Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1

    Sali Mani: Zani i Shqipnisë asht zani i vërtetë

    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë.
    Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.

    Ja tufëza/linku:

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ajo epoke e komunizmit duhet lene ashtu sic eshte se shqiptaret me hir e me pahir kane punuar, kane jetuar, kane rritur femijet, kane kujtimet e veta, dashurine, sakrificen, deshtimet, vuajtjet, te gjitha bashke.
    Deri sa shqiptaret nuk paten ne dore ta ndyshonin ate epoke, ajo duhet lene ashtu si eshte me te mirat e te keqiat e saj.

  3. #3
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Ideali jonë pra ka qenë Bashkimi Kombëtar, e kjo ska lidhje asgjë me Enver Hoxhën shokun e Milladin Popoviqit.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ideali jonë pra ka qenë Bashkimi Kombëtar, e kjo ska lidhje asgjë me Enver Hoxhën shokun e Milladin Popoviqit.
    Po. Ideali ynë ka qenë dhe ende mbetet Bashkimi Kombëtar. ( Unë këtu po flas në numrin njejës për vete dhe i jap vetes të drejtën të flas edhe per shokët e mi që kam njohër dhe biseduar me ta ) Ndërsa Enver Hoxha ka qenë simbol i këtij Ideali. Për ne ( mua dhe shokët që kam biseduar ) Enver Hoxha ka qenë sinonim për Shqipërinë, Bashkimin Kombëtar dhe gjithëçka që kishte të bënte me shqiptarinë.
    Prandaj siç kam folur në hapje të temës: mos na e vritni idealin!

    P.S. Po më kujtohet një shkrim në Forum kur e kanë dënuar një mësuese në Angli, pse u ka thënë fëmijëve se Baba Dimri është i trilluar. U dënua sepse u kishte prishur ëndrrën fëmijëve.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Sapo e pa edhe një danez këtë këngë. Ai, natyrisht, këngën nuk e kuptonte, por i lanë mbresë fotografitë, sepse ka fotografi edhe të viteve të 30-ta.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Për ne ( mua dhe shokët që kam biseduar ) Enver Hoxha ka qenë sinonim për Shqipërinë, Bashkimin Kombëtar dhe gjithëçka që kishte të bënte me shqiptarinë.
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.
    Nuk do ta quaja hamendje. Ishte gërshëtim i dy gjërave: dashuria personale e secilit për çlirim kombëtar dhe "propaganda" që vinte nga Radio Tirana.

    P.S. Ma merr mendja kjo që ke thënë ër EULEX-in dhe UNMIK-un nuk krahasohen me këtë. Kjo është tjetër temë. Është e ditur kur dikush të jep dicka ta jep si të dojë ai!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-08-2009 më 06:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    P.S. Ma merr mendja kjo që ke thënë ër EULEX-in dhe UNMIK-un nuk krahasohen me këtë. Kjo është tjetër temë. Është e ditur kur dikush të jep dicka ta jep si të dojë ai!
    Jo, krahasimi ishte tjetërkund. Sikur që ata vuanin nën diktaturë e ne e ngrisnim në qiell po atë diktaturë, sot emigrantët sidomos ata nga bregdeti, po na e ngrisin në qiell një pushtet që vetë ne këtu nuk e duam.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar më parë nga Testim Lexo Postimin
    Ka qenë një hamendje e gabuar në një kohë kur ne nuk dinim asgjë për Shqipërinë, se nuk kishte mundësi komunikimi dhe informimi.

    Njësoj sikur sot këta vëllezërit tanë në Diasporë por e përkrahin UNMIK-un dhe EULEX-in madje me gjithë mundësinë e informimit, ndërsa neve na kanë ardhur te hunda e po na e marrin edhe gjysmën e tokës për me ja dhanë serbëve. E njëjta gjë është.
    O testim !

    Cfare thua mor burre ! Nga se kane vujt shqiptaret nen "diktature" ! Shqiptaret kane pase punuar 8 ore ne pune si gjithe Europa dhe vendet e tjera ! Kane pase arsimin falas ! Kane pase mjekun falas dhe tek dera e shtepise ! Fitun driten elektrike ! Shkonin neper aksione vullnetare (falas pa shperbilm) dhe ndertonin hekurudha , brezare per tu mbjelle , hapnin toka te reja , apo per te ndertu nga e para shtepite e vellezerve te tyre ne Diber, Shkoder, Sarande etj kur prisheshin nga termeti .
    Shqiptareve ju mesonin si perdorej pushka , topi , kunderajrori , tanku dhe avioni , nendetesja dhe luftanija , si pergjohej dhe shikohej me lokator gjithe avionet ne eruope si lindoren dhe perendimoren !

    Shqiptareve ju mesonin Historine dhe marredheniet e tyre me ata qe i coptonin , por paster pa shitblerje te interesave kombetare !

    Shqiptareve ju mesua si te ndanin te mirat dhe fatkeqesite bashke si nje organizem i vetem , ku nuk kishte "malok" dhe "toske" por kishte vetem vellezer te nje gjaku ! Ku shqiptareve ju mesua se te vrasesh vellane per gjakmarrje eshte nje sherbim qe i ben te huajit !

    KETO TE GJITHA TI QUAN VUAJTJE DHE SHTYPJE ?

    Po ka pase edhe shqiptare qe kane vujt , por kane qene pakica ! Dhe kane vujt kryesisht ata shqiptare qe keto arritje nuk i shifnin me sy te mire (arsyet se pse le ti gjejne dhe shpegojne vete )

    Por mos po me thua se tani nuk ka shqiptare qe vujn ? Sa perqind e popullsise shqiptare vun sot ?

    SHQIPERIA E ATEHERSHME KA QENE SI DITA ME NATEN ME KETE TE SOTMEN PERSE I PERKET BASHKIM VLLAZERIMIT , HAPAVE TE ZHVILLIMIT DHE NDERGJEGJESIMIT KOMBETAR ! KISHTE SHTET O MIKU , A E DIN KUJT I THONE SHTET ?

    Cfare jane keto perralla ? Per cilet femije po i tregon ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Popull Thjesht : 19-10-2009 më 08:59

  10. #10

    Zani i SHqipnis ishte, ..., do të jetë

    Ta ndjekim edhe një herë këngën.
    P.S. Kam një kërkesë prej jush. A ka dikush që ka këngën për kushtetutën nga Sali Mani. Më kujtohen disa vargje prej saj, sa për t'jua kujtuar edhe juve:
    Anekand nëpër atdhe
    projektkushtetuta e re
    solli gëzim dhe krenari
    krahëve tonë u dha fuqi.
    Me shlilimin e atdheut
    forcë e re iu shtu kti dheut
    lindën ligje që ma parë
    s'ishin pa n'trollin shqiptar.
    punëtorit edhe fshatarit
    i pinte gjak' ligji i pronarit
    si shushonjat që nuk ngopër,
    por ni dit' ua hapën gropën.
    Tha ni plak nga Myzeqeja
    rrofshin ligjet tona t'reja
    kaq të verfën ¨neve ishim
    edhe jetën borxh e kishim.

    dhe në fund thoshte Sali Mani

    Kushtetuta n'botë ka shumë
    mbush me nene e opium
    i krijon vet borgjezia
    njerëzit vdesin nga uria.
    Dhe gagngsterë hipi hajduta
    krenohen me këto kushtetuta
    asaj i thonë demokraci
    jetë e lirë me zjarr në gji.
    Kushtetuta asht fitore
    nën udhëheqjen e Partisë
    Në Republikën Popullore
    ehejjj Socialiste të Shqipinës' o hej.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •