Mbase nuk jam i afte (apo ndoshta vuaj nga njeanshmeria) te kuptoj, protestat ne Shqiperi behen per aktualitetin e hidhur Shqiptar apo per interesat e politikes (elites qe tashme e kane Monopolizuar politiken)?!
Perse u dashkan Barinj qe te na udheheqin, a mos jemi dele?!
Ajo qe vura re (dhe kam vene re ne te shkuaren) eshte qe te NJEJTET persona udheheqin turmen gjithmone.
Keto persona jane, ish presidente, ish kryeministra, ish ministra, ish kryetare partie, deputete e me rradhe nibevi i ish gradave vazhdon.
Por, me e rendesishme eshte FAKTI qe keta persona jane te implikuar ne shume ēeshtje korrupsioni (krimi) ne te kaluaren.
Si eshte e mundur qe te marshosh ne te njejten linje me keta persona dhe te hiqesh si qytetar i ndershem?!
Ne Shqiptaret kemi dhe nje ves qe shpalosim per demonstrata:
Egoizmin!
Jo nuk kam pune, jo taksa , jo kjo jo ajo..............
Nuk del njeri ne shesh per interesin e perbashket, por vetjak!
Nga ēfare vuajne Berisha, Basha, Kryemadhi, Mediu, Patozi etj etj........ ?!
Mos ndoshta nga renkimet e popullit?
Ndoshta jam naiv apo cinik, por nuk me duken si persona altruiste keta.
Si mendoni ju?
Emrat e politikaneve Shaiptare jane perfshire neper skandale qe me Fajdet , Shitjen e armeve nga Iraku deri ne Afganistan, 97ta , 98ta ku parlamenti u pushtua me tank, Rruga e Kombit , CEZ, Gerdeci, Videoja e Ilir Metes me Priftin, Vrasja e protestueve te Janarit etj etj.
Tani, mund te themi se jane koinēidenca apo ēeshtje te mbyllura, por kjo tregon dy gjera:
Keta persona te implikuar ose ja e te paafte ose me te vertete jane autore.
Sidoqofte kjo, si mund te dalesh krah me krah me persona te tille?!
Shqiptaret tashme vuajne nga nje boshllek etike, principi dhe ndershmerie.
E si mund te linde apo te jetoje nje komb pa keto cilesi?
Jam shume dakord qe POPULLI vete te ēohet ne kembe dhe te kerkoje te drejta dhe te ardhme, dite per dite nese eshte e nevojshme.
Po pse u dashka qe te provokohen mga potika keto demonstrata?!
Nese nuk jemi te afte te dallojme te miren me te keqen (me dashje apo pa dashje), te dallojme ne sherbim te kujt jane keto protesta, atehere ne meritojme ēdo te keqe qe na sherbehet si pasoje!
Shqiptaret kane derdhur oqeane me gjak per te pasur nje te ardhme si ēdo komb i lulezuar, mesa duket ku gjak eshte derdhur kot.
Me vjen keq ndersa shikoj nga pas Historine e dhimbshme te kombit me heronjt dhe figurat qe sakrifikuan jeten e tyre, e per ēfare?
Nuk jam i sigurte sesa vone mund te jete per Kombin tone te permiresohemi, por personalisht me duket teper vone, pothuajse e pamundur!
Me thoni, kujt i sherben protesta?!
Krijoni Kontakt