Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Post Leter e hapur e Koalicionit te Organizatave Shqiptaro-Amerikane

    Koalicioni i organizatave amerikano shqiptare


    Prill 12, 2003


    Shkėlqesisė sė tij Alfred Moisiu
    Republika e Shqipėrisė
    Tirana, Albania

    Shkėlqesia juaj:

    Ne tė nėnshkruarit, shqiptaro-amerikanė dhe anėtarė tė organizatave fetare kulturore dhe humanitare shqiptare tė shoqėrisė civile, po ju shkruajmė pėr tė sjellė nė vėmendjen tuaj disa ēėshtje qė besohet tė jenė tepėr tė rėndėsishme pėr progresin politik-ekonomik tė Shqipėrisė, si mė poshtė:

    1. Nga institucionet e Bashkimit Europian, tek raportet e departamentit tė shtetit dhe nga konkluzionet e organizmave ndėrkombėtarė si Banka Botėrore, korrupsioni ėshtė identifikuar si sėmundja qė ngadalėson zhvillimin e Shqipėrisė dhe pengon investimet e huaja. Tė gjithė konkludojnė se Shqipėria ka dėshtuar nė luftėn kundėr kėtij fenomeni dhe se mekanizmat antikorrupsion tė krijuara kohė mė parė kanė qenė jo efektive. Prandaj, ne besojmė se ka ardhur koha qė Shqipėria tė marrė masa efektive pėr tė shkatėrruar korruspsionin.

    Pėr kėtė qėllim, ne mbėshtesim fuqishėm krijimin e "Komisionit tė Korrupsionit" qė do tė hetojė korrupsionin nė Shqipėri nė tė gjitha nivelet dhe tė paraqesė nė prokurori tė gjitha rezultatet e hetimeve.

    Por, qė ky organ tė jetė efektiv dhe transparent ai duhet tė jetė i pavaruar nga kontrolli i qeverisė. Mendojmė qė ky komision tė drejtohet nga njė figurė e respektuar e shoqėrisė civile dhe nė pėrbėrjen e tij duhet tė ketė anėtarė nga vendet mike, si SHBA, qė mund tė jenė ekspertė ligjore dhe financiarė si dhe pėrfaqėsues nga diaspora me aftėsi tė mira profesionale nė kėtė drejtim. Anėtarė tė komunitetit Amerikano Shqiptar takuan nė datėn 13 janar 2003 nė Nju Jork, ambasadorin James Jeffrey, dhe ai na informoi qė nėse qeveria shqiptare ėshtė e interesuar ta ngrejė kėtė komision, ai do tė ofrojė ndihmėn e tij. Ne ju kėrkojmė tė mbėshtesni publikisht kėtė iniciativė dhe tė punoni me parlamentin pėr krijimin e kuadrit ligjor qė tė tė ndihmojė nė krijimin sa mė tė shpejtė tė kėtij komisioni.

    2. Edhe pse ne e pranojmė qė korrupsioni ėshtė prezent nė tė gjithė segmentet e administratės nė Shqipėri, e dimė qė nuk do tė ketė rezolutė tė pėrbashkėt domethėnėse derisa ata qė janė tė pėrfshirė nė praktikat korruptive tė largohen nga politika shqiptare. Siē jeni nė dijeni, akuzat pėr korrupsion kanė prekur majat mė tė larta tė qarqeve politike shqiptare dhe qeverisė. Ne besojmė se njė Komison Korrupsioni duhet tė hetojė tė gjithė politikanėt qė janė tė implikuar nė praktika korruptive. Pėr shkak tė impaktit negativ tė progresit nė Shqipėri, njė vėmendje e madhe duhet t'i jepen akuzave kundėr individėve qė janė dhe sot nė pushtet si kryeministri Fatos Nano dhe Ministri i jashtėm Ilir Meta, si dhe individėve qė mund tė rikthehen nė postet e larta qeveritare si ish ministri i financave Anastas Angjeli dhe tė tjerė. Siē u raportua nė media akuzat kundėr tyre pėrfshijnė pastrim parash, lidhje me krimin e organizuar, pėrfshirje dhe favorizim tė trafikut tė qėnieve njeėrozre dhe llogari ilegale nė banka tė huaja. Edhe pse hetimi i kėtyre zyrtarėve tė qeverisė mund tė arrihet nėpėrmjet Komisionit tė Korrupsionit, pėr shkak tė efektit negativ qė eksizton aty, i akuzave tė shpeshta dhe nė vazhdimėsi, ne i kėrkojmė zyrės sė presidentit qė nė bashkėpunim me parlamentin dhe prokurorinė, tė angazhohen menjėherė nė hetimin pėr akuzat specifike kundėr kėtyre individėve.

    3. Dhjetorin e kaluar, Nikolas Geixh vizitoi Tiranėn ku u takua me kryeministrin Fatos Nano. Ata u takuan bashkė edhe nė korfuz, majin e kaluar. Z. Nano, ende nuk i ka dhėnė shqiptarėve njė arsye tė vlefshme pėr kėto takime me z. Geixh, i cili njihet si armik i shqiptarėve. Ne besojmė se ju, si president i Shqipėrisė, duhet tė kėrkoni qė z. Nano tė deklarojė publikisht arsyet pėr veprimet e tij. Z. Geixh ėshtė armik i betuar i shqiptarėve dhe nuk e njeh pavarėsinė e Shqipėrisė, si rrjedhim, ne nuk shohim asnjė justifikim qė njė lider shqiptar tė takohet me Geixh. Si qytetar amerikan, Z. Geixh mund tė ketė tė drejtė ligjore tė vizitojė Shqipėrinė, megjithatė kjo nuk do tė thotė qė qeveria Shqiptare t?i japė atij privilegje, dhe nuk besojmė se qeveria amerikane ka tė drejtė tė kėrkojė privilegje pėr Geixh nė Shqipėri. Siē jeni nė dijeni, nė lidhje me shqetėsimin tonė pėr kėtė ēėshtje, kemi tėrhequr vėmendjen e sekretarit amerikan tė shtetit Colin Powell nė njė letėr qė iu dėrgua atij nė fillim tė kėtij viti.

    4. Si qytetarė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, njė vend i bazuar nė konceptin e tregut tė lirė, ne i dimė fare mirė avantazhet dhe rėndėsinė einciativės sė lirė private. Kėshtu nė lidhje me privatizimin e Bankės sė Kursimeve, ne jemi tepėr tė shqetėsuar nga ēdo pėrpjekje e invesitorėve grekė, direkte ose indirekte, pėr tė marrė, drejtuar ose menaxhuar kėtė institucion. Sot, bankat greke kopntrollojnė rreth 20 pėrqin tė sektorit bankar shqiptar. Nėse investitorėt grekė iarrijnė tė marrin Bankėn e Kursimeve, interesat grekė to tė kontrollojnė rreth 80 pėrqind tė industrisė bankare shqiptare duke siguruar kėshtu hegjemoni virtuale nė sektorin mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė. Kjo do tė vendosė Greqinė nė njė pozicion tė pamerituar nga i cili do tė ketė influenca mbi tė gjithė Shqipėrinė. Nė interes tė sigurisė nė Shqipėri, qeveria nuk mund dhe nuk duhet ta lejojė kėtė gjė. Pėr kėtė arsye ju kėrkojmė tė mbani njė qėndrim publik nė lidhje me kėtė ēėshtje. Edhe pse e pranojmė qė ka norma ligjore qė promovojnė tregtinė e lirė dhe investimin, ka gjithashtu edhe norma tė tjera dhe parime ndėrkombėtare qė kanė tė bėjnė me nevojat e venevde pėr tė mbrojtur interesat e tyre kombėtare.Q everi amerikane ka ligjet e veta rregullatore tė bankave dhe ato 'anti-trust' tė cilat janė dizenjuar pėr tė penguar dominimin e huaj nė sektorin bankar. Ne kėrkojmė qė edhe Shqipėria tė adoptojė statuse tė ngjashme.

    5. Ne besojmė se tė gjitha minoritetet etnike nė Shqipėri duhet tė kenė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt, ne gjithashtu besojmė se Shqipėria i ka kushtuar kohė dhe vėmendje ēėshtjes sė minoritetit grek, e cila qėllimisht u shtrembėrua nga shovinistėt grekė. Nė tė njėjtėn kohė, shqiptarpt nė Greqi po vuajnė diskriminin nė forma reale dhe ēėshtja ēame ėshtė injoruar plotėsisht nga grekėt. Deri mė sot, qeveria shqiptare nuk i ka kushtuar as kohė dhe as vėmendje kėtyre ēėshtjeve. Qeveria shqiptare duhe tė mbajė qėndrim dhe tė mbrojė tė drejttat e vėllezėrve tanė tė cilėt kanė shpesh subjekt i pastrimit etnik grek i quajtur, helenizim. Afrimi i shpejtė i Olimpikut 2004 nė Greqi, prezanton njė mundėsi unike pėr tė tėrhequr vėmendjen ndėrkombptare ndaj ēėshtjes ėame dhe tė drejtave tė shqiptarėve nė Greqi

    6. Njė pikė kyēe e shoqėrive demokratike ėshtė shtypi i lirė dhe i hapur. Edhe sot, ka ankesa tė vazhdueshme qė qeveria shqiptare pėrdor autoritetin e taksave pėr tė kontrolluar reklamuesit mė tė mėdhenj si Bankėn e Kursimeve, tė censurojė botuesit e gazetave dhe mediave tė tjera nė Shqipėri. NJė aksion i tillė pėrbėn njė dhunim tė hapur tė demokracisė nė Shqipėri dhe qeveritarė shqiptarė duhet tė paralajmėrohen qė kjo lloj sjellje nuk mund tė tolerohet.

    7. Pėrfshirja e Shqipėrisė nė krime tė rėnda tė lidhen me trafikun e qenieve njerėzore dhe drogėn kanė qenė njė njollė e zezė pėr traditėn shqiptare tė ndershmėrisė dhe njė njollė turpi pėr tė gjithė shqiptarėt kudo nė botė. Historitė e vajzave shqiptare tė rrėmbyera nga fshatrat, tė dhunuara nė grup, tė detyruara tė prostituojnė nė rrugėt e qyteteve europiane solllėn lot nė sytė e tė gjithėve. Por ajo ēka ėshtė mė domethėnėse ka tė bėjė me faktin se as situatat tragjike tė trafikut tė viktimave, as kriminialiteti i tregtisė sė bimėve narkotike nuk e kanė motivuar Shqipėrinė tė marrė masat. U deshėn vite presioni nga qeveritė perėndimore dhe shqetėsimi pėr pranimin nė BE dhe NATO qė ta bėnin qeverinė shqiptare tė lėvizė, dhe qeverisė shqiptare duhet t?i vijė turp pėr kėtė. Pavarėsisht nga pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė luftuar trafikun, ėshtė e kuptueshme qė ky aktivitet ilegal vazhdon, po ashtu dhe krimet e lidhura me tė, ku pėrhshihet dhe falsifikimi i dokumentave tė udhėtimit. Kjo duhet ndaluar dhe duhet bėrėt tani. Qeveritarėt shqiptarė duhet ta kuptojnė se kjo kėrkon mė shumė kohė se sa deklaratat pėr shtyp dhe fjalimet e tyre boshe pėr tė bindur botėn qė Shqipėria po ndėrrmer njė veprim agresiv pėr t'i dhėnė fund njėherė e pėrgjihmonė kėtyre krimeve.

    Si president i Shqipėrisė, besojmė se keni autoritetin moral pėr tė zgjidhur ēėshtjet e pėrmendura mė sipėr, dhe ne, si shqiptaro-amerikanė, do t'ju mbėshtesim qė tė merrni edhe pėrkrahjen e qeverisė sė Sheteve tė Bashkuara nė zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve.

    Kėndvėshtrimi juaj nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė shumė i rėndėsishėm, dhe njė pėrgjigje e kėsaj letre do tė vlerėsohej nga tė gjithė ne.


    Faleminderit

    Me respekt nėnshkruar nga:

    Albanian Aid Society - Gjevalin Gecaj, President
    Albanian American Community of Illinois - Ilaz Kadriu, President
    Albanian American Islamic Center - Imam Vehbi Ismail
    Albanian American Society Foundation - Esad Rizai, President
    Albanian Center of New York - Drita Kokalari, President
    Albanian Heritage Foundation - Gary Kokalari, President
    Albanian League of Prizren - Ismet Berisha, President
    Dede Gjo Luli Foundation - Prele Sinishtaj, Head Representative
    Democratic League of Kosova, USA - Agim Rexhaj, President
    Human Rights Association for Chameria
    St. Paul's Albanian Catholic Church - Father Anton Kqira

    Letra u ėshtė dėrguar edhe tė nderuarve
    The Hon. Elliot Engel
    The Hon. Marc Grossman
    The Hon. Henry Hyde
    The Hon. James Jeffrey
    The Hon. Richard Lugar
    The Hon. Christopher Patten
    The Hon. Colin Powell
    The Hon. Condoleezza Rice
    The Hon. James Wolfensohn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 22-04-2003 mė 16:51
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Me keqardhje mund te theme se Mojsiu nuk do te beje asgje!
    Deri tani Ai ka mbetur ne kuadrin e deklaratave kundra korrupsjonit dhe ne dhenjen e dekoratave me vend e pa vende.
    Qofsha i gabuar.........

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    jo, "Komisionit te korrupcionit" por, KOMISIONI ANTIKORRUPSION, komisioni kunder korrupsionit...

    din dikush, eshte formuar - Koalicioni i organizatave shqiptaro-amerikane?

    ndonje KOB dhe ku e ka seline ai Koalicion...ende pa u formuar nje Koalicion organizatash, drejtohet letra...? Apo, vetem permes telefonatave, hajt se po e shkruajme nje leter...?

    a duhet te jete vendi dhe udheheqeja e atij koalicioni, ne fund te letres... apo vetem amulli babaluke...dikush e ka shkruar e hajt varg merr nenshkrime qyshqeve te 'dejtorive' te organizatave...?

    hajde, Komission i korrupsionit, hajde... as vet letra nuk eshte shkruar ne nivel te nje personi te afte, se lere me ne emer te disa organizatave...po, keshtu i thone edhe kesaj krisme, sikurse asaj tjetres ne forum, drejtuar Parlamentit te Shqiperise...krisme se jomahi...

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •