Të nderuar - zonja e zotërinj !!! Bashkatdhetarë të dashur !!!

Në vazhdën e veprimtarive, në vitin e lumturimit të Shenjtëreshës Sonë - Gonxhe Bojaxhiu // Nëna Tereze, Shoqata Kulturore Humanitare «Nëna Tereze», në koordinim me QKIKH «Albeuropa», më 12 e 13 korrik 2003 organizojnë në Lecco (Itali) manifestimin ndërkombëtar: «BIJA SHQIPTARE - NËNA E BOTËS MBARË - SHENJTËRESHA E DASHURISË», me pjesëmarrjen e studjuesve të jetës dhe veprës së Shën Terezes Shqiptare, si dhe personalitete politike, publike, kulturore e humanitare. Të shtunën fillohet në ora 17, me një defile nëpër qytetin pitoresk të Leccos, me portrete të Nënës Tereze e duke kënduar. Në ora 19 fillon Akademia Solemne, ku ligjërojnë e dëshmojnë: Dr Dom Lush Gjergji, Dom Valentino Salvoldi, Dr Antonella Lucchini, Age Bojaxhiu (e mbesa e Nënës Tereze), motrat e Kuvendit Misionaret e Dashurisë nga Milano, e të tjerë. Akademia freskohet edhe me shkrepëtima artistike, si dhe koktej me pije freskuese. Të dielën paradite Mesha Solemne e bashkëcelebruar nga priftërinjtë shqiptarë - misionarë nëpër Europë dhe nga ata vendës e me pjesëmarrjen edhe të ipeshkëvit të Lecco-s. Do të hapet një ekspozitë me vizatime mbi Nënën Tereze dhe do të vazhdohet me Orën Letrare e me programin kulturo-artistik, ku përveç muzikës shqiptare do të kemi edhe pika folkloristike nga grupe etnike indiane dhe afrikane. Pastaj banketi-koktej me ushqime e pije gratis, si dhe me aheng, deri në orët e mbrëmjes. Hyrja dhe ushqimi janë gratis, kurse ofertat vullnetare financiare derdhen në konton e Maratonës Humanitare, për fëmijët jetimë dhe të sëmurë të Kosovës, që t'u mundësohet shërimi jashtë vendit. Manifestimin e ndjekin massmediat shqiptare dhe ato italiane (RAI e MEDIASET, Corriere della Sera dhe gazeta të tjera). Për vizatimet më të mira, këngët e poezitë janë paraparë edhe çmimet dhe shpërblimet përkatëse (vendi i parë, i dytë dhe i tretë). Krijuesit mund t'i dërgojnë punimet e tyre në adresën e QIKSH ALBEUROPA:

C.C.I.C.U. ALBEUROPA

Via Cesare Cantù, 98.

OLGINATE (LECCO)

I T A L I A

Tel. ++39 0341680760,

Tel & Fax. ++39 0341360471,

Tel. mobil. ++39 3358099629,

e-mail. albeuropa1@tin.it,

dardania@email.it

kosova1@libero.it

Bashkatdhetarë të dashur!!! Për ta realizuar me sukses këtë manifestim kaq të rëndësishëm, ku siç po e shihni do të përgatitet edhe ushqimi për qindëra pjesëmarrës... nevojiten edhe mjete financiare, që ne nuk i kemi. Prandaj, kërkojmë ndihmën tuaj - një kontribut vullnetar, që mund të na e përcillni në konton / xhirollogarinë, më sa vijon:


Nga Italia:

CCICU Albeuropa

Credito Valtellinese – sede di Lecco

C/C 23105/19

ABI 5216 CAB 22900



Nga vendet tjera:

CCICU Albeuropa

Credito Valtellinese – sede di Lecco

Cod. Countr. IT

CHECK DIGIT 41

COORDINATA BANC. NAZ. M0516229000000000023105

BIC SWIFT – BPCV IT 2 S LEC

ABI 05216 CAB 22900 Nr. Raporto 23105



Ju me kontributin tuaj ndihmoni organizimin e këtij manifestimi të denjë kushtuar Shën Terezes Shqiptare, ku edhe nga organizata humanitare italiane do të kemi oferta për fëmijët e Kosovës - pra na ndihmoni ne e më shumë fëmijëve jetimë e të sëmurë të Kosovës. Ne ju garantojmë transparencë dhe përgjegjësi të plotë!!! Të gjithë kontribuesit do të nderohen me mirënjohje me shkrim (në letër pergamenë), që ju dërgohet në adresën tuaj. Që tani Ju falënderojmë përzemërsisht, edhe në emër të fëmijëve nevojtarë të Kosovës.



Me dashuri dhe me respekt - KËSHILLI ORGANIZATIV



Pranonie këtë edhe si FTESË PUBLIKE për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje. Fjetjen dhe ushqimin i keni të siguruara nga solidariteti ynë kombëtar, nëpër familjet shqiptare - në Lecco e në rrethinë. Jeni të mirëseardhur!!!