Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur të stoliset me medaljen e artë në Grand Slam Paris, njofton Klan Kosova.
Në finalen e kategorisë -73 kilogramë, Gjakova triumfoi ndaj xhudistit Lasha Shavdatuashvilli nga Gjeorgjia.
Akili i artë në Grand Slam Paris!
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 10-02-2018 më 15:21
Akil Gjakova është në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare dhe medaljen e argjendtë e ka të garantuar. Ai synon të artën pas Distria Krasniqit e Nora Gjakovës.
Xhudo sjell edhe medaljen e tretë për Kosovën në lojërat mesdhetare Tarragona 2018.
Pas dështimit të xhudistes së re Laura Fazliu e cila u mposht qysh në garën e parë, Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale.
Akil Gjakova ka fituar me Ippon kundër garuesit të Spanjës Javier Ramirez.
Kjo do të jetë medalja e tretë për Kosovën në këto lojëra, që të tria të fituara në sportin e xhudos.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në kryeqytetin kroat Zagreb, që njëherësh është edhe medalja e parë e artë e Kosovës në Kroaci.
Gjakova në luftën finale për medaljen e artë në kategorinë deri 73 kilogramë, ka mposhtur italianin Fabio Basile, i cili ishte i artë në ‘Rio 2016’ në kategorinë deri në 66 kilogramë.
Kurse në gjysmëfinale, xhudisti kosovar po ashtu ka mundur një garues tejet të vështirë, Rustam Orujov, i cili ishte fitues i medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Brazil.
Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.
Në një finale të vështirë ndaj xhudistit nga Azerbajxheni, Rufat Mamadov xhudisti kosovar u tregua më i suksesshëm.
Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani me Ippon.
Ky është kampionati i fundit evropian për Gjakovën në garat U23.
Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës.
Xhudisti kosovar humbi finalen ndaj rusit, Musa Mogushkov, në kategorinë 73 kilogramë.
Finalja ishte një ndeshje mjaft e vështirë, dhe fituesi u vendos vetëm në vazhdime.
Kujtojmë se dje në këtë garë Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e bronztë.
Akil Gjakova fiton medaljen e artë
Akil Gjakova është fitues i medaljes së artë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Akili pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe në finale e mposhti meipon xhudistin rus, Georgi Elbakiev.
Gjakova në çerek-finale mposhti zviceranit Nils Stump, kurse para tij mposhti me ipon Constantin Gabun nga Kanada, derisa në rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Dje me medalje të argjendta u stolisën Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, ndërsa Loriana Kuka garon nesër.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 13-07-2019 më 13:16
Krijoni Kontakt