Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

    Pse e ka mbyllur gojën Mirela Kumbaro për Teatrin Kombëtar

    Manovra e socialistëve për të sjellë, Erion Velinë në Komisionin e Medias, pikërisht ditën kur opozita priste shpjegime për projektligjin që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka nxjerrë në pah pozicionin distant, që po mban Mirela Kumbaro nga debati për ringritjen e godinës së Teatrit Kombëtar me paratë e kullave.
    Që pas publikimit të projektligjit nga Ministria e Kulturës, Kumbaro ka vendosur të mbyllë gojën me shpresë se do ta kalojë në heshtje furtunën që ndezi projektligji, ku parashikohet dhurimi i truallit të teatrit për kompaninë Fusha sh.p.k në këmbim të një teatri të ri.
    Prania e Erion Velisë në komision u prit me habi nga deputetët e opozitës, të cilët dyshuan se Kumbaro ka nevojë për Veliajn pasi e vret ndërgjegjia për projektligjin që ka propozuar.
    Por më shumë se dëshmi e një fije ndërgjegjeje të mbetur tek Kumbaro, shmangia e saj nga debati duket të jetë pjesë e strategjisë së Rilindjes, për të shmangur argumentimin e projektligjit.

    Heshtja e ministres u duk e pazakontë edhe në dëgjesën me artistët, disa ditë më parë. Për dy orë, Kumbaro vetëm miratoi me kokë fjalët e Veliajt dhe nuk foli asnjë fjalë përballë dyshimeve dhe akuzave të artistëve që kundërshtuan fort shembjen e godinës së teatrit dhe dhurimin e tokës për kompaninë Fusha sh.p.k.
    Takimi u moderua nga Veliaj, i cili ka marrë rolin e protagonistit dhe projektin e teatrit, e krahason me këndin e lojërave të liqeni Artificial apo me rikonstruksionin e Pazarit të Ri. Për të kuptuar se krahasimi i Veliajt nuk qëndron, mjafton të përmendet se si për këndin e lojërave, ashtu dhe për Pazarin e Ri, nuk ishte nevoja të bëhej një projektligj i posaçëm, që shkëmben tokë publike me kompani private pranë Ramës.
    Duke u shfaqur i zhurmshëm dhe provokues në komision, Veliaj i dha mundësinë Kumbaros të heshtë edhe njëherë tjetër dhe t’i shpëtojë shpjegimit se si i erdhi ideja për të hartuar një projektligji që ka publikuar për konsultim Ministria e Kulturës.

    Situata provokuese e krijuar në komision, tregoi se Rama dhe Veliaj nuk i druhen as batutave, as sharjeve, as vezëve dhe as recitimeve të artistëve, për sa kohë nuk flitet për projektligjin skandaloz, me të cilin i falin pasurinë publike klientëve të tyre. Heshtja e Kumbaros, vjen nga pamundësia për ta mbrojtur një projektligj që nuk merr parasysh asnjë parim të shtetit ligjor, shkëmben tokën publike me klientët e qeverisë pa respektuar as ligjin e prokurimeve publike dhe as atë për partneritetin publik-privat, duke shpërfillur në mënyrë skandaloze qytetarët, në këtë rast komunitetin e artistëve, në dëm të një institucioni si Teatri Kombëtar.©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

    DOKUMENTAT/ S’ka para për teatrin, por “ahengu” i Rilindjes kushtoi 1.4 miliard lekë

    Argumenti kryesor për të justifikuar pazarin me truallin e Teatrit Kombëtar në këmbim të një godine të re, të rindërtuar nga kompania private, është se kjo e jona është një qeveri e varfër. Madje Veliaj në dëgjesën që pati me artistët tha se buxheti i bashkisë nuk shkon më shumë se 20 milion euro, para me të cilat bëhen lulishte, kopshte, rrugë etj, megjithëse askush nuk pret nga bashkia financimi i një godine të re për teatrin apo rikontruksionin e godinës aktuale.
    Duke marrë shkas nga këto deklarata, Lapsi.al nxorri një shumë të shpenzimeve që Rilindja ka bërë për një nga kompanitë kryesore që ofron shërbimin e fonisë në aktivitetet shtetërore, të qeverisë apo të bashkisë së Tiranës. Kompania Prosound rezulton të jetë një fituese e rregullt e tenderave për aktivitetet publike dhe sipas një kërkimi të thjeshtë në Spending.data rezulton se shuma totale e dhënë nga buxheti për këtë kompani që menaxhon aktivitetet shtetërore shkon më shumë se 1.2 miliard lekë që nga viti 2015.

    Nga kjo shumë rezulton se më shumë se 150 milionë lekë, i janë dhënë kompanisë Prosound nga shërbimet e kontraktuara nga Bashkia e Tiranës. Shpenzime që përfshijnë, blerjen e pajisjeve të zërit, apo për foninë në aktivitete të ndryshme publike të bashkisë.

    Shuma totale e shërbimeve të fonisë për vetëm një kompani që ka fituar tenderat e aktiviteteve qeveritare, është e përafërt me shumën që ka nxjerrë një studim i vitit 1999 për rikonstruksionin e teatrit, rreth 1.4 miliard lekë. Shuma duhet marrë me përafërsi për shkak të ndryshimit të çmimeve ndër vite, megjithatë varianti për rikonstruksionin e teatrit mbështetet fuqimisht nga artistët që kundërshtojnë projektligjin e qeverisë, sepse ky e gjen zgjidhjen tek tkurrja e pronës publike dhe dhënia e saj kompanisë që kërkon të ndërtojë kulla në qendër të Tiranës.

    Shpenzimet kolosale për aktivitetet që reklamojnë punët e qeverisë, si përurime, promovime, qiramarrje të pajisjeve për aktivitetet që transmetohen në media, etj janë një provë më shumë të pretendimit të artistëve se godina e Teatrit Kombëtar është lënë qëllimisht të degradojë, në mënyrë që rrafshimi i godinës të bëhet më i pranueshëm dhe për pasojë t’i hapet rrugë pazarit të ngritjes së kullave në këmbim të truallit publik.©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Veliaj në rolin e kllounit nga regjisori Rama

    Tepsixhinjtë që paguhen nga shteti dhe mbrojnë shembjen e teatrit

    Emri:  49E133A3-8478-48ED-BE8E-C83610232546.jpg

Shikime: 733

Madhësia:  28.0 KB

    Askush nuk mund t’ia mohojë meritën: secila dalje e Erion Veliajt në publik nuk mund të kalojë pa pasoja. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë me vënien e kryebashkiakut në frontin e parë të betejës së Teatrit. Ai ka nxjerrë nga skutat, për të vendosur në plan të parë gjithë bythëlëpirësit e administratës shtetërore.
    Të gjithë drejtorët që paguhen me para buxhetore, janë shndërruar në dekorin e pushtetit për të bërë propagandë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

    Kështu, Erion Isai (i pari majtas), i emëruar i freskët si drejtor i Teatrit të Kukullave jo vetëm është pro shembjes, por ai i ka quajtur ata që mendojnë ndryshe nga ai “minj që nuk kanë frikë të të shikojnë në sy”, duke huazuar edhe fjalorin e Veliajt për aktorë të nxitur nga partitë e opozitës dhe aktivistë mitomanë të shoqërisë civile.

    Zamira Kita (e dyta nga e majta), drejtore e Teatrit të Korçës, edhe ajo për prishjen e Teatrit Kombëtar, nuk ngurroi të zihej publikisht me kolegët e saj në një tubim që ishte mbledhur për punë tjetër. Madje me një miopi prej injoranti, ajo arriti të deklarojë: “Nuk më interesojnë se ku ngrihen kullat, boll mos jenë brenda territorit të teatrit”.

    Hervin Çuli (i mesit) edhe ai i deklaruar pro prishjes, nuk është mjaftuar me këtë shërbim. Zelli i tij i kaloi pritshmëritë, kur hapi një konflikt për rrogën e Mirush Kabashit duke dëshmuar se është i gatshëm të bëjë opozitarin e opozitarëve të treshes Rama, Veliaj, Kumbaro.

    Edhe në dëgjesën tjetër që u zhvillua nga Veliaj me teknicienë të ndërtimit, u vu në pah drejtori i shërbimit zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj (i katërti), i cili vuri alarmin se godina mund të përfshihet nga flakët, se ajo nuk ka pajisje për aspirimin e tymrave dhe evakuimin e mjedisit. Po në logjikën “teatri duhet shembur”, ai as nuk e kishte vënë ujn në zjarr se si rregulloheshin këto mangësi apo sa kushtonte neutralizimi i rrezikut të zjarrit.

    Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu (i pesti nga e majta në të djathtë) as nuk dëgjoi të diskutohet për rikonstruksion, duke përmendur një raport të dirigjuar të institutit të tij për degradimin e ndërtesës nga ana e konstruksionit, problemeve elektrike dhe sanitare. Ai nuk bëri asgjë më shumë se ajo që ka thënë Edi Rama që në vitin 2001, se Teatri rrezikon shembjen megjithëse ai nuk është shembur asnjëherë.

    Pas gjithë kësaj parodie shtrohet një pyetje: Si shpjegohet që të gjithë ata që nuk kanë asnjë interes, janë të merakosur dhe duan të kuptojnë, kurse ata që janë drejtorë të shtetit bëhen pa skrupuj dhe bishta të propagandës zyrtare.

    Kjo histori shkon më përtej karakterit dhe defekteve të tyre njerëzore. Ajo hedh poshtë kryepremtimin elekoral të Edi Ramës për ta zhveshur shtetin nga njerëzit e tepsisë. Në fakt ky debat për teatrin po vërteton se administrata është mbushur me yesmenë që u dridhen leqet nga urdhërat e partisë.

    ©Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Teatri i disa Pseudo Artistëve apo Teatër Kombëtar?

    Ka disa kohë që shumë artistët si asnjëherë tjetër gëlojnë për të dalë nëpër tev e Media të shkruara për të dhënë opinionet e tyre apo indinjatën e tyre për atë që qeveria kërkon të bëjë.
    Në fakt disa artistë kanë dhënë opinione dhe janë rrokur të kandisin dhe disa artistë me emër që të kërkojnë mbajtjen e Godinës së Teatrit Kombëtar (ose Popullor në kohën e Rregjimit diktatorial), duke dhënë një mesazh aspak të aqrtë madje dhe banal me shprehje që vetëm ndonjë rrugaçç që urinon nën urat e Lanës mund ti thotë madje pasi të jetë i dehur.
    Fjalor i shëmtuar, ngritja dhe trashja e zërit, rrahja e gjoksit dhe mungesa e një perspeçtive, këto janë si përmbledhje e disa aktorëve të Teatrit Kombëtar, dhe asnjë ide se si mund të rregullohet një Godinë e Teatrit që ka kohë që tremb spektatorët nga frika se mos shëmbet dhe nga pamja e shumë aktorëve të çilët rrinë kafeneve ose tek Millenium apo më shumë tek Aleança përbri Galerisë që gërbijnë kafë dhe lëngje apo pije alkolike në orar të punës. Merret me mënd se ççfarë mund të bëjë një açtor, rrogtar i shtetit i paguar jo mirë por sidoqoftë me paratë e taksa pagonjsve të çilët nuk e kanë për gjë që të shajnë këdo që u ledhaton sado pak sedrën, egon, por me qënë i saktë nuk u thotë kërkush puna mbarë, sepse dihet janë në punë por rrinë si të papunë.
    Godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar i përket viteve ’40. Si shumë ndërtesa të ngritura në atë periudhë në Shqipëri edhe ky objekt mban firmën e italisë Fashiste. Bëhet fjalë për një model ndërtese që ushtria italiane e ka përdorur në të gjitha vendet e pushtuara nga Musolini. Funksioni fillestar i kësaj ndërtese ka qenë ai i argëtimit të ushtarëve. Godina është ndërtuar me materiale që në atë kohë jepnin një garançi maksimale sigurie prej 15 vjetësh. Që nga ajo kohë kanë kaluar 78 vite ndaj dhe për këtë arsye restaurimi i këtij objekti konsiderohet si sipërmarrje e pamundur nga Ministria e Kulturës.
    Çdo ministër pa dallim ngjyresash politike, ka përmendur projektin për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një strehe të re. Në vitin 2007, ministri i Kulturës Ylli Pango, gjatë pjesëmarrjes në çeremoninë e ndarjes së çmimeve për konkursin e dramës shqipe e pati çilësuar godinën e teatrit si një “barakë të ftohtë” e çila kishte nevojë për një ndryshim rrënjësor. Por projekti për modernizimin e teatrit që parashikohej të niste zbatimin në vitin 2008 nuk u materializua kurrë. Nje pjese e artistëve dhe atëherë nuk e mbështetën.
    Historia e Godinës së Teatrit Kombëtar (ish Teatri Popullor), dihet. Ai u vendos në Poliçan dhe u quajt “Grupi Qendor”, kurse më 25 shtator 1944 u quajt “Teatri Qendror i Ushtrisë Naçionalçlirimtare”.
    Teatri Kombëtar u krijua në vitin 1945 “Teatri Profesionist i Shtetit”. Ky teatër erdhi nga bashkimi i dy grupeve të njohura teatrore, ai i qarkut të Gjirokastrës me regjisor Andon Panon dhe ai i qarkut të Korçës me regjisor Sokrat Mion. “Teatri Qendror” kishte në përbërje 35 artistë të zgjedhur si: Aktorët të parë të Teatrit Profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoç Meshkalla, Hasan Reçi. Shumë shpejt në teatrin profesionist erdhën nga lëvizja amatore emra shumë të njohur si Marie Logoreçi, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa imami, Violeta Manushisi dhe regjisori i porsadiplomuar Pandi Stillu. Më vonë nga rregjizorë dhe aktorë të shumtë si: Besim Levonja, Kolë Jakova, Zina Andri, Fadil Paççrami, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli, Sandër Prosi, Naim Frashëri, Agim Qirjaqi, Fatos Haxhiraj, Alfred Bualoti , Anton Qesari, Ferdinand Radi, Ahmet Pasha, Robert Ndrenika, Marjeta Ljarja, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Ndrek Luça, Marie Logoreçi, Violeta Manushi, Prokop Mima, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Ndrek Shkjezi, Gjon Karma apo aktorë të brezit tjetër si Roland Trebiçka, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Fatos Sela, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Ahmet Pasha, Bujar Lako, Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku etj. Skenografët më në zë kanë qenë: Rrok Daberdaku, Hysen Devolli, Agim Zajmi, Shaban Hysa, Kristo Çala etj. e deri tek H.Çuli e H.Mulliqi, të tjerë me talent si E. Andrea, e plot të tjerë, të çilëve u kërkoj ndjesë- të vjetër e të rinj, që për mungesë vëndi nuk u kam përmëndur emrin.
    Deri në vitin 1992 janë vënë me mijra ççfaqje të realizmit soçialist por dhe botërore të interpetuara nga artistët tanë shumiça e të çilëve kanë vdekur.
    Po cilët janë ata që kërkojnë të mos ndërtohet një Teatër i Ri si Godinë, por kërkojnë që të rrijë ky i vjetri që është në të rrëzuar? Pse e kërkojnë këtë gjë? Kush i shtyn? Çfarë duan të thonë me këtë mënyrë sjelljeje? A e kanë kërkuar mendimin e Popullit? A e dinë se janë rrogtarë dhe paguhen nga taksat e këtij populli? a e kuptojnë se Teatri është publik dhe jo privat?
    Përse justifikojnë qëndrimin e tyre nëpërmjet nostalgjisë së kaluar? A e kuptojnë se po të ishin aktorët dhe rregjizorët e talentuar shqiptarë që kanë vdekur, ata do të ishin lumturuar po të ndërtohej një teatër i ri modern?
    Po sikur mbrapa kësaj revolte histerike të jetë dëshira për të qëndruar e kaluar kohën plot dembelizëm, duke u marrë me thasheme, e duke pirë alkool? Përse këta aktorë nuk kërkojnë përmirësimin e gjëndjes së Teatrit dhe rritjen e Pagës, por kërkojnë gjëra që nuk kanë lidhje me modernizmin e tij, madje as me profesionin e tyre?
    Kështu shtrohen pyetjet dhe kështu dalin problemet të çilat duhen zgjidhur së bashku me shtetin , qeverisjen Bashkinë.
    Ngjarjet e fundit tregojnë se këta aktorë që kanë marrë përsipër të bëjnë të fortin dhe oponençën duke përdorur Nostalgjinë dhe Nostalgjikët me qëllim që të ruajnë status quo-në e tyre, me qëllim për të penguar ngritjen e një Godine të re apo dhe më keq, duke kërkuar llogari për token, pronësinë, në një kohë kur këta janë me kontratë shtetërore, në punë shteti, - jo vetëm që ngre dyshime të mëdha për inteligjencën e tyre, por edhe për përdorimin e tyre si mish për top, për të ngritur një rrëmujë të panevojshme e cila i interson politikës. Turp i vërtetë.
    Më vjen mirë që jo të gjithë aktorët e Teatrit janë rebeluar në mënyrë histerike kundër prishjes së kësaj godine të marrë fund, por këta aktorë duhet ta kuptojnë që Teatri Kombëtar nuk është i Artistëve por është i Kombit. Artistët ikin dhe vijnë, konkurojnë, dhe ata që nuk janë të aftë largohen. Si duket këtu nuk merren njerëz me konkurim më ashtu siç merren në çdo seçtor të vëndit, por këtu mund të themi që janë disa aktorë që ngelën duke dalë mediave qoftë për të bërë show, e qoftë duke qëruar zërin e tyre dhe përsërisin si papgall fjalët që u ka pëshpëritur në vesh ndonjë politikan i prapë i Opozitës apo edhe i Qeverisë me qëllime komplet të tjera, por se duan të përfitojnë nga rasti, sepse u kanë dështuar të gjitha manovrat për të destabilizuar vëndin.
    Disa nga këta që unë i quaj pseudo-aktorë, veprojnë njëlloj si Fabula e Korbit me Dheplprën, ku Korbi nënkupton aktorin, dhe Dhelpra Politikanin. Historia dihet. Dhelpra lavdëronte zërin e Korbit i çili nuk është aspak i bukur përveç një `kra-kra`je të fortë për ti marrë djathin. Dhe Djathi, tek ngjarjet tona ka kuptimin e veprimit për të përdorur çështjen e Teatrit për qëllime të tjera.
    Së fundmi, është për të ardhur keq që britmat e disa pseudo-artistëve apo dhe të ndonjë artisti të nderuar që e ka keqkuptuar problemin, përdoren edhe nga Mediattv e të shkruara vetëm e vetëm përveççse lajm , e përdorin gjithashtu për të krijuar në opinionin publiç shqiptar se në Shqipëri nuk rrihet, nuk rrohet dhe nuk punohet!?!?
    E me këtë rast shërbimi i bëhet anti-shqiptarizmës dhe disa anti shqiptarëve të politikës por dhe të pseudo-analistëve të rrjedhur si Lubonja me shokë, duke dëntuar vëndin.
    Shpresojmë që artistët të dëgjojnë dhe të kuptojnë se:
    -duhet një Godinë e re,
    -se artistët duhet të merren me punë artistësh
    -se artistët duhet të konkurojnë për tu përfshirë si artist i Teatrit Kombatar dhe jo si vënd pune qyl
    -se Teatri Kombëtar është Teatër i Kombit dhe jo i tyre.
    Kombi duhet të dëgjojë, të shikojë, dhe të respektoje ççfaqjet artistike të interpetuar nga artistë të denjë, por jo të merret me akuzat histerike dhe të pabaza të disapseudo-artistëve që kanë hyrë me miq apo me para në një vënd të shënjtë si Teatri Kombëtar. Artistët duhet të respektojnë Ligjin.


    .

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Une them ashtu si shoku Pirro me siper. Qeveria le ta prishi teatrin dhe t'ua japi truallin shokeve te Rames qe te pastrojne parate e hashashit e kokaines duke ngritur pallate ne Tirane. Nuk na hyn ne pune ne teatri, ne jemi zorraxhinj, ashtu sic tha edhe Pirro. Ne duam te hame e mbushim zorren me ndonje therrime qe bie nga tavolina e atyre shokeve barkmedhenj te shokut Rama qe e kane kthyer Shqiperine ne Kolumbine e Evropes.

    Pas teatrit, une them t'i futemi edhe shkolles se arteve te bukura Jordan Misja ne Tirane, se edhe ajo ka nje vend te mire per pallate e dyqane.

    Korrni o shqiptare ate qe mbollet me votat tuaja: e bete budallane kryeminister!

    Albo

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    murik (09-07-2018)

  7. #16
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Majko kundër Ramës për Teatrin Kombëtar – A do dalë nga qeveria? (VIDEO)

    Një video po qarkullon në rrjet nga Kuvendi i djeshëm, ku shihet teksa kryeministri Edi Rama debaton ashpër me Pandeli Majkon, Ministri i Shtetit për Diasporën.

    Mendohet se shkak për debatin e tyre është bërë projektligji që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe që dje u miratua në Parlament.

    Me 75 vota pro dhe me deputetët e opozitës që nuk votuan ligji u miratua dhe tashmë rruga për prishjen e tij është e hapur.

    73 nga deputetët ishin të Partisë Socialiste ndërsa dy deputetët e tjerë që plotësuan numrin 75 vinin nga kartonat e deputetëve të PDIU-së.

    Por nga mazhoranca Majko nuk votoi për këtë projektligj, pasi ai u largua më herët nga Parlamenti.

    Mosvotimin e Majkos e paralajmëroi edhe deputeti i opozitës Florion Mima i cili u shpreh se “kryeministri i kohës, Pendeli Majkon, s’po e shoh në sallë, se di iku vet apo e përzutë ju, ai refuzon”. Mima nënkupton kështu se mes kryeministrit dhe ministrit të tij ka ndodhur një debat tejet i ashpër, ashtu siç duket në fakt edhe nga kamerat.

    Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket sikur po mundohet të shuajë sherrin mes tyre por pa sukses. Debati vazhdon dhe mbyllet me ngritjen e Majkos në këmbë dhe largimin e tij nga salla.

    Menjëherë pas publikimit të videos, artistët reaguan duke i dalë në krah ministrit Majko dhe e ftuan të marrë pjesë në protestat e radhës për Teatrin.

    “Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!”, shkruan Kastriot Çipi. Por regjisori nuk është i vetmi që ka shprehur falenderimet ndaj ministrit për Diasporën pasi të shumtë janë artistët që janë shprehur pozitivisht me veprimin e ministrit që nuk votoi projektligjin.

    A do largohet Majko nga qeveria Rama ashtu siç u largua edhe nga Kuvendi? Sigurisht këtë mbetet ta shohin në vijim por nuk do ishte çudi duke marrë parasysh faktin se kjo nuk është hera e parë që Majko del kundër Ramës./ Hashtag.al


  8. #17
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Show eshte edhe kjo gjoja perplasje e Majkos me Ramen. Shqiperia eshte nen diktaturen e narkotrafikanteve.

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Artiste e politizuar jane shumica derrmuese pijanece ose te pa afte.
    Manipulohen lehtesisht dhe nuk dine te dallojne profesionin detyrat qe kane nga problemet e tjera qe nuk u perkasin atyre si p.sh. pronat.

  10. #19
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Replikat dispropocionale ndermjet pjesmarresve direkte dhe dhuna verbale apo fizike nga aktore indirekte ne kete debat jane indicie qe te shtyjne te lexosh pertej rreshtave.

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Rebelohen artistët: Edi Rama të ndiqet penalisht, po na prish Teatrin

    Cjane keta mo. Ku i keni artistet?
    Vetem 18 veta ne proteste.
    Ju nuk jeni mire nga trute e kokes qe perkrahni ca pijanece tepolirizuar.
    Nuk e kuptoni se zhurmen e duan per te harruar vettingun dhe burgun?
    Me e rwndesishmja duhwt teater i ri sepse teatri eshte i kombit dhe jo i artisteve.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •