Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62
  1. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Sa na kushton Edi Rama?
    Nga Desada Metaj

    Edi Rama edhe njëherë ka mundur t’a ndërrojë fokusin e debatit publik nga taksa super e debatuar e Rrugës së Kombit në mbledhjen e grupi socialist, ku i “kërkohet llogari” për toka të grabitura një deputeti milioner apo takim me policë që s’kanë bërë asgjë më shumë se detyrën e tyre. Por që në funksion të propagandës përdoren nga ERTV si figurantë të një skenari ku të duket sikur jeton në Skandinavi.

    Po t’i shtosh dhe lajmin e ish-kryeprokurorit apo dhe atë të largimit të dy diplomatëve rusë, duket qartë se çështja e 5 eurove që çdokush që kalon në rrugën e Kombit duhet të paguajë, do të pasohet nga heshtja dhe harresa, siç ndodh rëndom në Shqipëri kur bëhet fjalë për të paguar më shumë taksa.

    Dhe jo se kjo nuk rëndon në xhepat e shqiptarëve. Përkundrazi, në kohën kur çdo faturë që mbërrin me postë në banesat tona është shumëfishuar që prej ardhjes në pushtet të PS-së, protesta apo qoftë dhe reagimi publik ka qenë më i vogël se kurrë.

    Në një realitet të trishtë dhe gati dëshpërues të ekonomisë, duket se shqiptarët janë më të ndjeshëm për përrallat me oligarkë dhe historitë me vetting që do na shpëtojnë nga e keqja.

    Kështu ndodhi kur fatura e ujit erdhi e shumëfishuar, kur taksa e pronës na u shtua në faturë. Kështu ndodh sa herë na duhet të paguajmë më tepër për shërbime që s’i marrim kurrë. Dhe kështu po ndodh dhe me taksën e Rrugës së Kombit.

    Përtej ndjeshmërive nacionaliste dhe ndikimit që ka më së shumti tek kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, taksa e re e rrugës Durrës- Kukës, me gjasë do të prekë edhe banorët e zonave përreth që e përdorin atë si të vetmin aks për të komunikuar me njëri-tjetrin. Në mungesë të rrugëve dytësore, pagesa e re do të jetë një barrë për banorët e zonave përreth. Nga ana tjetër, disa ekspertë kanë nisur të bëjnë llogaritë dhe të analizojnë fitimet që do të kenë kompanitë që do të merren me mirëmbajtjen dhe përfundimin e urave apo pjesëve që kanë mbetur të papërfunduara në këtë rrugë.

    Të tjerë, kryesisht nga Kosova po gjejnë “tradhtarët” që po minojnë të vetmen urë që na lidhte pa pagesë.

    Ndërsa kryetari i qeverisë sot vetëm ka heshtur për këtë çështje. Duke përçuar tek-tuk idenë se pagesa për rrugën është një projekt i nisur nga qeveritë e mëparshme, që ai thjesht po vazhdon idenë e paraardhësve në ministrinë e transporteve.

    Pak e shumë të atyre ish-ministrave apo drejtorë rrugësh që sot, të denoncuar nga vetë ai ndodhen në qelitë e paraburgimit. Me idenë se për të pasur një rrugë cilësore, jo me rëndësi të posaçme strategjike dhe që i kushton shtetit miliona euro mirëmbajtje, Edi Rama vendosi ta ekzekutojë vendimin për të paguar 5 euro taksë ndonëse paraardhësit e tij e kishin mbajtur gjatë në sirtarë të njëjtin vendim.

    Edhe një militant socialist nga ata që mezi presin statusin e mëngjesit të Edi Ramës nuk e beson se ky vendim është marrë për të përmirësuar buxhetin e shtetit apo për të përfunduar rrugën. Me gjasë edhe çmimi prej 5 eurosh është vendosur diku në ndonjë tavolinë restoranti dhe jo në mbledhje qeverie apo tryezë teknike, përndryshe ERTV do nxitonte të na i transmetonte live.

    Një rrugë e përmasave të tilla dhe e re për standardet e Shqipërisë ndoshta vërtet ka nevojë për kujdesin koncensionar të mirëmbajtjes. Ndoshta pa hyrë në llogaritje të detajuara financiare duhet të paguajmë për ta mbajtur dhe të paktën për ta përfunduar siç e ka bërë Kosova.

    Por, ky proces, veç transparencës së munguar, ngre disa pikëpyetje për të cilat nuk duhet të jesh ekonomist që t’i kuptosh.

    Çdo shqiptar që ka makinë paguan si taksë qarkullimi 334 lek te vjetra për çdo litër karburant që blen. Thënë ndryshe gati 150 mil euro në vit që i shkon buxhetit për mirëmbajtjen e rrugëve. Nëse Edi Rama di t’u tregojë shqiptarëve se ç’rrugë ka bërë apo mirëmbajtur në këto 6 vjet me këto para atëherë me ankesat tona i kemi rënë në qafë më kot kësaj qeverie.

    Nëse, Edi Rama di të shpjegojë pse këto 6 vjet nuk është ndërtuar asnjë rrugë, pse nuk ka përfunduar by pass-in e Fierit apo Tiranë-Elbasan, pse e ka lënë të shkatërruar plotësisht rrugën Durrës- Tiranë atëherë ne meritojmë të ndëshkohemi si popull që nuk e meritojmë një lider vizionar.

    Dhe në rast të kundërt, nëse arrin të na bindë se ky nuk është faji i tij, por i atyre që ja lanë qeverinë me borxhe, duhet ta mendojmë seriozisht se ndoshta ky është kryeministri që meritojmë. I aftë të na zhvasë xhepat, të na gënjejë dhe mashtrojë e në fund të na qerasë të gjithëve me histori spiunazhi rus.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Kemi nje ekonomi ku i jepet nje privati nje rruge 70 klm me 5 euro qarkullim,ku 5 euro per shume puntor ne privat eshte gati nje dit pune.

    Po deri ketu edhe mundet te pranohet megjithe diferencen e jashtellogjikshme te çmimit (eshte njesoj sikur nje vend Europian per 70 klm rruge te vendosi nje çmim 50 euro sikur ta krahasojme me nivelin e rroges),ajo qe nuk pranohet eshte se ketij privati i eshte dhene dhe garanci financiare,ku i garantohet ky çmim stratosferik edhe sikur te dali me humbje nga qarkullimi i makinave.

    Nje ekonomi leshi jo kapitaliste.Nje ekonomi ku ka 25 vjet qe shteti garanton çdo konçesion privat,ku fitimet privatizohen dhe humbjet shtetezohen.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Te kete nje takse makine (p.sh., 100 euro ne vit), dhe kjo te mjaftoje per mirebajtjen e rruges.
    Ndersa, makinat qe nuk kane targa Shqiptare te paguajne neper sportele.

    Me duket idioteske shuma qe duhet paguar per çdo hyrje ne autostrade.
    Nuk justifikohet me gjendjen ekonomikente shumicesnse Shqiptareve.

    Rruga do mirembahet, ose nga taksat e popullit ose nga pagesa te tjera.
    Por, me duket me e arsyeshme qe te kete nje takse baze per makinat (vjetore), sesa me hyrje-dalje.
    Me hyrje-dalje te paguajne makinat me targa te huaja, jo ato Shqiptare.

  4. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Tarifa e rrugës së Kombit është antikushtetuese!

    Nga Pano Soko

    Tarifa e Rrugës së Kombit është totalisht një vepër antikushtetuese përveçse abuzim i hapur.

    1. Ne e kemi paguar vetë të gjithë rrugën nga fillimi në fund. Ato vende që aplikojnë tarifa për rrugët, i aplikojnë vetëm për ato rrugë që ndërtohen me lekët e investitorit privat. Asnjëherë mbi ato rrugë që janë ndërtuar me lekët e taksave.

    2. Në çdo vend, nëse për një autostradë vendoset të aplikohet tarifë, atëherë shteti duhet të garantojë që aty ekziston një rrugë dytësore me standarte optimale, e cila jep mundësinë e përdorimit për ata qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë. Nëse nuk e bën atëherë kjo është antikushtetuese, pasi është shkelje flagrante e Nenit 38/1 i cili sanksionon që gjithkush ka të drejtë të lëvizë lirisht brenda gjithë territorit. Vendosja e një tarife kufizon lëvizjen e atyre individëve që s’kanë mundësi të paguajnë tarifën.

    3. Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve, pas studimit të plotë të bërë nga Ministria e Transporteve dhe Banka Botërore që u publikua në 2015, për të gjitha rrugët e vendit, është rreth 8.5 miliardë lek në vit, ose rreth 60-65 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë në formë taksash, posaçërisht për mirëmbajtjen e rrugëve (taksë qarkullimi, taksa e regjistrimit të automjeteve), rreth 20 miliardë lek çdo vit (rreth 150 milionë euro). Kjo shumë e mbulon 250% nevojën fizike për mirëmbajtje.
    Kjo e bën të palogjikshme vendosjen e tarifave të veçanta për rrugët, si kjo që po bëhet me Rrugën e Kombit.

    4. Kryeministri ka ndërmarrë dy nisma për rritjen e Taksës së Qarkullimit që shkoi nga 8.4 lekë me TVSH, në 32.4 lekë, pikërisht sepse i duheshin lekë për mirëmbajtjen e rrugëve. Tani që mirëmbajtjen e rrugës më të madhe e dha me konçesion duhet të na ulë taksën e qarkullimit, ta bëjë zero.

    5. Bazuar në Kushtetutën e vendit, monedha zyrtare në të cilën kryhen transaksionet publike të sanksionuara për publikun e gjerë, si taksat apo tarifat, është ajo që emeton Banka e Shqipërisë. Dhe ajo monedhë është Leku. Vendosja e një tarife për publikun e gjerë, me bazë Euro, në Republikën e Shqipërisë është antikushtetuese. (P.sh-Rast i thjeshtuar- Unë personalisht s’e njoh dhe as e di se çfarë është “Euro”. Tarifa “5 €” s’më obligon dot për asgjë, pasi si qytetar i RSH, ligji më detyron të njoh “Lekun” jo “Euro”.
    Dhe pasi ne nuk kemi rënë dakord që më parë, në një marrveshje mes meje personalisht dhe mbledhësit tē tarifës, për pagesën e tarifës në “Euro” unë kam të drejtë mos ta njoh fare pasi ligji më obligon të njoh vetëm “Lekun”. Ti thua “5€”, une të jap një copë letër ku shkruaj me dorë “5 Euro” dhe jam në rregull me ligjin)

    6. Vendosja e një tarife në Euro, pa u mbushur muaji që ne vendosëm për “deeuroizimin” e ekonomisë shqiptare, tregon shumē për nivelin e qesharak-llikut që karakterizon këtë shtet.

    Nisur nga tē gjitha këto, kontrata për konçesionimin e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit është e jashtëligjshme dhe jo vetëm qē duhet shfuqizuar, por nënshkruesit e këtij akti antikushtetues duhet të dalin para ligjit.

    Vetëm se kemi një problem. Për momentin s’kemi Gjykatë Kushtetuese, kështu që duhet të mësohemi me ca antikushtetueshmërira këto kohë… ose larg qoftë ta zgjidhim me protesta, larg qoftë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    3. Fondi i mirëmbajtjes së rrugëve, pas studimit të plotë të bërë nga Ministria e Transporteve dhe Banka Botërore që u publikua në 2015, për të gjitha rrugët e vendit, është rreth 8.5 miliardë lek në vit, ose rreth 60-65 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë në formë taksash, posaçërisht për mirëmbajtjen e rrugëve (taksë qarkullimi, taksa e regjistrimit të automjeteve), rreth 20 miliardë lek çdo vit (rreth 150 milionë euro). Kjo shumë e mbulon 250% nevojën fizike për mirëmbajtje.
    Kjo e bën të palogjikshme vendosjen e tarifave të veçanta për rrugët, si kjo që po bëhet me Rrugën e Kombit.
    Kjo quhet "taksa e korrupsionit". Ato para shkojne ne xhepat e burokrateve te korruptuar qe Rama e kompani ka marre ne pune. Dhe tani po mundohet qe t'ua zgjeroje stomakun te korruptuarve me kete taksen e re.

    Kur nje shtet rrit taksen per cdo gje, qytetaret e perdorin me pak ate gje. Qe do te thote, me vendosjen e takses, rruga do te frekuentohet me pak nga qytetaret e vendit. Ashtu sic do te thote qe banoret e zonave ne te cilat kalon rruga, do te paguajne taksen me te larte.

    Le te shpresojme se qytetaret do te zgjohen nga gjumi per te protestuar dhe ndaluar korrupsionin e ligjeruar!

    Albo

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Nje ekonomi leshi jo kapitaliste.Nje ekonomi ku ka 25 vjet qe shteti garanton çdo konçesion privat,ku fitimet privatizohen dhe humbjet shtetezohen.
    Kur Berisha ishte kryeminister, ai ia doli qe te afroje ne vend investitore te huaj. Problemi qe investitoret e huaj kane ne nje vend si Shqiperia eshte se a) nuk ka shtet ligjor - ligji ndryshon me cdo qeveri qe vjen e iken dhe privati nuk e gjen dot te drejten e tij ne gjykate b) pushtetaret marrin vendime politike dhe jo politika te mirefillta ekonomike. Rasti me konkret, eshte CEZ qe mori persiper shperndarjen e energjise ne vend dhe uljen e abuzimeve/vjedhjeve dhe rritjen e pagesave. Kur CEZ filloi t'iu priste energjine qytetareve apo ndermarrjeve publike qe refuzonin te paguanin faturat e energjise, qytetaret e Kukesit dolen e bllokuan rrugen kombetare. Qeveria ne Tirane nuk mbajti anen e biznesit privat, mbajti anen e qytetareve qe nuk duan apo nuk kane leke te paguajne faturat. Ne cdo vend tjeter te botes se qyteteruar, nese nuk paguan faturen e energjise, te pritet energjia. Duke marre nje vendim politik, qeveria falimentoi biznesin privat pasi: si mund te besh biznes kur konsumatori nuk paguan ate qe konsumon?

    Shqiperia nuk ka nje sistem te mirefillte kapitalist, pasi qytetaret ende nuk kane perqafuar apo kuptuar te mirat e kapitalizmit. Dhe duke qene se brezat e vjeter u linden e rriten ne nje sistem komunist ku cdo gje ua siguronte Partia-Shtet, eshte afer mendjes qe shumica e njerezve e kane me te lehte te bejne me faj kapitalizmin se sa te shohin problemin ne pasqyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-03-2018 më 13:23

  7. #17
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Rruget me pagese jane rruget alternative, ku shoferet e zgjedhin dhe jo detyrohen.
    Shteti duhet ti siguroje qytetareve te vet rruge dytesore/superstrada ne çdo skaj te vendit.

    Privati ben autostrada me pagese, dhe ato shofere qe duan te shkojne ne destinacion me shpejt, pa semafore/rrethrrotullime, zgjedhin te paguajne.

    Por qivuria jone esht bande...
    5€ esht shume, ndoshta 2€ mund edhe te pranohet. Ose te bejn si Zvicera, nje takse vjetore 20/30€.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur Berisha ishte kryeminister, ai ia doli qe te afroje ne vend investitore te huaj. Problemi qe investitoret e huaj kane ne nje vend si Shqiperia eshte se a) nuk ka shtet ligjor - ligji ndryshon me cdo qeveri qe vjen e iken dhe privati nuk e gjen dot te drejten e tij ne gjykate b) pushtetaret marrin vendime politike dhe jo politika te mirefillta ekonomike. Rasti me konkret, eshte CEZ qe mori persiper shperndarjen e energjise ne vend dhe uljen e abuzimeve/vjedhjeve dhe rritjen e pagesave. Kur CEZ filloi t'iu priste energjine qytetareve apo ndermarrjeve publike qe refuzonin te paguanin faturat e energjise, qytetaret e Kukesit dolen e bllokuan rrugen kombetare. Qeveria ne Tirane nuk mbajti anen e biznesit privat, mbajti anen e qytetareve qe nuk duan apo nuk kane leke te paguajne faturat. Ne cdo vend tjeter te botes se qyteteruar, nese nuk paguan faturen e energjise, te pritet energjia. Duke marre nje vendim politik, qeveria falimentoi biznesin privat pasi: si mund te besh biznes kur konsumatori nuk paguan ate qe konsumon?

    Shqiperia nuk ka nje sistem te mirefillte kapitalist, pasi qytetaret ende nuk kane perqafuar apo kuptuar te mirat e kapitalizmit. Dhe duke qene se brezat e vjeter u linden e rriten ne nje sistem komunist ku cdo gje ua siguronte Partia-Shtet, eshte afer mendjes qe shumica e njerezve e kane me te lehte te bejne me faj kapitalizmin se sa te shohin problemin ne pasqyre.

    Albo

    Çfare kompanish afroi Berisha ne kohen e tij?!

    Fajdet, ARMCO e Gerdecit, Fazlliç,..........per keto e kishe fjalen?!


    Ore, une e kuptoj Servilizmin Partiak, por ajo qe nuk.kuptoj eshte, perse Diskutoni kur argumentat dhe faktet u dalin kundra qe ne zanafille te fjalise?!

    Kur fillon nje diskutim me emrin Berisha ne te, e ke te humbur pa e mbaruar!

    Nuk jam as me te Majtet dhe as te Djathtet, nuk ka pokitike Shqiperia, veç mashtures.

    Por ama, mos na hapni barkun duke mbrojtur Berishen, vrasesin e Shqiptareve!
    Prej atij jemi ne kete gjendje sot ne purgator!

  9. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Çfare kompanish afroi Berisha ne kohen e tij?!

    Fajdet, ARMCO e Gerdecit, Fazlliç,..........per keto e kishe fjalen?!


    Ore, une e kuptoj Servilizmin Partiak, por ajo qe nuk.kuptoj eshte, perse Diskutoni kur argumentat dhe faktet u dalin kundra qe ne zanafille te fjalise?!

    Kur fillon nje diskutim me emrin Berisha ne te, e ke te humbur pa e mbaruar!

    Nuk jam as me te Majtet dhe as te Djathtet, nuk ka pokitike Shqiperia, veç mashtures.

    Por ama, mos na hapni barkun duke mbrojtur Berishen, vrasesin e Shqiptareve!
    Prej atij jemi ne kete gjendje sot ne purgator!
    Edhe Berisha kur s’i ecnin punet ja linte fajin komunistave.
    Kurse komunistet fajesonin Zogun etj etj
    Kesaj lojes se kungulleshkave kemi nje shekull qe ja kena pa hajrin. Perse u dergua Berisha ne opozite, qe te jetoje akoma ne purgator ne mandatin e dyte te Rames???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Testohen sportelet në Rrugën e Kombit, brenda 15 Prillit aplikohet pagesa

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Çfare kompanish afroi Berisha ne kohen e tij?!

    Fajdet, ARMCO e Gerdecit, Fazlliç,..........per keto e kishe fjalen?!


    Ore, une e kuptoj Servilizmin Partiak, por ajo qe nuk.kuptoj eshte, perse Diskutoni kur argumentat dhe faktet u dalin kundra qe ne zanafille te fjalise?!

    Kur fillon nje diskutim me emrin Berisha ne te, e ke te humbur pa e mbaruar!

    Nuk jam as me te Majtet dhe as te Djathtet, nuk ka pokitike Shqiperia, veç mashtures.

    Por ama, mos na hapni barkun duke mbrojtur Berishen, vrasesin e Shqiptareve!
    Prej atij jemi ne kete gjendje sot ne purgator!
    Nuk e kuptova mire kete qe the. A ma shpjegon pak?

    - Ta ka fajin Berisha qe ka dale ne pension politik prej 5 vjetesh qe ta ndertoi kete rrugen?
    - Apo ta ka fajin Berisha qe qeveria e Edi Rames po te detyron te paguash 5 euro sa here kalon me makine ne ate rruge?

    Berisha na futi ne purgator duke na e ndertuar rrugen. Edi Rama po na nxjerr nga purgatori me 5 euro!

    Ja e zgjidhem edhe kete hall!

    Albo

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •