Ndue Jaku (1896-1948)

Emri:  ndue_jaku.jpg

Shikime: 2470

Madhėsia:  27.9 KB

Emri:  ndue_perlleshi_mes_trimave_te_tij_ne_kosove.jpg

Shikime: 2253

Madhėsia:  60.6 KB

(Nė 122-vjetorin e lindjes dhe 70-vjetorin e vdekjes)



Tomė Mrijaj, New York




Ndėr shekuj nė Lug tė Drinit, spikasin bijtė mė tė shquar, qė lanė gjurmė tė pashlyera nė analet e pėrgjakura tė historisė pėr trinomin: liri, demokraci dhe pėrparim tė Atdheut tonė.
Kėtė vit mbushėn 122 vjet nga lindja dhe 70 vjetnga kalimi nė amshim, iburrit tė vendosur pėr liri tė popullit tė vet nga netėt e gjata tė kolonizatorėve serbė dhe ideologjisė komuniste.
Por si gjithnjė, kjo tokė e plleshme me trima dhe martirė, ka nxjerrė nga gjiri i vet bijtė e denjė, qė e mbrojtėn Kosovėn nė ditėt mė tė vėshtira.
Tek shfleton sot mbas shumė dekadave kujtesėn e freskėt tė popullit shqiptar, tė bie nė sy menjėherė historia e burrave tė kombit, qė sot janė krenaria dhe nderi ynė, duke na bėrė krenarė, qė jemi pasardhės tė kėsaj historie tė lavdishme, tė shkruar me grykėn e pushkės nga trima tė pamposhtuar, qė nxorri vazhdimisht Lugu i Drinit.
Dhe historia e popullit martir tė Kosovės, tregon rastet e bijve tė vet. I tillė ėshtė burri fisnik Ndue Jaku(1896-1948), njeriu i urtė e i matur, kuvendari i besės dhe burrėrisė, mikpritjes dhe nderės tradicionale karakteristike tė kullės sė famshme tė Jakajve nė Ranoc, tė Komunės sė Klinės.
Nga burimet e hershme historike tė kohės, shohim se kjo kullė, ka qenė pėrherė njė derė bujare pėr miqtė dhe vizitorėt e shumtė tė krahinės dhe pėrtej saj. Aty kanė gjetur streh, mirėpritje dhe bujari fisnike shqiptare bijtė mė tė mirė tė ēetave nacionalistė, qė me pushkė nė dorė i kanė dalė zot fateve tė brishta tė atdheut. 
Ndue Jakaj u kishte hapur dyert e kullės sė njohur antarėve tė lirisė tė ēetave nacionaliste dhe gjithnjė ishte i gatshėm pėr t'i furnizuar me veshmbathje, ushqime dhe gjėra tė tjera tė nevojshme. Nė tė njėjtėn kohė kishte ndėrhyrė tek miqtė e tij tė shumtė, qė t'ua hapnin me bujari dyert e shtėpive dhe t'u ndihmonin sa tė kenė mundėsi ēetave vullnetare nacionaliste shqiptare, qė kishin rrokur pushkėt, pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit serbokomunist.
Mė 6 shkurt tė vitit 1948 pushoi sė rrahuri zemra e patriotit Ndue Jakut, nė moshėn e parakohshme 52-vjeēare, vdekje e cila i erdhi nga torturat mė ēnjerėzore, qė i shkaktoi UDB-ja, me pretekstin se ky kishte strehuar nė shtėpinė e tij ēetat kaēake tė legjendės sė trimėrisė Ndue Perlleshit (1908-1949), qė luftonin nė malet e Kosovės, pėr lirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Miqėsia nė mes tė dy Ndueve ishte shumė e madhe, pėr faktin se Prendi djali i axhės sė Ndue Perlleshit, ishte i martuar me vajzėn e Ndue Jakut.
Njė ngjarje e jashtėzakonshme kishte ndodhur mė pėrpara nė familjen e Jakajve, mbasi nė janar tė vitit 1945, ēetnikėt serbo-sllavė i kishin pushkatuar vėllain Pjetėr Jakun (1898-1945)nė Kullėn e Popit nė Burim (Istog), sė bashku me shumė burra tė tjerė tė Kosovės. Nga burimet historike, kujtojmė se nė qytezėn e Burimit shumė burra tė Kosovės u mbytėn barbarisht nė Kullėn e Popit. Ende sot viktimave nuk u dihen varret.
Sipas tė dhėnave jo tė plota, nė rrethinėn e Burimit, asokohe janė vrarė barbarisht mbi 400 shqiptarė. E kėto pak tė dhėna, janė vetėm pėr kufomat, qė kanė mundur t’i identifikojnė ato pak pjesėtarė tė familjeve tė tyre, tė mbijetuar ndaj kėtij gjenocidi tė pashėmbullt nė historinė e pėrgjakshme tė Kosovės.
Gjatė ditės sė 7 shkurtit kur nė vorrezat e Ranocit, po zhvillohej ceremonia e varrimit tė Ndue Jakut, mbėrriti lajmi se nė Mal tė Bokshit ishte i rrethuar Ndue Pėlleshi mė dy bashkėluftėtarėt e tij Ndrecė Nikollėn dhe Shaban Demėn, tė cilėt njė ditė mė parė nė mėngjezin e 6 shkurtit kishin kaluar kufirin shqiptaro-shqiptarė. Ata ishin diktuar nga rojet e kufirit, tė cilėt menjėherė kishin lajmėruar stacionin e policisė nė Gjakovė. Ky lajm u pėrhap me shpejtėsi nė tė gjithė Kosovėn.
OZNA (UDB-ja), kishte marrė masat e organizimit, duke rrethuar menjėherė fshatin Paskalicė, vendlindjen e Ndue Perlleshit dhe fshatrat e tjera perreth. Atė ditė ishin bėrė mobilizime nga e gjithė Kosova dhe veēanėrisht nė Lug tė Drinit dhe fshtrat e Lugut tė Baranit. Polcia dhe ushtria serbe kishte mbledhur me forcė shumė shqiptarė tė kėtyre fshatrave qė tė shkojnė pėr tė luftuar kundėr nacionalistėve shqiptarė.
Nga kufiri Ndue Perlleshi me dy bashkėluftėtarėt e tij ishte pėrcjellė kėmba-kėmbės deri sa ata kalojnė ujėrat e ftohtat tė Drinit tė Bardhė dhe i afrohen Malit tė Bokshiqit. Para se tė hyjnė nė pyllin e dendur, krisma tė shumta pushkėsh dėgjohen nga ēdo anė.
Nė rrethimin e parė vritet Ndrecė Nikolla, pas njė rezistence tė gjatė mbeti i vrarė edhe Shaban Dema. Ndoi i shpėton rrethimit, kume shpejtėsi hyn nė pyllin e dendur. Ndjekėsit e nacionalistėve, pėr ta zėnė gjallė Ndue Perlleshin, japin urdhėr qė tė gjithė me kėmesa, sopata dhe vegla tė tjera tė fillojnė tė presin pyllin dhe drujve tė prerė menjėherė u kishin vėnė flakėn pėr tė kapur mė lėhtė tė rrethuarin. Por ata deshtuan.
Sikurse tregonin tė moshuarit, ishte njė dimėr i ftohtė me ngrica dhe acar, por pa borė. Nė atė rrethim kishin mbetur tė vrarė dhe plagosur 28 persona.Fatmirėsisht rrethimi nė fjalė pėrfundoi pa sukses pėr forcat e ndjekjes. Nė orėt e mbasmesnatesNdue Pelleshi me njė breshėri plumbash ēan rrethimin.
Nė shenjė zemėrimi eprorėt e OZNA-s, nė atė mėngjez tė ftohtė kishin pushkatuar tė riun Pren Gojanin, me pretekstin se ai i kishte hapur rrugėn tė afėrmit tė tij Ndue Pellleshit.
Shumė herė nė historinė e popullit tonė janė pėrhapur lajme apo ngjarje, qė nuk kanė qenė tė verteta me realitetin historik dhe me logjikėn e zhvillimit tė ngjarjeve, tė cilat kanė qenė sajuar me shumė kujdes nga armiqėt e popullit tonė.
Pėr ketė po tregoj njė episod shumė tė rėndėsishėm historik, i cili shpesh ėshtė diskutuar nė odėn e burrave nė kullėn tonė. Kėshtu shumė miq, gjatė diskutimeve deri nė orė tė vona tė mesnatės, pėr ngjarjen e bujshme tė rrethimit nė Malin e Bokshiqit, zhvillonin debate se si Ndue Perlleshi ka mundur ta vrasė Palush Sokolin nga ai pyll i denduar, ku ishte e pamundur me e vra personin nė fjalė.
Unė si fėmijė, kam dėgjuar babain tim Nikollė Mrijaj (1911-1999), kur u tregonte miqėve tė besės se: “Palush Sokolin e kanė vrarė dy udbashėt qė e kanė shoqėruar deri nė afėrsi tė pyllit. Njeri prej tyre e vret Palushin, me qėllim qė shqiptarėt tė mendojnė se ai ėshtė vrarė nga Ndue Pelleshi, i cili e kishte strehuar shumė kohė nė shtėpinė e tij Nduen. Shqiptari, nuk e vret mikun e vet edhe nė momentet mė tė vėshtira. Kjo ėshtė e vėrteta historike, se Ndue Pelleshi nuk e ka vra Palushin, por vetė udbashėt sllavokomuniste serbė pėr tė krijuar vėllavrasje mes shqiptarve…”
Mėngjezi i 8 janarit tė vitit 1948, u zbardh ndryshe pėr lugdrinasit. Nė orėn 7 tė mėngjezit, shefi i zyrės sė vendit, sapo kishte hapur derėn e zyrės, nėish Kumunėn e Zllakuqanit im atė Nikollė Mrijaj, nė oborrin e saj u parkuan njė numėr i madh makinash ushtarake.
Babai im, kujton: “I pari nga kėto makina zbriti Xhevdet Hamza. Kur korrieri ishte duke ndezur zjarrin nė stuf, hapet dera dhe pa thėnė as mirėmengjez Xhevdeti thotė: A ka zjarr se kam shumė ftohtė! Po i pėrgjigjem unė. Meqenese nuk kishte zjarr nė stuf, menjėherė ai pa folur me gjatė doli tek dera hyrėse. Nė ato momente Xhevdeti sėrisht rikthehet brenda dhomės dhe thotė: Tek ajo kullė qė shihet tymi i oxhakut do tė ketė zjarr (ngrohtėsi). Po i thashė, se aty ka gjithmonė zjarr dhe mikėpritje. I plotėfuqishmi Hamza, thotė se po shkojmė menjėherė se mbarova nga tė ftohtit... Ndoshta, ju shoku Xhevdet nuk dėshironi tė shkoni tek ajo kullė, se nė vitin 1945 kėsaj familje i ėshtė pushkatuar djali nė Kullėn e Popit. Xhevdeti menjėhere mu pėrgjigj, se nuk me intereson ajo punė, por dua vetėm tė ngrohem. Ne shkuam tek Kulla e Gjonlleshajve. Porsa trokitem nė derė, i zoti i shtėpisėUka thotė: Mirėse erdhet shoku Xhevdet.Atė e ulin nė postokinė e ogiqit (lėkura e leshit tė dashit), pėr tė nderuar si mik. Ajėri i ngrohtė i dhomės i ndėrroi pamje e fytyrės Xhevdetit. Menjėherė i zoti i shtėpisė na drejtohet: Para se tu sjellė kafet po porosis tė ju pėrgatisin pshesh me tamel tė vlomė, se e di se ju ka marrė urija dhe keni shumė tė ftohtė. Porsa hėngrem Xhevdeti u tha dy oficerėve qė e shoqėronin: Shkoni merrni ushtarėt dhe pėrgjoni rrugėn deri nė Krushevė tė Vogėl. Mos u ndalni nėpėr shtėpitė e banorėve, por vetėm nėse ju thotė dikush se dikund afėr gjendet i strehuar Ndue Perlleshi. Oficerėt, nisen menjėherė me zbatu urdhėrin e eprorit. i zoti i shtėpisė Uka solli jorganin dhe jastekun dhe iu drejtua Xhevdetit: Pushoni pak deri sa tė pregatitet dreka. Ai u shtri dhe mėnjėherė e zuri gjumi. Mbas njė ore, trokitėn nė derė dy udbashėt dhe i thanė: Shoku Xhevdet, nuk kemi parė asgjė dhe askend nė rrugė. Ai menjėherė u tha atyre, se sa mė shpejt shkoni tek Mali i Bogshiqit dhe i thoni Mehmet Shoshit, se shoku Xhevdet na ka porositė, qė ti lironi tė gjithė ata njėrėz, qė po i mbani peng. Xhevdeti vazhdon, i thoni Mehmetit:“Jugosllavia e shokut Tito, ka gjyqin dhe ai qė zbulohet se e ka strehuar Ndue Perlleshin do tė denohet nga gjyqi…”Gjatė kohės qė i zoti i shtėpisė nuk ishte nė dhomė, Xhevdeti mė drejtohet mua dhe Mark Laskės (qė e gjetėm aty), tha, se:“Ka qenė gjynah me ia mbyt djalin kėsaj familje bujare. Pėr familje tė tillaka nevoj shteti dhe vendi ynė. Familje si kjo mbajnė vendin dhe shtetin, jo sikurse shtėpia e atij komunistit, qė ishim mbrėmė, ku nuk kishte as zjarr dhe as bukė… Mbas disa orėsh nga Mali i Bogshiqit, u kthyen dy oficerėt e i thanė eprorit tė tyre, se i kanė liruar tė gjithė ata njerėz qė janė mbajtur peng gjatė kėtyre ditėve tė ftohta. Xhevdeti u ngrit nė kėmbė, dhe falėnderoi nga zemra tė zotin e shtėpisė, pėr mikėpritjen bujare, duke i thėnė, se na duhet tė udhėtojmė. Edhe i zoti i shtėpisė Uka, e falėnderoj pėr ardhjen dhe i tha se kulla e jonė i ka tė hapuradyert gjithmonė pėr miqėt. Nė tė dalur i dha jarganin dhe postoqinė e ogiqit qė tė mos ftohet… Unė sė bashku me Mark Laskėn u nisėm drejt Kullės sė Jakajve, ku i dhamė lajmin e mirė tė pranishmėve se Ndue Perlleshi nuk ėshtė kapur dhe gjithė njerėzit tė mbajtur peng janė liruar me urdhėrin e Xhėvdet Hamzės, qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre…”
Kulla e Ndue Jakut, sėrisht nė kėto ditė mortore u bė si vend takimi pėr tė pranishmit, qė vinin pėr tė ngushėlluar familjen Jakaj dhe pėr tu njoftuar mbi gjendjen e Ndue Pelleshit.
Gjatė kėtyre ditėve mortore, tė gjithė tė pranishmit thonin, se Kulla e Jakajve, historikisht ishte vendstrehimi pėr lėvizjet nacionaliste dhe nė veēanti pėr ēetėn e heroit Ndue Perlleshi.Ashtu sikurse ka dėshiruar vetė Ndue Jaku, qė i shėrbej pėr sė gjalli njeriut mė tė dashur tė tij, pėr tė cilin ai ka sakrifikuar edhe jetėn e vet.
Mesazhi im, nė kėtė vit pėrkujtimi ėshtė se veprimtaria atdhetare e Ndue Jakut, e bėn tė pavdekshėm dhe jeton pėrherė nė kujtesėn e popullit tonė tė shumė vuajtur ndėr shekuj, pėr liri dhe pavarėsi, dhe do tė shėrbej si shembull pėr brezat e ardhshėm, se si punohet dhe sakrifikohet me devocion pėr ēėshtjen e madhe sikurse ėshtė Atdheu.