Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Emri:  A1F57462-6C8A-4746-A5BD-59031D43B23A.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  51.0 KB

    Sa më shumë afrohet fundi i mandatit të Donald Lu si ambasador në Tiranë, aq më hapur duket se ai po sillet si një instrument i qeverisë Rama.

    Pa asnjë arsye të qartë apo nevojë, Ambasada e SHBA-ve postoi pak ditë më parë deklaratën e mëposhtme në faqen e saj në Facebook:

    Emri:  F69D327B-5991-456B-B29E-BF946E1DA14B.jpg

Shikime: 372

Madhësia:  43.7 KB

    Sigurisht që Kryeministri e kapi menjëherë rastin (në mos çdo gjë ishte koordinuar paraprakisht) dhe postoi:

    Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim.

    Por deklarata e Ambasadës së SHBA-ve sigurisht që nuk thotë asgjë, duke qënë se ajo nuk përmban ndonjë argument, veç retorikës boshe. Shumë emocione, por pak arsyetim.

    Prandaj po i lejojmë vetes t’i sqarojmë edhe një herë ambasadorit dhe klasës së tij të juristëve se çfarë thotë Kushtetuta dhe Ligji i Prokurorisë (Nr. 97/2016), i cili mund të verifikohet nga çdokush që mund të lexojë:

    Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (neni 148/c(2) i Kushtetutës);
    Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (nenet 6/1 dhe 148/a(1) të Kushtetutës);
    Përpara se të zgjidhet, Prokurori i Përgjithshëm duhet ti nënshtrohet vetingut (neni 148/ç(1) i Kushtetutës);
    Parlamenti zgjedh një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm vetëm nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe (mandati i Prokurorit të Përgjithshëm të mëparshëm, Adriatik Llala nuk përfundoi në mënyrë të parakohshme) dhe kjo ndodh para se të jetë formuar KLP (Neni 109(2) i Ligji 97/2016).
    Të katërta këto nene të Kushtetutës dhe Ligjit të Prokurorisë u shkelën gjatë zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

    Më pas, sapo u emërua në mënyrë të paligjshme, ajo dhunoi një sërë ligjesh të tjera, përfshi Ligjin 96/2016 Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë:

    KLP-ja emëron, transferon ose pushon nga puna prokurorët (Kushtetuta, neni 149/a(1)(a);
    Deri në formimin e KLP-së Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të emërojë, transferojë ose të pushojë nga puna prokurorët (Ligji 96/2016, neni 160(2)).
    Pra, vërtet, ashtu sikurse thotë Ambasadori Lu “Kushtetuta dhe Ligji i Prokurorisë janë shumë të qarta”: si zgjedhja e Arta Markut Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ashtu edhe veprimet e saj në detyrë janë tërësisht të paligjshme.

    Por, prapë, ai arrin, ndoshta nga arroganca e paturpshme që Zotit Lu duket se i buron nga pozicioni i tij i pazgjedhur, të mbrojë një opinion ligjor të shkruar nga një kontraktor privat në vend të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Le të shohim kushtet e nevojshme që duhet të plotësojë dikush për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për të dhënë gjykime mbi Kushtetutën: 15 vjet përvojë ligjore, 10 vjet i papërfshirë në politikë, diplomë të juridikut.

    Sipas Kushtetutës, gjyqtarët kushtetues kanë mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi, dhe është puna e tyre—e paguar nga qytetarët shqiptarë, jo nga qeveria e BE-së apo e SHBA-ve—të zgjidhin çështje që i përkasin Kushtetutës, siç është zgjedhja e debatueshme e Prokurorit të Përgjithshëm në mes të një vakumi ligjor dhe procedurial.

    Ata ekspertë ligjor anonimë që hartuan dokumentin ligjor të OPDAT/EURALIUS as nuk i mbrojnë dhe as nuk i debatojnë në publik meritat e opinionit të tyre. Ata nuk janë zgjedhur apo emëruar nga 3/5 e deputetëve, dhe madje nuk janë as të kualifikuar për të shkruar opinione për këto çështje. Nëse ambasadori është kaq i sigurt në opinionin e tyre, le t’i nxjerrë juristët e tij ta mbrojnë në publik opnionin e tyre!

    Për ligjin shqiptar, opinion i OPDAT/EURALIUS, praktikisht, e ka vlerën zero. Ai nuk mund të referohet asnjëherë në gjykatë. Ai nuk mund të përdoret asnjëherë për të justifikuar një ligj. Ai nuk do të jetë kurrë pjesë as edhe e një dokumenti të vetëm të jurisprudencës. Ai është, nga pikëpamja e çdo standardi ligjor, një copë letre e parëndësishme e përdorur nga qeveria Rama si një gjethe e madhe fiku për të mbuluar turpin që fshihet pas saj: kapjen e shtetit.

    Mentaliteti i Ambasadorit Lu se “qëllimi justifikon mjetin” nuk ka fare lidhje me demokracinë apo shtetin e të drejtës. Ky mentalitet nuk të çon askund tjetër veçse në korrupsion dhe autokraci.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Titulli egzkakt duhet te ishte : Donald Lu nuk ka asnje te drejte dhe kompetenze te interpretoje ambasadorin amerikan ne Shqiperi. Ky do ishte nje interpretim llogjik i ketij artikulli.
    Te tjerat jane te vesh kujen;kur degjon ndonje shqiptar qe kujtohet mbas 27 vjetesh te shqetesohet per demokracine dhe shtetin e se drejtes !Duken si Marsian.

    Megjithate batuta e Rames,qe ne pergjithsi shquhet per retorik banale,shqip-shqup eshte nje batute edhe si loje fjalesh qe do ti qendroje kohes.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Dmth statusi i ambasadorit amerikan te jepka te drejten te behesh pale me gjithe horrlleqet e atyre qe qeverisin... Super zbulim!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Emri:  A1F57462-6C8A-4746-A5BD-59031D43B23A.jpg

Shikime: 492

Madhësia:  51.0 KB

    Sa më shumë afrohet fundi i mandatit të Donald Lu si ambasador në Tiranë, aq më hapur duket se ai po sillet si një instrument i qeverisë Rama.

    Pa asnjë arsye të qartë apo nevojë, Ambasada e SHBA-ve postoi pak ditë më parë deklaratën e mëposhtme në faqen e saj në Facebook:

    Emri:  F69D327B-5991-456B-B29E-BF946E1DA14B.jpg

Shikime: 372

Madhësia:  43.7 KB

    Sigurisht që Kryeministri e kapi menjëherë rastin (në mos çdo gjë ishte koordinuar paraprakisht) dhe postoi:

    Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim.

    Por deklarata e Ambasadës së SHBA-ve sigurisht që nuk thotë asgjë, duke qënë se ajo nuk përmban ndonjë argument, veç retorikës boshe. Shumë emocione, por pak arsyetim.

    Prandaj po i lejojmë vetes t’i sqarojmë edhe një herë ambasadorit dhe klasës së tij të juristëve se çfarë thotë Kushtetuta dhe Ligji i Prokurorisë (Nr. 97/2016), i cili mund të verifikohet nga çdokush që mund të lexojë:

    Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (neni 148/c(2) i Kushtetutës);
    Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (nenet 6/1 dhe 148/a(1) të Kushtetutës);
    Përpara se të zgjidhet, Prokurori i Përgjithshëm duhet ti nënshtrohet vetingut (neni 148/ç(1) i Kushtetutës);
    Parlamenti zgjedh një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm vetëm nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe (mandati i Prokurorit të Përgjithshëm të mëparshëm, Adriatik Llala nuk përfundoi në mënyrë të parakohshme) dhe kjo ndodh para se të jetë formuar KLP (Neni 109(2) i Ligji 97/2016).
    Të katërta këto nene të Kushtetutës dhe Ligjit të Prokurorisë u shkelën gjatë zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

    Më pas, sapo u emërua në mënyrë të paligjshme, ajo dhunoi një sërë ligjesh të tjera, përfshi Ligjin 96/2016 Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë:

    KLP-ja emëron, transferon ose pushon nga puna prokurorët (Kushtetuta, neni 149/a(1)(a);
    Deri në formimin e KLP-së Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të emërojë, transferojë ose të pushojë nga puna prokurorët (Ligji 96/2016, neni 160(2)).
    Pra, vërtet, ashtu sikurse thotë Ambasadori Lu “Kushtetuta dhe Ligji i Prokurorisë janë shumë të qarta”: si zgjedhja e Arta Markut Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ashtu edhe veprimet e saj në detyrë janë tërësisht të paligjshme.

    Por, prapë, ai arrin, ndoshta nga arroganca e paturpshme që Zotit Lu duket se i buron nga pozicioni i tij i pazgjedhur, të mbrojë një opinion ligjor të shkruar nga një kontraktor privat në vend të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Le të shohim kushtet e nevojshme që duhet të plotësojë dikush për t’u bërë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për të dhënë gjykime mbi Kushtetutën: 15 vjet përvojë ligjore, 10 vjet i papërfshirë në politikë, diplomë të juridikut.

    Sipas Kushtetutës, gjyqtarët kushtetues kanë mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi, dhe është puna e tyre—e paguar nga qytetarët shqiptarë, jo nga qeveria e BE-së apo e SHBA-ve—të zgjidhin çështje që i përkasin Kushtetutës, siç është zgjedhja e debatueshme e Prokurorit të Përgjithshëm në mes të një vakumi ligjor dhe procedurial.

    Ata ekspertë ligjor anonimë që hartuan dokumentin ligjor të OPDAT/EURALIUS as nuk i mbrojnë dhe as nuk i debatojnë në publik meritat e opinionit të tyre. Ata nuk janë zgjedhur apo emëruar nga 3/5 e deputetëve, dhe madje nuk janë as të kualifikuar për të shkruar opinione për këto çështje. Nëse ambasadori është kaq i sigurt në opinionin e tyre, le t’i nxjerrë juristët e tij ta mbrojnë në publik opnionin e tyre!

    Për ligjin shqiptar, opinion i OPDAT/EURALIUS, praktikisht, e ka vlerën zero. Ai nuk mund të referohet asnjëherë në gjykatë. Ai nuk mund të përdoret asnjëherë për të justifikuar një ligj. Ai nuk do të jetë kurrë pjesë as edhe e një dokumenti të vetëm të jurisprudencës. Ai është, nga pikëpamja e çdo standardi ligjor, një copë letre e parëndësishme e përdorur nga qeveria Rama si një gjethe e madhe fiku për të mbuluar turpin që fshihet pas saj: kapjen e shtetit.

    Mentaliteti i Ambasadorit Lu se “qëllimi justifikon mjetin” nuk ka fare lidhje me demokracinë apo shtetin e të drejtës. Ky mentalitet nuk të çon askund tjetër veçse në korrupsion dhe autokraci.

    "Sa më shumë afrohet fundi i mandatit të Donald Lu si ambasador në Tiranë, aq më hapur duket se ai po sillet si një instrument i qeverisë Rama."

    Si mund te jete LUja instrument i Rames?!

    Llogjika do te thoshte e kunderta.

    Nje perfaqesues i ShBAse te jete vegel e pokitikes Shqiptare?!

    LUja nuk eshte pro as Rames dhe as Berishes, por interesave Amerikane.

    Ndersa, politikanet Shqiptare jane vegla-zara.

    E di sa dosje ka Amerika per Berishen, duke nisur qe me fajdet e deri tek vrasja e 4 protestuesve?

    Por, eshte me mire te kesh dike skllav sesa armik.

    Politika Shqiptare si djathtas dhe majtas eshte e kalbur gjer ne rrenje, absolutisht e mbytur ne korrupsion/krim!

    Ne e shikojme politiken me syrin romantik, siç ishte dikur per atdhedashuri, por rrealisht eshte e kunderta.

    Politika sot (mbareboten) eshte kthyer ne biznes!

    Politika sot ti jep qe te gjitha, fuqine, mbrojtjen, preteksin dhe parane.

    Ne nuk kemi nje shtet sovran. Shteti yne mvaret nga idete dhe deshirat e shteteve te huaja.
    Ne genjehemi me nje "liri te huazuar" , mendojme se jetojme ne Demokraci edhe pse votojme te njejtet njere qe gati 30 vjet.

    Ne jetojme ne autokraci qe fshihet pas fjales Demokraci.

    Rama do beje ate qe ka bere dhe paraardhesi i tij, "gjunjezohu dhe rri urte" .

    Ka te pakten 100 vite qe jemi udhehequr nga injorante dhe egoiste.
    Njerez qe nuk ka e patur asnje eksperience me diplomacine dhe politiken, as si edukim dhe as si pervoje.

    Nje mjek, is antar byroje behet President?!
    Nje Mundes behet kryeminister?!
    Nje agronom President?!
    Nje piktor dhe basketbollist Kryeminister?

    .....lista vazhdon..

    Çfare meson qeni nese i zoti eshte i verber?!

    Por rrjedhimisht ndodhi dhe kjo qe : "Njeri me nje sy, eshte mbret ne boten e te verbrerve".

    Ku ndodhet sot niveli i edukimit ne Shqiperi?!

    Keqedukimi dhe papunesia nuk krijojme rivalitet, por skllaverim.

    Nuk i ve fajin LUse apo botes, kur vete ne jemi fajtoret kryesore per degjenerimin e popullit dhe deshtimin tone.

    Eshte normale qe vendet e huaja te shohin interesat e tyre.

    Deshironi nje nje shtet te kontrolluar?!

    Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i parlamentit te zgjidhen me referendum.
    Ligjet kushtetuese po ashtu me.referendum, dhe jo te ngelin peng i politikes.
    T'ju hiqet imuniteti qe te gjithe pokitikaneve, nuk ka arsye te kene imunitet, ligji duhet te jete i barabarte me te gjithe.

    Nese deshironi te protestoni, athere protestoni per te ate ç'ka deshironi ju dhe jo Partia!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Dmth statusi i ambasadorit amerikan te jepka te drejten te behesh pale me gjithe horrlleqet e atyre qe qeverisin... Super zbulim!!!
    Jo ambasadorit amerikan po e po por edhe ambasadorit te Burundit i jepet e drejta te beje çfare te doje me drejtesine shqiptare....Per nje arsye te thjeshte se me keq se Berisha dhe Kryemadhi nuk ka se si ta beje me keq.

    Dhe po te besh nje referendum t'ja leme drejtesin Berishes dhe Kryemadhit apo t'ja leme ambasadorit te Burundit me shume propabilitet fiton ambasadori i Burundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 24-01-2018 më 09:20

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Jo ambasadorit amerikan po e po por edhe ambasadorit te Burundit i jepet e drejta te beje çfare te doje me drejtesine shqiptare....Per nje arsye te thjeshte se me keq se Berisha dhe Kryemadhi nuk ka se si ta beje me keq.

    Dhe po te besh nje referendum t'ja leme drejtesin Berishes dhe Kryemadhit apo t'ja leme ambasadorit te Burundit me shume propabilitet fiton ambasadori i Burundit.
    Dhe shpetimtari ne kete rast eshte Rama sipas teje? Ai do e rilindi drejtesine?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    4 faktet pse Reforma në Drejtësi po shkon drejt dështimit

    Të votuara me 140 vota pro në Kuvend, ndryshimet kushtetuese për të realizuar Reformën në Drejtësi kanë parashikuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Por pse po shkon drejt dështimit ngritja e institucioneve të reja?
    1.Vonesa në zgjedhjen e anëtarëve të shoqërisë civile për organet e reja të drejtësisë
    Komisioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë vonoi procedurat, duke u justifikuar se e kishte shpallur thirrjen publike të paktën 5 herë për aplikime. Në to ishin paraqitur 11 kandidatura, mes të cilëve vetëm 1 ishte kualifikuar, duke zgjatur procesin për pamjaftueshmëri të numrit të kandidatëve. Në fund të nëntorit, pas muajsh, ata hapën thirrjen e gjashtë.
    Situata nisi të zhbllokohej si të kishin një shkop magjik, në dhjetor, fill pas kualifikimit të Arta Markut në komisionin parlamentar si një prej kandidateve kryesore për t’u zgjedhur kryeprokurore e përkohshme.
    Është pikërisht ky moment që maxhoranca shfrytëzoi për të zgjedhur me shpejtësi kryeprokuroren e Përkohshme me vetëm 69 votat e saj. Nëse do të ishte ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës do të përkonte me zgjedhjen e një kryeprokurori të ri nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
    2.Zgjedhja e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku
    Arta Marku, ish-kolege e deputetit socialist Ulsi Manja, u përzgjodh po nën drejtimin e tij nga komisioni parlamentar. Nën tym e protesta Marku u votua nga socialistët si kryeprokurore e përkohshme. Por çfarë thotë Kushtetuta nga ku nis Reforma në Drejtësi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm?
    Në pikën 2 të nenit 148/c të kushtetutës thuhet se mbarimi i mandatit të Llallës do të duhej të deklarohej me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Nga ana tjetër kryeprokurori i ri zgjidhjet vetëm me 3/5 e deputetëve të Kuvendit për 3 kandidatët që propozonte KLP-ja dhe duhej t’i nënshtrohej vettingut (neni 148/ç).
    Parlamenti kishte një mundësi për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm por vetëm në rast se mandati i Llallës do kishte mbaruar para kohe (pika 2 e nenit 109 të Ligjit për Prokurorinë).
    Zgjedhja e Markut, në shkelje flagrante të Kushtetutës pasoi me lajmërimin e protestave nga fronti i bashkuar opozitar.
    3.Anëtarë me probleme ligjore dhe mosplotësim kriteresh
    Altin Hazizaj, Ilir Panda, Alfred Balla, Sokol Lamaj dhe Kozma Jano kanë rezultuar kandidatë me probleme, ose ligjore, ose mungesë kualifikimesh, lidhje me politikën apo probleme me biznesin. Së paku për 5 kandidatë janë ngritur dyshime të forta për integritetin ligjor dhe moral të tyre.
    Propozuar nga Shoqëria Civile, Altin Hazizaj është zgjedhur nga nënkomisioni ad-hoc për anëtar të KLGJ-së edhe pse ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një vendim penal të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Rezulton se për Altin Hazizajn ka një dënim penal të formës së prerë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 5000 lekë gjobë për veprën penale të parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal “Kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe rendit publik”
    Dje disa dokumente u publikuan nga Partia Demokratike, ku Kozma Jano për KLP-në, përfaqësues i avokatisë rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni.” Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste dega Lushnje dhe në 2011 ka qenë kandidat në zgjedhjet lokale në listën e këshilltarëve (sipas KQZ-së).
    Nga ana tjetër Sokol Lamaj nuk ka vërtetimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore, që është shkelje flagrante për kriteret e kandidatëve që vijnë nga avokatia. Ndaj tij janë marrë masa administrative për mospagesën e rregullt të tatimeve. Ky është kriter ndalues për kandidatët.
    Kurse Alfred Balla për KLP në rekomandimin e ONM-së nuk plotëson kriterin e angazhimit në shoqërinë civile në 5 vitet e fundit. Platforma e këtij kandidati është plagjiaturë e një kandidati tjetër (Plarent Ndrecës).
    Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rezulton se Ilir Panda, ka qenë i përfshirë në nivele të larta politike.
    4.Mospërfillja e ONM-së nga Parlamenti dhe kompromentimi i Fondacionit SOROS
    Së paku në 2 raste është vërtetuar mospërfillja e parlamentit shqiptar dhe komisioneve të tij për vlerësimet e ONM-së për kandidatët.
    Një raport i firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj, zbulon se Fondacioni Soros dhe Kuvendi i Shqipërisë po favorizojnë disa kandidatë të shoqërisë civile që nuk plotësojnë kriteret ligjore (sipas ekspertëve ndërkombëtarë-ONM). Raporti i plotë i siguruar nga Hashtag.al, zbuloi shkeljen e kritereve.
    Nga lista që ka propozuar Komisioni i Shoqërisë Civile, në përfundim Kuvendi ka mbajtur në garë vetëm 3 kandidatura. Alfred Balla, Andi Muratej, Mimoza Qinami. Por vendimi i Kuvendit rezulton tërësisht në kundërshtim me opinionin e Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), pasi kjo organizatë ka kërkuar skualifikimin e Alfred Ballës dhe Andi Muratej, ONM-ja ka kërkuar që në garë të mbetej vetëm Mimoza Qinami si e vetmja kandidate që plotësonte kriteret.
    Sipas ONM-së Balla dhe Andi Muratej duhej të skualifikoheshin, por Kuvendi i Shqipërisë pa dhënë asnjë kundër-argument mbi pretendimet e ONM-së, i ka kualifikuar këta dy kandidatë, madje i ka renditur të parët në listën e pikëzimit.
    Po kështu ONM ka vënë në dukje angazhimin e lartë politik të Ilir Pandës si dhe mungesën e prioriteteve apo strategjisë personale, nuk ka futur në CV pozitën në bordin e një banke ndërkombëtare dhe kontributi akademik dhe shkencor i kandidatit është mesatar.
    Këto janë shembujt se si Kuvendi po godet me vendim politik, opinionin e ekspertëve të ONM-së duke futur në lojë kandidatë me probleme dhe që nuk plotësojnë kriteret.
    Nga ana tjetër raporti i ONM-së zbulon dhe kompromentimin e shoqërisë civile dhe në veçanti të fondacionit Soros, pasi nga 14 kandidaturat (në total) që ka paraqitur ky Fondacion vetëm njëra prej tyre plotësonte kriteret ligjore. /Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Dhe shpetimtari ne kete rast eshte Rama sipas teje? Ai do e rilindi drejtesine?

    Personalisht nuk kam asnje minimum shprese tek Rama....por Edi Rama qendron ne "mes" si shpetimtar. Ne qofte se shpetimtaret e drejtesise jane pese veta. Lu,Vlahutin Rama,Berisha dhe Meta si do qe ta besh renditjen e reformes ne drejtesi mbase do kuptohet roli i Rames.

    Prsh kush po e shtyn me shume reforemen ne drejtesi:
    1 Lu
    2Vllahutin
    3 Rama
    4 Meta
    5 Berisha

    Kush po e pengon me shume reformen ne drejtesi :

    1 Berisha
    2 Meta
    3 Rama
    4 Vllahutin
    5 Lu

    Por duke qene se Luja Vllahutini dhe Rama komandohen nga Sorosi e gjithe shpresa per rilindjen e drejtesise mbetet tek Berisha dhe Meta se Haxhi Qamili i shkrete nuk eshte gjalle.

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Mund te beje edhe pak me teper rremuje duke zgjedhur te mos pergjigjesh duke u pergjigjur.
    Sidoqofte eshte opinioni yt. Kisha pershtypjen se duke qendruar Don Kishot do te bezdiste idea qe drejtesine ta kapte njera pale sot apo palet e tjera ne te kaluaren. Por meqenese e mesmja e arte sipas teje kalon nga Rama, s’kemi arsye te ankohemi më per drogen, konçensionet, korrupsionin, vjedhjet e vrasjet qe na jane bere pjese e jetes!

    PS: Haxhi Qamili eshte gjall, nuk ka vdekur. Vertete nuk i ngre me benevreket siper pantallonave si dukur, por vesh kostum, mban kollare, ka mesuar edhe shqip me theks kinezo-shijaks, takohet rregullisht me Naltgjatesin dhe duartroket ne çdo rast kanabizimin e atdheut. Vetem emrin e ka zbukuruar pak, se shume oriental e kishte. Tashme ate e therrasin te gjithe Don Qamil Haxhi Lu, ose shkurt LU!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Donald Lu nuk ka asnjë të drejtë dhe kompetencë të bëjë interpretime ligjore

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mund te beje edhe pak me teper rremuje duke zgjedhur te mos pergjigjesh duke u pergjigjur.
    Sidoqofte eshte opinioni yt. Kisha pershtypjen se duke qendruar Don Kishot do te bezdiste idea qe drejtesine ta kapte njera pale sot apo palet e tjera ne te kaluaren. Por meqenese e mesmja e arte sipas teje kalon nga Rama, s’kemi arsye te ankohemi më per drogen, konçensionet, korrupsionin, vjedhjet e vrasjet qe na jane bere pjese e jetes!

    PS: Haxhi Qamili eshte gjall, nuk ka vdekur. Vertete nuk i ngre me benevreket siper pantallonave si dukur, por vesh kostum, mban kollare, ka mesuar edhe shqip me theks kinezo-shijaks, takohet rregullisht me Naltgjatesin dhe duartroket ne çdo rast kanabizimin e atdheut. Vetem emrin e ka zbukuruar pak, se shume oriental e kishte. Tashme ate e therrasin te gjithe Don Qamil Haxhi Lu, ose shkurt LU!

    Te jam pergjigjur nje mije here. Largimi i Rames per ardhjen ne pushtet te Berishes ose Metes nuk eshte zgjidhje. Kete mendim kisha edhe kur ishte Berisha ne pushtet se largimi i tije dhe ardhja e Rames ne pushtet nuk do ndryshonte asgje. Eshte absurditet te kerkohet largimi i Rames nga PD e sotme. siç ishte dhe ajo e dikurshme e PS-s.

    Preferoj qe drejtesine ta kapi me ter mend Rama se te pakten nuk do kete justifikimin e kater vjeçarit te shkuar qe drejtesine e ka Saliu. Do ti hiqet nje alibi.

    Por eshte e kote te diskutosh sepse e gjithe kritikat qe i behen Lu-se eshte se ishte kunder Llalles,kur duhet te ishte opozita qe te ishte e para kunder Llalles.

    Kete krimet,konçesionet dhe kanabizimet me trafiqet e ndryshme kane 25 vjet qe ndodhin,siç kan ndodhur ne kohen e PD-PS.dhe prap PD po ndodhin edhe sot ne kohen e PS.

    Po ta perseris prap,me ambasador te favorshen se Lu-ja qe ka pasur dhe ka opozita,nuk ke se ku ta gjesh dhe do gjendet. Lu-ja eshte ambasador i duhur per opoziten qe i dha mundesine qe me ane te reformes te ndryshonte sistemin. Por eshte ambasador per nje opozite qe nuk kerkon te mbroje leket e Xenit dhe te Lulit.

    Prap : Gjejini alternativen Rames qe te rrezohet ose largohet. Dhe alternativat jane dy; ose gjehet nje opozite e re pa keto te inkriminuar pa fund te sotmit qe ka PD-ja ose shpresa tjeter eshte zbatimi nga Luja i reformes ne drejtesi. Ardhja ne pushtet e PD se sotme nuk eshte alternative jo e jo per shqiptaret por edhe per asnje te huaj qe ka dy pare mend ne koke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 25-01-2018 më 22:47

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •