Të nderuar/a!
Secili komb e ka kohën që është në kulmin e zhvillimit, dhe ka edhe kohën kur është në nivelin më të ulët dhe me probleme!
Çka do thoni që është e mundshme që ne pellazgët, ilirët shqiptarët jemi pasardhës të banorëve të Atllantidës!!! Para fundosjes kemi qenë në kulmin ezhvillimit! Kur ajo ka filluar të fundoset, ata që kanë shpëtuar, janë shpërndarë rreth detit Mesdhe në tre kontinente! Sipas filologut të shquar italian Giuseppe Catapano, para 12000 vjetësh Thoti ka folur shqip në Egjipt. Ekziston mundësia që hebrenjt që kanë qenë robër në Egjipt të kenë qenë ish banorët e Atllantidës! Ne jemi të parët edhe të hebrenjëve dhe të arabëve dhe të grekëve! Ndoshta se kemi bërë edhe krime, dhe kemi qenë pastaj e jemi ende në gjëndje aspak të mirë! Ti lëmë krimet e mëparme, por janë mjaft të mëdha ato që janë bërë nën udhëheqjen e perandorit ilir Aleksandrit të Madh, i cili e ka nënshtruar gati krej botën. E kam lexuar /në revisten e Prishtinës Ekskluzive/ se edhe Napoleoni e ka pasur gjyshen shqiptare. Edhe gjatë sundimit të tij janë bërë krime. Ligjet e mafisë siciliane e kalabreze, tregojnë se janë të gjakut tonë! Nën okupimet romake, osmane, nën komunizem, si duket kemi la mëkatet e mëparshme, dhe gjatë diktaturës komuniste e edhe më vonë kemi mbërri në shkallën më të ulët e më të keqe. Si duket cikli është mbyllur, dhe tani fillon përsëri ngritja e jonë! Kur kemi përjetuar të gjitha këto katrahura, dhe kemi mbijetuar, nuk do të zhdukemi kurrë, derisa të jetë i banueshëm ky planet! Po ua jap edhe njëherë faqen e:
www.mjellma.org në rubrikën: top tema lexoni shkrimin e Prof Skënder Rizaj për Thotin që ka folur shqip para 12 000 vitesh!
pajtohem që kemi raste që të turpërohemi /që i kemi mjaft intelektualë e politikanë prostitutanë/, por kemi më shumë arsye që të krenohemi, megjithëse nuk duhet, nuk është nevoja që shumë të rrahim gjoksat!...- Mendja e madhe është e zeza e t'zot! - thotë fjala e urtë e popullit.
Krijoni Kontakt