Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32
  1. #31
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    A ishte e nevojshme letra e Metes për Trump?

    Nga Dritan Hila

    Letra me anë të së cilës Ilir Meta i kërkonte ndjesë presidentit amerikan Donald Trump, për votën shqiptare që përkrahte rezolutën me të cilën dënohej akti i SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, shkaktoi një valë reagimesh në media. Natyrisht që është një akti i paprecedentë, por jo i pakuptimtë. Ilir Metën mund ta duash apo ta urresh, por vetëm si injorant në fushën e mardhënieve ndërkombëtare nuk mund ta quash. E ka nisur këtë karrierë që në kohën e FRESSH-it, kur sillte delegacione partish socialiste perëndimore dhe sjellë deri sot, në eksperiancat e rëndësishme shtetërore. A kishte të drejtë në aktin e tij? Nisur nga ana institucionale, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sidomos votimet e rëndësishme në OKB, Presidenti i Republikës është e nevojshme të konsultohet, madje mund të verë edhe veton në raste kur e shikon të arsyeshme. Dhe teorikisht ka të drejtë. Ai përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa qeveria vetëm atë të mazhorancës. Edhe ambasadorët janë përfaqësues të tij. Ndaj është e domosdoshme konsulta. Si praktikë, informacionet që vijnë nga ambasadat, duhet t’i kalojnë paralelisht edhe presidencës. Kjo është një praktikë që nuk është zbatuar në të shkuarën. Ambasadorët shikonin humorin e ministrit dhe shefit të qeverisë, dhe nuk e vrisnin shumë mendjen për Presidencën. Kjo, e stimuluar edhe nga fakti se presidentët shqiptarë kanë qenë që të gjithë politikisht të dobët. Në rastin e Ilir Metës ndryshon puna. Jo vetëm sepse ka mbështetjen e partisë që ka krijuar por edhe për shkak të individualitetit të tij. Dhe tani vijmë tek problemi i dytë: A ishte letra që i shkruajti një akt karikaturial; i panevojshëm dhe sfidues për qevrinë? A ishte i ekzagjeruar kritika e tij ndaj votës së qeverisë shqiptare në OKB? Aspak. Së pari duhet të kemi të qartë që ajo votë ishte një bast personal i Presidentit Trump. Mbase ai e ka ditur që rezoluta do të kalonte, por jo me atë përkrahje të lartë që pati. Jo më kot kërcënoi se do të mbahej shënim çdo votë pro rezolutës dhe kundër vullnetit të SHBA. Dhe jo më kot shumë shtete që kanë interesa me SHBA u matën përpara votimit. As pretendimi se SHBA nuk e ka kërkuar votën tonë nuk qëndron. Nuk dihet si ka vrepuar ambasada e tyre në Tiranë, por ambasadorja pranë OKB Nikki Haley mori pjesë në një tubim të diasporës shqiptare dhe premtoi rritjen e përpjekjeve të SHBA për njohjen nga shtete të tjera për Kosovën. Me siguri pavarësisht vjehrrës shqiptare, ambasadorja Haley nuk ka kohë për të humbur që të marrë pjesë në tubimet shqiptare, por ishte një pakt i hapur për shtetin shqiptar. Të hysh pastaj të rrëzosh argumentet se kështu veproi BE, apo Gjermania, apo zërave se ishte antiTrump, nuk ia vlejnë. Janë tepër infantile. Por le të kthehemi tek akti i Ilir Metës. A duhet ta bënte këtë hap. Praktikisht është një hap i guximshëm. Por në asnjë rast qesharak. Në një vend të madh do të ishte dramatik, shenjë e përplasjeve institucionale. Ndërsa në vendet e vogla është shenjë e mosfunksionimit të shtetit. Gjithsesi me hapin e ndërmarrë Ilir Meta ka ndihmuar që Shqipëria mos të futet në listën e zezë të politikës amerikane. Pasi ata mund të falin aberracionet e kryeministrit, kur hap ekspozita në Neë York dhe tallet me një kandidat presidencial. Por nuk mund ta falin poshtërimin publik nga një vend për të cilin kanë investuar aq shumë që nga Lufta e dytë Botërore e këtej./dritare.net
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Kjo historia e Metes dhe si e gjithe kesaj loje te perbashket shqiptare po kthehet ne barsalete.

    Presidenti,shkruhet ne kushtetute,ushtron edhe keto kompetenca... : Kerkon mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per çeshtje qe kane te bejne me detyrat e tyre.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •