-
Për: Poezia e Këngës
BEKUAR - FLORI MUMAJESI
Ti je, një mrekulli në tokë, ti je.
As Zoti nuk e di përse,
si erdhëm ne në jetët tona.
Ti Je,
Jetojmë në një kohë tjetër ne.
Me dashurinë që ti ma dhe,
vazhdoj unë të kem jetë akoma.
Tentova ta kopjoja unë veten time,
të korrigjoja çdo gabim nga jeta ime.
Dhe pse e dija, nuk dublohet kurrë dashnia jonë.
Shpirtin në vend e kam tek ti, përgjithmonë.
Ti je, nje mrekulli në tokë, ti je
As Zoti nuk e di përse,
si erdhëm ne në jetët tona.
Ti Je,
Jetojmë në një kohë tjetër ne.
Me dashurinë që ti ma dhe,
vazhdoj unë të kem jetë akoma.
Provoja unë të t'gjeja ty në një trup tjetër,
dhe imponoja trupin tim, nga një gënjeshtër.
Dhe pse e dija, nuk dublohet kurrë dashnia jonë,
Shpirtin në vënd e kam tek ti, përgjithmonë.
Ti je, nje mrekulli në tokë, ti je
As Zoti nuk e di përse,
Si erdhëm ne në jetët tona.
Ti Je,
Jetojmë në një kohë tjetër ne.
Me dashurinë që ti ma dhe,
vazhdoj unë të kem jetë akoma.
Ti Je, Ti Je .
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 11:41
-
-
Për: Poezia e Këngës
BEKUAR - KRAS (2021)
Poezia: FLORI MUMAJESI - Kompozimi: BRUNO
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 11:41
-
-
Për: Poezia e Këngës
“Çdo ditë një Shën Valentin” - ALBAN SKËNDERAJ
Pse më sheh ashtu e vrenjtur me kokën mënjanë?
“Të dua më pak se muzikën”, unë kurrë s’ta kam thënë
Pse më sheh ashtu përgjumur dhe me kaq çudi?
Me një këngë për ty gjithë natën kam bërë dashuri
Prit pak se po bëj shaka por është e vërtetë
Nuk mjaftonte një buqetë për datën 14
Ndaj më lejo mëngjesin sot të ta sjell unë në shtrat
Një këngë për ty, më lejo ta këndoj si dhuratë
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
Unë jam romantik në vargje ti je në të vërtetë
Me ty unë kam kuptuar çfarë vlen në t’vërtetë në këtë jetë
Ndaj me lejo dhe një herë të të them sesa ndihem me fat
Një këngë për ty, më lejo ta këndoj si dhuratë
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
Oh oh (një Shën Valentin)
Se jeta me ty eshte çdo ditë (një Shën Valentin)
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t’vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
https://www.kultplus.com/muzika/nje-...ideo%ef%bf%bc/
-
-
Për: Poezia e Këngës
“Çdo ditë një Shën Valentin” (2020)
Krijimtari nga: ALBAN SKËNDERAJ
https://www.youtube.com/watch?v=IVnJvgk8oAw
-
-
Për: Poezia e Këngës
ZERO GRADË - ARILENA ARA & PIRRO ÇAKO
Jam akoma une qe po te flas,
dhe pse vite kane kaluar.
A do doje prape te me takoje,
nga e para, ta filloje?
Sa shume mesazhe,
te kam derguar;
E penduar.
Pse ti hesht?
Une ndjese te kam kerkuar.
Koha do m’i mbylle te gjitha plaget,
nuk do vdes une,
se ti ike.
U sherova nga magjia jote,
dhe se lashe, zemren te dilte.
Te gjitha vajzat, mbajne emrin tend,
kur i shikoj.
Dhe akoma sot, sot,
prape te mendoj.
Sa…
do te doja une pa ty, pa ty,
t’mos ekzistoja.
Ne nje tjeter bote me mire, me mire,
te te shikoja.
Zemren ta mbyllja,
ne nje kuti
Vetem te ishim une dhe ti.
Zero gradë te ngrime, te ngrime,
ne perjetesi.
Po ta kthenim kohen si dikur ne,
nuk e di, a do fitonim.
Nga distanca larget une kam mbet,
vec nje skllave telefoni.
Jam une akoma, a te kujtohem.
Prape jetoj.
Nje takim te fundit, te fundit,
po kerkoj.
Do te doja une pa ty, pa ty,
t’mos ekzistoja.
Ne nje tjeter bote me mire, me mire,
te te shikoja.
Zemren ta mbyllja,
ne nje kuti.
Vetem te ishim une dhe ti.
Zero gradë te ngrime, te ngrime,
ne perjetesi.
Une ekzistoj vetem per ty.
Une po jetoj vetem per ty.
Enderroj te jemi,
bashke te dy.
Veten genjej sikur jetoj.
Pernate ne enderr, te shikoj.
Pak nga pak, per ty,
une po mbaroj.
UNE PO MBAROJ!
https://lyricstranslate.com/en/arile...-grade-english
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-12-2024 më 18:02
-
-
Për: Poezia e Këngës
'
ARILENA ARA & PIRRO ÇAKO - ZERO GRADË (Kënga Magjike 2024) 
Kompozimi & Poezia: PIRRO ÇAKO
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 14-12-2024 më 18:04
-
-
Për: Poezia e Këngës
MALL - ISMAIL KADARE
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhë thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe une për ty seç ndjeva mall
https://www.teksteshqip.com/ismail-k...ezi-100153.php
-
-
Për: Poezia e Këngës

" Mall " - REDON MAKASHI
Poezia : ISMAIL KADARE - Kompozimi: PIRRO ÇAKO
Nata e Nostalgjisë - FEST 63
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-12-2024 më 17:04
-
-
Për: Poezia e Këngës
DËSHIRË DHE HESHTJE - ERVIN HATIBI
Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina
Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s’është e thënë të jem as vetë i dytë
me miq të rastit po më mbushet nata
një vend do gjej ku the çlodh sytë.
Kam ftohtë e s’të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës time
si zogj të bardhë e të verbuar mbërrijnë te ti
Në ëndërr vijnë, e qetë këndojnë
e unë me sytë pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë, që solle ti.
E di pse hesht hija ime
e di se lotët s’flasin kurrë
ata degjojnë veç fjalët e mia
në heshtje qëndrojnë dhe ata si unë
Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj t;i fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë
https://bota.al/deshire-dhe-heshtje-...rupit-ritfolk/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-03-2025 më 21:29
-
-
Për: Poezia e Këngës

" Dëshire dhe heshtje " - Gjergj Kaçinari & Kleansa Susaj
Poezia : ERVIN HATIBI - Kompozimi: NONDA KAJNO
Nata e Nostalgjisë - FEST 63
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt