Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45

Tema: Cosa Nostra

  1. #1

    Cosa Nostra

    Nje histori mbi mafien, nga origjina e saj e deri ne ditet tona, ajo qe brenda nje shekulli ndryshoi fytyren e New York-ut, te tokes se emigranteve. Aty kun e vitin 1920 u perqendruan nje milione emigrante italiane, thuajse te gjithe te ardhur nga jugu. Me te cilet 4 vjet me pas do te zbriste dhe nje 19 vjecar, i cili do te beje goxha rruge: Xhuzepe Bonano, i ripagezuar Jozef. Vinte nga Kastelamare del Golfo, bastioni i mafias ne bregun perendimor te Siçilise. Dhe do ti japi jete familjes se tij, Bonano, nje prej pese familjeve qe do te dominonin New Yorkun, se bashku me te tjerat: Kolombo, Gambino, Xhenoveze dhe Lukeze. Histori kohesh te tjera, te shenjuara nga luftera te pergjakshme, deri ne vitet 1970, me biznesin e madh te droges. Dhe pikerisht me heroinen (jemi ne vitin 1984), qe realizohet nje trasanksion kolosal ne miliarda dollare, mes Shteteve te Bashkuara dhe Italise. Dhe “lidhja pizza” quhet keshtu fale picerive qe perdoren si kanale shperndarje te droges ne Bruklin, Bronkos, Kuins ose Staten Islands. Pak vite me vone, ne 1988, do te jete rradha e “Kulles se Hekurt”, operacioni tjeter qe zbulon bashkepunimin mes Koza Nostres amerikane me ate Siciliane. Pastaj, asgje! Per rreth 20 vjet sa andej ketej Oqeanit, trafiku i narkomaneve do te bjere ne menyre drastike. Dhe bie edhe heshtja mbi lidhjet e Palermos me New Yorkun, qe kishin lejuar mafian te rritej dhe te behej nje fuqi boterore.
    Derisa vjen nje fakt i ri. Nga SHBA nis nje strategji e ndryshme. Promotore behen 2 palermitane, prej shume vitesh te transferuara ne Amerike, Rozario dhe Francesko Inzerillo. Eshte nje projekt ambizioz, i forte. Behet fjale per te ringjallur lidhjet midis 2 shpirterave te Koza Nostres. Nje organizate mafioze, qe eshte edhe nje kthim ne te kaluaren: Si te rifitosh fuqine duke parakaluar rojet evjetra te Korleonezve te Bernardo Provenzamos dhe Toto Rines. Dhe te hakmerresh per te vraret e familjes, te shumte qe nga fillimet e viteve 80.

    Plani i “Vellezerve Inzerillo” merr formen ne dy raste te sakta. Hapi i pare vjen me 1977, kur Francesko “Franko qe vrapon trokthi”, kthehet ne Siçili, i debuar nga Shtet e Bashkuara. Levizja e dyte, kur Rozario, “Sarino”, me 29 Dhjetor 2004 zbarkon ne Rome. Pas kraheve 2 vellezerit lene nje bashke pronesi, fryt i investimeve ne te kaluaren, te vetat ose ne bashkezoterim me kusheririn e Xhon Gambino, nip i shefit te madh Karlo: Piceri, ndermarrje, dyqane dhe supermarkete. Perandori e ndertuar ne keto 20 vite larg skenave. Jane lokale qe i gjen kollaj duke shetitur neper New York, mbi te gjitha ne Bruklin, por edhe ne Bronks: Pica e Xho-se, Tek Gaspare, Ushqim Italian. Per te mos folur per New Jerseyn, ku Cherry Hill tre vellezerit Gambino, Xhon, Jozef, Rozario dhe kunati Erazmo kishin bastionin e tyre. Eshte dyshimi se edhe nje prej zinxhireve me te njohura te picave ne SHBA eshte pjese e dy klaneve te kryqezuar Inzerillo-Gambino.
    Dhe pikerisht per kete, per te verifikuar gershetimet shoqerore mes ketyre dy “familjeve te nderuara”, ka lindur nje grup pune i perbashket mes FBI-se dhe Sherbimit qendror te policies. Hetues qe tani thellohen ne vitet amerikane te “Trokthit” dhe “Sanrinos”, qe kur ky i pari u arrestua rreth 3 jave me pare, me 20 Qershor. Dhe operacioni “Gotha”, qe nen regjine e prokurorit te Palermos, Xhuzepe Pinjatone, dergoi ne burg rreth 50 shefa dhe ushtare te akuzuar per lidhje mafioze. Duke kapur keshtu, drejtuesit e qarqeve dhe provincave. Dhe duke kerkuar te gjejne se cfare kane bere ne ShBA “Vellezerit Inzerillo”.

    Eshte e kaluara qe rikthehet dhe na çon 27 vite prapa.
    Atehere kur ne vitin 1979, bankieri i mafias dhe Vatikanit, Mikele Sindona rrembehet nga te vetquajturit brigadiste. Ishte apo nuk ishte kjo periudha e terrorizmit te kuq? Cilin shans me te mire do te mund te kishte luajtur nje financier ne falimentim, ne Shtete e Bashkuara dhe ne Milano, per te shpetuar perandorine e tij? Dhe ja tek zbret ne fushe trupmadhi Xhon Gambino (i lindur ne Palermo dhe ne SHBA i vendosur ne vitin 68). Eshte nje burre per pune, nje inxhinier qe ndahet mes Bruklinit dhe New Jersey-t . Me koorporaten e tij “Manduca” nderton ura dhe rruge. Por, ndihmon edhe bashkekombesin e tij, Sindona. Duke sjelle ne menyre clandestine nga SHBA ne Siçili dhe duke arkitektuar rrembimin e tij te rreme. Me nje finale tragjikomedie, kur Sindona plagoset ne njeren kembe nga militantet ekstraparlamentare. Ne te vertete e gjuan nje mjek, mik i Xhonit.
    Sindona, Bontade, Gambino, Inzerillo, jane te gjithe te lidhur me te njejtin litar mafioz, ai i keputur me dysh nga Korleonezet.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar {A_N_G_E_L_69} pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    Kur Silvio financohej nga mafia




    Xhovani Bruska zbulon: Ne vitet 70-te, nje mafioz financoi Kavalierin, te cilit i duheshin te holla. Ai e ktheu borxhin, megjithe interesat. Ja si shkoi marreveshja. Cfare thone shenimet


    Lirio Abate


    Behet fjale per dhjetra miliarda lireta. Nje shume parash qe ne vitet 70-te perbente nje thesar te vertete, baraz me dhjetra miliona euro te sotme. Ky ishte investimi qe nje grup mafiozesh palermitane ja pat besuar asokohe Silvio Berluskonit: Para qe e kishin origjinen nga trafiku i droges, permes te cilit leviznin valixhe te tera me heroine dhe dollare nga Sicilia drejt Shteteve te Bashkuara. Ne rreshtin e pare te ketij operacioni, qenkesh Stefano Bontate, “princi i Vilagracias”, kumbari me i pasur i gardes se vjeter qe frekuentonte sallonet e Palermos aristokrate dhe lozhat masonike, duke vendosur edhe per fatet e politikes lokale. Bashke me te, nje “bord” bosesh te tjere i dhane pako te tera miliona liretash themeluesit te kompanise se ndertimit Edilnord.

    Keta bose u shfarosen gjate luftes se pameshirshme qe ndermoren killerat korleoneze te Toto Riines ne fillim te viteve 80-te. Te gjithe te vdekur, pervec njerit. Te pakten sipas deklaratave me te fundit te Xhovani Bruskes: Nje prej financuesve te supozuar te Berluskonit eshte ende gjalle. Eshte i lire, sepse i ra shansi te jete mafiozi i vetem qe perfitoi nga rishikimi i te famshmit “maksi-proces” kunder mafias. Emri qe Bruska shenoi ne hetimet e 25 nentorit te kaluar, figuron te jete ai i Xhovanelo Grekos, nje i mbijetuar: Pasi shpetoi nga vrasesit korleoneze ja mbathi per ne Spanje, u arrestua 16 vite me vone dhe pastaj fitoi lirine fale rishikimit te denimit perfundimtar.

    Ceshtja e kapitaleve mafioze qe mberriten deri tek Kavalieri ne vitet 1970, eshte objekt i hetimeve prej te pakten 15 vitesh, por pa u arritur kurre te gjendet nje fakt mbi pergjegjesite e Berluskonit. Kane folur nje duzine deshmitaresh dhe bashkepunetoresh te drejtesise, me mbeshtetjen e ekzaminimeve te gjata bankare per te rindertuar origjinen e parave qe i mundesuan kryeministrit aktual te krijoje perandorine e tij ekonomike.

    Sipas hipotezave te akuzes, pika e referimit te ketij operacioni ka qene Marcelo del’Utri, nje menaxher palermitan qe u vendos ne Veri ne vitin 1974. Parate- thone disa deshmitare – paskeshin qene te nevojshme per te shmangur nje krize mungese te hollash me te cilen po perballej kompania e Berluskonit, duke i mundesuar perfundimin e disa veprimtarive ne sektorin e ndertimit, dhe nisjen e aventures televizive me blerjen e filmave per kanalet e para televizive qe u destinuan me pas per te formuar grupin Fininvest. Berluskoni ishte shenuar ne listen e te hetuarve per pastrim parash, por pozicioni i tij me vone u arkivua. Ndersa Del’Utri u denua edhe ne gjykaten e Apelit, nen akuzen e bashkepunimit me mafian. Ne arsyetimin e denimit nga gjykata, flitet per nje takim te kryer ne Milano, ku Berluskoni i pat kerkuar Bontates mbrojtje per veten dhe familjen.

    Pikerisht ne kontekstin e mesiperm hyjne ne loje pohimet e reja te Xhovani Bruskes, nje prej kapove te medhenj te Koza Nostres ne Palermo, i cili se bashku me Toto Riinen udhehoqi sulmin kunder shtetit ne vitet 1992-93: Njeriu qe shtypi telekomanden e bombes se Kapacit kunder Xhovani Falkones dhe urdheroi vrasjen e vogelushit Xhuzepe Di Mateo, per te leshuar nje sinjal te llahtarshem vdekjeje ndaj te penduarve qe guxonin te flisnin. Qe nga shtatori i kaluar, pasi u akuzua edhe per pastrim parash dhe tentative shantazhi, Bruska po i furnizon gjykatesit e Palermos me nje bashkepunim te ri. Nje zgjedhje e detyruar kjo, pasi mikropergjuesit zbuluan sesi gjate leje-daljeve nga burgu, bosi vazhdonte te menaxhonte pasuri te fshehta dhe te merrej me shantazhe e kercenime. E sidomos, pasi u zbulua se u kishte mbajtur fshehur hetuesve emra te rendesishem.

    Ne vitin 1996, ne momentin e arrestimit Bruska beri nje seri deklaratash false, te qellimshme per te denigruar e delegjimituar gjykates e politikane te se majtes. Por shpejt iu corr maska dhe vendosi te flase per krejt sezonin e masakrave, duke pranuar pergjegjesite e e veta dhe duke pershkruar edhe negociatat e para mes Koza Nostres dhe institucioneve te shtetit ne veren e 1992-it. Por pas 14 vitesh u zbulua se se ai kishte ruajtur per vete shume njohje dhe lidhje te vjetra. Duke nisur nga historia e thesarit te supozuar mafioz qe iu besua Berluskonit.

    Rrefimi, i hedhur e zeze mbi te bardhe gjate muajve te fundit, sipas hetuesve eshte i rendesishem sepse pershkruan ne detaje te gjitha tentativat nga ana e boseve per te rikuperuar kapitalet e dorezuara biznesmenit milanez. Bruska pretendon se cdo vit, Berluskoni u kthente financuesve siciliane 600 milione lireta. Pastaj lufta korleoneze ne vitet 1981-82 e shfarosi Bontaten dhe grupin e tij, duke bere qe marredheniet te nderpriten. Per kete qellim, ne vitin 1986 u urdherua nje atentat kunder baneses se Berluskonit, ne menyre qe t’i kujtonin atij detyrimet e vjetra. Nje paralajmerim ky qe u krye pa dijenine e Riines, i cili u paskesh terbuar nga ky gjest dhe qe nga ai moment e tutje, e mori personalisht ne dore kontrollin e marredhenieve me kryeministrin e ardhshem, duke e menaxhuar vete dorezimin e 600 milione liretave vjetore. Ishte ky hapi i pare drejt nje marreveshjeje me te gjere, sipas fjaleve te Bruskes, qe ne veren e vitit 1992 e afroi Del’Utrin dhe partine e sapolindur Forza Italia, drejt nje pakti me kupolen e Koza Nostres.

    Sot Xhovani Bruska ka dhene rrefime te reja per boset te cilet ne vitet 70-te investuan per Kavalierin. Mes tyre ishte edhe Pietro Markeze, i vrare ne burg ne vitin 1982. E mbi te gjithe ishte Xhovanelo Greko, me i besuari i Bontates, i akuzuar si autor i shume vrasjeve: Nje prej njerezve te pakte te kumbarit palermitan, qe i mbijetoi kasaphanes korleoneze. Bruska rrefen sesi Greko ja doli t’i zere ngushte vrasesit e Riines me nje aksion te befasishem: Ai ja behu ne banesen e mafiozit Gaetano Cina, mik i Del‘Utrit, qe asokohe ishte aleat i korleonezeve. “Xhovanelo Greko del nga vendi ku ishte fshehur dhe i ben nje surprize ketij Cines, per t’i marre parate”. Cina, sipas Bruskes, eshte njeriu qe ne ate kohe mund te lidhej direkt me krahun e djathte te Berluskonit. Dhe qe permes ketij kanali, ja doli te perfitonte kuoten e tij te investimit.

    Deri tani asnje bashkepunetor nuk kishte folur per rrugen e kthimit qe pershkonin parate. Perkundrazi, shume te penduar kane pershkruar zemerimin e mafiozeve palermitane, te cilet kerkonin te mesonin se ku kishin perfunduar miliardat e mbledhura nga i ndjeri Bontate per llogari te familjeve te tjera. Sepse shume te pakte ishin ata qe e njihnin harten e thesarit. Dhe Bruska sot pretendon se Xhovanelo Greko eshte njeri prej atyre qe e dinin kete harte. E per kete motiv, kishte arketuar edhe frutin e investimit te tij milanez.

    I arratisur nga Sicilia pas vrasjes se shefit te tij ne mafia, Xhovanelo Greko eshte akuzuar se ka qene njeri prej vrasesve te skuadres se Ciakulit (Ciaculli, fshat prane Palermos), e cila tentoi me kot t’ua priste hovin shfarosesve korleoneze. Pas 16 vitesh ne fshehje, policia e zbuloi ne ishullin spanjoll Ibiza. Por procedura e ekstradimit u pengua ne njemije e nje menyra, derisa ne vitin 2000 Greko ben te ditur se “eshte gati te flase me gjykatesit italiane” per t’u mbrojtur nga akuzat dhe pranuar transferimin ne Itali. Ne nje interviste, ky i shumeakuzuar si killer siguronte se nuk dinte asgje per negociatat e fshehta te shtetit me mafian, dhe donte te mbrohej ne proceset per vrasje qe ishin hapur ne Palermo. Nje vit me pas, vjen surpriza: Gaetano Grado zgjodhi te bashkepunoje me drejtesine. Grado eshte nje tjeter aleat i Bontates, qe sipas deshmive te te penduarve, frekuentonte vilen Arkore te Berluskonit. Ne deshmite e tij, Grado veteakuzohej per te vetmen tentative vrasjeje per te cilen Greko qe denuar gjate maksi-procesit. Mbi kete baze, Greko u clirua nga denimi me ane te nje akti te gjykates se Apelit te Katanias.

    Pasi ka kryer edhe nje tjeter denim per bashkepunim mafioz, sot Xhovanelo Greko eshte i lire dhe jeton larg Sicilise, bashke me te shoqen dhe vajzat. Ja nje romance kriminale me fund te lumtur. Por kesaj romance, nese fjalet e Bruskes verifikohen, mund t’i shtohet nje kapitull i erret, lidhur me parate e investuara ne biznesin e Berluskonit, qe u rikthyen bashke me fitimet; nje histori qe mund te ofroje indicie te reja hetimore dhe mund t’i jape impuls te ri hapjes se hetimeve per pastrim parash ndaj Kavalierit.

    L’espresso



    Krimet dhe akuzat

    Xhovani Bruska, 54 vjec, eshte pergjegjesi i veprave kriminale te paprecedenta. Ai ka deklaruar fajesine per urdherimin ose ekzekutimin e vrasjes se mbi 150 personave. Ne vitin 1992 ishte ai qe shtypi telekomanden e bombes qe vrau prokurorin Xhovani Falkone, te shoqen dhe tre agjente policie. Mandej urdheroi pengmarrjen dhe vrasjen e Xhuzepe Di Mateos, djalit 13 vjecar te nje te penduari.

    Perse atehere, shteti duhet t’i besoje nje njeriu te tille? Dihet se te penduarit kane te gjithe nje te kaluar kriminale. Themeli i ligjit mbi bashkepunetoret e drejtesise eshte shkembimi, pa llogaritur vlerat etike: Rrefime ne kembim te perfitimeve, lejeve apo daljes nga burgu, mbrojtjes per vete dhe familjaret. Nje zgjedhje kjo e legjislativit italian, qe vjen nga veshtiresia per te depertuar ne sistemin sekret te familjeve mafioze, te bashkuara permes kercenimit te vdekjes. Por sistemi kerkon zbatimin e disa rregullave: I penduari duhet te flase brenda 180 diteve, pa fshehur asgje; te pranoje krimet dhe te jape informacion mbi pasurite e akumuluara. Ne vitin 1996, ne momentin e arrestimit Bruska tentoi te beje diversion duke hedhur akuza te paverteta mbi gjykates dhe politikane. Pasi gjithcka u verifikua si shpifje, ai pranoi te bashkepunoje, duke hedhur drite mbi qindra vrasje. Por edhe ne burg, ai paskesh vijuar me aktivitetin e tij kriminal, derisa nderhyne prokuroret e Palermos dhe karabinieret. Sot hapet ky kapitull i ri me rrefimet mbi raportet e mafias me Berluskonin. Por qe keto rrefime te jene te vlefshme, duhet te verifikohen ne menyre shume rigoroze nga gjykatesit.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar {A_N_G_E_L_69} pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Falcone ju vinte hakut atyre maskarenjeve

    Sikur te kishim edhe ne nje Falcone
    Revolution 1848

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan EuroStar1 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    bsdev (03-03-2017),murik (24-05-2017)

  7. #4
    Mirė se vini nė Harlan Maska e FreeByrd
    Anėtarėsuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Nje histori mbi mafien, nga origjina e saj e deri ne ditet tona, ajo qe brenda nje shekulli ndryshoi fytyren e New York-ut, te tokes se emigranteve. Aty kun e vitin 1920 u perqendruan nje milione emigrante italiane, thuajse te gjithe te ardhur nga jugu. Me te cilet 4 vjet me pas do te zbriste dhe nje 19 vjecar, i cili do te beje goxha rruge: Xhuzepe Bonano, i ripagezuar Jozef. Vinte nga Kastelamare del Golfo, bastioni i mafias ne bregun perendimor te Siēilise. Dhe do ti japi jete familjes se tij, Bonano, nje prej pese familjeve qe do te dominonin New Yorkun, se bashku me te tjerat: Kolombo, Gambino, Xhenoveze dhe Lukeze. Histori kohesh te tjera, te shenjuara nga luftera te pergjakshme, deri ne vitet 1970, me biznesin e madh te droges. Dhe pikerisht me heroinen (jemi ne vitin 1984), qe realizohet nje trasanksion kolosal ne miliarda dollare, mes Shteteve te Bashkuara dhe Italise. Dhe “lidhja pizza” quhet keshtu fale picerive qe perdoren si kanale shperndarje te droges ne Bruklin, Bronkos, Kuins ose Staten Islands. Pak vite me vone, ne 1988, do te jete rradha e “Kulles se Hekurt”, operacioni tjeter qe zbulon bashkepunimin mes Koza Nostres amerikane me ate Siciliane. Pastaj, asgje! Per rreth 20 vjet sa andej ketej Oqeanit, trafiku i narkomaneve do te bjere ne menyre drastike. Dhe bie edhe heshtja mbi lidhjet e Palermos me New Yorkun, qe kishin lejuar mafian te rritej dhe te behej nje fuqi boterore.
    Derisa vjen nje fakt i ri. Nga SHBA nis nje strategji e ndryshme. Promotore behen 2 palermitane, prej shume vitesh te transferuara ne Amerike, Rozario dhe Francesko Inzerillo. Eshte nje projekt ambizioz, i forte. Behet fjale per te ringjallur lidhjet midis 2 shpirterave te Koza Nostres. Nje organizate mafioze, qe eshte edhe nje kthim ne te kaluaren: Si te rifitosh fuqine duke parakaluar rojet evjetra te Korleonezve te Bernardo Provenzamos dhe Toto Rines. Dhe te hakmerresh per te vraret e familjes, te shumte qe nga fillimet e viteve 80.

    Plani i “Vellezerve Inzerillo” merr formen ne dy raste te sakta. Hapi i pare vjen me 1977, kur Francesko “Franko qe vrapon trokthi”, kthehet ne Siēili, i debuar nga Shtet e Bashkuara. Levizja e dyte, kur Rozario, “Sarino”, me 29 Dhjetor 2004 zbarkon ne Rome. Pas kraheve 2 vellezerit lene nje bashke pronesi, fryt i investimeve ne te kaluaren, te vetat ose ne bashkezoterim me kusheririn e Xhon Gambino, nip i shefit te madh Karlo: Piceri, ndermarrje, dyqane dhe supermarkete. Perandori e ndertuar ne keto 20 vite larg skenave. Jane lokale qe i gjen kollaj duke shetitur neper New York, mbi te gjitha ne Bruklin, por edhe ne Bronks: Pica e Xho-se, Tek Gaspare, Ushqim Italian. Per te mos folur per New Jerseyn, ku Cherry Hill tre vellezerit Gambino, Xhon, Jozef, Rozario dhe kunati Erazmo kishin bastionin e tyre. Eshte dyshimi se edhe nje prej zinxhireve me te njohura te picave ne SHBA eshte pjese e dy klaneve te kryqezuar Inzerillo-Gambino.
    Dhe pikerisht per kete, per te verifikuar gershetimet shoqerore mes ketyre dy “familjeve te nderuara”, ka lindur nje grup pune i perbashket mes FBI-se dhe Sherbimit qendror te policies. Hetues qe tani thellohen ne vitet amerikane te “Trokthit” dhe “Sanrinos”, qe kur ky i pari u arrestua rreth 3 jave me pare, me 20 Qershor. Dhe operacioni “Gotha”, qe nen regjine e prokurorit te Palermos, Xhuzepe Pinjatone, dergoi ne burg rreth 50 shefa dhe ushtare te akuzuar per lidhje mafioze. Duke kapur keshtu, drejtuesit e qarqeve dhe provincave. Dhe duke kerkuar te gjejne se cfare kane bere ne ShBA “Vellezerit Inzerillo”.

    Eshte e kaluara qe rikthehet dhe na ēon 27 vite prapa.
    Atehere kur ne vitin 1979, bankieri i mafias dhe Vatikanit, Mikele Sindona rrembehet nga te vetquajturit brigadiste. Ishte apo nuk ishte kjo periudha e terrorizmit te kuq? Cilin shans me te mire do te mund te kishte luajtur nje financier ne falimentim, ne Shtete e Bashkuara dhe ne Milano, per te shpetuar perandorine e tij? Dhe ja tek zbret ne fushe trupmadhi Xhon Gambino (i lindur ne Palermo dhe ne SHBA i vendosur ne vitin 68). Eshte nje burre per pune, nje inxhinier qe ndahet mes Bruklinit dhe New Jersey-t . Me koorporaten e tij “Manduca” nderton ura dhe rruge. Por, ndihmon edhe bashkekombesin e tij, Sindona. Duke sjelle ne menyre clandestine nga SHBA ne Siēili dhe duke arkitektuar rrembimin e tij te rreme. Me nje finale tragjikomedie, kur Sindona plagoset ne njeren kembe nga militantet ekstraparlamentare. Ne te vertete e gjuan nje mjek, mik i Xhonit.
    Sindona, Bontade, Gambino, Inzerillo, jane te gjithe te lidhur me te njejtin litar mafioz, ai i keputur me dysh nga Korleonezet.
    I will tell you a sad and shocking story about the present day Italian Mafia wiseguys. You remember how the wiseguys were pampered and privileged in prison in "Goodfellas". What a lot of people don't know is the great John Gotti, the Teflon Don, had to go hat in hand and humbly ask the AB (Aryan Brotherhood) for protection against blacks and other minorities in prison. Gotti spent a few years suffering the humiliation of being a Mafia big shot and having to ask for protection from outsiders (non Italians). Eventually Gotti thought he had enough Italian and Sicilian cons in the system to back him up and quit paying protection to the AB. What transpired is the Aryan Brotherhood hired a big black enforcer type convict to start a fight with Gotti and beat him up. After being assaulted Gotti renewed his contract with the AB.

    I'm sure the old "Mustachio Petes" are rolling in their graves.

    _________________________________________________


    Unė do t'ju tregoj njė histori tronditėse dhe i trishtuar nė lidhje me wiseguys italiane ditėt e sotme mafioze. Ju kujtohet se si wiseguys qenė pampered dhe tė privilegjuar nė burg nė" Goodfellas ". Ēfarė shumė njerėz nuk e dinė ėshtė John madhe Gotti, Don Teflon, kishte pėr tė shkuar kapelė nė dorė dhe me modesti tė kėrkojė Ab (Arian Brotherhood) pėr mbrojtjen kundėr zezakėve dhe pakicave tė tjera nė burg. Gotti kalojnė disa vite vuan poshtėrimin e tė qenit njė e shtėnė Mafia i madh dhe i pasur nevojė tė kėrkoni pėr mbrojtja nga tė jashtmit simbolit italianėt jo). Pėrfundimisht Gotti menduar se ai kishte mjaft kundrat italiane dhe sicilian nė sistem pėr tė mbėshtetur atė dhe u largua duke paguar mbrojtje tė AB. Ēfarė transpired ėshtė Vėllazėria arian punėsuar njė i madh i zi tip zbatues dėnuar pėr tė filluar njė luftė me Gotti dhe e rrahėn atė. Pasi u sulmuar Gotti pėrtėrirė kontratėn e tij me AB.

    Unė jam i sigurt e vjetėr "Mustachio Petes" po pėrsėritet nė varret e tyre.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FreeByrd : 02-07-2012 mė 10:55
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar FreeByrd pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    SUPLEMENTI NR. 7/ Historia mafiozit legjendar John Gotti, padrinoja i fundit i COSA-NOSTRE-s


    Nė suplementin e sė dielės pėr historinė e Cosa Nostra-s do tė flasim pėr historinė e dy prej 5 familjeve mė tė mėdha mafioze nė SHBA. Familjen “Gambino” dhe pėr familjen “Colombo”. Historia e familjes “Gambino” ėshtė e mbushur plot mistere, luftė tradhti, vrasje, ēka ka bėrė qė kjo familje tė hyjė nė histori si nj ė nga familjet mė legjendar. K ėt ė familje m ė legjendare e bėri John Gotti, ose siē i thoshin ndryshe “bosi spic” ngaqė vishej mjaft bukur dhe cilėsohej si Al Kapone i ri i Amerikės. Gotti ishte personi qė fitoi simpatinė e njė pjese tė publikut, tė medias dhe urrejtjen e prokurorėve federalė dhe agjentėve tė FBI-sė. Ai sė bashku me Al Kapones dhe Joe Colombo, ishin mafiozėt e vetėm qė dolėn nė kopertinėn e revistės TIME”. Ndėrsa familja Kriminale Colombo ėshtė njė nga “Pesė familjet” qė kontrollon aktivitete tė krimit tė organizuar nė “New York City, Amerikė, nė fenomenin kriminal mbarėkombėtar, tė njohur si Mafia (ose Cosa Nostra). U njoh pėrkohėsisht si “Familja Profaci.”


    “Gambino”, dy shekuj pushtet dhe luftra

    Familja kriminale Gambino ėshtė njė nga “Pesė Familjet” qė kontrollon aktivitete tė krimit tė organizuar pėrgjithėsisht nė New York City , SHBA, i njohur nė mbarė vendin me njė fenomen kriminal si Mafia (ose Cosa Nostra). Me bazė nė New York City , operacionet e bandės u shtrinė pėrgjatė gjithė bregdetit lindor dhe anembanė vendit deri nė Califonia. Aktivitetet e jashtėligjshme pėrfshijnė shfrytėzimin e punėtorėve, kumar, mashtrime tė ndryshme, grabitje me dhunė, pastrim parash, prostitucion, vrasje me pagesė, thyerje tė ligjet pėr hedhje tė mbeturinave toksike, vjedhje tė ndryshme.


    Origjinat

    Origjinat e familjes kriminale Gambino mund kėrkohen nė ditėt e hershme, kur banda kriminale napoletane e udhėhequr nga Pellegrino Morano, “Don Grino”, i cili u pasua nga Salvatore D’Aquila, “Toto”, menjėherė, pasi Morano u burgos nė vitin 1916. D’Aquila u pėrball me forcat e Giuseppe Masseria, “Joe the Boss” (Xho Bosi), dhe u vra rreth vitit 1928, kur banda qė ai kishte udhėhequr shkoi nė duart e Alfred Mineo dhe Steve Ferrigno, gjatė periudhės sė Prohibicionit. Lufta e Castellammarese, ndėrmjet rivalėve nga New York-u, Masseria dhe Salvatore Maranzano, la pas shumė viktima, nė mes tė cilave Mineon dhe Ferrignon, tė cilėt u kapėn nė befasi dhe u vranė nė 5 Nėntor tė vitit 1930, jashtė shtėpisė sė Ferrignos nė adresėn 759 Pelham Parkėay South. Kėto vrasje ishin ndėr tė fundit e radhėve tė gjata vrasjesh nga tė dyja palėt nė luftė, e cila nė fund mbaroi dhe me vdekjet e dy “kokave”; Masseria nė prill tė vitit 1931 dhe Maranzano pesė muaj mė pas. Pėrfituesi mė i madh (dhe organizatori i dy vrasjeve) ishte Charlie Luciano, “Lucky”, i cili menjėherė riorganizoi krimin e organizuar nė New York dhe hodhi bazat pėr themelimin e bashkimit, “Pesė Familjeve” tė New York-ut, i bėrė i njohur si “Komisioni” i Cosa Nostra.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Pas Luftės sė Castellammarese

    Duke pasuar njė periudhė nėn kontrollin e Frank Scalice, i pari lider, i njohur publikisht i familjes kriminale Gambino, ishte Vincenzo Mangano, “Vincent”, njė student i denjė i shkollės Mafioze, nė stilin e Masserias dhe Maranzanos, por dikush qė tolerohej nga tė gjithė, pėr shkak tė lidhjeve tė tij tė ngushta me Emil Camardan, zėvendėspresidenti i International Longshoremen’s Association. Nėpėrmjet organizatės, Mangano dhe familja kontrollonin pjesėn lindore tė New York-ut dhe Brooklyn-it me aktivitete si grabitje me dhunė, mashtrime nė masė, dhe kumar tė jashtligjshėm, duke pėrfshirė kėtu dhe bastet nė garat me kuaj dhe llotari tė ndryshme. Mangano themeloi gjithashtu dhe City Democratic Club, me pretekstin e promovimit tė bazave tė vlerave amerikane, por nė tė vėrtetė ishte pėr tė mbuluar Murder Inc., bandėn e mirėnjohur tė vrasėsve, pėrgjithėsisht ēifutė, tė cilėt do tė mbaronin punėn qė u kėrkohej nga familja italo-amerikane, kundrejt njė pagese. Phil Mangano ishte njė anėtar, ashtu si dhe Albert Anastasia, i njohur si “Zoteria i Lartė Ekzekutor”. Nė atė kohė, Carlo Gambino ishte rritur nė detyrė brenda organizatės, ashtu sikurse ishte dhe njė lider tjetėr i sė ardhmes sė familjes, kunati i Gambino-s, Paul Castellano, “Big Paul” (Poli i Madh).


    Vriten Vėllezėrit e Mangano-s

    Anastasia dhe Mangano gjithmonė shmangnin pėrballjen me njėri-tjetrin. Mangano ishte mjaft i indinjuar qė Anastasia preferonte tė mbante lidhje me anėtarė tė ndryshėm tė familjeve tė tjera dhe nė shumė raste tė dy kanė qenė nė prag tė fillimit tė njė konflikti mes njėri-tjetrit. E gjithė kjo do tė mbaronte shumė keq pėr Manganon dhe nė Prill tė vitit 1951 gjendet trupi i tij i pajetė, ndėrsa vėllai i tij u zhduk pa lėnė asnjė gjurmė.

    I thirrur pėr tė dėshmuar pėrpara familjeve tė tjera tė New York-ut, si i dyshuari kryesor pėr vrasjet e ndodhura, Anastasia asnjėherė nuk pranoi tė ishte i pėrfshirė nė dy vdekjet e Manganove, por megjithatė deklaroi qė Vince planifikonte prej kohėsh vrasjen e tij. Albert Anastasia kishte shumė kohė qė drejtonte familjen dhe asnjė nė familje nuk e mendonte veten tė pėrfshirė nė ecurinė e njė prej vrasėsve mė tė frikshėm tė asaj kohe. Carlo Gambino, njė karakter i ngjashėm me atė tė njė udhėheqėsi, bėri manovrėn pėr tė marrė pozicionin e zėvendėsit tė Anastasias.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Anastasia eliminohet


    Pasuria e familjes ishte e lidhur ngushtė me fitimet e njė familjeje tjetėr, atė qė drejtohej nga Frank Costello, e cila njihet sot si familja kriminale Genovese. Vito Genovese zėvendėsshefi “i uritur” pėr pushtet, kishte nevojė tė gjente njė mėnyrė pėr tė shkatėrruar lidhjet e ngushta mes Costellos dhe Anastasias, lidhje kėto qė ishin burim solidariteti nė Sindikatėn Kombėtare tė Krimeve pėr tė dy shefat. Kėshtu qė Genovese arrin tė pėrfitojė nga vrasja e njė burri nga Brooklyn i quajtur Arnold Schuster nė vitin 1952, tė cilin Anastasia e kishte vrarė, sepse, rastėsisht, ndodhi tė ishte dėshmitar okular nė vrasjen e njė grabitėsi bankash (tė cilin Anastasia as qė e njihte). Genovese dėshmon se Anastasia ishte i pabalancuar dhe njė kėrcėnim pėr sindikatėn. Me mbėshtetjen e Gambinos kundėr shefit te tij, Genovese i kishte vėnė gjėrat nė vijė pėr tė hequr qafe udhėheqėsin e Gambinove. Nė fillim, Costellos i bėhet njė atentat jashtė ndėrtesės sė apartamentit tė vet dhe plagoset rėndė nė dy Maj tė vitit 1957. Atentati e shokoi Costellon deri nė atė mase sa shpalli tėrheqjen e vet nga kreu i familjes dhe doli nė pension, duke i lėnė gjithēka Genoveses. Supozohet qė atentatori tė ketė qenė Vincent Gigante, “Chin” (Mjekra).



    Gjashtė muaj mė vonė, ne 25 Tetor 1957, Anastasia vritet nė karrigen e njė berberhaneje nė hotelin Park Sheraton nė West 56 Street. Pėr shumė vite me radhė, vrasja mendohej tė ishte kryer nga Joseph Gallo, “Crazy Joe” (Xhoi i Ēmendur). Mė vonė, shefi i familjes kriminale Colombo dhe armiku i Gallos, Carmine Persico, “Junior” (I riu), vetėshpall autoritet dhe meritė vetjake. Gjithsesi, gazetari Jerry Capeci nė shkrimin e tij online “Vendi i Gangsterėve” dėshmon se vrasja ėshtė kryer nga njė skuadėr me tre vetė, e organizuar nga Joseph Biondo, “Joe the Blonde”, (Xho Bjondi) me urdhėr tė Carlo Gambino. Kjo skuadėr pėrbėhej nga Stephen Grammauta, Stephen Armone dhe Arnold Wittenburg, njė “grup pune” i trafikantėve tė heroinės nė Pjesėn Lindore tė Poshtme.

    Ish zėvendėsshefi i Anastasias, Carlo Gambino, mori nė dorė tė gjithė aktivitetet e familjes, e cila qė atėherė njihet me emrin e tij. Biondo u shpėrblye me postin e zėvendėsshefit, tė cilin e mbajti deri nė ditėn e vdekjes nė 1966. Grammauta zuri postin e kapos gjeneral nė vitet 1990.

    Gambino promovon Familjen

    Genovese burgoset pėr 15 vjet, ku edhe vdes nė 1969. Familja Gambino shumė shpejt u bė njė nga familjet mė tė fuqishme nė Sindikatėn Kombėtare tė Krimeve, me lidhje tė forta me shtėpitė e kumarit tė Meyer Lanskyt nė Cuba dhe Bahamas, njė biznes shumė fitimprurės ky pėr Mafian. Dėshtimi i Joseph Bonanno, “Joe Bananas” (Xho Bananja), udhėheqėsi i familjes kriminale Bonanno dhe rivali kryesor i Gambinos, pėr tė anashkaluar Gambinon dhe “kokat” e familjeve tė tjera kriminale tė New York-ut nė fund tė luftės sė Bonannos, e bėri Gambino-n njė nga liderat mė tė fuqishėm tė “Pesė Familjeve”. Supozohet se Gambino ka pėrdorur pozitat e veta pėr tė organizuar vrasjen e Joseph Colombo, lideri i familjes kriminale Colombo, nė 28 Qershor 1971. Ka gjasa qė vrasėsi i Colombos, Jerome Johnson, tė ketė qenė njė “ushtar” i vetmuar i mbėshtetur nė familje nga Colombo pėr Lėvizjen Italiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Ose si shprehet dhe njė informator i quajtur Michael Franzese, ai mund tė ishte mashtruar ose vėnė nė kurth nga vetė Carlo Gambino. Colombo i mbijetoi atentatit, por qėndroi nė koma derisa vdiq nė vitin 1977. Ai u varros pėrkrah Joseph Gallo. Johnson u vra nga truproja e Colombos.



    Nė ē’do rast, influenca e Gambinos ndihej dhe nė prapa skenat e familjes kriminale Luchese, e udhėhequr kjo nga Carmine Tramunti, “Mr. Gribbs”. Gambino supozohet gjithashtu se kishte ndikim dhe nė zgjedhjen e Frank Tieri, “Funzi”, si shef i familjes kriminale Genovese, pas vrasjes sė Thomas Eboli, tė cilin Gambino e kishte vrarė, pėr shkak tė njė borxhi droge me vlerė 4 milion dollarė. Nė 15 Tetor 1976, Gambino vdiq nga njė atak nė zemėr dhe kontrolli i familjes nuk shkoi atje, ku ėshtė mė i mundshėm tė shkonte, pėr zėvendėsshefin Aniello Dellacroce, “Mr. Neil” (Zoti Neil), por pėr kunatin e Gambinos, Paul Castellanon, aleatėt e Dellacroces mbetėn tė pakėnaqur nga kjo lėvizje. Gjithsesi, Dellacroce i la gjėrat siē ishin dhe vazhdoi tė ishte sėrish zėvendėsshef i Castellanos tashmė.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    FBI-ja “ngushton rrethin”


    Mbėshtetėsit e Dellacroces mbetėn tė pakėnaqur, duke menduar se Castellano e ka trashėguar pozitėn e vet mė shumė se sa e ka fituar atė. Castellano ruajti njė pjesė tė energjisė pėr tė mbajtur nėn kontroll mbėshtetėsit e Dellacroces, duke pėrfshirė kėtu dhe skuadrėn e mirėnjohur tė Anthony Gaggi, “Nino”, dhe Roy DeMeo, e cila mendohet tė ketė kryer diku tek rreth 10-15 vrasje pėrgjatė regjimit tė Castellanos qė nga vitet e fundit tė 1970-ve, deri nė mes tė viteve 1980. Kur Castellano ishte akoma nė krye, shumica e aktiviteteve tė familjes operoheshin dhe kontrolloheshin nė mėnyrė jo zyrtare nga njė katėrshe e pėrbėrė nga lideri i fuqishėm i distriktit tė Garment, Thomas Gambino, “Tommy”, nga truproja dhe zėvendėsshefi i ardhshėm Thomas Biloti, “Tommy”, dhe nga tė fuqishmit liderė tė zonės sė Queens, Daniel Marino, “Danny”, dhe James Failla, “Jimmy Brown”, tė gjithė rivale kryesore tė John Gottit. Nuk ishte koha pėr acarime dhe argumenta brenda familjes, kur Byroja Federale e Investigimeve e kishte shėnjestruar familjen Gambino si mė tė lehtėn nga tė pestat pėr t’u depėrtuar. FBI arrin tė pėrgjojė, nė sajė tė njė pėrgjuesi tė vendosur nė llambėn e tavolinės sė kuzhinės sė Castellanos, bisedat e shefit tė familjes pėr disa aktivitete tė jashtėligjshme dhe deri nė fillim tė viteve 1980, Castellano ishte i ngarkuar me njė sėrė akuzash. Ai deklaron se dėshironte qė familjen ta merrte nė dorė djali i Carlo Gambinos, Thomas. Nė vitin 1983, dėnohen 13 anėtare tė familjes Gambino pėr trafikim droge. Nė kėtė grup pėrfshihej dhe vėllai i John Gottit, Gene, dhe shoku i tij i ngushtė, Angelo Ruggiero, “Quack Quack”, i cili e kishte nofkėn kėshtu (Kuak-kuak), pėr shkak se nuk pushonte sė foluri. Policia federale kishte faktikisht qė nė vitin 1980 qė pėrgjonte telefonin e tij fiks. Ata e kishin Ruggieron tė regjistruar nė kaseta, ku bisedonte pėr biznese tė familjes, trafikim droge dhe shprehje mallėngjyese pėr Castellanon. N.q.s. Castellano do e kishte marrė vesh qė njerėzit e tij po trafikonin drogė, duke mos respektuar kėshtu rregullin e tij anti-drogė, Ruggieron do e kishin vrarė tashmė. Nė bazė tė ligjit, tė pandehurit i lejohet tė bėjė kėrkesė pėr t’iu treguar kasetat e regjistrimit nė ndihmė tė mbrojtjes dhe kėshtu u bė megjithėse Dellacroce bėri tė pamundurėn pėr t’i manipuluar ato. Dellacroce ishte nė kėtė kohė i sėmurė me kancer, por me Ruggierion tepėr tė dėshpėruar pėr ndihmė, shoku i tij John Gotti i qėndron pėrkrah. Castellano kėmbėngulte pėr transkriptet e kasetave, ose ai do tė kėrkonte heqjen qafe tė Ruggerios dhe Gottit. Gotti e kuptoi qė duhet tė vepronte shumė shpejt dhe vdekja e Dellacroce nė 2 Dhjetor 1985 i hapi atij rrugėn pėr tė shmanguar njė pengesė si Castellano.


    John Gotti merr gjithēka nė dorė

    Nė 16 Dhjetor 1985, Bilotti dhe Castellano po shkonin nė njė mbledhje me kapon Frank De Ciēo, kur ata u qėlluan nga 4 vetė tė paidentifikuar gjatė njė ore trafiku. Kėta burra u njohėn nga eksperti i bandave Jerry Capeci dhe u identifikuan mė vonė si Angelo Ruggiero, John Carneglia, Vincent Artuso and Salvatore Scala, tė cilėt ishin paguar pėr vrasjet nga John Gotti. Gotti ishte shumė i njohur pėr kostumet e tij tė qepura me dorė dhe kollaret e mėndafshta, dhe pėr daljen e tij para medias, ndryshe nga ēdo shef Mafioz mė parė. Ai e caktoi DeCiccon si zėvendėsin e tij dhe rriti nė detyrė Ruggiero, si kapo gjeneral, nė krye tė skuadrės sė tij tė vjetėr. Nė atė kohė, Salvatore Gravano, “Sammy the Bull”, supozohej tė ishte i zgjedhur kėshilltar.Gotti favorizonte takime me njerėzit kur dilte nė vende publike me qėllim qė aparatet e sigurisė (survejimit) tė kapin imazhe vizuale tė tij. Shtėpia e tij ne Hoėard Beach, Queens, shpeshherė shihej nė televizor. Njė nga komshinjtė e tij gjatė asaj kohe ishte John Favara, i cili u zhduk pas aksidentit me makinė, qė i bėri djalit 12 vjeēar tė Gotti-t, duke e lėnė atė tė vdekur. Njė komshi tjetėr ishte shoku i ngushtė dhe bashkėpunėtori i Gottit, Joseph Massino, “Big Joe” (Xho i Madh), i cili nė fund tė viteve 1980 njihej si zėendėsshef i familjes Bonanno dhe njė kandidat i fortė pėr tė udhėhequr, qė pas burgimit tė shefit Philip Rastelli, “Rusty” (Rasti). Shumė shefa tė familjeve ishin kundėr kėsaj jete qė bėnte Gotti, me daljet nė televezion, takimet, ekspozimin e tepėrta, veēanėrisht ai i familjes Genovese, Vincent Gigante, “Chin” (Mjekra), njė ish aleat i Castellanos. Ky i fundit, sė bashku me shefat e e familjes Luēhese, Vittorio Amuso, “Vic”, dhe Anthony Casso, “Gaspipe”, vendosi tė bėnte njė atentat pėr Gottin. Nė 13 Prill 1986, njė makine bombė, e bėrė gati pėr Gottin, la tė vrarė De Ciccon. Me sa duket, ideja e Gottit se ai ishte i paprekshėm (ai ishte i akuzuar nga federalėt tre herė dhe kishte arritur tė shpėtonte) kishte ardhur tani nė njė pikė qė e bėnte atė jo shumė tė sigurt. FBI-ja arrin tė gjejė njė apartament nė pjesėn “Italia e Vogėl”, tė cilin e lėshonte njė e ve e vjetėr, ku shefat e familjeve bėnin mbledhjet e tyre. Gotti ishte dėgjuar tė planifikonte aktivitete kriminale dhe tė ankohej ndaj “punėtorėve” tė tij, veēanėrisht Salvatore Gravanos, i cili, pasi kishte dėgjuar kasetat e pėrgjimit tė federaleve, kishte pranuar tė dėshmonte jo vetėm kundėr Gottit, por edhe shumė gangsterėve tė tjerė nga tė pesta familjet. Nė 2 Prill tė vitit 1992, Gotti dhe kėshilltari Frank LoCascio, “Frankie Loc”, u akuzuan dhe u dėnuan me burgim tė pėrjetshėm.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Familja qė nga Gotti

    Gotti vazhdoi tė udhėhiqte familjen qė nga burgu, kurse operacionet ditore u lanė pėr detyrė kapove John D’Amico, “Jackie Nose” (Xheki Hundashi), dhe Nicholas Corozzo, “Little Nick” (Niku i Vogėl). Corozzo ishte shumė afėr emėrimit nė krye tė familjes, por ai u dėnua me 8 vjet burg. Djali i Gottit, John Gotti, “Junior” (I riu), mori kreun e familjes, por nė 1998 edhe ai u akuzua dhe u dėnua me 77 muaj nė burg.

    Periudha post Gotti

    Kur Gotti vdiq nė burg nė vitin 2002, i vėllai i tij Peter, u bė shefi, supozohej pėrkrah D’Amicos, por pasuria e familjes nuk ishte mė si disa dekada mė parė, kur konsiderohej organizata kriminale mė e fuqishme nė botė. Peter Gotti u burgos gjithashtu nė vitin 2003 dhe familja supozohet tė ketė shkuar nė duart e Nicholas Corozzos, Jackie D’Amico dhe Joseph Corozzo. Tė gjithė ish rivalet e Joh Gottit morėn pėrfundimisht familjen, mė shumė pėr arsyet sepse tė gjithė besnikėt e Gottit ose u futėn nė burg, ose ishin akoma duke kryer dėnimet e tyre, por dhe sepse Gotti, babai, vdiq nė burg nė 2002. Kėshtu, udhėheqėsi i punėtoreve dhe kapua gjeneral u bė Michael DiLeonardo, “Mickey Scars” (Njeriu me shenjė), i cili i shndėrroi evidencat e federalėve nė prova tė vėrteta pėr t’u mbrojtur nė seancat gjyqėsore. Ai u detyrua tė dėshmonte kundėr gangsterėve tė tė pesta familjeve. Njė nga mbėshtetėsit e fundit tė Gottit, DiLeonardo, dėshmoi kundėr Peter Gottit dhe Anthony Ciccone, “Sonny”, nga 2003 deri nė 2005, dhe u zhduk me ndihmėn e Programit tė Mbrojtjes sė Dėshmitarėve. Nė tė njėjtėn kohė, Sammy Gravano, zėvendėsshefi i Gottit, ishte larguar nga programi nė 1995 dhe ishte arrestuar dhe burgosur pėr operacione tė shpėrndarjes sė drogave nė njė zonė nga Arizona deri nė New York City nė 2003. Gjatė tė njėjtit vit, ai u dėnua me 19 vjet burg, me dėshmi nga informatorė midis bashkėpunėtorėve tė tij. Nė 2005, Nicholas Corozzo dhe zėvendėsi i tij i pėrjetshėm Leonard DiMaria, “Lenny”, u liruan nga burgu, pasi kishin kryer dėnimin 10 vjeēar pėr mashtrime dhe falsifikime nė Neė York dhe Florida. Nė tė njėjtin vit, ligji Amerikan e njohu Corozzon si shefin e familjes Gambino, vėllain e tij Joseph Corozzo si kėshilltar, Arnold Squitieri, “Zeke”, si zėvendėsshef dhe Jackie D’Amico si shef dhe njė anėtar nderi sė bashku me vėllezėrit Corozzo. Qė nga viti 2005 deri nė 2007, autoritetet federale kishin arritur tė kapnin kapitenet e familjes Gambino; Arnold Squitieri, Gregory DePalma, George DeCicco, “Butters”, Ronald Truēhio, “One Armed Ronnie”, Salvatore LoCascio, “Tore”, dhe Joseph Juliano, “Sonny”, duke pėrfshirė dhe shumė ushtarė dhe bashkėpunėtorė tė tyre. Nė 7 Shkurt 2008, autoritet federalė dhe Policia e Shtetit tė New York-ut kapėn tė gjithė hierarkinė e familjes Gambino (bashkė/shefat Nicholas Corozzo, Jackie D’Amico, zėvendėshefin Domenico Cefalu, “Italian Dom” (Dom Italiani), dhe kėshilltarin e familjes Joseph Corozzo) me njė goditje tė rėndė qė preku dhe figura nga familjet kriminale Genovese dhe Bonanno dhe akuzoi shumė figura tė krimit nė Sicili. Pėr shkak tė dėnimeve, ka mbetur njė boshllėk fuqie nė familjen Gambino. Shumė mendojnė se shefi i familjes tashmė ėshtė besniku i legjendarit Castellano, Daniel Marino, “Danny”, si pjesė e Queens. I sapodalė nga burgu, Carmine Agnello sėrish vėzhgohet nė fshehtėsi. Tė Enjten, 7 Shkurt 2008, gjatė njė operacioni nė “Urėn e Vjetėr” FBI-ja arrestoi 54 vetė nė New York City dhe rrethinat e qytetit, New Jersey dhe Long Island. Njė juri federal akuzoi 62 njerėz pėr lidhje me familjen kriminale Gambino. Akuza qė pėrfshijnė vrasje, trafikim droge, grabitje, dhe shumė krime tė tjera. Pėr momentin, anėtarė tė lartė tė familjes Gambino, Jackie D’Amico, Josepj “Jo Jo” Corozzo, Domenico Cefalu, “Italian Dom”, duke pėrfshirė kėtu dhe ushtarėt Richard Gotti, “Richie”, dhe Vincent Gotti, “Vince”, janė tė burgosur dhe po presin tė dalin nė seancė gjyqėsore pėr tė marrė dėnimin qė duhet tė vuajnė. Gjithsesi, njė kapo i njohur dhe zėvendėsshefi Nicholas Corozzo, “Little Nick” (Niku i Vogel) njė nga mė tė kėrkuarit pėr kėtė ēėshtje, largohet nga shtėpia e tij nė Long Island, i njoftuar mė parė, konsiderohet ende i arratisur qė nga arrestimi nė 29 Maj 2008. Sot, FBI-ja dhe qeveria e SH.B.A. mendon se familja pėrbėhet nga 200 deri nė 250 anėtarė. Ndėrsa familja Gambino ėshtė pėr momentin mė e madhja nga tė gjitha familjet e tjera dhe anė njė goxha influencė, ata nuk janė mė tė fuqishėm si mė parė, nė kohėn e Carlo Gambinos dhe qė nga vdekja e tij kanė patur njė rėnie graduale, mė shumė si shkak i kohėve jo tė qarta dhe plot nervozizėm tė Paul Castellanos dhe John Gottit.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Dieli Maska e [HD]
    Anėtarėsuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Pasaporta e familjes “Gambino”

    E emėrtuar nė sajė tė Carlo Gombino-s



    Nė New York City dhe nė zona si Staten Island, Long Island, Augusta, GA, New Jersey dhe Sunny Isles Beach, Florida.



    E themeluar nga Vincenzo Mangano



    Vitet aktive 1931- deri nė ditėt e sotme.



    Territoret: Lagje tė ndryshme nė New York City dhe anembanė Amerikės.



    Etnia: Italiane, anėtarė italo-amerikanė dhe kombėsi tė tjera si “bashkėpunėtorė”. Rreth 200-250 anėtarė dhe pėrafėrsisht mbi 3000 bashkėpunėtorė.



    Aktivitete Kriminale: Grabitje me dhunė, mashtrime, pastrim parash, vrasje, trafikim droge, kumar, prostitucion dhe vjedhje makinash.



    Aleatėt: Familjet Kriminale Genovese, Bonanno, Colombo dhe Luchese



    Rivale: Banda tė ndryshme gangsterėsh nė New York City .



    Liderėt e Tanishėm

    Nicholas Corozzo, “Little Nick” (Niku i Vogėl)-kapo, ish rival i John Gottit dhe shef i familjes kriminale Gambino. Vėllai i kėshilltarit Joseph Corozzo dhe shefi i tanishėm i kapove gjenerale, njė nga tė akuzuarit nė ēėshtjen e “operacionit tė urės sė vjetėr”, por u largua para se tė kapej dhe qe i lirė pėr rreth 4 muaj. Ai u shpall fajtor pėr korrupsion dhe u burgos nė Metropolitan Correctional Center (MCC) dhe pėr akuza tė ndryshme pėr vrasje me paramendim.



    John D’Amico, “Jackie Nose” (Xheki Hundashi) – Kapo mori nė dorė skuadrėn e John Gottit nė fillim tė viteve 1990, qė operonte nė zonėn e Queens dhe Brooklyn me vrasje, mashtrime dhe shumė aktivitete tė jashtėligjshme. Pėr momentin, njė shef nė terren, ose shef i pėrgjithshėm, sė bashku me vėllezėrit Corozzo. I njohur si njė nga mė tė kėrkuarit pas “operacionit tė urės sė vjetėr”, u shpall fajtor pėr shkak tė njė operacioni grabitjeje nė Staten Island dhe nė Gusht u dėnua me 2 vjet burg.



    Arnold Squitieri, “Zeke”, – zėvendėshef, kapo gjeneral pėr njė kohė shumė tė gjatė nė familjen kriminale Gambino, dikur operonte nė Manhattan, Queens dhe Brooklyn me trafik droge gjatė viteve 1980. Pėr momentin, ai ėshtė ngritur nė detyrė si zėvendėsshef i familjes. Squitieri u dėnua pėr trafikim droge, kumar tė jashtėligjshėm dhe evazion fiskal nė 2006, dhe po kryen dėnimin e tij 7 vjeēar nė burg.



    Joseph Corozzo, “Jo Jo”, – pėr momentin kėshilltari dhe vėllai i Nicholas Corozzo, me hamendėsi tė kryerjes sė kumarit ilegal dhe mashtrimesh tė ndryshme nė zonėn e Manhattan dhe Queens. E ka mbajtur pozicionin e tij nė familje qė nga viti 1992 si ish rival i John Gottit. Edhe ky, i njohur nė “operacionin e urės sė vjetėr”, sė bashku me vėllain e tij, Corozzo u arrestua dhe u vu nė arrest shtėpie nė 8 Shkurt dhe nė Gusht u dėnua me 46 muaj burg.
    Mos harro ti lutesh Zotit ēdo mbrėmje.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar [HD] pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •