Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 185

Tema: Elvana Gjata

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2006
    Postime
    16

    Elvana Gjata

    C.dini rreth kesaj kengetareje? kenget,pamja,dhe jeta sentimentale?

  2. #2
    Emri i Elvana Gjatės nuk ėshtė i rastėsishėm nė botėn e muzikės dhe as thjesht pėr tė plotėsuar ndonjė nga kapriēiot e moshės. Rruga e saj artistike ka filluar qė fėmijė, me debutimet e saj tė para nė pallatin e pionierėve. Qė nė pjesėmarrjen e saj tė parė, nė Festivalin e Zėrave tė Rinj, vlerėsohet me ēmimin e tretė, me kėngėn 'Tė kėndojmė sė bashku'. Ky ēmim e inkurajon edhe mė tej nė rrugėn e saj tė saponisur. Merr pjesė nė spektaklin 'Kėrkohet njė yll', dhe nė interpretimin e kėngėve tė Laura Pauzinit del nė finale, nėn shkėlqimin e njė ylli tė fshehur tek kėngėtarja e re. E shtyrė nga i ati merr pjesė nė edicionin e parė tė show-t televiziv, 'Ethet e sė premtes mbrėma'. Elvana, me njė paraqitje tė admirueshme skenike, por edhe me zėrin e saj tė ėmbėl dhe melodioz do tė fitojė simpatinė jo vetėm tė stafit realizues, por edhe tė publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtėsisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do tė jetė njė nga dhjetė finalistėt e njė prej spektakleve mė tė ndjekur nė Shqipėri, ku evidentohet talenti i kėngėtarėve tė rinj. 'Ethet e sė premtes mbrėma', mė hapi dyert e suksesit, nė rrugėn e profesionalizmit muzikor', thotė Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakėl , i cili ndezi dritėn jeshile nė rrugėn e saj muzikore. Pas kėtij spektakli, emri i Elvana Gjatės, nuk do tė jetė mė i panjohur, por do tė fillojė bashkėpunimet me emra tė njohur tė muzikės shqiptare. Menjėherė pas 'Etheve', merr pjesė nė njė duet me solistin e grupit 'The Dreams' nė 'Maratonėn e kėngės popullore' dhe arrijnė tė dalin edhe nė finale, ku Elvana dallohet edhe nė interpretimin e kėngėve popullore. Nė vitin 2003, merr pjesė pėrkrah emrave tė njohur tė muzikės shqiptare, nė festivalin e RTVSH, me kėngėn 'Pranė teje', me njė tekst tė shkruar nga ajo vete, ku shumė shpejt do tė realizojė ėndrrėn e saj mė tė madhe. Sė fundi, tek 'Kėnga Magjike' e zhvilluar nė Kosovė, paraqitet nė njė bashkėpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Kėnga e saj 'Vetėm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve nė Kosovė, por, edhe nė Shqipėri ėshtė njė nga kėngėt mė tė dėgjuara nė valėt e radios 'Energy'. Njė nga qėllimet e saj nė kėtė koncert ishte qė kėnga tė kishte sukses nė tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotėsuar dhe me fansa tė shumtė. Ėshtė vetėm 18 vjeē dhe ka filluar pėrgatitjet pėr albumin e saj tė parė, qė pritet tė dalė nė tregun muzikor nė korrik tė kėtij viti. Kėngėt e albumit janė tė rrymave tė ndryshme, por mbizotėron rryma R&B, njė nga rrymat mė tė preferuara nga tė rinjtė pėr momentin. Deri tani janė rregjistruar 11 kėngė, tė cilat janė punuar me mjeshtėri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse kėngėt tė gjitha janė tė regjistruara nė studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbėshtetur edhe financiarisht. Albumi do tė shoqėrohet edhe me njė videoklip, qė do tė filmohet jashtė vendit dhe qė do tė jetė edhe supriza e publikimit tė albumit. Krahas pėrgatitjeve pėr albumin e saj tė parė, ajo po pėrgatitet edhe pėr fillimin e studimeve tė larta nė Akademinė e Arteve, dega regjisurė. Nuk do ta tradhėtojė kėngėn, por nė kėtė degė ajo mendon tė kompletohet artistikisht, qė nė tė ardhmen pėrveē se njė regjizore e mirė, shpreson tė bėhet njė show-girl e famshme. Dy motra kėngėtare Ka qenė Migena, motra e madhe e Elvanės, ajo qė e ka zbuluar si kėngėtare.Ajo e ka shtyrė gjithmonė pėr pjesėmarrjet nė konkurse dhe spektakle tė ndryshme televizive. Migena ėshtė studente nė vitin e fundit pėr kanto dhe pėr Elvanėn, ajo ka qenė gjithmonė 'udhėheqėsja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nėnkolonelit Fatmir Gjatės, nė rrugėn qė ato kanė nisur, kanė gjetur gjithmonė mbėshtetjen e veēantė tė babait tė tyre, qė padyshhim njė pjesė e suksesit tė tyre i dedikohet atij.

    Revista Mbrojtja


    Duket se Elvana Gjata nuk ka nder mend te kenaqet vetem me koncertet dhe suksesin e shpejte ne muzike. Pas nje turi mbreselenes ne Zvicer dhe vende te tjera te Evropes, kengetarja seksi ka goditur serish. Me nje kenge te re, kete here te realizuar me grupin kosovar “Tingulli tre”, ajo i eshte rikthyer me ne forme se kurre ekraneve muzikore. Nje zgjedhje e zgjuar qe i ka garantuar serish fame. Dhe po te kihet parasysh fakti se nje duet i ri me Getoarin eshte nje formule e garantuar per sukses, mund te thuhet qe Elvana eshte nje vajze jo vetem me fat, por edhe qe di te zgjedhe bashkepunetoret e saj.

    Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Elvana Gjata Nje Nder Kengetaret Me TE Bukura Ne Estraden E Muzikes Shqipe Vertet Eshte Yll Shqiptar

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Elvana eshte pa dyshim nje yll me ze hyjnor,paraqitjet e se ciles i magjepsin te gjithe.
    I dhashte zoti shendet e fat ne rrugen qe ka zgjedhur !
    ArsGothicė

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Elvana ndahet nga Getoari

    Thuhet se lidhja e tyre rezultoi shumė mė e shkurtėr nga sa qe menduar. Ndonėse pėr Getoarin, ky fakt nuk pėrbėn risi. Elvana Gjata dhe Geti i “Tingulli 3” i kanė dhėnė fund marrėdhėnies sė tyre. Ėshtė ky thashethemi mė i fundit, qė ka nisur tė qarkullojė nė rrethet muzikore pėr kėtė ēift tė krijuar vetėm disa muaj mė parė. Ende nuk dihen motivet e ndarjes, por duke kujtuar natyrėn e paqėndrueshme tė Getoarit dhe lidhjet e tij tė shumėpėrfolura me disa kėngėtare duhet ta pranojmė, qė ky fakt nuk na ēudit, e madje mund tė themi qė pritej. Por nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr ish-lolitėn e ngrohtė tė kėngės sonė. Sepse, pavarėsisht suksesit nė fushėn muzikore pėr jetėn e saj private Elvana Gjata kishte qenė pėherė e kujdesshme. Nuk kishte zbuluar asnjė fjalė pėr veten e saj. Gjithmonė ka dashur tė flasė pėr muzikėn, studimet e saj nė degėn e regjisurės, familjen, por kurrė pėr jetėn private apo dashurinė. Dhe pavarėsisht se edhe pėr lidhjen me Getoarin ajo nuk foli kurrė, gjithsesi nuk ngurroi, qė nė disa festa publike tė shfaqej nė krah tė tij. Gjė, qė pėr njė ēast na bėri tė mendonim se gjėrat mes tyre po shkonin pėr mrekulli. E madje, thuhet se nė atė periudhė bukuroshja nga Tirana filloi tė kalonte mė shumė kohė nė Prishtinė.

    Mėsojmė se lidhja e Elvana Gjatės me Getoarin ka nisur pikėrisht atėherė kur ajo, nė bashkėpunim me grupin “Tingulli 3” nxorėn kėngėn “Me ty”. Njė kėngė, qė na shfaqi njė imazh tė ri tė Elvanės, ndryshe nga sa ishim mėsuar ta shihnim zakonisht. E bukur, rrėzėllitėse, por edhe seksi njėkohėsisht. Imazhi prej njė vajze tė ndrojtur dhe deri diku larg ekstravagantes, nė atė udhėtim drejt Kosovės, u zėvendėsua me pamjen e njė zonjushe joshėse, qė pėrveē zėrit tepėr tė veēantė diti tė nxjerrė nė pah edhe hiret femėrore, dhuratė e natyrės. E pas kėsaj kėnge, ndoshta falė qėndrimeve tė gjata nė Kosovė, Elvana do tė nxirrte njė tjetėr kėngė, e prezantuar me njė klip tė animuar dhe ku dilnin nė pah, disa elementė tė dialektit kosovar. Por pavarėsisht tė gjitha kėtyre, me sa duket Getoari ėshtė kthyer sėrish nė karakterin e tij tė paqėndrueshėm, ndaj edhe kjo lidhje ka marrė fund.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    une nuk e besoj kete thashethem,ata dy vazhdojne te jene bashke ,si nje qift i perkryer!

  7. #7

    Getoari, nje tjeter kenge per Elvanen...

    Kengetari i mirenjohur kosovar Getoar Selimi, ka pergatitur surprizen e rradhes per publikun shqipetar. Ai nuk ka hezituar ti ofroje Elvana Gjates per te dyten here nje bashkepunim te suksesshem, me kengen e krijuar prej tij te titulluar "Mames". Nga burime te besuara prane Getoar Selimit mesojme se kjo kenge eshte nje re-mix i kenges me titullin 'BAbes" se kenduar prej grupit 'Tingulli 3" ne albumin e tyre te fundit. Kenga "MAmes" eshte nje risi ne muziken shqipetare dhe mesohet se performanca e Elvana Gjates eshte mbreselenese. Ajo shfaqet plot energji dhe me nje vokal ne ngritje. Me sa duket leksionet e Getoarit kane mundesuar kete transformim, kete sukses te radhes.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Postime
    15

    ok

    hi te gjitheve , me pelqen shume.

  9. #9
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Nolird
    Anėtarėsuar
    19-04-2007
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    466
    Elvana Gjata eshte njera nder kengtaret me te bukur ne trojet Shqiptare

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e @rdi@n@
    Anėtarėsuar
    28-09-2005
    Postime
    52
    Elvana eshte shum e mir,e sa i perket lidhjes me Getin
    pfffffffffffffffffffffffffff me mir te perfundoj
    po ku e gjeti bash kete kjo Elvana

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhuna ndaj grave
    Nga blondina nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 345
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:16
  2. Tingulli 3
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 12:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •