Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    https://youtu.be/KDGYWjNTW0E

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dënoi Qeverinë shqiptare të paguajë mbi 13 milionë euro për të kompensuar pronarët e ish-kompleksit “Jon”, që u prish nga Inspektorati Kombëtar i Territorit në dhjetor të 2013-ës.

    Pallati, i ndërtuar nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish nga Qeveria e Edi Ramës, sipas saj për t’i hapur rrugë ndërtimit të “Lungomares”.

    Por Gjykata e Strasburgut thotë se Qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke e dënuar atë të paguajë 13.1 milionë euro, përfituesi kryesor i të cilëve është Xhafer Isufi, vjehrri i zotit Basha, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca, që kishte blerë apartament te ai kompleks.

    Vendimi, i cili është një goditje jo e vogël për buxhetin e shtetit, e detyron Qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda tre muajsh, në të kundërtën për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

    Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pasi Edi Rama kishte ardhur në pushtet, inspektorati i territorit izoloi pallatin e ngritur anës detit, duke mos lejuar pronarët të hynin në apartamentet e tyre. Leja për këtë pallat ishte dhënë nga ish-kryebashkiaku socialist Shpëtim Gjika dhe ishte një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shpëtim Gjikës dhe kryeministrit Rama.

    Në 27 nëntor 2013 qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 milionë euro dhe vetëm një javë më vonë, pallati u shemb përmes shpërthimit.

    Në muaj më vonë, banorët e apeluan vendimin në gjykatën e Vlorës duke kërkuar një dëmshpërblim më të lartë. Në mars të vitit 2014, Gjykata e Vlorës konsideroi vendimin e qeverisë si të paligjshëm dhe e rriti dëmshpërblimin nga 3.4 milionë euro në 11.6 milionë.

    Ky vendim u apelua menjëherë nga qeveria në gjykatën e lartë. Gjykata e Lartë pas kërkesës së qeverisë e ngriu vendimin e Gjykatës së Vlorës dhe pezulloi dëmshpërblimin.

    Pas këtij vendimi, banorët në prill të vitit 2016 iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut, e cila të enjten vendosi se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë duhet të paguajë rreth 14 milionë euro bashkë me shpenzimet procedurale.

    Këto para do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, ndërkohë që askush nga zyrtarët përgjegjës për lejen e ndërtimit dhe prishjen e pallatit më pas, nuk do të mbajë përgjegjësi./topchannel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Përse është i shqetësuar Berisha për “Pallatin e Bashës” në Vlorë?
    Nga Mero Baze/

    Nuk ka ndonjë lajm të ri rreth pallatit që figuronte në emër të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë. Të gjitha detajet rreth tij janë bërë publike me kohë. Ai u ndërtua duke zaptuar vijën bregdetare dhe ujin e detit, dhe duke fallsifikuar një pronë në breg të detit. Pronar formal ka figuruar vjehrri I Lulzim Bashës, por në Bashkinë e Vlorës njeriu që ka bërë pazare për pallatin, ka qenë djali i Sali Berishës, deri dhe tek oferta për të shkëmbyer nderin me investime publike për Vlorën.

    Po ashtu, është e njohur botërisht se Edi Rama shmangu penalizimin e njerëzve të Lulzim Bashës për zaptimin e tokës dhe fallsifikimin e dokumenteve, pasi drejtësia ishte në dorë të Berishës, dhe e prishi me vetëdije pallatin për interes publik, pra për të liruar hapësirat e zaptuara, se do të ndërtohej “Lungomare”.

    Për këtë shkak, Edi Rama i ka dhënë Lulzim Bashës një javë pasi doli nga çadra, 11. 3 milion euro dëmshpërblim për këtë pallat.

    E reja e vetme është që nga 11. 3 milionë euro, Gjykata e Strasburgut ka shtuar dhe dy milionë të tjera.

    Pra, këtu nuk ka ndonjë lajm të ri rreth legjitimitetit të pagesës së pronarëve të pallatit. E reja e vetme që u shfaq qysh në maj të vitit të shkuar, është pagesa e menjëhershme e qeverisë për Lulzim Bashën dhe tërbimi i Sali Berishës.

    Tërbimi i parë i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës ndodhi pikërisht kur kuptoi se bashkë me daljen nga çadra, pronarët e pallatit kishin marrë dhe 11,3 milionë euro. Siç e kanë pas zakon njerëzit e tij, i merrnin paradhënie nderet dhe nuk pretendojnë dot më të jenë tek përfituesit e dëmshpërblimit. Por kjo është arsyeja më e vogël për t’u tërbuar.

    Arsyeja më e fortë dhe e besueshme, është se Berisha e shikon luajalitetin e Edi Ramës për t’i paguar paratë e një biznesi të paligjshëm një kundërshtari, si akt korruptimi. Pra, ai shikon se në marrëveshjen e 18 majit ka pasur më shumë pazar lekësh, se sa pazar zgjedhjesh.

    Kjo nuk është realisht e vërtetë, por është bindëse për kulturën politike të Sali Berishës. Sali Berisha i përket një shkolle politike ku kundërshtari politik, mundësisht duhet vrarë e jo më të paguhet.

    Ai nuk e pranon dot që të ketë ai në dorë t’i paguajë një vendim gjyqësor kundërshtarit dhe ta zbatojë vendimin. Ai është gati të shkeli dhe dhjetë vendime të tjera për të mos e paguar. Dhe duke pasur këtë kulturë politike, ai nuk e shikon si detyrim të qeverisë pagesën për pallatin, por si akt korruptiv të Ramës ndaj Bashës.

    Ana tjetër që i frikësohet Berisha, është pavarësimi i Bashës nga një shumë kaq e madhe e ofruar legalisht. Ai e shikon këtë si një premisë që ai të pavarësohet prej Berishës dhe të ndjehet i pavarur prej tij.

    Dhe nuk e ka vetëm me Bashën. Me këdo nga të vetët që mund të pasurohet për rrethana të ndryshme, ai tërbohet. Kjo shumë marramendëse e bën të ndjehet edhe më keq. Pastaj paranoja vjen i forcohet, se si para një proteste të re, atij i shtohen dhe dy milionë euro. Dhe këtu shpërthen duke bërë sikur u qan hallin shqiptarëve përse po u merr para Lulzim Basha me kunatin dhe vjehrrin e tij, kur më lehtë e ka tu thotë atyre t’ua kthejnë lekët shqiptarëve.

    Ky është thelbi i protestës së Sali Berihës. Normalisht sot ai duhet të ishte kokëulur për këtë që po ndodh. Djali i tij ka qenë sekseri i këtij pallati, Habilajt kanë qenë roje të rrethimit të pallatit, kunati i Lulzim Bashës është pronari real, dhe përfituesit janë të gjithë rrethi i tyre. Edi Rama është përgjegjës që e prishi pallatin si ndërtim të ligjshëm, pasi drejtësinë e kishte në dorë Sali Berisha dhe do ta legjitimonte, paligjshmërinë e tij, edhe sikur Rama ta kishte çuar në gjykatë. Por sidoqoftë, ai duhet të provonte.

    Por ai e prishi si një ndërtim që pengonte perspektivën e Vlorës, dhe për këtë duhet të paguante. Problemi i Berishës është se nuk i ka gjërat në dorë tani që po ndahen lekët. Dhe i trembet shumë idesë, që lekët janë në duart e vartësve të tij.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Po ashtu, është e njohur botërisht se Edi Rama shmangu penalizimin e njerëzve të Lulzim Bashës për zaptimin e tokës dhe fallsifikimin e dokumenteve, pasi drejtësia ishte në dorë të Berishës, dhe e prishi me vetëdije pallatin për interes publik, pra për të liruar hapësirat e zaptuara, se do të ndërtohej “Lungomare”.
    Për këtë shkak, Edi Rama i ka dhënë Lulzim Bashës një javë pasi doli nga çadra, 11. 3 milion euro dëmshpërblim për këtë pallat.
    E reja e vetme është që nga 11. 3 milionë euro, Gjykata e Strasburgut ka shtuar dhe dy milionë të tjera.
    Pra, këtu nuk ka ndonjë lajm të ri rreth legjitimitetit të pagesës së pronarëve të pallatit. E reja e vetme që u shfaq qysh në maj të vitit të shkuar, është pagesa e menjëhershme e qeverisë për Lulzim Bashën dhe tërbimi i Sali Berishës.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Po te rane floket me te tilla analiza banale llogoresh o Mero!

    Ky palla diskuton me nje ftohtesi a thuaj se behet fjale per ndonje shtet te humbur te Afrikes. Dhe mbas vendimit te Gjykates se Strasburgut, Ymeri ka hall se kush prishi, kush humbi dhe kush perfitoi.
    Vetem per 12 milion eurot qe do paguajne shqiptaret e thjeshte nuk flet Mero. Tek kjo pjese eshte sa menefregist aq edhe i ftohte Ymeri. Vari trajsten taksapaguesve, rendesi ka te ngrejme dhe denigrojme figurat politike sipas oreksit financiar te Ymer Bazes...

    Edhe Lazo sebashku me shume te tjere nuk bezdiset per faktin qe taksat e te ardhurave te tij do shkojne ‘rrush e kumlla’ per 12 milion euro demshperblim, por mesa duket ekzaltohet me baltosjen banale politike qe degjojme çdo dite.

    PS: Do e kete kalu Vettingun Gjykata e Strasburgut Lazo???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 12-01-2018 më 20:24
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Ne nje vend normal do shtohej nje pyetje ;kush mban pergjegjsi per keto leket qe do paguhen ? Por "shyqyr Zotit" Shqiperia nuk ka pergjegjsi te tilla.Euro jane,14 milion kendjej,100 milion andej,400 milion vetem afari i Cez-it...Gjera te vogla jane qe te pakten nuk na prishin balancen pozite -opozite.

    E vetmja gje qe duhet nenvizuar eshte diferenza e vogel e shumes te Strazburgut dhe Tiranes,per kete duhet komplimentuar qeveria e Sulltanit qe te pakten kunder demshperblimit te vjerrit te myrtezarifit eshte treguar korrekte. Sa i ka kerkuar aq i ka dhene... dhe mbase kete rast Sulltani eshte treguar edhe me bujar dhe zemergjere.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Hahahaha vazhdon akoma forumishqiptar mish e thua me PD!! Akoma se kan kuptu qe Lulzim Basha eshte kryedeshtaku i gjith politikanve te ktij vendi dhe Edi Rames i ka ra fati i madh, i ka ra bixha qe ka kundershtar Lulin. Po si mbani shpres akoma qe Luli do fitoj noiher zgjedhjet. Ka vdek opozita me kta qe ka ne krye, edi rama do vazhdoj te fitoj gjithmon pa pik problemi, mjer populli

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Kjo gjobe e majme duhet te na behet mesim qe mos te shfrytezohet cdo hapsire publike per makuteri personale.
    PO erdhi Luli me salen perseri shqiperine me ndertime te tilla buze detit e kemi..

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    O Lazo mesim duhet t’i behet çdo kryeministri qe do vij mbas ketij karagjozit qe kemi sot, qe me arrogance nuk qeveriset. Gjykata e Strasburgut po ta lexosh vendimin, nenvizon se prishja eshte bere ne kundershtim me ligjin.
    Sigurisht qe ai pallat s’duhej te ishte ndertuar, por selektiviteti Naltgjatesis per prishje nuk eshte ne konform me ligjin. Jane me dhjetra ndertesa te tilla pa leje ne gjithe Shqiperine te cilat jane ndertuar pa leje. Ta fillonte me ato Rama, aq me teper qe ishin me zero kosto. Por jo, ata i kemi mbeshtetes te rilindjes ndaj merremi me kundershtaret politik. Te njejten marrezi desh beri edhe Berisha para 7 vitesh kur donte te prishte pallatin e Linda Rames, por mesa duket do e kete kuptu qe eshte budallik.
    Pastaj nqs do kishte ndonje ligj nderkombtar per masaker ndaj urbanistikes, Edi Rama do ishte denuar nga Gjykata e Hages per krime lufte ndaj shkaterrimit qe i beri Tiranes!
    Megjithate per te qendruar tek thelbi i çeshtjes, eshte e njejta arrogance qe shume shpejt do na kushtoj edhe disa miliarda euro demshperblim ne arbitrazh, per vendimet selektive qe ka marre Rama ndaj Agon Channel, etj etj. Jane te gjitha kusure o Lazo qe po na i le trashegimi Naltgjatesia per disa dekada rrjeshte!
    PS: Rrofte rilindja
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    Per kete Lul Bashen nganjeher te vjen edhe keq se eshte dhe i pafat,si ecen fare ne marveshje. Asgje nuk i del si e parashikon.

    Edhe kur i duket sikur i ka fituar me djerse,me perpjekje te medha ato 11 milion qe i jep Rama tak i del Strazburgu edhe i jep me teper.

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Strasburgu dënon Shqipërinë: Të paguajë 14 mln euro për pallatin e Vlorës

    ...

    Emri:  ebd367d4613783bc09bb8bb4a4669f84776b8c93.jpg

Shikime: 360

Madhësia:  93.3 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •