Ne po flisnim per drejtesine, ti me flet per pushtet. Me nje drejtesi te pavarur gjysma e klases politike do dilte vetvetiu jashte loje. Kurse me kontributin e « mikut » te shqiptareve, qinezit Lu, ja dhurojme kapjen e drejtesise nje super te korruptuari, duke i hapur rrugen e vendosjes se nje regjimi pa limit rilindisto-ramist qe po e shpopullon gjithmone e me teper shqiperine.
Me kujtohet diku nga vitet 2011-2012, shume pseudo-demokrate te asaj periudhe, per çdo kritike qe i behej Berishes, ta kthenin me kundra pergjigje se edhe ne kohen e Nanos socialistet bene kerdine. Refuzonin ta shikonin realitetin ne sy, duke pranuar te keqen nepermjet relativizimit. Njesoj me ngjajne edhe konstatimet e tua ne lidhje me zullumet 25 vjeçare te te gjitha paleve! Madje militantet edhe mund t’i mirekuptoja, sepse ndoshta e lidhnin cekesine e arsyetimit me vendin e punes apo me tifozllekun idiot partiak qe kemi ne shqiptaret, mirepo kete « Don Kishotin » e kam te veshtire per ta kuptuar.
Por qe te qendrojme pak tek tema e drejtesise. Prisja qe Don Kishoti te rrebelohej me faktin qe Naltgjatesine te cilin e kemi zgjedhur per te drejtu e menaxhu pushtetin ekzekutiv dhe jo per t’i perdorur si vegla drejtesine bashke me legjislativin, mediat, federaten e futbollit etj etj. Me aq sa di une ne demokraci pushtetet duhen te jene te ndara, kurse Don Kishoti te versul Sanço Pançon po ja hoqe nga dora Edvinit gjithe keto vegla qe e mbrojne nga zullumet.
PS: Sa per zbatimin e reformes ne drejtesi te Lu-se, Tahiri fale prokurores se qinezit rimori pashaporten, Orest Sota qe i mirembante patentat e skafit Tahirit u lirua nga paraburgimi dhe prokurori qe mbylli dosjen e Veliajt tek landfilldi i Sharres e njekohesisht mori tenderin e shtrimit me 5 milion euro pllaka tek Sheshi skenderbej, u rikonfirmua ne postin qe mbante.
Haxhi Qamili njesoj si barcaletat e Llalles na ka caktu vetem muajin e arrestimeve, janarin, kurse viti apo shekulli nuk dihet. Sa bukur e konceptoka drejtesine shoku Lu

)))
Krijoni Kontakt