Shifra tronditëse e të punësuarve në Kryeministri
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi një fakt tronditës lidhur me adminitratën e tejfryrë në kryeministri. Duke folur në Ora News, Kryemadhi deklaroi në kryeministri janë të punësuar 1200 veta, dhe të gjithë këta punojnë për të manipuluar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kryemadhi: Berisha e ka lënë kryeministrinë me 128 punonjës, është dokumentuar. Ndërkohë aktualisht kryeministri Rama ka 1200 punonjës të cilët shërbejnë për të manipuluar informacionet dhe të vërtetën ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarve.
Kryemadhi tha se për numrin e punonjësve, ka dokumenta të vëna në dispozicion edhe nga Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri Ëngjëll Agaçi.
Kryemadhi: Vetëm 244 persona janë në kabinetin e kryeministrit Rama. Për çfarë i duhen kaq punonjës një kryeministri?
Kryetarja e LSI, shkoi edhe më tej duke thënë se në kryeministri ka punonjës të cilët kanë përdorur influencën për të fituar padrejtësisht qindra mijëra euro.
Kryemadhi: Ka disa punonjës në kryeministri që nëpërmjet influencës kanë arritur të shtojnë në llogaritë e tyre bankare mbi 120 mijë euro për 3 muaj.
TPZ.AL
Krijoni Kontakt