puna tek sasia e ujit, ekspertėt kėshillojnė qė uji duhet tė arrijė rrėnjėt e bimės por tė mos e pėrmbysė sipėrfaqen e vazos.
Idealja ėshtė qė tė fusni njė gisht brenda nė dhe pėr tė pėrcaktuar lagėshtinė dhe nevojėn e mėtejshme pėr ujė.
Kur tė ujisni bimėn tuaj tė preferuar shmangni gjethet dhe mbi tė gjitha mos e teproni.
Ujitja e bollshme mund tė zverdhė gjethet, tė pengojė rritjen e bimės dhe tė myk rrėnjėt.
/ AgroWeb.org
https://agroweb.org/ne-natyre/mbjell...es-ne-mbremje/
-
-
Pėr: Lulet
Ka shumė lule qė mund tė ndihmojnė nė pastrimin e ajrit dhe nė rritjen e niveleve tė oksigjenit nė shtėpi. Kėtu janė disa prej luleve qė mund ti konsideroni te tilla
1. Lule e aloes vera: kjo lule ėshtė e njohur pėr vetitė shėruese dhe mund tė ndihmojė edhe nė pastrimin e ajrit. Pėrveē kėsaj, aloja vera lėshon oksigjen gjatė natės, duke ndihmuar nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit nė shtėpinė tuaj.
2. Lule e gjarpėrit: e njohur edhe si Sansevieria, kjo lule ėshtė e lehtė pėr tė rritur dhe mund tė ndihmojė nė pastrimin e ajrit duke eliminuar toksinat si benzeni dhe formaldehidi.
3. Pothos: kjo lule apartamenti ėshtė e lehtė pėr tė rritur dhe mund tė ndihmojė nė pastrimin e ajrit duke eliminuar substancat kimike si benzeni dhe tricloroetilena.
4. Dracaena: kjo lule mund tė ndihmojė nė pastrimin e ajrit duke eliminuar substancat kimike si benzeni, tricloroetilena dhe formaldehidi.
5. Lirio della pace: kjo lule mund tė ndihmojė nė pastrimin e ajrit duke eliminuar substancat kimike si amoniaku, benzeni dhe formaldehidi.
6. Filodendro: kjo lule mund tė ndihmojė nė pastrimin e ajrit duke eliminuar substancat kimike si benzeni, formaldehidi dhe monoksidi i karbonit.
Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se edhe nėse kėto lule mund tė ndihmojnė nė pastrimin e ajrit dhe nė rritjen e niveleve tė oksigjenit nė shtėpi, ato nuk janė nė gjendje ta zėvendėsojnė njė ventilim tė mirė. Sigurohuni gjithmonė qė tė keni njė qarkullim tė mjaftueshėm tė ajrit nė shtėpinė tuaj duke hapur dritaret rregullisht dhe duke pėrdorur njė sistem ventilimi nqs ka nevojė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt