Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Policia shqiptare sekuestron sasi rekord kokaine kolumbiane në Durrës

    Hetimet operative goditën rrjetin kriminal duke sekuestruar 613 kilogramë kokainë me vlerë tregtare deri në 180 milionë euro në magazinat e kompanisë Arbri Garden.

    Një konteiner me banane të nisura nga Kolumbia dhe që pati kaluar tranzit në Maltë dhe Itali, mbërriti në Shqipëri më 19 shkurt dhe u mbajt nën vrojtim nga policia shqiptare deri sa porositësi, kompania shqiptare Arbri Garden, e mori atë në dorëzim.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi në një konferencë për shtyp sot se konteineri kishte një dysheme të dyfishtë ku në pjesën e poshtme ishte fshehur një sasi e stërmadhe kokaine me peshë 613 kilogramë, e cila u sekuestrua nga policia.

    Sipas vlerësimeve të policisë, kjo sasi droge, nëse do të shitej në tregun Europian, do të sillte të ardhura për grupet kriminale me vlerë deri në 180 milionë euro.

    Çmimet e kokainës në Europë ndryshojnë nga vendi në vend por raporti i fundit i BE-së mbi tregun e drogës [link] tregon se çmimi i shitjes me pakicë varion nga 46 në 91 euro për gram, (46 mijë deri në 91 mijë euro për kilogram) ku çmimi ndikohet shumë edhe nga niveli i pastërtisë. Në bazë të këtij çmimi, sasia prej 613 kg mund t’u sillte trafikantëve nga 28 deri në 56 milionë euro. Vlerësimi prej 180 milionë eurosh nënkupton që policia shqiptare e ka llogaritur çmimin mesatar të shitjes në masën 294 euro për gram.

    “Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018,” deklaroi Veliu.

    “Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç,” shtoi ai.

    Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Arbri Garden është një kompani e themeluar në vitin 2012 nën pronësinë e Arbër Çekajt. Kompania me kapital prej 20 milionë lekësh, ka aktivitet në tregtinë e fruta-perimeve ndërsa objekti i deklaruar i saj përfshin edhe aktivitet në “Investime në fushën e medias, informacionit, reklamës dhe marketingut”. Nuk ka të dhëna nëse ky është aktivitet i synuar apo real i kësaj kompanie.

    Policia njoftoi se emri në kod i këtij operacioni ishte “Last Snoë”, (Dëbora e Fundit).

    Dy 25 vjeçarë Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, u arrestuan në flagrancë ndërsa pronari i kompanisë porositëse, të cilit policia iu referua me inicialet A.Ç., u shpall në kërkim.

    Operacioni u krye në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda dhe me hetimin doganor.

    Kjo është një nga sasitë më të mëdha dhe më të çmueshme të drogave të forta të kapura ndonjëherë nga autoritetet shqiptare.

    Shqipëria konsiderohet si një vend origjine për eksportin e kanabisit në tregun Europian por gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit është vënë re rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në tregtinë e drogave të forta në vende të ndryshme Europiane.

    Policia shqiptare shpalli shtatorin e kaluar nisjen e një operacioni të quajtur “Forca e Ligjit”, me synimin për të luftuar aktivitetet kriminale dhe korrupsionin.

    Sekuestrimi i kësaj sasie të stërmadhe droge përbën një risi për policinë shqiptare, imazhi i të cilës u dëmtua rëndë vitin e kaluar nga zbulimi i një numri oficerësh të lartë me lidhje kriminale.

    BIRN
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-02-2018 më 18:55

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Maminas/Ja magazina e firmës që porositi 613 kg kokainë VIDEO



    DURRES- "Arbri-Garden" është kompania me bazë në Maminas të Durrësit, që ka porositur 613 kg kokainë nga Kolumbia, sasi rekord kjo e cila u gjet sot e fshehur në dyshemenë e një kontenieri të ngarkuar me banane.

    Gazetari Arsen Rusta ka qenë i pari që ka mbërritur pranë magazinave të kompanisë në Maminas të Durrësit. Në pamjet duken ambientet e kompanisë të rrethuara nga policia, si dhe kamioni me targa DR 3819 E, i cili ka kryer transportimin e ngarkesës nga porti i Durrësit për në ambientet e kompanisë. Kontenieri është nisur nga Kolumbia, ka udhëtuar tranzit në Itali dhe Maltë, ndërsa në datën 19 shkurt ka mbërritur në Portin e Durrësit.

    “Arbri-Garden” rezulton e regjistruar në QKR në vitin 2012 me kapital fillestar 20 milionë lekë. Pronari i kompanisë është Arbër Çekaj, 38-vjeç, i cili është shpallur në kërkim si porositës i sasisë rekord të drogës, e cila më pas do shpërndahej në tregun evropian, ndërsa janë arrestuar tashmë administratori i kompanisë Rolando Lushaj si dhe shoferi, Armando Pezaku.

    Kapanoni i kompanisë nuk ka asnjë emër indentifikues nga jashtë, ndërsa aty pranë ndodhen edhe dy ndërmarrje të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me "Arbri-Garden".

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    SHBA e thotë hapur/ Kokaina e kapur, shenjë që trafiku është rritur

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me kapjen e një sasie kokaine, e cila vlerësohet në 180 milionë euro me ccmimin e tregut.

    Ambasada thekson se është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

    “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

    Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

    Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,”*- thuhet në deklaratë.

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Sasia rekord/ Kush janë eksponentët e PS të lidhur me porositësin e 613 kg kokainë?

    Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka deklaruar nga studio “Opinion” në News 24 se disa grupe kriminale janë të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës së kapur sot në Maminas. Lala tha se ka dyshime se dy nga këta grupe kriminale janë edhe dy nga 41 grupet e përmendura nga ministri Xhafa.

    Po ashtu Lala theksoi se ka dyshime të forta se Biznesmeni Çekaj i shpallur në kërkim ka lidhje me eksponentë të Partisë Socialiste.

    “Kishte kohë që prokuroria dhe Policia nuk kishin besueshmëri tek njëra tjetra. Sot kanë treguar se po bashkëpunojnë shumë mirë. Është mbajtur nën vëzhgim Maunia dhe është future brenda rrethimit. Më ardhjen e Xhafaj ka pasur një ndryshim të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.

    Çekaj është një biznesmen i njohur në vend, ai operon në disa fusha në atë të reklamave dhe në tregtinë e bananeve.

    Kapja e kësaj sasie dëshmon në fakt, që Shqipëria është kthyer në një tranzit për drogërat e forta. Nga informacionet bëhet fjalë për bashkëpunimin e disa grupeve kriminale. Në sasinë e drogës janë vendosur disa numra të cilët identifikonin personat që do të merrnin në dorëzim drogën, pra ka pasur një kartelë.

    Ndërsa në banesën e tij në Manzë nuk janë gjetur sende komprometuese. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Në Gjermani ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge. Po ashtu ka dyshime që ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme,” tha Lala.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kokaina në Durrës, Artan Hoxha paralajmëron vrasje si ajo e bankierit Artan Santo

    Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionin policor në Durrës, ku u zbuluan 614 kg kokainë. Sipas tij kjo sasi e madhe ishte destinuar për tregun gjerman. I ftuar në studion e lajmeve të RTSH-së, Hoxha u shpreh se sasia e drogës ishte 90% e pastër, por me mbërritjen në Shqipëri, ajo do të përzihej përpara se të dilte në treg dhe vlera e saj gati do të trefishohej duke shkuar në rreth 1.8 ton. Hoxha theksoi faktin se kjo ngarkesë nuk mund të mbërrinte në vend pa një garanci shumë të madhe. Tani që garantët dështuan, sipas tij, dikush do duhet të paguajë dëmin. Grupet kriminale tha ai, do të eleminojnë ata që dolën garant.

    “Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj”, tha Hoxha.

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Basha: Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri. Të besojmë Ramën apo Xhafajn?

    Emri:  WhatsApp-Image-2018-02-12-at-14.41.16.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  41.9 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas sekuestrimit të një sasie prej të paktën 613 kg lëndësh narkotike e dyshuar si kokainë.

    Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Xhafaj kanë dalë në dy deklarata të ndryshme lidhur me operacionin për sekuestrimin e drogës, dhe sipas tij janë krejt të pabesueshëm.

    Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

    Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri.

    Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja.

    Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

    Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij.

    Siç demonstron dokumenti më poshtë:

    https://panjiva.com/Arbri-Garden-Shpk/41582645

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kapja e kokainës me vlerë 180 mln euro, ky është biznesmeni i bananeve

    Emri:  banane..jpg

Shikime: 332

Madhësia:  29.4 KB

    Sasia rekord e kokainës prej 613 kilogramë me vlerë 180 milionë euro hyri në vendin tonë për llogari të një kompanie shqiptare.

    Bëhet fjalë për një kompani që merret me importin e frutave nga Amerika Latine dhe është në pronësi të shtetasit Arbër Çekaj.

    Ky i fundit mësohet se është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të operacionit “Last Snow”.

    Përpos kontejnerit me banane, Çekaj dyshohet të ketë porositur gjithashtu edhe 613 kg kokainë nga Kolumbia. Ai është aksionari i vetëm i kompanisë, siç rezulton nga kërkimi në QKR.

    Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri-Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut përmes agjencisë doganore Panjiva, kryesisht eksporte nga Kolumbia.

    Sakaq, njëri nga të arrestuarit nga policia, Donaldo Lushaj, figuron personi i autorizuar nga Arbër Çekaj si ai që mund të kryejë të gjithë veprimet pranë QKR.

    Në kuadër të operacionit të koduar “Last Snow” në pranga ra edhe shoferi i firmës 25-vjeçari Armando Pezaku.

    Kokaina e sekuestruar ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Ndërkohë Policia e Shtetit bëri me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro.

    Hetimet për kapjen e ngarkesës rekord, kanë nisur para afro një muaji, kur kamionit i është vendosur fshehurazi një pajisje GPS, për të ndjekur lëvizjet e mjetit.

    Shekulli

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Agron Duka: Sa palë zgjedhje blihen me 180 mln euro?

    Ish-deputeti i Durrësit Agron Duka ka ironizuar kapjen e sasisë rekord të kokainës mbrëmjen e djeshme, duke ngritur hipoteza se pas saj mund të jenë të përfshirë edhe politikanë, të cilët, me paratë që do të buronin nga shitja e saj, do t’i përdornin për qëllime elektorale.
    Duka pyet përmes një statusi të shkurtër në “Facebook” se “sa palë zgjedhje blihen me 180 milionë euro?”
    Duke bërë ironi edhe me zbardhjen e qytetit nga reshjet e dëborës që bien që prej natës së djeshme, Agron Duka thotë që është porti i Durrësit ai që është zbardhur më shumë se qyteti sot, për shkak të kokainës së madhe.

    Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, përmes një operacioni arritën të godasin këtë trafik droge, duke sekuestruar 613 kg kokainë të ardhur nga Kolumbia, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë më parë në Shqipëri.

    Koha Jone

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Me kujtohet para disa kohesh, kur Rama mbajti nje fjalim inkurajues perpara drejtuesve te policise se shtetit.
    Ne nje fjalim te gjate maratone Rama nuk kurseu levdata per policine e « rilindur », e madje nuk nguroj t’i jepte dhe nja 2-3 medalje ministrit kampion Tahiri per luften e pashembullt kundra droges.
    Ne fund fare si per ironi te fatit, shoku Edvin i futi dhe nje te share, siç i ka denje nje kryeministri, polic Zaganit qe luftonte cilindo person qe merrej me droge.
    Nga te pranishmit ne ate salle, 100 e ca nga ata drejtues policie jane sot te akuzuar per lidhje me trafiqet e droges apo ne kerkim. Ministri kampion Tahiri na doli se qarkullonte kokaine me audin e zi sebashku me kushurinjte e 10-te!!! Dhe qershia mbi torte qinezi me pashaporte amerikane Donald Lu duartrokiste si i çmendur arritjet imagjinare te policise se rilindjes.

    E mbylla pikerisht me Lu-ne (qe shume veta ketu i eksiton « paanshmeria » e tij), per te treguar se vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta! Nese nuk kemi vullnetin per te punuar sado pak per te miren e vendit, le te duartrokasim arritjet imagjinare te Tahirit&Rames sebashku me gjermanet dhe amerikanet qe i kemi verdalle neper Tirane!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-02-2018 më 19:50
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    murik (28-02-2018)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Kokainës: Kapet 613kg kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro në Durrës

    Kapja e 613 kg kokainë, Sokolaj: Firma kreu veprime në QKR

    Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, ka zbuluar itinerarin e kontenjerit me banane nga Kolumbia, brenda të cilës kishte 613 kg kokainë, sasia rekord e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

    Sokolaj: Kontenjeri është nisur në muajin janar nga Kolumbia dhe trajektora që ka ndjekur është pak e çuditshme. Nga Kolumbia ka shkuar në Itali, nga Italia është kthyer në Maltë dhe nga Malta është kthyer në portin e Durrësit. Ky itinerar ka qenë një nga ata elementët që ka përfshirë alarmin e kuq në portin e Durrësit.

    Disa ditë përpara se të kapej droga, subjekti ka bërë disa veprime në QKR. Është tentuar të bëhej mbyllja e aktivitetit. Pronari i shpallur në kërkim kishte autorizuar një prej punonjësve që të bënte këto veprime. Ditën e sotme, kompania ka qenë aktive.

    Policia e Shtetit ka pasur një informacion paraprak në lidhje me ngarkesën. Hetimet janë në fazat e para. Mua më rezulton që dy personat e arrestuar kanë qenë në mbikëqyrje që personat kanë mbërritur në portin e Durrësit. Më 18 shkurt, konjenjeri ka mbërritur në portin e Durrësit dhe vetëm 30 minuta pas ka biseda mes dy të arrestuarve dhe personin në kërkim ka biseda që kishin kaluar procedurat.

    Policia dhe prokuroria kanë qenë në dijeni dhe në koordinim. Ky është një nga ato rastet e bashkëpunimit të suksesshëm.

    Prokuroria nuk ka qenë vetëm në momentet e peshimit, por ka koordinuar dhe certifikuar veprimet e policisë.

    Koha Jone

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •