Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Perse shkoni neper kolegje dhe universitete?

    Nje profesoreshe e anglishtes qe duhet te na mesonte si te shkruanim ese, na beri nje pyetje ne klase qe ishte paksa befasuese jo sepse ishte pyetje e veshtire, por se asnjehere nuk ia kisha bere vetes ne menyre te drejtperdrejte. Pyetja ishte:

    Perse vazhdoni shkollen e larte duke shkuar ne kolegje dhe universitete? Cfare do te fitoni prej tyre?
    Pra me pak fjale, profesoresha donte te dinte se cfare do te fitonim ne qe shkonim ne kolegj, nga ai qe nuk ka patur fatin te shkoje ne kolegj.

    Po ua shtroj edhe ju kete pyetje per diskutim meqenese shume prej jush jane studente. Cila do te ishte pergjigjia juaj?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    kam degjuar shume vete qe thone qe nuk eshte vetem paraja arsyeja, por gjithmone kam dyshuar ne sinqeritetin e tyre...

  3. #3
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nje pyetje interesante kjo Albo trimi, sidomos per ata qe jane ne Amerike ku sistemi i edukimit te larte eshte thjesht biznes(perndryshe s'ke si te shpjegosh plot 4 mije institucione te edukimit te larte). Ne US i vlen te shkosh ne Universitet nqs arrin te pranohesh ne Ivey's (Harvard, Yale and so on) ose ne universtete shteterore si UC San Diego, U Mass Amherst etj. Te tjerat jane bloze fare. Universitete si ato qe pranojne 70% te aplikanteve nga 50%-shi i fundit te renditjes te studenteve te matures te shkollave te mesme s'vlejne 2 pare spec. Sidomos nqs je Shqiptar me F-1 visa qe perpiqesh te sponsorizohesh per H1-B nga pune-dhenesit. Si do konkurrosh me legjionet gjysem analfabete qe mbarojne keto fare kolegjesh/universtitetesh e qe ta fusin ne konkurrence vetem se jane te lindur ne US? Nje keshille per studented shqiptare eshte te kontrollojne cilesine e studenteve e te profesoreve perpara se t'i bashkangjiten masave 'me dipllome' qe s'pi uje (nga aspekti fianciar).
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  4. #4
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    per mua te qenit me nje diplome universiteti apo te kesh kryer studimet e larta do te thote nje respekt pak me ndryshe ne shoqeri.
    dhe eshte treguar qe njeri me arsimim te larte di te perballoje cdo lloj situate ne jete.

    kacaku basket student ne torino te italise
    arkitekture

  5. #5
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127
    Nuk eshte e vertete qe nje me shkolle te larte di te perballoje cdo situate ne jete. Une njoh dhe kam degjuar per te tille qe jane kthyer ne vrares te te tjereve, kane kryer vetevrasje, ose kane qene qulla fare ne jete dhe jo te zotet e vetes dhe familjes.
    Eshte tjeter te jesh liber i zgjuar dhe tjeter te jesh i zgjuar ne jeten reale.
    Jam shume pro universitetit, por jo thjesht te shkosh per te dale mire ne shkolle, por gjithashtu per te maturuar, njohesh dhe perjetosh vetveten. Eshte nje eksperience me vete qe per shumicen e njerezve eshte gje e mire, megjithese disa nga njerezit me te pasur ne bote nuk kane diplome universiteti
    Winners Don't Quit

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2003
    Vendndodhja
    rumani
    Postime
    8

    ei Albo

    ato sopat e tu si shume po vonohen..........
    a ka ndonje shprese per aop te #shqiperia
    shume mire dhe shume...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ela_18
    Anėtarėsuar
    28-10-2002
    Vendndodhja
    U.S.A
    Postime
    12
    Te kesh shkolle te larte dhe te mos kesh shkolle te larte eshte nje diference e madhe sepse te kesh shkolle te larte ke me shume njohuri se nje njeri qe ska, concepton ndryshe nga nje person pa shkolle. Nqse ke shkolle te larte sidomos ne US je i shpetuar sepse nuk punon si kamarjereose cook ne nje restorant dhe punon nga 70 ore ne jave dhe paguesh me $2.65/$9 per cooket kur mound te kesh zyren tende dhe te paguesh $25-$30 ora dhe nuk je 8 ore ne kembe.
    Dhe nuk jam aspak dakort me mendimin e Qafir Arnaut sepse gjithe shkollat jane njesoj ne amerike vertet HArverd dhe Yale kane emrin e madh dhe duhet te kesh miljona leke per te shkuar atje dhe qe ne shqiptaret te ardhur ne amerike nuk e perballojme nje shkolle te tille edhe sikur te kemi GPA 4.0 sepse jane femijet e atyre prinder qe jane governatore mayor qe kane post te larta te paret dhe jo ne shqiptaret qe jemi te ardhur, por ne kemi shume opportunity te shkojme ne shkolla te tjera dhe nqse e kemi GPA 4.0 e fitojme shkolle free dhe kjo eshte nje avantazh per ne qe ne shqiperi nuk do e kishim.
    Me respekt
    Ela

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Per tu bere i pasur, nuk ke perse shkon ne shkolle te larte, mund te hapesh edhe nje biznes te vogel dhe te krijosh me shume te ardhura se sa nje pune qe do zesh pasi te diplomohesh. Pra, nuk besoj se njerezit shkojne ne shkolle te larte pasi ajo eshte menyra per tu pasuruar.

    Pyetja nuk shtrohet se cfare do te perfitoni nga shkolla e larte ne planin material, por ne planin personal te secilit prej jush. E thene me fjale te tjera:

    Cfare keni fituar ju si njerez pas atyre 4-5 vjeteve te shkolles se larte qe ata qe nuk kane shkuar ne shkolle nuk e kane? Lereni menjane punen e mire, te ardhurat dhe dijen, ato jane dytesore. Mundohuni te kapni thelbin e arsimimit te larte.

    Do tua them mendimin e profesoreshes pasi tu jap kohe qe te jepni me shume mendime ne kete teme pasi eshte me te vertete nje pyetje qe e vendos ne kontekst te gjithe zgjedhjen qe ju keni bere per te vazhduar shkollen e larte.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Kemi fituar KULTURE, jemi bere njerez me te zgjuar ose si i thone ne shqip intelektuale. Dhe tjeter qe kemi fituar eshte ajo qe tha Ela kemi levizur nga rrogat e vogla makabre te picerive/restorante/ a tjeter vendi ne pune te mira ne :"zanat" si i thone shqip, do me thene jemi ne profesionin per te cilin mbaruam shkollen e larte dhe veme ne pune 80% te hereve me qejf dhe 20% me pishman, nga vajtja ne pune me 100% detyrim se duheshin leka per te mbaruar shkollen.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  10. #10
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar mė parė nga Ela_18
    .
    Dhe nuk jam aspak dakort me mendimin e Qafir Arnaut sepse gjithe shkollat jane njesoj ne amerike vertet HArverd dhe Yale kane emrin e madh dhe duhet te kesh miljona leke per te shkuar atje dhe qe ne shqiptaret te ardhur ne amerike nuk e perballojme nje shkolle te tille edhe sikur te kemi GPA 4.0 sepse jane femijet e atyre prinder qe jane governatore mayor qe kane post te larta te paret dhe jo ne shqiptaret qe jemi te ardhur, por ne kemi shume opportunity te shkojme ne shkolla te tjera dhe nqse e kemi GPA 4.0 e fitojme shkolle free dhe kjo eshte nje avantazh per ne qe ne shqiperi nuk do e kishim.
    Me respekt
    Ela
    eeemmm. Ore qe S'JANE gjithe universitetet si kembet e dhise kete s'e luan as topi. Shkolla e larte ne USA eshte thjesht komoditet dhe t'a kesh 'firmato' ose 'brand-name' ate te bekuar shkolle eshte aset. (trust me I know. I dated 2 girls who graduated from Harvard and they will always out-compete the best and brightest from the garden variety state schools). Une nuk them qe duhet te shkosh medoemos ne Ivey's (konkurrenca eshte llahtar fare) por thjesht dhashe keshille qe mos zgjidh universitetin qe ke me afer, por hulumto per kualitet qe te pershtatet ty dhe synimeve te tua. Gjeja me e mire eshte ta kesh piketuar qe para se te nisesh unversitetin profesionin qe do te besh.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shkoni perpara pasqyres...
    Nga iktuus nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:21
  2. Sa shpesh shkoni nė Kishė?
    Nga elbed nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-04-2007, 15:31
  3. Sa herė nė javė shkoni nė palestėr?
    Nga lukova_beach nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 21:47
  4. Ne c'universitet shkoni?
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-10-2004, 00:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •