Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Prifti pin kafe me nje hoxhe (frag...)

    "Ndoshta nje vrases mendon , nese nuk pendohet"

    "Kanuni i Leke Dukagjinit" (per mua) eshte bibla e perkthyer ne gjuhe dhe ne kohe te njerezve te aty-atehershem.U hoq nga qarkullimi dhe e drejta per tu besuar ne te, pernjehere me biblen, nderkohe shume shkolla te perendimit , ne degen e drejtesise e benin ore mesimi(ore speciale) ndersa biblen e lexonin mbas darke, ose e degjonin te dielave , ne dreke ne rrecitimet e priftit te kishes perkatese, perkarshi shtepise se tyre, ose lagjes.
    Bibla nuk mund te perkthehej ndryshe, ne nje vend te ashper, me njerez te ashper dhe kohe perhere te ashpra.
    Tani eshte pispillosur koha dhe thuhet se eshte kohe e bukur packa se eshte edhe me e ashper, burrat bejne nyje ne qafe (lidhen jo me per fjale) me kollare te bukura (armani ta zeme) po nuk jane me pak te ashper. Ndersa grate e mbulojne fytyren me puder(oaly, ta zeme) ne vend te shamive, por jane shume me te liga. Kete te fundit (grate dmth) kanuni nuk duhet ti mbroje me, nen nenin "gruaja nuk vritet per gjak edhe pse gjaqe ben"
    Perkthyesi yne,deshi me besu perkthyeshmerisht se grate e vendit te tij ngjani me shen marine. E Tash do burra, per mode behen gra, gra kurva. Burra kurva dmth.Kur kurveron burri grunisht, duhet perkthyer bibla prej se pari, me nje kanun me te ashper, po tash edhe perkthyesit i jane dhene shume mashtrimeve stile-mode e re.
    Ajo qe tepron, eshte plumbi.Vrasja nuk eshte me pak e dobishme se jeta!Besohet se dy njerez nuk jane me shume te rendesishem se dy sy. (ta zeme syte e Jezusit) Per ato qe besojne ne syte e jezusit, i bie te thuash se jane sy te se vertetes.
    ...
    Dritaret e Kishes jane rombe te thyer rrumballakisht. ( i keni pare?) Edhe dritaret e kishes se re , ashtu jane,(kisha eshte e re po stili eshte i vjeter, dhe besimi...ndoshta)rombe te thyer rrumbulakisht, dhe xhama ngjitur rombe-rombe , ngjyra -ngjyra. Me e dukshmia ngjyre dhe me te shumte rombe , jane te kuq.
    Heeeeeeeeeej te kuq!
    ...
    Vrasesi i ri, ky i fundit dmth, sa here ka ardh ne kishe(edhe ne kete te rene) e ka pare driten (edhe driten e besimit) copa-copa, rombe rombe xhamash , por vec ne te kuqet.
    Gjithmone vrasesi, ka nje urrejtje te madhe. Me te madhe se kisha e re, e cila vjen tre fish me e madhe se ajo e vjetra.Madje urrejtja e tij eshte edhe me e madhe se te dyja kishat te marra se bashku.Kjo uurejtje mund te matet e te krahasohet vec me trishtimin.E, ky trishtim brenda tij, ka degjeneru ne madhesi, eshte bere ta zeme , gjithesi.( vetem vrasesi , mund te trishtohet gjithesisht, e trishtimi i tille e ka nje prejardhje...)
    I pamundur me e rezistu gjithesine e re. Kete gjithesi trekendeshe, me tri kende dhe brinje te barabarta. Kulmet-kende te nje trekendeshi barabrinjes dihet se jane perktyerja.
    ne kete trekenbdesh vrasesi ka dhjet vjet qe e ka jeten e tij te varur.Vjen vrasja si domosdoshmeri e te persosures.
    ...
    ne Kishe, me se shumti rri vdekja (ne trajten e besimit per jeten e re e te pasosme) kembekryq me ne e ne besimin tone se sa prifti , ta zeme.
    Nuk eshte cudi, nese me vjen me u marr me shume me arsyen, pse ne kishe mungojne nje pale lule te fresketa?Madje as lule artificiale nuk ka ne kishe. As madje as te pikturuara, ne ato dhjetra korniza ta varura mureve te saj.Per me keq, sa kush shkon ne shtepine e priftit ose te murgeshave te ardhura kohet e fundit, me banim rane kishes, shifet mungesa e luleve ne te tria format, te fresketa, artificiale, ose te pikturuara. Po qe , pranojme se "Zoti e ka krijuar gjithesine" duhet shtu se ai e krijoj gjithesine me gjithe lulet.(apo jo?)
    Kushedi sa e ftohte do te dukej bota pa to.Ju e dini sa e ngrohte duket nje dhome , me nje pale lule.
    (ne mungesen e luleve , eshte frike)!!!


    Megjitheate Kisha e Re, ( me e re se krimi i fundit, pasi u zbulu se mosha e ketij krimi eshte dhjete vjec.)do te vjetrohet me dasma e vdekje e meshe mbas meshe e prift mbas prifti.
    ...
    "Bibla jone" thote; "mos vra, se te vrasin"
    Dhjete vjet duke u menduar , "a ta vras une a ta vrase zoti? A ta vras une a ta vrase Zoti?"Po e ruaj zotin ngamekati im , e po e vras vete.Nuk po e bej zotin vrases per shpetim te shpirtit tim , nderit tim e dhimbets time.Pa cka se dhimbta me eshte bere gjithesi.Po e vras qetesisht ara syve te Tij. (ne kishe pra).
    ...
    "te vrarit nuk ngjallen" as ne bibel, perpos Krishtit, te lumet ne per TE. Keshtu te vrare tash dhjete vjet , nuk mu ngjallen as shpirti as besimi ne ringjallje, vecse ma mbushen krejt hapsiren e jetes me ere trishtimi e tash thjesht po e varros te vrarin tim (shpirtin) ne nje varr-vrasje.Po i varros domosdoshmerisht me kete vrasje te paster,ketu ballas Zotit e robve te TIJ. Nuk po vras mbas shpine (mbas shpine sic me vrane) cuberisht, pebesisht, as nuk po i iki varrit. Po rri mbi te, jo duke qare , as duke u penduar, thjesht po mendohem.
    "Nje vrases mendon, nese nuk pendohet"
    Kisha eshte e re, krimi dhe besimi jane te vjeter.Moshatar.
    Vitet do ta ngrohin Kishen( edhe lulet , nese ndokush ndonjehere do te kujtohet me sjell lule ne kishe) Kishen do ta ngrohinhistorite tona te tregueshme, rrefimet ke prifti, te gjithe ndodhite qe do te pasojne , sado dite cudi zgjatese qofshin(tri diteshe, tri vjeteshe, tri jeteshe....sa te jene) do ta ngrohin e do ta vjetrojne kishen e do ta bejne nje varr gjigand besimesh, rrefimesh, pendimesh....(krimesh)
    Kisha do te jete prap kati i fundit i shpreses per tu pare me Zotin, ndersa prifti rrecituesi i rralles i bibles, ne perseritesit e jetes....
    ...Kerkush nuk betohet ne koke te priftit, as ne kishen qe nuk i ka te pakten nje qind vjet.(kisha jone ne toke te zkonshme u ngrit...askush nuk i tha vend i bekuem vendit ku u ngrit kisha. (s.psh Kisha e Shna Ndout- Shen Antonit) ne Lac...)
    Betohen njerezit (ne dmth) "pasha emrin e Zotit", Pasha Ungjillin"
    Pasha gjakun" Pasha nderin" Pasha shpirtin."
    Ne kanun, beja(beja-betimi ne rene denohet, dhe i pabesi)....(lexo kanunin)
    ...
    Asgje e re, nuk ndodh Vec ditet jane te reja e ne kujtojme se eshte edhe ngjarja e re bashke me diten. Jo! Thjesht perseritja eshte manjake.... dmth, perseritemi... edhe ditet perseriten ndoshta e nuk jane hic te reja.

    ngjarja e tepruar mbas krimit te pare , ne te dielen e fundit te marsit eshte;
    ...vezulimi i dritares terhoqi te ikurit te shpetuarit vraptaret(kjo ka ndodhur edhe me pare)Hapet nje hene e verdhe ne pike te mesdites dhe thashethenohet misteri i trishtimit te nje njeri e merr permasa te nje kombi ta zeme.Pra e verdha qenka shumefishimi i misterve, qe do te zbulohet ne nje perseritje tjeter te radhes. (per misteret e te verdhes nje miku im betohet.....)
    ...
    Jo te gjitha dritaret tregojne kopshte ose qiej!
    E vetmia dritare qe kishte e diela , tregoi te vetmin kopesht, ate te trishtimeve.
    Kisha nuk ka asnje dhome gjumi(te pakten kjo e reja)
    Eshte e gjitha nje gjume i mashtruar qe zgjohet vetem te dielave te meshes.
    Jeta e vrasesit nuk eshte me nje trekendesh anonim, si jona psh.
    (vetem ketu ndryshojme ne me vrasesin...thjesht jemi anonim.)
    Ndersa Kanuni nuk eshte me nje bibel ose fjale e pluhurosur.
    As udhet nuk mund te vdesin perjetesisht.
    .....
    Bie shi sot, e nuk eshte e diel.... prifti po pin kafe me nje hoxhe, po shkoj ti takoj!!!
    ....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Nuk dita nė cilin zhanėr ta vendosė: esse apo tregim!!

    Sidoqoftė ishte njė krijim i bukur.

    Sa mirė kur bjen shi e zgjohemi nė krahė tė djathtė me mbarėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 08-04-2003 mė 14:58

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sinqerisht as une nuk e di ku duhet ta vendose....(pasi ne proze nje miku im me ka thene se jam e deshtuar, e me ka sugjeruar qe te mos humbas kohe mbas saj(prozes pra...lol) por ndoshta vazhdon mbas kthimit nga kafja .....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kanė thanė "pvet e ban si din vet".

    Ai miku yt nuk paska haber fare (mos bė miq mediokra dhe gjysmėintelektual).

    Ik pi kafe he ta zaftė frymėn!

    Ik se mos po ndalet shiu e na e nxjerr bojėn tek ai forumi i pyetjeve e pėrgjigjeve.

    Ik e mos u kthefsh, o zot!

    Ishalla asht hajr e nuk nalet ky shi i bekum!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 08-04-2003 mė 15:36

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    U hamenda shume ne mes tregimit dhe nje eseje filozofike; u ndala te e dyta, vetem pasi konsultova keto dy nocione. Mirepo mace e dashur, e kam lexuar me nje fryme dhe gojehapur para monitorit'.
    Dhe une mendoj se nuk e ke perfunduar sepse ese dmth.: veper e perbere prej disa artikujsh , zakonisht te shkurter e te ndryshme, qe trajtojne nje teme e qe kane nje titull te perbashket.
    Ti trajton nje ceshtje, por shigjetat i hedh ne te gjitha anet...Nese lumi te uron, atehere te mallkon, mallkimet e tija pranoi si urime...ne proze je e shkelqyeshme, Lumi ka te drejte...

  6. #6
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Vrasesi i ri, ky i fundit dmth, sa here ka ardh ne kishe(edhe ne kete te rene) e ka pare driten (edhe driten e besimit) copa-copa, rombe rombe xhamash , por vec ne te kuqet.
    Gjithmone vrasesi, ka nje urrejtje te madhe. Me te madhe se kisha e re, e cila vjen tre fish me e madhe se ajo e vjetra.Madje urrejtja e tij eshte edhe me e madhe se te dyja kishat te marra se bashku.Kjo uurejtje mund te matet e te krahasohet vec me trishtimin.E, ky trishtim brenda tij, ka degjeneru ne madhesi, eshte bere ta zeme , gjithesi.( vetem vrasesi , mund te trishtohet gjithesisht, e trishtimi i tille e ka nje prejardhje...)
    Kjo e kalon cakun e esse-sė. Me kujtoi... ty dhe ate, kohen e atehershme, dashuroren tende te fundit. Me nje fryme dhe une u shkova rreshtave permbi, pak me ngadale ne fillim, madje dhe me medyshjen a ta vazhdoj a jo? Por kur arrita tek kjo e mesipermja qe kam vene ne thonjeza, aq u desh te leshoja veten rreshtave pasues. Kane celur me shume lule se dje, nje dite me afer kthyerjes se tyre ne fruta!

    h.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    sinqerisht as une nuk e di ku duhet ta vendose....(pasi ne proze nje miku im me ka thene se jam e deshtuar, e me ka sugjeruar qe te mos humbas kohe mbas saj(prozes pra...lol) por ndoshta vazhdon mbas kthimit nga kafja .....

    Eshte gjynah qe ti t'i bindesh nje mendimi te tille.
    Proza jote eshte thellesisht lirike dhe mendimi brenda saj rrjedh shume bukur.

    Ne kete drejtim ti mua me ngjan me Visar Zhitin (tek romani "Rruget e Ferrit", pjese nga i cili kam sjelle edhe ne forum). E ai eshte po aq lirik sa c'je edhe ti...a ka bere gabim ai qe ka shkruar ne proze? JO. Uroj qe ai ta vazhdoje. E uroj qe ti ta vazhdosh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mace
    Shume bukur.
    Le te presim vazhdimin.
    Kur te shkosh tek tavolina ku pihet kafe....Lere urimin e Lumit ne tavoline dhe ik. Le ta marrin ata i shalla..lol
    muzg i heshtur

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    e ja mace se po te presim, tash ia ke nisur dhe prapa nuk ka...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109

    Re: Prifti pin kafe me nje hoxhe (frag...)

    Postuar mė parė nga macia_blu
    "Bibla jone" thote; "mos vra, se te vrasin"
    Dhjete vjet duke u menduar , "a ta vras une a ta vrase zoti? A ta vras une a ta vrase Zoti?"Po e ruaj zotin ngamekati im , e po e vras vete.Nuk po e bej zotin vrases per shpetim te shpirtit tim , nderit tim e dhimbets time.Pa cka se dhimbta me eshte bere gjithesi.Po e vras qetesisht ara syve te Tij. (ne kishe pra).
    ...


    Mace je aq e plotfuqishme kundrejt fjales sa nje Zot e di,me se paku mjafton te perceptosh anen e mire te dickaje (qofte dhe e keqe) dhe pa nje e pa dy vetetimthi e ngre ne kult.

    p.s Po mendoja nese ky stili yt i te shkruarit do tretej ne nje problem si ai i "bishtit" atehere ruajna zot prej fuqise se fjales ( realisht mendoj se personi me perfekt do ishte Iliriani , sepse nese atje beri gurgule, e shkoi goja mbrapa duke thene : "kjo letersi ??" ketu paska rene ne gjume letargjik.)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiro Prifti, mjeku qė shėroi me qindra pacientė ..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 03:07
  2. Prifti i Fiksit dhe misioni i gazetarit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-11-2005, 14:38
  3. Profesor Ilia Prifti, 40 vjet si mėsues fizike
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 02:50
  4. Prifti grek seks me djemt e Korces
    Nga altin55 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 04-04-2005, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •