Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Aktorët dhe regjisorët, të ndarë mes tyre në lidhje me faktin nëse duhet ndërtuar një teatër i ri apo duhet ruajtur i vjetri, nuk janë gjë tjetër veçse marioneta të një shfaqeje që është projektuar gjetkë: në zyrat e Edi Ramës, ku po ndahen llokmat e fundit të vjedhjes së tokave publike të kryeqytetit.

    Po t’i rikthehesh historisë se si u ringjall ideja e shkatërrimit të godinës së dikurshme të “dopolavoros”, mashtrimet i kanë lënë vendin njëra- tjetrës.

    Fillimisht u tha se trupa e teatrit do të zhvendoset drejt sallës “Turbina” sepse, pas disa rregullimeve, në sallën e vjetër do të luajnë edhe artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më pas, i paturpshëm siç di të jetë vetëm ai në mashtrim, Erion Veliaj, nxorri teorinë se godina aktuale e TK, përmban lëndë që shkaktojnë kancer. Pastaj u tha se teatri do të prishet për t’u ngritur një i ri. Por kur protesta mori përmasa dhe reagimi publik filloi të ndihej, ministrja e Kulturës u betua përpara aktorëve se nuk ka një projekt për godinë të re. Ose ajo gënjeu hapur, ose këtë e bëri kreu i bashkisë së Tiranës, i cili vetëm një javë më pas, u tregoi disa aktorëve skicat e godinës së re duke i siguruar se ajo nuk do të ishte poshtë një kulle.

    Nuk kaloi shume kohë dhe Edi Rama doli në krah të arkitektit danez Bjorke Ingels për të prezantuar maketin e godinës së re, të cilën shumë specialistë e konsideruan si një plagjaturë të studios ukrahinase “Forma”, që kishte konkurruar me këtë projekt në Korenë e Jugut.

    A tregonte kjo plagjaturë se kemi të bëjmë me një zgjidhje të aty për atyshme, sa për t’i hedhur hi syve publikut? Pse nga ky teatër i ri u shfaq vetëm pamja e jashtme, pa sallat dhe mjediset ndihmëse? A nuk janë ato të parat që do duhej të siguronin aktorët, dhe jo vetëm, për një institucion të vërtetë artistik? Me ç’konkurs u vendos që teatrin e ri do ta projektonte Bjorke Ingels? A u bë garë për këtë?

    Të gjitha këto pikpyetje të mbetura pa përgjigje dhe ato mashtrime që i lanë vendin njëra- tjetrës, të krijojnë sigurinë se puna e teatrit ishte vetëm loja. Se nën fasadën e betejës për të, ka pasur një tjetër preokupim: si do të zaptohej toka publike që gjendet pas tij për të ndërtuar në atë zonë me fitime marramendëse.

    Dhe llogaria është e thjeshtë : Teatri do të zërë afërsisht 3 mijë metra katrorë ndërtim. 4 mijë metra të tjerë do t’i falen ndërtuesve privatë që do të ngrenë dhe godinën e teatrit. Përpos pjesës që dikur i takonte oborit të teatrit, atyre do t’i jepen edhe 2.500 metra katrorë truall publik. Kështu, sipas një llogarie që kishte bërë TPZ.al, ndërtuesi, një klient i Ramës dhe Veliajt që ka marrë pjesë edhe në vepra të tjera publike në Tiranë, do të përfitojë 5.300 m2 tokë ndërtimi, ku do të ngrihen 7 kulla deri në 23 kate, me një sipërfaqe prej 55 mijë m2 dhe me një biznes, kostoja e të cilit arrin deri në 140 milionë euro.

    Emri:  0CFDF1DC-A26F-4FAB-9249-F5046DE45EC8.jpg

Shikime: 1014

Madhësia:  76.9 KB

    Pikërisht se gropa këtë radhë është shumë e madhe dhe e thellë, në prezantimin e Teatrit të Ri, Rama tha si nëpër dhëmbë se ky operacion financiar do të kalojë me një ligj të veçantë në Kuvend.

    Pra ligji do të bëhet në emër të teatrit, për të përligjur këtë vjedhje dhe paratë do t’i fusë në xhepa tjetërkush.

    Nëse prioritet, ashtu sikurse thuhet, do të qe gjetja e një mënyre për të ngritur një Teatër Kombëtar serioz (pavarësisht debatit a duhet prishur i vjetri apo jo) logjika duhet të kishte qenë tjetër. Shteti do të kishte ofruar atë që ka, tokën publike, dhe do të kishte pritur se kush do të jepte ofertën më të mirë për të pasur këtë “minerë floriri” në mes të Tiranës, kush ndërtonte një teatër sa më dinjitoz dhe kush ofronte një projekt me impakt sa më të mirë mjedisor.

    Por në fakt këtu ka ndodhur e kundërta. Eshtë shmangur çdo lloj konkursi. Eshtë shuar çdo lloj gare. Janë caktuar projektuesit dhe përfituesit. Sepse qëllimi i vërtetë nuk ka qenë teatri, por se si të përdoret ai për të nxjerë miliona nga toka e begatë që e rrethon atë.

    Prandaj kjo është një histori e pastër grabitjeje dhe sherri i aktorëve për godinën e re apo të vjetër, nuk është veçse një shfaqe e provokuar marionetash.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Gazetarja ‘nxjerr zbuluar’ Veliajn: S’ka studim italian për prishjen e Teatrit Kombëtar, është thjesht një temë diplome nga studentët

    Debati për çështjen e Teatrit të ri Kombëtar vazhdon, ndërsa së fundi aktorët janë grupuar në një aleancë që kundërshton prishjen e godinës ekzistuese. Gazetarja Matilda Terpollari shkruan në faqen e saj në Facebook, se studimi i italianëve për prishjen e godinës ekzistuese, të cilës i referohet kryebashkiaku i Tiranës, në fakt është një punë diplome e studentëve.

    “Studimi i profesorëve italianë, që kretari i Bashkisë tha në “Opinion”, se u bazua për prishjen e teatrit, në fakt është punë diplome e disa studentëve për vitin shkollor 2007-2008 (shikoni foton) Megjithëse punë diplome studentët në asnjë faqe, të publikuar nga vetë Bashkia, nuk thonë se janë për prishjen e godinës, por për RIPËRDORIMIN e saj, ku madje një ambient propozojnë ta bëjnë muze. (shih foton). Ajo që nuk kuptoj është se si mund të manipulohet dhe gënjehet publikisht kaq hapur”, shkuan Terpollari.

    Emri:  E5907C47-E731-4188-B3AA-B849E16E591C.jpg

Shikime: 755

Madhësia:  30.4 KB

    Emri:  BCCEDA67-33F6-4400-A7FA-FB59A1405B94.jpg

Shikime: 774

Madhësia:  22.8 KB

    Emri:  0223CFC4-2CE6-41B5-8502-920AA9CBA108.jpg

Shikime: 756

Madhësia:  35.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Projekti copy & paste i teatrit, një histori hajdutësh dhe mashtruesish

    Çështja e Teatrit Kombëtar, e cila në fillim u duk thjesht si histori e zakonshme e arrogancës dhe e korrupsionit, e shtyrë nga lakmia e pangopur për betonizim e një politikani, i cili u bë i famshëm për formulën “një pallat, një votë”, tani po merr ngjyrat e groteskut.

    Sikurse Exit.al ka shkruar këto ditë, projekti i paraqitur nga Edi Rama dhe Bjorke Ingels është shumë i ngjashëm me projektin e prezantuar në 2011 në një konkurs për ndërtimin e një teatri në Korenë e Jugut nga studioja e famshme arkitekturore ukrainase Forma.

    Kjo gjë vështirë se do të ndodhte nëse projekti i ri do t’i ishte nënshtruar konkurrimit publik. Por nxitimi e fshehtësia dhe arroganca për të vendosur çdo gjë vetë, çuan në një shaka të keqe për Edi Ramën, që tani ndihet se ja kanë hedhur ndërsa përballet me kundërshtimet e hapura të intelektualëve dhe me një projekt botërisht të turpëruar si të vjedhur.

    Gjendja është ironike: një projekt i kopjuar (në shkelje të dukshme të të drejtave të autorit) për t’u ndërtuar në shkelje të dukshme të planifikimit urban, me një operacion financiar aspak transparent dhe aspak të volitshëm, në dëm të një teatri sigurisht të vjetër por origjinal, për të mirëpritur aktivitetet më intelektuale të jetës shoqërore shqiptare.

    Kjo është një histori simbol e Shqipërisë së Ramës: për të shuar pakënaqësitë e intelektualëve shqiptarë, e për të justifikuar vjedhjen e pronës publike dhe shkatërrimin e kujtesës kolektive, të mundësuara nga paratë e drogës, Udhëheqësi Botëror, Artisti Gjenial, iu drejtua vjedhjes intelektuale.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kullat/ Vjedhja që fshihet pas betejës për teatrin e ri

    Paraqiti Bujar Kapexhiu nje projekt ide per teatrin qe ishte fantastik (te pakten si fasade). Projekt qe mbante dhe teatrin egzisten por edhe qe e zmadhonte. Nje projekt fantastik nga ana e harmonis arkitekturore.

    Aty mire qe mendojne vetem per te vjedhur,por si nuk doli nje qeveritar qe te pakten edhe ne vjedhje te kete "gusto". E kan bere vjedhjen vetem shkaterrim.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është i ftuar sonte në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus. Por që në nisje të emisionit nuk e kurseu shfaqjen teatrale të radhës. Për të treguar se ai është shembulli i njeriut të punës, Erion Veliaj kishte hyrë në studio me këpucë me baltë. Sigurisht që kjo nuk ishte një shpërkujdesje e tij nga nxitimi , por sajesë e paramenduar në kuadër të propagandës që bën kryebashkiaku i Tiranës. E veçanta kësaj here ishte se në rol hyri edhe moderatori Sokol Balla, i cili gjoja si rastësisht e nis emisionin me Veliajn duke e pyetur pikërisht për këpucët me baltë. Nga ana tjetër Veliaj tha se nuk pati kohë t’i pastronte këpucët te grimi dhe më tej foli direkt për mbjelljen e 100 mijë pemëve në Tiranë. Po të ishim ende nën komunizëm, me siguri që Veliaj do e kishte marrë titullin ‘Hero i Punës Socialiste’.

    ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

    Tragji-komedia me kete Lali Erin, eshte sesa me shume kthehet ne nje personazh qe dynjaja te talli t’rapin, aq me shume promovohet ne menyren me te kuruar nga media dhe tufen e madhe te gazetareve prane saj..
    Pastaj kur shikon kompozimin aktual politik qe fatkeqesisht e ben te pashmangshme deshiren e tij per tu bere kryeminister, kupton qe do na ikin dem edhe nja 2-3 dekada..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Teatri i Veliajt, në rol edhe Sokol Balla

    “Rama të ndiqet penalisht” Aktorët të vendosur: S’do lejojmë shembjen e teatrit



    “Ta vëmë me shpatulla pas muri dhe ky duhet ndjekur penalisht, të shkojë në Gjykatë si i pari kryeministër që thyen ligjin. Pra, ose do shkojmë në Europë me ligje ose ne, po i gris këto faqe që i kemi kopjuar nga kushtetuta dhe themi “voila” (Ja shiko). Hajde kryeministër, bëj çfarë të duash.

    Ti tani je jo kryeministër, por ... (artistët nga mbrapa: Skënderbeu) Skënderbeu”. Kjo ishte thirrja e Rudi Satës, kryetar i Sindikatës së Artistëve dhe Punonjësve të TKOBAP, gjatë dëgjesës me artistë dhe qytetarë për të kundërshtuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Artistët janë mbledhur edhe këtë të hënë në ambientet e jashtme mes Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

    Ndërkohë që regjisori Bujar Kapexhiu i ka kërkuar miqësisht kryeministri Rama që të tërhiqet. “Po i drejtohem si piktor, si artist jo si kryeministër. Jo do të shembet, por germën s. S’do të shembet. Prandaj le ta thotë, një tërheqje është mençuri, një tërheqje është zemërgjerësi nuk është dobësi”, tha Bujar Kapexhiu.

    Të hënën e kaluar artistët sfiduan kryeministrin me një projekt ide të tyren me moton “Ndërto një, ruaj dy”, ndërkohë sot me ta u solidarizuan dhe arkitektët Arben Biçoku dhe Kreshnik Merxhani të cilët argumentuan domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë së Teatrit Kombëtar.

    “Është thënë shpesh që restaurimi është shumë herë më i shtrenjtë se sa ndërtimi nga fillim. Ky është një mit, nuk ekziston. Ne restaurojmë çdo ditë, objekte edhe më të vjetra se sa godina e TK dhe jemi në gjendje që teknikisht t’i zgjidhim të gjitha këto probleme”, tha arkitekti Merxhani.

    “Flitet që është një objekt i përkohshëm, nuk e kam gjetur në asnjë material të shkruar këtë. Nuk është i tillë. Boll të kujtojmë nga se është i përbërë konstruksioni, është i ndërtuar me kollona betorname, nuk bëhet betornameja për përkohshmëri. Kam patur rastin të diskutoj me një nga pedagogët të shquar të materialit të ndërtimit Fisnik Kadiu, më ka thënë i kemi bërë analizat, janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë sikur janë vënë sot. Në këtë ambient nuk është vënë dorë për mirëmbajtje, është dashur pa nuk është vënë dorë”, tha Biçoku.

    Në përfundim të takimit, i cili u zhvillua jashtë ambienteve të Teatrit, midis atij Kombëtar dhe Eksperimental, aktori Arben Derhemi u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen betejës së tyre të hënën e ardhshme në orën 18:00.

    Shqiptarja

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Apeli / Vetëm dhuna mund ta shpëtojë teatrin nga treshja Rama, Kumbaro, Veliaj

    Nga Mark Marku / Projekti mafioz për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka kaluar në një fazë të re me publikimin nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të një projektligji, i cili pritet të
    bëjë tjetërsimin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe terrenit ku ai shtrihet nga pronë publike në pronë private. Sipas projektligjit, kjo pasuri publike do t’i kalohet në pronësi subjektit
    privat “Fusha shpk”, i cili duke shembur edhe disa ndërtesa te tjera rreth Teatrit Kombëtar, përfshi këtu edhe një shtëpi të vjetër tiranase të quajtur Sarajet, ndoshta një nga objektet më me vlerë të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, do të ndërtojë një kompleks kullash nën hijen e të cilave do të gjejë edhe ndonjë skutë për godinën e re të Teatrit Kombëtar.
    Nuk do të jap këtu argumente se pse një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, jo vetëm se këtë e kanë bërë prej gati një viti shumë të tjerë para meje: artistë, shkrimtarë, arkitektë dhe intelektualë të fushave të ndryshme, por për faktin e thjeshtë se më duket po aq marrëzi sa shembja e Teatrit edhe argumentimi i mosshembjes. Është njëlloj si t’i thuash dikujt që do të vras një njeri se nuk ka asnjë argument për ta bërë këtë, sikur t’i thuash një njeriu që vjedh se nuk ka asnjë arsye për ta vjedhur gjënë e dikujt, sikur t’i thuash një krimineli që bën një krim se nuk ka asnjë arsye për krimin apo sikur t’i argumentosh një diktatori të çmendur se nuk ka asnjë arsye për ta terrorizuar popullin e tij.

    Zot i madh, sa jam trishtuar teksa kam parë artistë të njohur duke i shpjeguar ministres Kumbaro dhe Kryeministrit Rama se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, teksa kam dëgjuar arkitektë të dëgjuar që flisnin për vlerat arkitekturore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, teksa kam ndjekur ligjërata pa fund për nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, teksa kam dëgjuar ata pak mbrojtës të interesave publike që na kanë ngelur të japin argumente për mostjetërsimin e pronës publike.
    Trishtim i madh, pikëllim i madh, zemërim edhe më i madh teksa dëgjoje një kakofoni thirrjesh, lutjesh, kërcënimesh, një zallamahi e atyre që kemi, teksa kam dëgjuar ata pak mbrojtës të interesave publike që na kanë ngelur të japin argumente për mostjetërsimin e pronës publike.
    Trishtim i madh, pikëllim i madh, zemërim edhe më i madh teksa dëgjoje një kakofoni thirrjesh, lutjesh, kërcënimesh, një zallamahi Kumbaron dhe të mos e shembnin Teatrin Kombëtar. Kur vjen puna në marrëzi kësodore mendoj se nuk ka vend për arsye dhe çdo tentativë kësodore është bjerrje kohe. Unë nuk mendoj se zoti Rama nuk e di se nuk duhet të shembet Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, pasi ai besoj ka kaluar jo pak nga godina e Teatrit të Komedisë në Paris, një godinë edhe më modeste për nga pamja se ajo e Teatrit Kombëtar kur ke parasysh se gjendet e rrethuar nga pallate grandioze mbretërore dhe prapë qëndron aty, për inat të kullave, të ndërtuesve, të gjithë batakçinjve që do të donin ta zëvendësonin me ndonjë supermarket.
    Ministrja Kumbaro me aq sa e kam njohur, besoj se e di që të shembësh Teatrin Kombëtar dhe t’ia japësh për të ndërtuar kulla një ndërtuesi është thjesht një krim, një rrugaçëri kulturore, një bjerrje e vetëdijes intelektuale, një degradim moral e s’di çfarë të them tjetër, pasi gjuha shqipe është ende e varfër për t’i shënjuar lapërdhi të tilla.
    Për Veliajn nuk e di a është i vetëdijshëm apo jo për pasojat e kësaj që po bën, pasi futet tek ai lloj njerëzish të pushtetit që s’ka as thelb, as përmbajtje, për të jeta në tokë është pema që mbjell vetë përpara kamerës, e mira qytetare është baras me urdhrat që nxjerr ai si kryebashkiak, dielli i njerëzimit është buzëqeshja e tij para kamerës dhe që ngatërron teatrin me propagandën e tij të përditshme.
    Veliaj është sivëllai i atij kryebashkiakut të Durrësit, që mendon se qytetërimi që ngre ai me betonierën e tij private është ku e ku më lart se qytetërimi romak. Ata e dinë se po bëjnë një krim kulturor, por as nuk duan t’ia dinë për këtë. Sepse ata janë në krye të një pushteti mafioz, ose më saktë një shteti të komanduar nga mafia dhe janë të detyruar ta bëjnë. Nuk e kanë problem as kur gënjejnë paturpësisht para artistëve, as kur gënjejnë para qytetarëve, nuk kanë frikë as nga e shkuara, as nga e tashmja, as e nga e ardhmja.
    Ata thjesht po mendojnë si ta realizojnë një gjë të tillë, janë pragmatistë të pushtetit e parasë dhe po gjejnë procedurat për ta realizuar këtë: projektligji është zgjidhja. Me projektligj, turpin e
    ndajnë me kolegët e tyre deputetë dhe nën mburojën e tyre i shpëtojnë edhe ndonjë pasoje ligjore për sot e për nesër. Ata e dinë ç’po bëjnë dhe s’kanë as një dyshim për këtë: në i lëntë shoqëria shqiptare, do ta bëjnë. Pikërisht për këtë them se artistët dhe të gjitha ata që e duan teatrin duhet t’i lënë publike dhe të bëjnë rezistencë, thjesht rezistencë me të gjitha format: me greva, me protesta qytetare dhe politike, të shtrihen para Parlamentit që deputetët të mos kalojnë për ta votuar atë ligj, të thërrasin qytetarët dhe ta rrethojnë Parlamentin që ata të mos kenë ku të hyjnë, natë e ditë, sepse vetëm kështu mund të ketë njëfarë mundësie që Rama, Kumbaro dhe Veliaj të tërhiqen.
    Kështu ndoshta do të bëhen gjenerues të një revolte kombëtare për teatrin, edhe pse teatri nuk jep bukë, nuk jep punë, nuk jep begati për qytetarët. Vetëm kështu qytetarët do ta kuptojnë se një qeveri që shemb Teatrin Kombëtar, nesër mund të bëjë edhe mynxyra të tjera në kurriz të tyre dhe nuk ka të drejtë të qëndrojë në pushtet as edhe një minutë. Pra, duhet përballje me keqbërësit, jo sqarim i tyre.
    /Panorama/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Debati për Teatrin, të gjithë kundër Ramës: Projekt mafioz që duhet ndalur

    Tentativa e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, përmes një ligji të posaçëm i cili do të kalojë tinëz në Kuvend me votat e mazhorancës, po gjen kundërshti të madhe jo vetëm nga artistët, por edhe nga opinionistët në vend. Lapsi.al sjell përmbledhtazi qëndrimet e Artan Fugës, Mark Markut, Agron Gjekmarkajt, Andi Bejtes dhe Mustafa Nanos. Në shkrimin ‘Teatri i turpit kombëtar’ te ‘Panorama’, Mark Marku e cilëson tipik mafioz projektin e qeverisë. Ai thotë se Rama dhe Kumbaro e dinë shumë mirë se shembja e godinës së teatrit është një marrëzi, teksa sjell shembullin e Teatrit të Komedisë në Paris, një godinë modeste, që vazhdon të qëndrojë aty mes kullave të larta.

    “Të shembësh Teatrin Kombëtar dhe t’ia japësh për të ndërtuar kulla një ndërtuesi është thjesht një krim, një rrugaçëri kulturore, një bjerrje e vetëdijes intelektuale, një degradim moral e s’di çfarë të them tjetër, pasi gjuha shqipe është ende e varfër për t’i shënjuar lapërdhi të tilla”, thotë Marku. Ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj, shprehet se ai hyn në atë takëm njerëzish që “s’ka as thelb, as përmbajtje” dhe se jeta për të është ‘pema që mbjell vetë përpara kamerës’.

    “Ata e dinë ç’po bëjnë dhe s’kanë as një dyshim për këtë: në i lëntë shoqëria shqiptare, do ta bëjnë”, shkruan Marku, teksa po bën thirrje për rezistencë dhe rrethim të Parlamentit, në mënyrë që deputetët të mos kenë nga të futen. “Dhe nëse qytetarët nuk i mbështesin, atëherë bëhet e qartë se kjo shoqëri nuk e meriton Teatrin, le ta gëzojë estradën qeveritare”, e mbyll shkrimin Mark Marku.

    Për Agron Gjekmarkajn kjo që po ndodh me Tetarin Kombëtar është një tragjikomedi që po luhet në oborrin e asaj godine. Njësoj si Mark Marku, edhe Gjekmarkaj drejton gishtin nga kryeministri Edi Rama, ministrja Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Këta dy të fundit thotë Gjekmarkaj, përgatitën projektligjin famëkeq “që i saldon ata në krah të interesave të Edi Ramës dhe i vendos si askend tjetër kundër artistëve, njerëzve të kultures e kujdo që respekton dicka nga tradita e këtij vendi”

    “Edi Rama nuk ka fuqi ta mbajë mbi vete këtë. Ai do ta ndajë këtë përgjegjësi të turpshme me parlamentin duke i bërë të gjithë, bashkëfajtorë! Edi Rames i intereson nomadizmi, një vend pa kujtesë, pa kritikë që ti sundojë më lehtë shqiptarët. Si mund të pretendosh integrimin ne Europe kur shemb të vetmin Teatër Kombëtar?”, thotë Gjekmarkaj në analizën e tij të botuar te ‘Panorama’.

    Gjekmarkaj, përveç reagimit qytetar kërkon edhe politizim maksimpal të kësaj çështje prej opozitës, për t’i dalë në mbrojtje Teatrit Kombëtar. “Opozita duhet të mobilizojë qytetarët. Këtu nuk kemi një audiopergjim që pret ekspertizë, kemi një grabitje, një dhunë të hapur e cila me vendosmëri mund të ndalet”, shprehet Gjekmarkaj.

    Profesor Artan Fuga, tentativën për prishjen e Teatrit Kombëtar e shikon në një kënd më të gjerë sesa thjesht prishja e një godine. Sipas tij, Teatri Kombëtar si përmbajtje është i marrë fund për shkaqe të ndryshme që ai i analizon në shkrimin me titull ‘Shkallmimi i Teatrit: Psikanaliza e një vetëvrasje kolektive’, botuar te ‘Panorama’. Fuga shkruan se radha e shkallmimit të ndërtesës së teatrit, po vjen pasi janë shkatërruar një sërë vlerash paraprake.

    “Ndërtesa e teatrit është hallka e fundit simbolike e një sistemi shkatërrues që na ka pllakosur ndër vite. Ndërtesa e teatrit është rënia e fundit. Shkallmimi i fundit. Ra arti shqiptar, ra drama shqiptare, ra trupa e aktorëve, ra kultura artistike e popullsisë, ra qyteti duke u kthyer në fjetore e vend ndihmash sociale, ra arkitektura dhe vlerat e së kaluarës, ra trashëgimia kulturore. Tani duhet të bjerë edhe ndërtesa e teatrit, sikurse bie një kokërr mollë pasi ke prerë trungun e pemës dhe degët që e mbanin”, shkruan Fuga, duke theksuar se ndërtesa e teatrit paguan haraçet e dramës së teatrit, e teatrit si art skenik”

    Në vijim të analizës së tij, Fuga shikon një urrejtje të politikës ndaj teatrit.

    “Ndërtesa e teatrit tërheq mbi vete inatin me teatrin, sepse arti skenik prodhon plastikë individësh të adhuruar nga turmat. Inkoshienca e politikanit e do këtë, të luajë vetëm në skenat e vendit. Skena e mitingut të mos konkurrohet nga skena e tetarit, nga auditorët, të mos brohorasë tifozi futbollistin në fushë. E gjitha do të ishte një energji e ikur kot politikisht. Prandaj ka një urrejtje simbolike që përplaset te muret e dobëta të ndërtesës së teatrit, e cila në fakt paguan inatin kolektiv politik kundër teatrit”, vijon shkrimi i tij.

    E megjithatë në fund ai tregohet optimist duke thënë se pavarësisht të gjithave askush nuk do të jetë në gjendje ta shkallmojë ndërtesën e teatrit. Në dallim nga Marku dhe Gjekmarkaj, Fuga nuk bën thirrje për rezistencë apo protesta.

    “Unë nuk besoj se ka nga ata që e përballojnë fajësimin që sjell kënaqësia e çastit për ta fshirë nga fusha pamore diçka që sjell trauma të papërballueshme. Me gisht do të shënohej kushdo që do ta ndërmerrte atë akt jashtë kontrollit të arsyes. Dhe në gjunjë do të binte duke qarë me lot, pa mundur më të riparonte atë që u shkatërrua, pikërisht se ka ngjizur kombin dhe që simbolizon demokracinë. Atë që me heshtjen, ndoshta me amiantin e vet, na tregon se kush jemi e nga se vuajmë”, përfundon Fuga.

    Gazetari Andi Bejtja, në shkrimin me titull “Beteja për teatrin, betejë mes civilizimit dhe barbarisë”, botuar te Lapsi.al shkruan ndër të tjera se rezistenca për të ndaluar prishjen e teatrit është më shumë sesa prishja apo rindërtimi i një godine. Ai thotë se kemi të bëjmë me një betejë midis civilizimit dhe barbarisë.

    “Sot, kjo betejë, edhe pse deri tani ka pak njerëz të përshfshirë në të, është një betejë historike dhe historia ka vetëm dy anë: o me civilizimin o me barbarët. Sot Sqhipëria nuk ka as të majtë, as të djthatë, as qendër, sot o je me civilizmin o je me barbarinë. Mund t’i shpëtosh gjykimit të historisë sot, por askush nuk ka për t’i shpëtuar nesër. Sot ke vetëm dy rrugë për të zgjedhur o të jesh qytetar o barbar”, shkruan Bejtja.

    Mustafa Nano është i mendimit që Rama e ka ndarë mendjen për ta çuar deri në fund idenë e tij për shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e dy kullave, por ai i sugjeron se duke e tepëruar me skemën e partneritetit publik-privat, do të thyejë qafën. Për Nanon ideja e ndërtimit të një teatri të ri është tërësisht jo transparente.

    “E gjithë kjo punë po bëhet me ngut, si fshehurazi, si për inat, si për një karshillëk. Kështu ka nisur qysh në krye të herës, qysh me lajmin se ndërtesa e Teatrit Kombëtar do shembet e në vend të saj do ndërtohet një tjetër. Pastaj erdhi konferenca për shtypin që organizoi Kryeministri Rama, në të cilën publikut iu hodh syve një projekt i Teatrit të ri. Nuk u mor vesh se nga mbiu ai projekt, pse ish bërë, për sa kohë që askush nuk e kish kërkuar. Nuk u mor vesh se ku është ai projekt, pasi askush nuk e ka parë me sy, nëse përjashtojmë një karabiná që është parë nëpër portale”, thotë Nano në një intervistë për ‘Tema Tv’, duke theksuar gjithashtu se deri më tani Edi Rama s’ka denjuar as të presë në një takim protestuesit për teatrin.

    Formën e PPP-ve, thotë Nano, njerëzit e perceptojnë si një “ortakëri ilegale mes qeverisë e biznesit për të bërë një shpërndarje të pilotuar të ca parave publike në duar private”. Duke komentuar kullat që do të ngrihen në atë zonë, Nano shprehet se “Rama kërkon të mbetet në histori si krijuesi i një qyteti tjetër, i një monstre në fakt, sepse e tillë është Tirana e krijuar prej tij, një monstër, një Frenkenshtein që të kall datën. Po t’i shtojmë këtij qyteti edhe shtatë kullat, Frenkenshteini bëhet edhe më i frikshëm. Është qyteti më i shpifur në Europë”

    Sa i përket rolit të Erion Veliajt, në shembjen e teatrit, Nano thotë se ‘ai i atashohet vullnetit të Ramës. Verbazi. Me entuziazëm’, kur vjen puna tek vendimet e mëdha. Sipas Nanos, Veliaj as që e çon në mend t’i kundërvihet Edi Ramës. Në dallim nga Gjekmarkaj që i bënte thirrje opozitës ta politizonte këtë çështje, Nano është i mendimit se opozita mund të jetë e “përfshirë kokë e këmbë në këtë biznes dhe për ta fshehur këtë gjë, bëjnë sikur janë të shqetësuar”. Ai shton se qëndrimet e opozitës vetëm sa kanë bërë pis protestën e aktorëve, duke mbajtur larg protestës shumë njerëz.

    Nano bashkohet me Gjekmarkajn kur thotë se kjo është një bëmë e madhe, përgjegjësinë e së cilës Rama nuk do ta mbajë vetë, prandaj po e çon ligjin në Kuvend. Ai shprehet i bindur që deputetët e PS-së do ta votojnë dhe se kjo është tashmë një çështje e mbyllur.

    “Vetëm një protestë e madhe civile, qytetare, mund ta bëjë Ramën ta kthejë mbrapsht vendimin e tij. Mirëpo, nuk shoh që një protestë e tillë të ndodhë. Këtu është vrarë njëherë e mirë ideja e protestës civile”, shprehet Nano.

    © LAPSI.al

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

    Edi Rama ka vendosur më në fund t’i ngarkojë Erion Velisë, diçka nga fatura e kripur e rikandidimit për Bashkinë e Tiranës. Për disa ditë me radhë, kryebashkiaku është shndërruar në një klloun shëtitës që ka marrë përsipër të negociojë për të ardhmen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që fati i saj është vendosur shumë më parë. I bindur se këtë shfaqje absurde nuk e luan dot askush më mirë se sa Veliaj, (çdo njeri tjetër do të kishte një fije skrupuj për të ndërmarrë një fushatë propagandistike për diçka që është vendosur më parë), Edi Rama është tërhequr vetë nga përplasja me artistët duke nxjerrë në fushë të betejës dikë që as nuk skuqet e as nuk zverdhet prej neverisë së dëgjesave publike farsë.
    Protagonizmi i Velisë në një çështje që nuk ka lidhje fare më Bashkinë e Tiranës, që është kryekëput një nismë e qeverisë dhe personalisht e kryministrit, përveç aftësisë së kryebashkiakut për të qenë i pandjeshëm ndaj turpit, e ka edhe një shpjegim tjetër. Rikandimi i tij për një mandat të dytë në krye të Tiranës, e ka një çmim. Deri më sot, Erion Velija në rolin e lalit, ia ka dalë të mos bëhet pis nga aferat e kazanit të shumicës. Lajmet e bujshme për Saimir Tahirin, vëllain e Fatmir Xhafës, skandalet e koncensioneve dhe aferave korruptive të qeverisë, pasoheshin nga fytyra e qeshur e kryebashkiakut që mbillte pemë apo shpërndante tërshërë nëpër kopshte. Zhurma e madhe e skandaleve që Rama tërhiqte mbi vete, i heshtën PPP e bashkisë, lejet e dyshimta të ndërtimeve, akuzat për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, abuzimet me fondet publike të qytetit, etj. Lali Eri dukej sikur nuk ishte pjesë e një mazhorance të lodhur nga skandalet, por një pol më vete që komunikonte direkt me qytetarët. Veliaj madje ia doli të krijonte perceptimin që edhe lejet për kullat gjigande që po ngrihen në Tiranë, ishin vepër e Edi Ramës dhe jo e vullnetit të tij.

    Dhe në fakt, ato sigurisht që janë vendimarrje direkte e kryeministrit, ashtu siç janë edhe kullat që do të ngrihen pas shpinës së Teatrit Kombëtar. Por këtë herë, Erion Veliaj është detyruar të dalë për t’i mbrojtur publikisht ato. Nëse Edi Rama nuk ka forcë të mos e rikandidojë Velinë, ai ka vendosur që këtij rikandidimi t’i japë një kosto që kryebashkiaku duhet ta paguajë vetë. Dhe kështu, për një projekt të vendosur kryekëput nga kryeministri, ky i fundit e ka detyruar kryebashkiakun të dalë në skenë për t’u përballur vetë me opinionin publik. Si Edi Rama, si ministrja e Kulturës (e cila nuk thotë asnjë fjalë në dëgjesat publike), janë tërhequr duke ia lënë skenën një aktori që falë talentit në këtë fushë, po thyen çdo rekord të paturpsisë.
    Kryebashkiaku ka marrë përsipër të bëjë sikur organizon dëgjesa publike dhe zhvillon negociata për të ardhmen e teatrit, kur është i qartë se vendimi për prishjen e tij dhe ngritjen e kullave është marrë me kohë në zyrën e Edi Ramës. Duhet një aftësi e jashtëzakonshme për të sfiduar dinjitetin, të marrësh përsipër një rol të tillë (rolin e shejtan budallait) dhe t’i dalësh për zot diçkaje tek cila as vetë nuk beson. Sepse Erion Velija jo vetëm nuk beson se shfaqjet e tij do të ndikojnë mbi vendimin e marrë tashmë, por më keq akoma, ai vetë nuk ka dashur, për shkak të kostos së mundshme elektorale, që teatri të prishej dhe për këtë madje ka patur edhe mbështetjen e hartuesit të planit të urbanistik të Tiranës, italianit Stefano Boeri. Edi Rama jo vetëm nuk e ka përfillur opinionin e tij si krybashkiak, por e ka poshtëruar publikisht duke e nxjerrë të mbrojë diçka për të cilën nuk ka qenë dakort. Kryeministri nuk ka dashur që të dhurojë një rikandidim duke i mbajtur vetë mbi shpinë të gjitha kostot e përballjes me opinion publik, kurse krybashkiaku të vjelë vetëm frytet e propagandës së tij.
    Dhe Erion Veliaj e ka pranuar këtë çmim, duke e nxjerrë zbuluar fytyrën e tij përtej imazhit buzagaz të lalit që mendon vetëm për të mirën e qytetit. Ai u shndërrua në një buratin, ku përkrah zjarrëfikësve dhe ekspertëve, inskenonte imazhet e teatrit si ka qenë dhe si do të jetë dhe për këtë premtonte negociata. Kryebashkiaku, që ka shumë pune për të bërë, doli si xhingijet e filmit “Koncert në vitin ‘36”, kur shkoi të luante përpara komisionit parlamentar. Ai kapi kufijtë ekstremë të humorit, kur deklaroi se firmën që do të ndërtojë teatrin e ri e paska zgjedhur vetë kompania Fusha, ndërkohë që e di fare mirë se Bjorke Ingelsin e ka caktuar Edi Rama shumë kohë më parë. Dhe kulmi i absurdit janë drekat, darkat, takimet, telefonatat me aktorët për të negociuar me ta, diçka që e ka vulosur dikush sipër tij. Vetëm një individ si Erion Veliaj është i aftë për këtë vetmohim.
    Edi Rama ka menduar të përdorë kreditet populiste të kryebashkiakut për të qetësuar aktorët dhe opinionin publik dhe t’i japë rrugë ndërkohë projektit të tij me kompaninë private Fusha. Erion Veliaj e ka pranuar këtë rol, por përveç aftësisë për të qenë i paturp duhet dhe një delir i madh për t’i marrë shqiptarët për budallenj. Sepse sot të gjithë po e shohin se kryebashkiaku i Tiranës është veçse një buratin që po luan një shfaqje, fundi i së cilës është përcaktuar me kohë nga tjetërkush. Le të shohim se deri ku do e çojë lali, teatrin e tij për teatrin.
    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •