Nė dhjetor 2002, ēdo gjė dukej e thjeshtė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės : boys –at (djemtė) do tė shkonin tė luftonin nė Irak me miratimin e OKB-sė nė xhep. Nė shkurt 2003, ēdo gjė dukej po aq e thjeshtė nė Shtetet e Bashkuara : boys-at (djemtė) do tė shkonin pėrsėri tė luftonin nė Irak, por kėtė radhė pa miratimin e OKB-sė. Sot skenari ėshtė ndėrlikuar sė tepėrmi dhe rolet janė pėrmbysur. Shtetet e Bashkuara janė kėrkuesit. Ata kanė nevojė pėr OKB-nė pėr tė shpėrndarė barrėn e rėndė politike, ushtarake dhe financiare qė pėrbėn pushtimi i Irakut. Sa mė shumė afrohen zgjedhjet presidenciale tė nėntorit 2004, aq mė shumė Iraku do tė bėhet nė Shtetet e Bashkuara njė temė e politikės sė brendshme. Partia demokrate, e verbėr dhe shurdh-memece tre muaj mė parė, po e gjen gjuhėn. Nė shėnjestėr tė saj ėshtė kandidatura e dytė e Xhorxh W. Bush-it. Mbajtja dhe trajtimi i 148 000 ushtarėve amerikanė nė Irak kushton tepėr shtrenjtė. T’i bėsh ballė shqetėsimit tė familjeve, ėshtė po aq delikate, duke ditur qė ka ēdo ditė njė deri nė dy vdekje pėr tė njoftuar. Zemėrimi i GI-save rritet njėkohėsisht me shqetėsimin e tyre. Ata ishin nisur pėr lavdi nė njė luftė rrufe dhe jo pėr t’u vrarė duke ruajtur njė kazermė nė Bagdad. Por OKB-ja, e djegur tashmė njėherė, ka nevojė tė dijė mė shumė para se tė angazhohet. India, nga e cila Shtėpia e Bardhė po priste dėrgimin e menjėhershėm tė 17 000 njerėzve, po tėrhiqet zvarrė duke hezituar. Nju Delhi e ka varur qėndrimin e tij nga njė rezolutė e re e OKB-sė. Franca, Gjermania dhe Rusia po veprojnė nė tė njėjtėn mėnyrė.
Cilado qoftė forma e zgjedhur, OKB nuk mundet, megjithatė, ta shtyjė pafundėsisht vendimin e saj: stabiliteti nė Lindjen e Mesme ėshtė njė prioritet qė u imponohet tė gjithėve. Madje ėshtė shumė urgjent. Edhe pse janė tė kėnaqur qė u ēliruan nga Sadam Huseini, shumica e irakianėve refuzojnė ta lidhin fatin e tyre me atė tė njė force perėndimore pushtimi. Dhe njė pakicė po kėnaqet me njė rezistencė tė armatosur. Do tė ishte e dėmshme tė gėzoheshe pėr kėtė me pretekstin se ėshtė njė mėsim i mirė qė iu dha amerikanėve. Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk ėshtė pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet ndėrmjet anėtarėve tė pėrhershėm. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk na bindėn duke folur pėr armė tė shkatėrrimit nė masė. Ky manipulim nuk duhet harruar, por ai nuk duhet pėrdorur as pėr tė hequr pėrgjegjėsitė e sotme. Guerilja ėshtė njė armė shkatėrrimi e ngadaltė, qė nė njė afat tė mesėm, ėshtė mė e rrezikshme se arsenali bėrthamor i paraqitur si shkak nga Shtėpia e Bardhė. Stabilizimi i Irakut ėshtė njė prioritet. Pėrpjekjet e bashkėpunimit Bush-Bler po kėrkojnė qė tė mos lihen terroristėt ose fanatikėt islamistė tė zėnė vendin e lėnė bosh nga rėnia e Sadamit.