-
Për: Poezia e Këngës
Në Parkun që mbuluan fletët - ISMAIL KADARE
Në parkun që mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park që kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…
https://www.shqiperia.com/Ne-Parkun-...an-Fletet.539/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 28-01-2019 më 15:37
-
-
-
-
Për: Poezia e Këngës
Në parkun që mbuluan fletët
Poezia : ISMAIL KADARE - Kompozimi: GJERGJ LEKA
-
-
Për: Poezia e Këngës
Debutimi ne " Koha ne Pentagramin Tim " , 1989.
-
-
Për: Poezia e Këngës
NËNËS - AGIM DOÇI
Puthi foshnjen dhe e rriti
Puthi qiellin dhe e ndriti
Puthi plagen e sheroi
Vetem Nena
E puth ballin celin lule
E puth gushen me pekule
Puth ajo inati ulet
Vec nga Nena
Themi NENE kur na ther zemra
Dhe kur s’eshte buzeqesh nder endra
Se eshte Nene e dashurive
Mal nga dhembja
Nina nana na perkundi
Dore e saj e bardhe si pllumbi
Vec nga Zoti dhe nga nena
Celet jeta
Hap i saj i lehte si flutur
Kur ne dhembje vjen i pari
Zeri saj aq shume i bukur
Zgjon te vdekurin nga varri
http://www.eraeveriut.com/agim-doci-nenes/
-
-
Për: Poezia e Këngës
E Duam Lumturinë - AGIM DOÇI
Kur një zog, një pëllumb ne shikojmë
duam krahë si ata të fluturojmë
zemra jonë tik e tak kur troket
me zemrat flet
Në çdo stinë kudo janë pranverojnë
dhe në sy ata mbajnë jetën tonë
dashurinë, lumturinë e pafund
dhe ëndërra shumë
Kanë një botë me ëndërra
janë të vegjël shumë
mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë
(2 herë)
Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë
Mos ja u prishni lumturinë
mos iu prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s'ju lejojnë
Fjala "Nënë" kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thotë
se nëna e lind njerinë.
Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë botën e sundon
Mos ja u prishni ëndërrat
janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
syrin e pagjumë
(2 herë)
Të gjitha do i dhuroja
kaq të lumtur ti shikoja
dhe fëmijët në gjithë globin
anembanë
Mos ja u prishni lumturinë
mos ja u prekni dashurinë
askërrkush mos ta provojë
se nënat s'ju lejojnë
Fjala "Nënë" kudo në botë
zgjon në zemra dashurinë
mirëmëngjes jetës i thonë
se nëna e lind njerin
Kjo dorë që e tundi djepin
gjithë boten e gëzon .
https://www.teksteshqip.com/parashqe...ic-1840350.php
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 12-11-2020 më 11:17
-
-
Për: Poezia e Këngës
" E Duam Lumturinë " - PARASHQEVI SIMAKU
Poezia: AGIM DOÇI - Kompozimi: PIRRO ÇAKO
-
-
Për: Poezia e Këngës
Një pyetje që duhet bërë patjetër - XHEVAHIR SPAHIU
Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”
Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti ve;
nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!
Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha ?”
https://www.teksteshqip.com/xhevahir...ezi-108532.php
-
-
Për: Poezia e Këngës
TOKA E DIELLIT - XHEVAHIR SPAHIU
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron
Në çdo ujëvarë, ja një diell, lind dhe perëndon
Në çdo pulëbardhë krahëlehtë, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon
Pranë dashurisë, një re bëhet pemë e gjelbëron
Në çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë
Fjala "liri" nëpër natë ndez një vetëtimë
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë
Fjala "liri" lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton
O Shqipëri, m’i fal pranverat
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tetë të botës.
O këngë diellore shpalosi velat
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo!
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron
Ne çdo burim, si legjendë era vjen e shkon
Ne çdo legjendë krahëshpend, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon
Pranë dashurisë, një re bëhet pemë e gjelbëron
Ne çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë.
Fjala "liri" nëpër natë ndez një vetëtimë
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë
Fjala "liri" lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton
O tokë e diellit, m’i fal pranverat
Mbaj në shpirt zjarrin tënd
çudinë e tetë të botës.
O këngë diellore shpalosi velat
Si shqiponjë nëpër botë fluturo, fluturo!
Si shqiponjë në të ardhmen, fluturo!
https://lyricstranslate.com
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-01-2021 më 11:52
-
-
Për: Poezia e Këngës
" Toka e Diellit " - FREDERIK NDOCI, MANJOLA NALLBANI, JULI NDOCI (1989)
Poezia: XHEVAHIR SPAHIU - Kompozimi: ALEKSANDER PEÇI
-
-
Për: Poezia e Këngës
KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË - DRITËRO AGOLLI
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
https://www.teksteshqip.com/dritero-...ezi-100159.php
-
-
-
-
Për: Poezia e Këngës
Kur të jesh mërzitur shumë
Poezia : DRITËRO AGOLLI - Kompozimi: ARDIT GJEBREA
-
-
Për: Poezia e Këngës
MALL - ISMAIL KADARE
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhë thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe une për ty seç ndjeva mall
https://www.teksteshqip.com/ismail-k...ezi-100153.php
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 21-03-2021 më 16:41
-
-
Për: Poezia e Këngës
" Mall " - LILJANA KONDAKÇI
Poezia : ISMAIL KADARE - Kompozimi: MAKSIM SHEHU
Koncerti i Pranveres 1989.
-
-
Për: Poezia e Këngës
" Mall " - PIRRO ÇAKO & INVA MULA
Poezia : ISMAIL KADARE - Kompozimi: PIRRO ÇAKO
1989
Interpretim Solo nga Kantautori PIRRO ÇAKO - Acoustic Version.
https://www.youtube.com/watch?v=ZdbH_2sp5tA
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 08:53
-
-
Për: Poezia e Këngës
KU ËSHTË DASHURIA - FLORIAN ZYKA (RONI)
Pse të trembur zogjtë në pemë sot po rrinë,
pse s'po fluturojnë, pse s'po cicërijnë ?
Dielli lart në qiell, pse ngjan si i ngrirë,
Pse çdo ditë që vjen shohim më pak dritë ?
Përse sot po jetojmë
në një botë të egër, në një botë të ftohtë ?
Përse ne shohim vec veten dhe harrojmë se
jo nuk do jetojmë përjetësisht ?
Ku është dashuria, ku është, pse mungon
dhe sa kohë akoma të gjithë pa të ne do jetojmë?
Ku është lumturia, ku është, kush e di,
Edhe sa kohë do e fshehim ne mirësinë ?
Pse qyteti ndjen e ndjen ftohtësi,
edhe pse kalojmë nëpër rrugët e tij ?
Pse asgjëja i zë vendin ngrohtësisë,
pse ka më pak shpresë dhe më pak besim ?
Përse ne midis njerëzve
ndihemi të vetëm si pa njeri ?
Pse ne shohim veç veten dhe harrojmë se
jo nuk do jetojmë përjetësisht.
Ku është dashuria, ku është, pse mungon
dhe sa kohë akoma të gjithë pa të ne do jetojmë?
Ku është lumturia, ku është, kush e di,
Edhe sa kohë do e fshehim ne mirësinë ?
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 10:04
-
-
Për: Poezia e Këngës
Ku eshte dashuria - MARIZA IKONOMI (2006)
Kompozimi: KRISTI POPA - Poezia: FLORIAN ZYKA (RONI)
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 10:06
-
-
Për: Poezia e Këngës
PIEDESTAL - FLORIAN ZYKA (RONI)
I hap sytë
të shoh me qartë,
por në çdo hap
Ne jemi dhe më larg.
Është e ftohte çdo fjalë
ky qytet i madh.
Është e ftohtë buzëqeshja që më jep,
S'ka jetë.
Dorën zgjas,
që ta heq këtë maskë,
para se të jetë tepër vonë,
dhe vehten ta humbas.
Nëse ti guxon,
Dhe si unë beson,
Ndoshta nesër,
Një botë tjetër do jetojmë.
Muret e vetmisë do të bien,
Tempuj dashurie le të ngrihen,
Si për engjëj e për djaj,
Që brenga mbajnë…
Është koha porsi dielli të zgjohesh,
Është koha zëri yt të dëgjohet,
Mbi një piedestal, zemrën mbaj.
Heshtur flas
Me ditët që lash pas,
Dhe kuptoj, nuk duhet të ndalojmë,
Shpresa mos t'humbas.
Nëse ti beson,
Dhe si un guxon,
Të gjithë nesër
Një botë tjetër do jetojmë.
Muret e vetmisë do të bien,
Tempuj dashurie le të ngrihen,
Si për engjëj e për djaj,
Që brenga mbajnë
Është koha porsi dielli të zgjohesh,
Është koha zëri yt të dëgjohet,
Mbi një piedestal, zemrën mbaj.
Botën e mbaj
Përmbi duar tani
Dua ngjyra ti jap
Mos ta shoh bardh e zi
Dua dhe njëherë
Të shkojm’ në përjetësi,
Jo më gjunjë që dridhen drejt humnerës,
Ka dhe dritë për ty.
Koha ndaloi,
Hey s'ka më errësirë,
Sytë e tu më thanë
Jo asgjë s'na ndal.
Muret e vetmisë do të bien,
Tempuj dashurie le të ngrihen,
Si për engjëj e për djaj,
Që brenga mbajnë
Është koha porsi dielli të zgjohesh,
Është koha zëri yt të dëgjohet,
Mbi një piedestal, zemrën mbaj.
https://www.teksteshqip.com/inis-nez...ic-1951015.php
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 30-08-2021 më 11:06
-
-
Për: Poezia e Këngës
Piedestal - INIS NEZIRI
Kompozimi: GRIDI KRAJA - Poezia: FLORIAN ZYKA (RONI)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt