-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Mund te jesh ti shoqja ime?
Nuk ka fjale qe mund te thuhet
ndjenje gezimi permbi dhe
krenari ende me zgjohet
engjell mbrojtes ti me je
...............
Magjia jote,belbezimi
oqean,qiell pa re
atje fjala ik rrenohet
ku nuk pyet per asgje
................
Me mendimet filloj flas
as at'her se kuptoj
ku ka ikur gjithe dashnia
ne shoqeri te vije te shkoje
.............
Ate fjale se jap dot
te kem shoqe ne miqesi
e besim ku te gjeje
t'me rrembeje e shkrete dashni
.............
Valle dashnia,lihet vetem
kur ne mes jemi te dy,
do harrojme c'fare thone per besen,
do te mbyllim veshe e sy.
................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Bregut detit:
Bregu deti me duar kryqezuar
kohen pas,kujtime kthej
ajo me iken duke kujtuar
vala t'godet ne breg pa u ndier
................
Dhe doren sa here mbi kacurrela
vite t'shkuara,t'kaluara te rinise
kur vallen jeta mbi to
asaj kohe kushte nise
................
Sa here perjetoj vetmi tani
shpesh kthehem atje,kam nise
kur shkembi u shkermoqte ne vale
me fuqi hovi djaloshar
................
Deti sot dallgelart
ne kete moshe ,furtun pambarim
me duar para tije kryqezuar
dikur,tek une dhe ju nje ngacmim.
.............................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Shqiptarve ane e mbane:
Kur shikoj Vloren time,
e Rozafen ate kala
e ne mendje me vjen Prekazi
Adem,Jashar s'mund me nda.
....................
Ismail s'te bejme balle
Kastriot je i rralle
ke te mbaje,ke te leshoj
te gjithe jeni vend i pare.
...............
Ajo Vlora djep trimerie
me Prekazin ka lidhur bese
bashke me Shkodren fisnikeri
brenda tyre gjithe te tjere.
..........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Zjarr i pashuar:
Shtrire prane vatres,heshtur
mengjes heret ne agim
plaku sheh ne enderr
dete me dallge,valezim
.............
Ne gjumin e thelle,
sy hapur tani
rri prane vashe e re
ai djalosh i ri
............
Zeri,zjarr nga brenda
fuqishem jehonte
plaka,vajze ne endrra
habitur veshtronte
...........
Mendja ,mendjen kapi
vashe dikur n'rini
zjarri s'qenka shuar
plakun mendon t'ri
..........
Ato t'lumtur ishin
gezim e gjalleri
ndjenja njeri tjetrit
zemrat dikur nji.
..............
Mu kujtua lisi
mes lulesh n'lendina
lulet kur veshtroj
shkundi gjitha deget
freski i dhuroj.
........................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Krijese e mrekullushme,femrave:
Ti me je drite mengjesi,
si dielli qe lind pranvere
me je muzgu buze mbremje
perendimi kuq perher
...........
Vala detit kur rreh bregun
me je kroji me gurgullim
je dashnia,s'te krahasoj
si vendlindja atdheu im
...............
Prane teje shtang shikimi
dhe frymemarrje,marr e jap
bismilah edhe kryqin
i ngatrroj ne tendin prag
................
Vlera lules kudo t'jete
ere,ngjyre hijeshi
po me bukur se petali
ti mbart jete krenari
..............
Ku jane fushat dhe ograjat
me lendinat deri ne re
bashke me shpatet e lugina
permbi to ti me je.
...........................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Gjyshes nene:
Ta dish e dashur nene
mendja sa shume me rri
e prisja e prisja pa fund
te kthehesha prane te ti
..............
Vitet e pritjes gjate
loti yt,c'fare solli
ne ngelem zemer vrare
ate fund me ngrica dhjetori
..............
Kujtimet e festave te shkuara
fundvitet e tjera gezum
malli sivjetshem na ndau
s'prite,s'durove me shume
..........
Tani pa ty festojme
nga mbremjet gjer ne agim
ne endrat syhapur
a ne gjume te presim n'enderrim.
............................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Nga larg:
Nene sa te mendoj
dhe kujtim te fresket ruaj
dal lotoj ne breg detit
dhemje,shpirt te coptuar
..........
Mbase larg jam nga ti
e ne endrra te veshtroj
mendoj diten e takimit
te marr n'krah te perqafoj
.........
E besoj do kesh ndryshuar
sa deshire dot se rrefej
nuk me pritet ajo dite
pamjen tende te rrembej
............
Valle nene pamja jote
vite,vite kane kaluar
zeri yt me vjen i dobet
e me pamjen e zbardhuar.
...............................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Krenari:
Te larta peme,lule ngado
permbi mal siper ne re
per nga brenda zien jehona
toke e shejte ti me je
................
E rrethuar shkrepa te larta,
mbushe me bore,s'pyesin per vere,
ndjenja jone e larte sa malet
krenari me je perher
..............
Fshehur ndjenja mbajme atje
nga tradita,dashurise
ushtojne zbresin me jehona
lumenj,kroje mrekullise
.............
Vasha t'bukura ne toka gjene
djemte si lisa ane e mbane
lulezon jeta ne trojet tona
beku qofshi babe e nane.
...................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Nga larg,kujtoj pamjet tona:
Gjithe lumejte ne mendje kam
prej nga larg,ne mergim
ky ngjason me nje rreke
a curril te vendit tim
..............
Lumenj tille ketu ka shume
rri mendoj lumejte e mi
bashke me keto toka t'pareve
vendlindja,femijeri
..............
Mu kujtuan gjithe bashke
te veshtire me fuqi
fare s'pyesin nuk ndalen
dragu thua shpirti tije
................
Nga kodrinat dal veshtroj
kujtoj shkemb te vendit tim
ku lendina eshte tjeter
perballe malit krenar rrin
..............
Deti yne i papare
ngjyre te bukur qe ka uji
mbase keshtu e sheh syri
eshte imi,s'eshte i huaji.
........................................
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Kur te vije pranvera
Asgje,zbrasti:
Shkoj, iki i menduar
pas vetmis,ku nuk e di
e me dhembjen,me ka renduar
brenda ndjej t'shkreten ftohtesi
...........
Duke rendur,duke shkuar
si i varferi me trasten pas
e me vuajtjen duke luajtur
por me buzen qe s'nxjerr gaz.
.......................
Ne lulishte gjithfare lulesh,
arome,hapur shoh petalet
kur veshtroj te thare barin
valle lulet pas kane rradhen?
.........................
Kercet lisi,shkunden gjethet
permbi lule hedhe freski
do vije dita do te kthehen
gjethe t'reja,jete gjalleri.
..........................................
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt