Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    “VATRA” në Amerikë: Votimi i qeverisë Rama kundër SHBA, akt antikombëtarEmri:  edi-rama-2-2.jpg

Shikime: 696

Madhësia:  114.1 KB

    Federata më e madhe e shqiptarëve në Amerikë “Vatra” ka reaguar ashpër për votën e Qeverisë Shqiptare në OKB kundër SHBA.

    Në një deklaratë për mediat, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e cilëson këtë votim si një akt antikombëtar dhe goditje që u bëhet marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

    Deklarata e plotë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA:

    Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ka ndjekur me një interes të lartë cështjen e transferimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem dhe ka mbështetur qëndrimin e Presidentit Trump pa asnjë rezervë.

    Federata Vatra, mbështetësit dhe simpatizantët e saj në SHBA dhe mbarë botën janë ndjerë tejet të zhgënjyer nga votimi kundër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Rezolutën e paraqitur në OKB.

    Kjo votë kundër SHBA e Kryeministrit Edi Rama është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Votimi i Qeverisë Shqiptare kundër SHBA është akti i dytë publik i Kryeministrit Edi Rama, pas deklarimit të tij të mëparshëm se zgjedhja e Trumpit President të SHBA “Zoti na ndjeftë, do të dëmtonte botën demokratike”.

    Parë në zhvillimet më të fundit të diplomacisë amerikane, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, vota e Qeverisë Shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara konsiderohet nga Federata Vatra si njw Akt Antikombëtar.

    Duke përfituar nga ky moment krycial i diplomacisë botërore, VATRA shpreh publikisht mbështetjen më të thellë për Presidentin Trump dhe përpjekjet e tij për të rritur autoritetin e SHBA në botë. Gjithashtu, Federata Panshqiptare Vatra vlerëson jashtëzakonisht prezantimin tejet professional dhe mbrojtjen dinjitoze të kësaj nisme në OKB nga Ambasadorja Nikki R. Haley.

    Së fundi, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, si organizatë shekullore dhe më e madhja e diasporës shqiptare rikonfirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të Presidentit Trump dhe dënon me ashpërsi sjelljen antikombëtare të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

    Vatra i bën thirrje ndërgjegjes shqiptare kudo në botë që në këto momente delikate të rrisë dashurinë dhe besimin tek SHBA, si vendi më mik i kombit tonë.

    Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra po ndjek me vëmëndje situatën dhe do të paraqesë shqetësimin e saj në instancat më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    President

    Dritan Mishto

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    SERAFIM DILO (22-12-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Reagon ambasada amerikane në Tiranë

    Emri:  donald-lu-ambasadori-i-ri-amerikan-ne-shqiperi1.jpg

Shikime: 619

Madhësia:  22.5 KB

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas votimit të 128 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria, në OKB kundër SHBA-së dhe Presidentit Donald Trump, që ka vendosur për të njohur Jerusalemit kryeqytet të Izraelit. Një reagim pa nerv dhe pa pasionin e Presidentit Trump. Asnjë fjalë për votën e Shqipërisë kundër tyre. Një reagim të cilin fare mirë mund ta bënte vetë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në emër të ambasadës amerikane.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen”, thuhet nder te tjera në reagim.

    Reagimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

    Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.

    Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.

    Koha Jone

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Presidenti Meta:SHBA aleati ynë strategjik. Nuk mund të votohej kurrë kundër SHBA

    Presidenti i Shqipërisë, me anë të zëdhënësit të tij Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me votën e Shqipërisë që është dhënë kundër SHBA-së dhe pro një rezolute të iniciuar nga Turqia dhe shtetet arabe.

    Sipas Blushit, as kryeministri Edi Rama dhe as ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk janë konsultuar paraprakisht me Presidentin e Shqipërisë për votën që do të jepej në Nju Jork.

    Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi, i pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se:

    Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.

    Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

    Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara.

    Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.


    Ja çfarë shkruan edhe ish-presidenti Bujar Nishani:

    Shqipëria u pozicionua politikisht kundër SHBA në OKB. Ky nuk është thjesht një qëndrim i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje të interesave tona strategjike.

    Rezoluta e OKB për fat të keq nuk ka patur një diskutim paraprak në opinionin publik në Shqipëri e për pasojë qytetarët shqiptarë nuk e kanë shumë të qartë dëmin politik që i është shkaktuar kombit shqiptar.

    Së pari duhet të kemi të qartë dy gjëra. Nga njëra anë SHBA njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit me paralajmërimin e vendosjes së Ambasadës së tyre atje. Kjo është një e drejtë sovrane e tyre që askush nuk mund ta gjykoj apo ndryshoj. Ky vendim i tyre nuk është detyrues për vendet e tjera që gjithashtu janë në të drejtën e tyre sovrane ti mbajnë ambasadat aty ku e gjykojnë ato.

    Nga ana tjetër Rezoluta e OKB nuk e ndryshon dot vendimin sovran të SHBA.

    Por çfarë ishte ajo në fakt ?

    Rezoluta ishte një sponsorizim politik kundër SHBA si POL i vetëm i një fuqie diplomatike globale.

    Votat “pro” ndaj këtij qëndrimi politik janë me motive nga më të ndryshmet, nga vende të ndryshme. Ato variojnë nga armiqësia fondamentale ndaj SHBA, tek interesat e betejave të brendshme politike në vende të caktuara e deri tek konkurrenca për multi-polarizmin në skakierën e influencës globale.

    Ajo që unë nuk gjej dot është motivi i Shqipërisë në këtë rreshtim antiamerikan.

    Më së pari bien poshtë dy tezat e qarkulluara në mënyrë klandestine nga media pro qeveritare në Shqipëri.

    E para “njehsimi me qëndrimin e BE” dhe e dyta “qëndrimi kundër Presidentit Trump si individ”.

    Bashkimi Evropian nuk pati dhe nuk ka asnjë qëndrim të njehsuar dhe deklaruar për vendimin e Qeverisë Amerikane për zhvendosjen e ambasadës së saj. Qëndrimi i BE është zgjidhja mbi bazën e njohjes së dy shteteve. Të Izraelit dhe Palestinës. SHBA gjithashtu nuk e kanë mohuar ekzistencën e dy shteteve. Shqipëria po ashtu ka këtë qëndrim dhe duhet ta mbajë këtë qëndrim ; të zgjidhjes mbi njohjen e të dyja shteteve.

    Por Rezoluta nuk kishte të bënte me këtë. Vetë shtete anëtare të BE si Polonia, Çekia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Letonia nuk u rreshtuan pro kësaj Rezolute.

    Nga ana tjetër, Presidenti Trump përfaqëson Shtetin Amerikan, Qeverinë Amerikane dhe Popullin Amerikan.

    Vendimi i Presidentit Trump është jetësimi i asaj çka ka trajtuar dhe premtuar edhe Presidenti Bush edhe Presidenti Obama dhe çka ka votuar si Rezolutë Kongresi Amerikan shumë kohë përpara se të zgjidhej Presidenti Trump.

    Por ajo që ne na dëmton më shumë në këtë pozicionim të politikës së jashtme është thyerja e Paktit Strategjik me SHBA.

    Shumëkush sot bën sikur e ka harruar që në qershor të vitit 2015, Shqipëria nënshkroi me SHBA “Dokumentin e Partneritetit Strategjik”. SHBA nuk kanë zgjedhur asnjë vend tjetër të rajonit tonë ta kenë këtë partneritet përveçse me Shqipërinë.

    Qeveria jonë e kërkoj këtë partneritet, e nënshkroi dhe tani fatkeqësisht e shkeli !

    Disa prej atyre vendeve që e sponsorizuan (sipas gjuhës diplomatike) atë Rezolutë në OKB janë pozicionuar qartazi kundër interesave shqiptare në rajonin tonë (Ballkan). Por siç kanë ata interesat e tyre në Lindjen e Mesme ashtu dhe ne shqiptarët kemi interesat tona kombëtare në Ballkan. E deri më tash mbrojtësi dhe mbështetësi kryesor i shqiptarëve në rajon është SHBA. Republika e Shqipërisë me rreshtimin e saj në Rezolutën antiamerikane ka dëmtuar rëndë këto interesa për shqiptarët në Shqipëri, të shqiptarëve në Kosovë, të shqiptarëve në Maqedoni, të shqiptarëve në Mal të Zi, të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Interesat e shqiptarëve nuk janë “shqiptaromadhe” por konsoliduese dhe zhvilluese të një kombi që historikisht është përçarë, është izoluar, është veçuar dhe është anatemuar vetëm me një qëllim. Të lihet i varfër !

    Në këtë kontekst real politik unë nuk gjej dot sot motivin e votës PRO të Shqipërisë në atë Rezolutë. Kjo nuk është hera e parë e një vote antiamerikane në kuadër të OKB. Që nga viti 2014 e deri tani kjo është hera e tretë që Shqipëria voton kundër interesit amerikan në OKB por dhe pa asnjë interes dobiprurës për Shqipërinë atje, përkundrazi !

    Por vota e kësaj radhe është shumë e rëndë. Ajo ka dëmtuar interesin strategjik të shqiptarëve për konsolidim, zhvillim dhe prosperim të tyre.

    Ajo ju ka dhënë një argument antishqiptar, kundërshtarëve tanë.

    Koha Jone

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Skandal dhe turp, Shqipëria kundër SHBA

    Emri:  okb-1.jpg

Shikime: 605

Madhësia:  43.1 KB

    - Rezoluta e Turqisë dhe Jemenit në OKB kundër Amerikës votohet pro nga Shqipëria. Vendet e rajonit, Bosnja, Kroacia abstenuan. Abstenuan edhe Rumania, Polonia, Çekia, etj.

    - Presidenti Thaçi: Kosova do votonte në çdo rast pro SHBA.

    Qeveria shqiptare ka votuar dje në OKB pro një rezolute që godet direkt interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një vendim të paprecedentë në historinë e 27 viteve të fundit, Qeveria Shqiptare është rreshtuar me vendet që bllokojnë aleatin strategjik te shqiptarëve, Amerikën. Në OKB, Turqia dhe Jemeni prezantuan një dokument kundër qëndrimit të SHBA për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

    Para votimit Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Haely deklaruan se ky votim do të shërbente për të njohur miqtë e vertetë të SHBA. Ndërkohë Presidenti Trump deklaroi se ata shtete që nuk e mbështesin qëndrimin e tij nuk do të marrin më fonde dhe nuk janë mike. Ishte një kërkesë sa diplomatike aq dhe një thirrje për miqtë dhe aleatët. Qeveria shqiptare çuditërisht refuzoi miqësinë dhe interesin e marrëdhënieve afatgjata me SHBA, duke mbajtur një qëndrim të turpshëm, por edhe të pabesë. Ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi u shpreh se jam i tronditur nga qendrimi i Tiranës zyrtare. Thaçi tha se edhe sikur e vetmje të ishte Kosova prapë do votonim pro SHBA.

    Votimi i qeverisë shqiptare ndaj kësaj rezolute është i turpshëm ndaj një aleati strategjik dhe i gabuar si lëvizje diplomatike. Është i turpshëm sepse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shqipëria ka marrëdhënie specifike ndryshe nga shumë vende të rajonit. SHBA është i vetmi aleat strategjik proshqiptar. Në diplomaci ka rëndësi dhe memoria historike dhe qeveria jonë dje tregoi se ka harruar shumë gjëra. SHBA-të janë vendi që ka dhënë më shumë kontribut për ekzistencën tonë si komb. Pas shpalljes së Pavarësisë ishte presidenti amerikan Uillson që ndaloi copëtimin e Shqipërisë duke u investuar personalisht në Lidhjen e Kombeve, duke dalë edhe kundër gjithë Europës që ishte pro shkërmoqjes së Shqipërisë. Por pa shkuar shumë në histori, nëse Kosova sot është një shtet kjo është falë SHBA-së e cila pranoi të hynte në luftë për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Kishte shumicën e shteteve kundër në OKB dhe megjithatë arriti të imponohet duke u renditur në krah të shqiptarëve. Nëse Maqedonia është një vend ku shqiptarët po fitojnë të drejtat e tyre është meritë e SHBA që ka lobuar fortë për njohjen e faktorit shqiptar. Por të mos harrojmë se këto 27 vjet Shqipëria do të kishte njohur tatëpjeta shumë më të rrezikshme dhe fatale, nëse në momente të caktuara nuk do të ishin SHBA-të që do të ndërhynin me forcë për të normalizuar situatën. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e memories historike që Qeveria shqiptare duhet t’i kishte marrë parasysh në votimin e djeshëm dhe nuk duhet të kishte gabuar. Si për ironi, një ditë para votimit ambasadorja amerikane në OKB ishte në një pritje të Ambasadës së Kosovës në Nju Jork. Diplomatja amerikane premtoi se SHBA do të vazhdonte të punonte fuqishëm për njohjen e Kosovës dhe futjen e saj në OKB. Një ditë më pas, qeveria shqiptare voton kundër SHBA. Kjo nuk është vetëm një gafë diplomatike, por edhe dalje me vetëdije kundër interesave kombëtare. Me vetëdije Qeveria “Rama” ka refuzuar aleatin kryesor të shqiptarëve në rajon.

    A e di Edi Rama se ishte SHBA që vendosi me forcë futjen e Shqipërisë si anëtar i NATO-s ndërkohë shumë shtete-anëtare nuk donin?

    Ajo që e bënë edhe më të turpshme votimin e Qeverisë Shqiptare është argumenti për votën “pro”. Sipas Ministrisë së Jashtme qëndrimi i Shqipërisë ishte sipas linjës së Bashkimit Europian. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë nuk është arsye. Ne nuk jemi ende vend i Bashkimit Europian dhe nuk kemi detyrime që lidhen me politikën e jashtme te BE në OKB. Por edhe sikur të jetë kështu, 6 vende të Bashkimit Europian abstenuan në shenjë respekti për qëndrimin e SHBA. Polonia, Çekia, Rumania, Hungaria etj, janë vende që e kanë të detyruar ndjekjen e linjës diplomatike të Brukselit, pro dje ata abstenuan duke treguar më shumë qëndrim diplomatik dhe kombëtar për interesat e tyre. Çfarë i kushtonte Tiranës që të paktën të abstenonte? Serbia, një vend që aspiron BE, voton rregullisht pro Rusisë dhe kundër Brukselit në OKB dhe nuk është penalizuar asnjëherë. Ndërsa Tirana, njëherë që duhet të tregoj se cilin ka aleat strategjik zgjedh rrugën e gabuar. Bile u tregu edhe e pabesë.

    Vendimi i djeshëm është i dëmshëm dhe nga aspekti diplomatik afatgjatë i Shqipërisë. Qëndrimi pro BE-së duket se është një justifikim. Vota në OKB kundër SHBA u kërkua nga Turqia. Qeveria shqiptare dje nuk ka zbatuar direktivat e BE, sepse mjaftonte dhe një abstenim për të qenë korrekt me BE, por i ka bërë një qokë Turqisë dhe qëndrimeve të saj për Jerusalemin dhe Palestinën. Vota është një skandal nga të gjitha pikëpamjet. Edhe Bosnjë-Hercegovina, një vend që ka shumë më tepër interesa ekonomike sesa ne me Turqinë dhe vendet arabe, abstenoi. Bile është një vend me shumicë myslimane, por nuk votoi kundër SHBA.

    Në një moment kaq delikat, Shqipëria është rreshtuar në pozicionin e gabuar duke dalë kundër aleatit strategjik SHBA.

    Ky është një turp i madh dhe një veprim antikombëtar, tregon dhe një mungese respekti ndaj SHBA, supërshtetit që na ka bërë shtet si Shqipëri.

    E fundit, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu duhet të flasë hapur për këtë qëndrim të qeverisë Rama kundër Presidentit Trump.

    Mos edhe ambadori Donald Lu është kundër Presidentit Trump?!

    Koha Jone

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Bushati: Vota dje, nuk ishte votë kundër SHBA-së e Trump, por ishte njësoj si ajo e 1968 e 1980

    Emri:  auto_bushati_enveri1513946461.jpg

Shikime: 635

Madhësia:  36.2 KB

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka habitur ditën e sotme në lidhje me votën e Shqipërisë kundër SHBA-së, presidentit Donald Trump. Sipas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, kjo nuk ishte votë kundër SHBA, por votë pro koherencës dhe qëndrimit parimor të Shqipërisë.

    Bushati ka përmendur edhe dy rezoluta në të cilat Shqipëria ka votuar pro, por që kanë qenë votë kundër SHBA. Këto dy rezoluta janë votuar në vitet 1968 e 1980, kur në fakt në pushtet ishin baballarët e Bushatit dhe Edi Ramës.

    Ja çfarë shkruan sot Ditmir Bushatit:

    Në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve.

    Fakt është që rezoluta pro të cilës votoi Shqipëria dje, i referohet Rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit. Më konkretisht Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe me e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta, janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht janë të detyrueshme për ne.

    Po ashtu, Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së.

    Fakt është se parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshme sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partneritetit tonë me SHBA-të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi.

    Hannah Arendt ka pasur të drejtë kur thoshte se e keqja më e madhe e një shoqërie nuk është nazisti i bindur e as komunisti i devotshëm, por të gjithë ata për të cilët dallimi mes fakteve dhe trillimeve, të vërtetave dhe gënjeshtrave, nuk ekziston.

    Syri

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Berisha: Kosova është Jeruzalemi i shqiptarëve! Vota kundër SHBA në OKB, pabesi e madhe”

    Ish–Kryeministri Sali Berisha e quan akt antikombëtar dhe një akt pabesie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën e Shqipërisë kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara në OKB, për Jeruzalemin. Ai nuk ka asnjë mëdyshje se vendi ynë duhet të ishte rreshtuar krah Washingtonit.

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”.

    I pyetur për votën abstenim të Shqipërisë në 28 Nëntor të 2012, që Palestina të merrte statusin e vëzhguesit në OKB, ish-Kryeministri thotë se vendimi i atyre viteve nuk e penalizoi Shqipërinë dhe se vetëm një votë kundër Shteteve të Bashkuara mund të kishte sjellë pasoja katastrofike për mbarë botën.

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “Ajo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm një rezolutë që kërkonte të shmangte Shtetet e Bashkuara nga zgjidhja e problemit. Edhe ai problem pa Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet kurrë. Përkundrazi, pa Shtetet e Bashkuara ai problem mund të çojë drejt një lufte botërore”.

    Panorama

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Trump kërcënon me ndërprerje të fondeve para votimit në OKB për Jeruzalemin

    Emri:  Trump-2.jpg

Shikime: 626

Madhësia:  19.0 KB

    UASHINGTON- Presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi me ndërprerjen e fondeve ndaj vendeve që përpiqen të votojnë në OKB një rezolutë, duke dënuar njohjen nga ana e Uashingtonit të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

    “Ne do të mbajmë shënim këto vota”, u shpreh ai nga Shtëpia e Bardhë, duke dënuar të gjithë këto shtete që marrin paratë tona dhe më pas votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit apo në Asamblenë e Përgjithshme.

    “Ata marrin qindra milionë dollarë dhe ndoshta miliarda dollarë dhe më pas votojnë kundër nesh”, u shpreh ai me rastin e një takimi në prani të kabinetit.

    “Lërini të votojnë kundër nesh, ne do të kursejmë shumë”, shtoi ai, para se të falenderonte ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley, për iniciativën e saj në këtë çështje.

    Në një letër drejtuar ambasadorëve në OKB të disa vendeve, Haley siguroi se presidenti i kishte kërkuar për të parë me kujdes këtë votim, duke thënë se do të mbante shënime.

    Ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki akuzoi sot Uashingtonin se po ushtron “kërcënime” dhe “intimidime” për të penguar anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të dënuar politikën e tij.

    (m.k/BalkanWeb)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Deklarata e Vatres eshte nje qendrim i forte qe do kete pasoja. Eshte nje deklarate qe nga ana morale i ka dhjeré rilindasit. Nuk le shteg per interpretim eshte akuze e drejtperdrejte. (I nxori bojen Piktorit).

  10. #9
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Turp dhe pozicionim skandaloz i qeverise shqiptare qe tregon edhe njehere se Shqiperia sot komandohet nga tahypi i canak halese!
    Tahypit kjo ceshtja e Jeruzalemit i erdhi si me porosi nderkohe qe po behen procese gjyqesore ne SHBA ku ka dalur hapur megakorrupsioni i baba tahypit!
    Dhe tahypi beri ate qe kane bere arabet deri me sot: shesin palestinezet pruresit me te pare!

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryeministri Haxhi Qamil Rama: Mes SHBA dhe Turqisë, Rama zgjedh Turqinë në OKB

    Nuk mendoj se Rama eshte kondicionuar nga Erdogani per çeshtjen e Jeruzalemit. Edhe ne kete rast ai ishte i detyruar te ndiqte axhenden e Sorosit, qe prej disa dekadash eshte ne konflikt te hapur me Izraelin. Njesoj si Rama, votoi edhe qeveria tjeter me ndikim sorosian e Maqedonise se Zaevit.
    Persa i perket deklarates se Vatres, sigurisht qe gjejme elemente bindes ne pakenaqesine e tyre per menyren sesi u votua nga qeveria Rama ne OKB, por edhe kjo s’besoj te kete ndonje ndikim tek qeveria.
    Personalisht mendoj se abstenimi do te kishte qene vota e duhur e qeverise tone.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •