C`hata furce,
ngjyer sonte qiellin me blu e ka,
ku qene tere keta margaritar
ne cilin vend,
ne cilin hambar?
Po kjo ngrohtesi bymuese
ku qe fshehur?
Hamendas eci,
xhaketen se ku e lashe
varur ne nje dege,
i teri i dehur sonte
nder margaritar lundroj.
Sonte si perkas kesaj toke
dhe cuditem
qe nga porta mbi Antraktide
ende sja kam mbathur.
Fresku fillon,i ftohti s`vonon
...dridhem!
Ngadale filloj te vi ne vete
-Nate mashtruese,
sa larg me paske cuar!
Ngre syte;-
nje vater zjarri ne te fikur
ste ngroh.,
as ca thengjij
qe kushedi c`shkelm vigan
pa rregull i shperndau;
e qe mos te fiken
pareshtur u fryne.
Porta e Antraktides
me ngjan si goje stermadhe
qe vec vdekje vjell mbi kete rruzull!
(vazhdon)
Krijoni Kontakt