Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “VATRA” në Amerikë: Votimi i qeverisë Rama kundër SHBA, akt antikombëtarSkedarët e Bashkëngjitur 174064

    Federata më e madhe e shqiptarëve në Amerikë “Vatra” ka reaguar ashpër për votën e Qeverisë Shqiptare në OKB kundër SHBA.

    Në një deklaratë për mediat, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e cilëson këtë votim si një akt antikombëtar dhe goditje që u bëhet marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

    Deklarata e plotë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA:

    Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka ndjekur me një interes të lartë cështjen e transferimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem dhe ka mbështetur qëndrimin e Presidentit Trump pa asnjë rezervë.

    Federata Vatra, mbështetësit dhe simpatizantët e saj në SHBA dhe mbarë botën janë ndjerë tejet të zhgënjyer nga votimi kundër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Rezolutën e paraqitur në OKB.

    Kjo votë kundër SHBA e Kryeministrit Edi Rama është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Votimi i Qeverisë Shqiptare kundër SHBA është akti i dytë publik i Kryeministrit Edi Rama, pas deklarimit të tij të mëparshëm se zgjedhja e Trumpit President të SHBA “Zoti na ndjeftë, do të dëmtonte botën demokratike”.

    Parë në zhvillimet më të fundit të diplomacisë amerikane, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, vota e Qeverisë Shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara konsiderohet nga Federata Vatra si njw Akt Antikombëtar.

    Duke përfituar nga ky moment krycial i diplomacisë botërore, VATRA shpreh publikisht mbështetjen më të thellë për Presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të rritur autoritetin e SHBA në botë. Gjithashtu, Federata Panshqiptare Vatra vlerëson jashtëzakonisht prezantimin tejet professional dhe mbrojtjen dinjitoze të kësaj nisme në OKB nga Ambasadorja Nikki R. Haley.

    Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, si organizatë shekullore dhe më e madhja e diasporës shqiptare rikonfirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të Presidentit Trump dhe dënon me ashpërsi sjelljen antikombëtare të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

    Vatra i bën thirrje ndërgjegjes shqiptare kudo në botë që në këto momente delikate të rrisë dashurinë dhe besimin tek SHBA, si vendi më mik i kombit tonë.

    Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra po ndjek me vëmëndje situatën dhe do të paraqesë shqetësimin e saj në instancat më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    President

    Dritan Mishto


    128 Vende (Bashke me Shqiperine votuan kundra), 30 ishin abstenime (qe mund t'i quash edhe keto kundra).

    Anglia,Franca dhe Gjermania votuan ashtu si Shqiperia, pra i bie qe dhe keta te kene zgjedhur Turqine para Amerikes.

    Ai vendim u mor nga Trump, per taktika politike (duke qene qe djali i tij dhe dhendri jan nen hetim pet spiunazh).

    Çeshtja e Izrael-Palestine do te zgjidhet vete me ane paqeje dhe pjesemarrje nga keto dy vende, keshtu e shpjegon rrezoluta e OKBse.

    A ju duket normale qe ky president kercenon te gjithe boten qe i nuk voton sipas egoizmit te tij?!

    Ai eshte kancer per popullin Amerikan, ashtu siç jane politikanet Shqiptare per Shqiperine (majtas-djathtas).

    Izraeli bashke me Ameriken jane popuj miq te Shqiptareve, nuk u votua kunder tyre, por kunder thyrjes se rrezolutes.


    Me duket nje injorance e pangopur kur disa persona si hiqen si "anal......iste", disa pordhitikane apo kushdo tjeter qe rrevoltohen kur duket qe nuk kane njohuri per çeshtjen e asaj zone.
    Vuajne nga sindroma e " Servelizmit Enveris.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Mundet te thuhet qe u votua kunder Trampit,mundet te thuhet qe u votua kunder qellimit ose vendimit te Trampit,mundet te thuhet si te duash por ne qofte se Presidenti i Amerikes perfaqson Ameriken eshte hipokrizi te thuhet se nuk u votua kunder Amerikes.

    Ky ishte nje votim i qarte i Shqiperise si nje votim antiamerikan. Se perse e beri Shqiperia mundet te interpretohet...qe nga Europa e deri tek Turqia...edhe se duke njohur klasen politike shqiptare eshte nje votim kunder reformes ne drejtesi. Kercenimi amerikan se do te hiqen te gjitha ndihmat teknike ishte per "Shqiperine" nje oferte qe ishte e pamundur te mos ishte pranuar...dhe ka shume mundesi qe kete votim ta kene vendosur bashke,me aprovimin e Metes,Berishes dhe Rucit.
    Si te thuash qe kesaj here ishte radha e Rames te bente kamikazin per interesin e gjithe politikes shqiptare. Me vetdije dhe miratim nga te gjithe.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mundet te thuhet qe u votua kunder Trampit,mundet te thuhet qe u votua kunder qellimit ose vendimit te Trampit,mundet te thuhet si te duash por ne qofte se Presidenti i Amerikes perfaqson Ameriken eshte hipokrizi te thuhet se nuk u votua kunder Amerikes.

    Ky ishte nje votim i qarte i Shqiperise si nje votim antiamerikan. Se perse e beri Shqiperia mundet te interpretohet...qe nga Europa e deri tek Turqia...edhe se duke njohur klasen politike shqiptare eshte nje votim kunder reformes ne drejtesi. Kercenimi amerikan se do te hiqen te gjitha ndihmat teknike ishte per "Shqiperine" nje oferte qe ishte e pamundur te mos ishte pranuar...dhe ka shume mundesi qe kete votim ta kene vendosur bashke,me aprovimin e Metes,Berishes dhe Rucit.
    Si te thuash qe kesaj here ishte radha e Rames te bente kamikazin per interesin e gjithe politikes shqiptare. Me vetdije dhe miratim nga te gjithe.

    Ore zoteri, e di ti se çfare shkruhet ne rrezoluten e OKBse?!


    Pastaj nuk votoi Shqiperia as kundra Amerikes dhe as kundra Izraelit.
    Trumpi thote se do zhvendose ambasaden ne Jeruzalem, pasi, ai thote eshte kryeqyteti.

    Ne rrezoluten e OKBse nuk njihet kjo qe thote ai, dhe nese behet ndryshim, athere behet permes paqes dhe pjesemarrjes ne bisedime te dy paleve, Izraelite - Palestineze.


    Shqiptaret dhe Amerikanet i kane partite si skuadra futbolli, votojme me emocione dhe jo tru..

    Amerika nuk ishte pro Enver Hoxhes, sipas teje, atehere ishte dhe kundra popullit Shqiptar?!


    Si eshte e mundur, qe ne kete epoke ku mund informacioni eshte i mundur, njerezit jane me injorante?@

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ore zoteri, e di ti se çfare shkruhet ne rrezoluten e OKBse?!


    Pastaj nuk votoi Shqiperia as kundra Amerikes dhe as kundra Izraelit.
    Trumpi thote se do zhvendose ambasaden ne Jeruzalem, pasi, ai thote eshte kryeqyteti.

    Ne rrezoluten e OKBse nuk njihet kjo qe thote ai, dhe nese behet ndryshim, athere behet permes paqes dhe pjesemarrjes ne bisedime te dy paleve, Izraelite - Palestineze.


    Shqiptaret dhe Amerikanet i kane partite si skuadra futbolli, votojme me emocione dhe jo tru..

    Amerika nuk ishte pro Enver Hoxhes, sipas teje, atehere ishte dhe kundra popullit Shqiptar?!


    Si eshte e mundur, qe ne kete epoke ku mund informacioni eshte i mundur, njerezit jane me injorante?@
    Mundet te diskutojme gjithe diten por fakti eshte se "departamenti amerikan" ka falenderuar ata qe votuan pro rezolutes por edhe ata qe abstenuan duke i falenderuar per miqesine e tyre kundrejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes,qe do te thote (edhe per injorantet e paditur)...qe: persa i perket kesaj rezolute Shqiperia nuk ben pjese ne vendet qe quhen "mike" te Amerikes. Trampi vet paralajmeroj perpara votes qe do kete probleme per shtetet qe votojne kundra (persa i perket ndihmave ekonomike) pra per Tramp eshte nje vote kunder Amerikes. Me qarte se kaq mendoj se nuk behet.

    Tani sikur Trampi te zbatoje kercenimin e parashtuar kush e mban pergjegjsine ne Shqiperi ? Apo do fillojme te filozofojme kot per paqen ne bote ?


    Nuk e di si ishte Amerika ne kohen e Enverit,por di qe per Enverin dhe Partine... Amerika ishte armiku me i madh per popullin shqiptar. Qe do te thote ; nuk ka rendesi se si e mendon bota ose populli amerikan,rendesi ka (dhe per ne eshte jetike) se si e mendon Trampi dhe politika amerikane kete moment.Keshtu emocionet jane per ata qe shikojne filmat me paqen,ata qe kerkojne mbrojtjen e interesit te vendit jane gjithmone me praktik edhe ne kete llogjike te thjeshte.


    (Personalisht isha dhe jam kunder vendimit te Trampit por kurre nuk duhet votuar kunder politikes amerikane...qofte e drejte ose e padrejte).
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 24-12-2017 më 09:51

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Cen Durimmadhi (24-12-2017)

  6. #15
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Kam pershtypjen se disa ketu e nevletesojne pak inteligjencen e Rames. Ai mund te kete problemet e tia me varesine ndaj kokaines, veseve etj, por nuk eshte aq naiv sa te t’i bej karshellek amerikes, pa patur diku nje mbeshtetje tjeter si kundrapeshe.
    Pastaj ndihma amerikane per shqiptaret, ka qene ne rolin mbrojtes kundra interesave ruso-serbe-greke. Sot me shume gjasa ne rastin me te pare nuk do e ndalojne influencen e tyre lehtesisht te infiltrueshme ne Shqiperi.
    Pastaj ketu anashkalohet faktori i sorosit. Personalisht e kisha parashikuar qe perpara votimit se Rama do ndiqte linjen sorosiane edhe ne kete rast.
    Madje jam i bindur se nqs do te na ishte kerkuar vota jone, per marreveshjen e pakuptueshme nukleare te administrates Obama me Iranit qe u kundershtua nga shume vende te BE-se, Rama do kishte votuar PRO saj.
    Jo me kot kane dal te gjithe analistet qe kane ofiqe te mirepaguara nga fondacioni Soros, te pergezojne Ramen per voten qe dha ne OKB.
    Nderkohe qe Rama kishte mundesine te absetonte duke ruajtur nje balance midis SHBA dhe BE-se, sepse diplomacia ne nje fare menyre e tille eshte, ai pranoi me vetedije te votonte ne kundershtim me interesat amerikane!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Kètu qendron problemi ose pyetja e vertete ; pérse Rama votoi me vetedije kunder administrates amerikane ? Perse e mori vet personalisht te beje kamikazin e momentit ?

    Ajo e Sorosit nuk qendron duke ditur problemet qe ka Sorosi si me Trampin dhe si me Netanijau-n,do ta nxirte nje armik pothuajse "te rrezikshem" te administrates amerikane. Gjithashtu edhe si vote "pro-Erdoganit pak a shume do kishte te njejten llogjike.
    Edhe qe vendet europiane ti kene premtuar ose garantuar diçka mbi negociatat ose hyrjen e Shqiperise ne BE,por edhe kjo eshte pothuajse e pamundur se asnje vend europian nuk mundet te japi nje garanci te tille...dhe persa i perket kerkesave kundrejt Shqiperise si BE dhe Amerika kane te njejtin program.

    Mbase,mbetet vetem ajo qe quhet "politika e interesit individual ne sherbim te kolektivit". Qe do te thote qe nuk ka qene vendim vetem thjeshte i Rames por ka qene nje vendim i shokut Gramoz dhe shokeve te tjere... Natyrisht edhe ky version qe te qendroje kerkon qe Rama te mos dali fajtori ose budallai i vetem....

  8. #17
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Ndoshta eshte dhe kjo e fundit, pasi ne jemi duke hamendesuar dhe besoj shume shpejte do zbulohet arsyeja e vertete.

    Perse mendoj une qe mund te jete ndikimi Sorosit?
    Se pari jo me pak se para dy javesh djali i Sorosit u takua me kreun e OKB-se ne nje pritje shume miqesore.
    Se dyti marreveshja e Obames me Iranin e mbeshtetur nga Sorosi, gjeti kundershti te medha nga Izraeli. Nderkohe sot kerkesa (per mua enigmatike) e Trump per te njohur Jeruzalemin si kryeqytet, mbeshtetur edhe nga Izraeli, hasi kundershti te medha nga fondancionet e shoqerise se hapur (sorosi) neper bote.
    Se treti vendi i fundit ne ballkan qe ndryshoi qeverine dhe kursin diplomatik, ndihmuar nga administrata Obama-Soros, pra Maqedonia, nuk kishte ndonje arsye te votonte kundra amerikes, ku kryeministri Zaev mori frenat e vendit vetem para disa muajsh pikerisht fal amerikes.
    Te njejten vote dha edhe Rama ne OKB, nderkohe qe rastesisht te vetmit analiste ne vend qe e pergezuan kete marreveshje, ishin pikerisht ata qe jane pjese e fondacionit Soros ne Shqiperi. Pra thene ndryshe, jane dy kryeministra ballkanik (te mbeshtetur haptazi nga sorosi) qe aspirojne te anetaresohen ne aleancen euro-atlantike, dhe ndryshe nga vendet e tjera lindore qe abstenuan (Kroacia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Polonia, Bosnja etj), keta kane kurajon te votojne ndryshe nga se e kerkon amerika edhe pse e degjuan kercenimit e Trumpit se do kene pasoja!!!
    Jane shume fakte « rastesore » qe per mua kryesisht drejte ndikimit Sorosian te çojne.
    Qe do thote Rama pa patur diku mbeshtetjen si kundrapeshe, s’do guxonte kurre t’i bente karshellek amerikes. Ruçi, Meta, Berisha, Rama, jane shume te vegjel per t’u perplasur me ameriken. Madje historia ka treguar se sa here qe kane tentuar te bejne qofte edhe me te drejte, gjysem hapi ndryshe nga amerika, jane terhequr menjehere sapo i eshte shkulur verbalisht veshi..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 24-12-2017 më 20:53
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Mbase,mbase edhe mundet te jete diçka e diktuar nga Sorosi se ne kete rast perputhet me politiken e Sorosit qe eshte kundra Trampit dhe Netanijaut.

    Por vetem se dyshoj qe Rama ta mari te gjithe pergjegjsine "tek" si person... te dali i vetem si fajtor dhe te jete i vetmi qe do akuzohet per anti-amerikanizem.

    Megjithate koha do ta tregoje. Ne qofte se opozita do ta sulmoje ose do ta akuzoje (ne vazhdimesi ) kemi te bejme me nje vendim te mare vetem nga Rama,ne qofte se opozita do ta mbuloje kemi te bejme me nje vendim kolegjal. Pastaj do shikojme dhe Lu-ne se si do reagoje ndaj ketij vendimi,dhe aty mbase mundet te kuptohet se eshte personal-sorosian apo kolegjial-shqiptar.

  10. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Lu-ja reagoi menjehere pas votimit. Me nje gjuhe te drunjte dhe shume evazive (qe nuk ka lidhje me deklaratat e tij te drejteperdrejta qe jemi mesuar ta degjojme), ai e vuri theksin tek vazhdimi i bashkepunimit per arritjen e paqes.
    Qe po ta perkthesh nga kinezçja e tij ne shqip, i bie qe Rama me votimin kundra qenka per paqe, nderkohe Trump qe e mendon ndryshe si i bie??
    Gjithmone duke cituar Donald Lu, dalim ne te tilla konkluzione..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Lu-ja mundet te akuzohet per shume gjera,edhe per njeanshmeri,por ka patur zgjuarsine qe nuk eshte futur ne "nje debat" me pergjigje te menjehershme. Nuk eshte asnjehere nxituar,deklarata-mendimet i ka bere dhe shprehur gjithmone me nje afat pothuajse te gjate mbas ngjarjes--

    Per mendimin tim personal,Lu-ja kete vendim te Rames e ka mare si sulm personal ndaj tije...dhe mendoj se do t'ja degjojme krismen. Dhe aty do kuptohet se do jete nje atak direkt kunder qeverise apo nje atak i pergjithshem por qe kesaj here nuk do ta anashkaloje qeverine.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •