Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 90
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga Shekulli

    Mund tė jetohet edhe duke shkruar


    E.Demo
    “Njerėzit mund tė jetojnė edhe duke shkruar njė vepėr serioze”,- do thoshte dramaturgu Arben Kumbaro, duke parė nė horizont tė projektit tė sapodeklaruar tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me letėrsinė dhe shkrimtarė deri nė moshėn 40 vjeē. Tė jetosh financiarisht me shkrime, nė kėtė rast do tė thotė tė varesh nga nota e njė konkursi dhe njė jurie, qė s’mund t’ia fitosh zemrėn ēdo vit. “Europa – atdheu i pėrbashkėt”, projekt i deklaruar dje publikisht nė prezencė tė ministrit tė Kulturės, Blendi Klosi, synon nė thelb filozofinė e mecenatit, e mbėshtetjes sė drejtpėrdrejtė tė krijimtarisė sė shkruar dhe publikimeve, e kryesisht tė shkrimtarėve tė rinj, deri nė moshėn 40 vjeē dhe “botuesve novatorė”, siē cilėson projekti. Gara ėshtė e hapur pėr vepra letrare nė prozė – roman e tregim – dhe dramė, tė cilat pas periudhės sė realizimit, deri mė 30 shtator tė kėtij viti, do tė botohen nga njė botues. Secili nga 10 fituesit do tė shpėrblehet me njė bursė 160 mijė lekė, ndėrsa pėr botimin veprave nė njė kolanė Ministria e Kulturės do tė mbėshtesė njė botues shqiptar me fondin 3 milionė lekė.
    “Pėr kėtė projekt ėshtė ndjekur njė model i njohur edhe nė vende nė ndryshme, qė aplikohet sipas skemave tė bursės rezidenciale ose bursės kesh”,- ka thėnė Stefan Ēapaliku, drejtor i drejtorisė sė shkruar dhe komunikimit. “Por nė pamundėsi pėr tė aplikuar bursa rezidenciale, zgjodhėm kėtė tė dytėn.”
    Do tė ketė njė juri tė pėrbėrė nga specialistė tė letėrsisė, e cila do tė marė nė konsideratė dy kritere: biografinė e autorit dhe konspektin e veprės sė ardhshme pėr projektin “Europa – atdheu i pėrbashkėt”. “Por nuk do tė ketė asnjė diktim, edhe nėse vepra nuk flet pėr Europėn”,- ka sqaruar hamendjet, shkrimtari Ylljet Aliēka, i dėrguar i pėrfaqėsisė sė BE-sė nė Tiranė, e cila do tė mbėshtesė kėtė konkurs, duke shtuar buxhetin e Ministrisė sė Kulturės.
    wrong verb

  2. #32
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    LISTA E LIBRAVE NE SHQIP TE PUBLIKUARA GJATE MUAJIT MARS 2003


    Secila hyrje me poshte rradhit:

    Shtepia Botuese
    Autori
    Titilli i Librit
    Faqe gjithsej
    nr. ISBN
    madhesia.

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    AKADEMIA
    Aleks Buda
    Shkrime historike vol.3/ Historical Notes vol.3 (Albanian History)
    516
    99927-1-651-7
    20 cm

    ALBIN
    Ali Aliu
    Antologji e poezise shqipe/ Anthology of Albnian Poetry of Second Half of 20th Century
    450
    99927-51-29-0
    23 cm

    ALBPAPER
    Nimet Balili
    Rexhep Qosja dhe mesazhet e vellazerimit Laberi-Kosove Rexhep Qosja and Fraternal
    Mesagges Between Laberia Region and Kosova
    189
    21 cm

    CAMAJ-PIPA
    Agim Vinca
    Panteoni i ideve letrare/ The Pantheon of Literary Ideas (From the Ancient times to postmodermism)
    276
    99927-56-06-3
    21 cm

    CAMAJ-PIPA
    Alfred Ēapaliku
    Alfabeti i munguar/ The Alphabet We Were Missing (literary study)
    112
    99927-56-15-2
    21 cm

    CAMAJ-PIPA
    Meritan Spahia
    Alegoria e nje historie te vertete/ The Alegory of a True Story (novel)
    192
    99927-635-5-8
    21 cm

    DUDAJ
    Marin Mema
    Qetesi shurdhuese/ Spliting Silence (novel illustrated in graphics by Albanian famous artist Gazmend Leka)
    104
    99927-50-34-0
    19 cm

    Eurorilindja
    Haziz Ndreu
    Dibra ne udhen e historise/ Dibra Region on the Way of History (Tradition, Canon and History)
    214
    20 cm

    FAN NOLI
    Taip Sulko
    Ne anen tjeter te parajses/ In The Other Part of Paradise (novel)
    192
    99927-859-0-x
    21 cm

    GEER
    Pal Doēi
    Kryengritja e vjetit 1912 ne vilajetin e Shkodres/ The Revolution of year 1912 in Shkodra Region
    102
    99927-832-6-5
    20 cm

    GLOBUS R
    Dh. & I. Pango
    Enigma Otranto 1997/ The Enigma Otranto 1997 (short stories)
    174
    99927-44-96-0
    21 cm

    IDEART
    Shefqet Tigani
    Kembe druri/ Legs of Wood (short stories)
    256
    99927-797-9-9
    21 cm

    IMK
    Emin Riza
    Teoria e praktika e restaurimit te monumenteve te kultures/ The Theory and Practice of
    Architectural Monuments
    224
    23 cm

    KONICA
    Viktor Canosinaj
    Lufta ne udhekryq/ The Qar in The Crossroad (novel)
    208
    99927-759-7-7
    21 cm

    OMBRA GVG
    Emin Kabashi
    Jeronim De Rada-Poetika e poemave/ Girolamo De Rada- Poetic of His Poems (literary study)
    274
    99927-850-7-1
    21 cm

    OMSCA
    Visar Zhiti
    Funerali i pafundme/ The Infinite Funeral (novel)
    180
    99927-52-19-x
    20 cm

    ONUFRI
    Ismail Kadare
    Hija-shenim i nje kineasti te deshtuar/ The Shadow-Notes of a Failed Movie Maker (novel)
    240
    99927-53-25-0
    21 cm

    ORA
    Artan Fuga
    Majtas jo djathtas / On the Left Not On the Right (Essay on the Albanian Politics of Last Years)
    260
    99927-814-9-1
    21 cm

    TEUTA
    Bashkim Hoxha
    Mbreti i veses The King of Drizzling Rain (novel)
    152
    99927-751-4-9
    21 cm

    TOENA
    Tonin Kaēaj
    Thyerje kristali / Broken Cristals (fiction)
    100
    99927-1-621-5
    20 cm

    TOENA
    Dhimiter Grillo
    Arvanitasit dhe shqiptaret ne luften ēlirimtare te popullit grek/ The Albanians on The War of
    Liberation of Greek People (history)

    UEGEN
    Bedri Dedja
    Drejt enigmave te psikikes se njeriut/ On The Enigma of Human Psycho (psychology)
    184
    99927-54-16-8
    21 cm

    VATRA
    Andon Andoni
    Guri ne mes te lumit/ The Rock in the Middle of River (short stories)
    120
    99927-811-2-2
    20 cm

    VATRA
    Ēelik Petriti
    Mbeti vajza ne dritare/ The Girl in the Window (short stories)
    94
    99927-811-4-9
    20 cm

    VATRA
    Ndini Bardhi
    Arti i shpirtit tim/ The Art of My Soul (Essay and Graphics on artist's view of art and life)
    162
    99927-811-3-0
    21 cm

    Andromaqi Gjergji
    Menyra e jeteses ne shekujt XIII-XX/Albanian Life Traditions on The Period 13 to 20th Century
    378
    21 cm

    ~ ~ ~

    Autore te huaj:


    ALBIN
    Antologji e tregimit qipriot/ Anthology of Short Stories Of Authors From Cyprus
    314
    99927-51-32-0
    20 cm

    BAĒA
    R.Tagora
    Hena e re / The New Moon (fiction)
    54
    20 cm

    BARGJINI
    Artur Vajgal
    Aleksandri i madh / Alexander - The Great (monography)
    406
    99927-852-4-1
    20 cm

    BESA
    Hajnrich Bel
    Bilardo ne nente e gjysem/ Biliardo Game on Half Past Nine (novel)
    256
    20 cm

    DITURIA
    Agatha Christie
    Funeralet jane te rrezikshem/ Funerals Are Dangerous (short stories)
    200
    99927-59-02-x
    21 cm

    DRITAN
    Elsa morante
    Shalli Andaluzian/ The Scarf From Andalusia (short stories)
    212
    21 cm

    DUDAJ
    Danielle Steel
    Nene Dana / Granny Dan (novel)
    256
    99927-50-38-3
    20 cm

    GLOBUS R
    Barbara Cartland
    Puthja nen kengen e bilbilave/ The Kiss On The Bird Songs (novel)
    154
    99927-57-03-5
    21 cm

    IDEART
    Anton Ēehov
    Lot te padukshem/ Invisible Tears (short stories)
    120
    99927-866-0-4
    21 cm

    IDEART
    John Steinbeck
    Njerez dhe minj/* Of Mice and Men (novel)
    144
    99927-797-7-2
    21 cm

    IDEART
    A.Shopenhauer
    Si te sillemi me grate How to Act with the Women (Philophical Readings)
    108
    99927-797-8-0
    18 cm

    OMBRA GVG
    Fitzroy Mclean
    Lufta e Ballkanit / The War of Balkans During Secong Worlds War (histrory)
    258
    99927-850-4-7
    20 cm

    OMBRA GVG
    Natan Bibak
    Balzaku-dashuria e fundit/ Honore de Balsac - The Last Love (novel)
    414
    99927-850-0-4
    21 cm

    Mario Puzo
    Kumbari/ The God Father (novel)
    437
    99927-35-73-2
    21 cm

    ~ ~ ~

    Libra per femije:

    PEGI
    P.Kristo Negovani
    I vogli Donat Argjendi/ The Little Donat Silver (a novel illustrated in colors)

    KORBI
    Virgjil Muēi
    Perralla Shqiptare vol.3/ Albanian Tales vol. 3 (Tales illustrated in black and white)
    272
    99927-788-5-7
    21 vm

    ~ ~ ~

    Autore te huaj:

    DRITAN
    Xh.M. Berri
    Piter Pan / Peter Pan (novel)
    170
    21 cm

    ~ ~ ~

    Libra rreth shendetit dhe mjekesise:

    DRITAN
    Tatiana Sini
    Gatimi i perditshem-shpejt dhe mire/ The Everyday Cooking-Good and Fast (Cooking Book)
    144
    99927-52-20-3
    18 cm

    ~ ~ ~

    Libra rreth gjuhesise:
    *

    CAMAJ-PIPA
    David Luka
    Studime gjuhesore vol. 2/ Linguistic Study volume 2
    462
    99927-56-01-2
    23 cm

    CAMAJ-PIPA
    David Luka
    Studime gjuhesore vol. 7/ Linguistic Study volume 7
    268
    99927-56-04-7
    23 cm

    ~ ~ ~ ~ ~ ~ ~

    Per nje liste akoma me te madhe dhe te detajuar me libra ne shqip, botuar gjate dy vjeteve te fundit lidhuni qe ketu.

    Drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 29-04-2004 mė 01:12

  3. #33
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga Shekulli

    Letėrsia, ndryshe nga paraardhėsit shqiptarė

    Elsa Demo
    A do tė jenė veprat qė i duhen letėrsisė bashkėkohore shqipe, a do tė jetė letėrsia qė do tė justifikojė vazhdimėsinė e aplikimit tė filozofisė sė mecenatit nga Ministria e Kulturės, kėto dhjetė kampione nė trajtėn e maketit letrar, qė janė shpallur dje fitues tė projektit disa mujor “Evropa-atdheu i pėrbashkėt”? Kjo pyetje, ndoshta nuk qėndron pėrderisa qėllimi i Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve ishte qė me kėtė projekt tė nxisė krijimtarinė e “tė rinjve”, deri nė moshėn 40 vjeē. Megjithatė gjithkush do tė donte tė dinte tė vertetėn se ē’janė kėto vepra dhe pėr kėtė duhet pritur vjeshta e parė, muaji shtator, kur ato tė dhjetė tė jenė pėrfunduar, e botuar nė njė kolanė. Juria gjithashtu, mund ta sheshojė deri-diku kėtė kuriozitet, sepse pėrbėhej nga profesionistė tė letrave: Fatos Kongoli (kryetar), Aurel Plasari, Edmond Tupja, Ylljet Aliēka, Gentjan Ēoēoli.
    Kryetari i jurisė, shkrimtari Fatos Kongoli, tha se tema e sugjeruar “Evropa-atdheu i pėrbashkėt”, ėshtė njė temė gjithėpėrfshirėse dhe prurjet pėr tre gjinitė ishin rreth 30: 11 romane, 6 tregime, 3 drama. “Shansi pėr tė fituar ka qenė i lartė. Nga shqyrtimi qė i bėmė konspekteve, ia vlente t’i ndihmonim tė gjithė”,- tha Kongoli. Para se tė deklaronte fituesit, ai iu ka dhėnė pak kurajė edhe atyre qė nuk do ta dėgjonin emrin: “Tė shkruarit kėrkon besim nė vetvete dhe qėndrueshmėri, edhe kur nuk fiton.”
    Dhjetė fituesit e “Evropės-atheut tė pėrbashkėt” janė pėr romanin: Agron Tufa, Virion Graēi, Mimoza Hysa, Shpėtim Kelmendi; pėr tregimin, Arian Leka, Eris Rusi, Luljeta Lleshanaku, Azem Qazimi; pėr dramėn Albri Brahusha dhe Armand Bora.
    Shumica e konspekteve tė paraqitura qė hynė nė kėtė konkurs, ende nuk janė shkruar, por ka mes tyre qė ishin shkruar edhe pa u shpallur “Evropa-atdhe i pėrbashkėt”. Kėshtu ka edhe vepra qė nuk janė shkruar “me porosi”. Virion Graēi, shkrimtar me pėrvojė nė brezin e atyre qė mbeten tek letėrsia qysh nė fillimet e pas ‘90-ė. Graēi qė bėn letėrsi i tėrhequr krejt nga kryeqyteti, ėshtė fitues me projektin pėr roman “Spiranca”, tė cilin e ka shkruar tashmė. “Eshtė njė roman pėr dashurinė. Njė intelektual qė vihet nė kėrkim tė dashurisė dhe vetėvritet nė liqen me njė iluzion tė gabuar apo tė drejtė mbi dashurinė.” Graci ka vlerėsuar iniciativėn e Ministrisė sė Kulturės nė dhėnien e bursave pėr shkrimtarėt e rinj, edhe pse e kėnaq veē fakti sikur 30 dorėshkrime si nė kėtė rast, tė binin ēdo vit nė duar tė ekspertėve tė letėrsisė.
    Mimoza Hysa, ka shkruar njė libėr poetik dhe njė me tregime qė kanė kaluar nė heshtje. Ajo i ėshtė kushtuar mė shumė pėrkthimit, deri tani tė tetė veprave, nga italishtja. Sė fundi ka pėrkthyer romanin “Shpirtpezull” tė Mazzantinit. Hysa ėshtė fituese tek “Evropa-atdheu i pėrbashkėt” me projektin pėr njė roman tė ardhshėm qė ngre pyetjen ē’ėshtė vdekja pėr njeriun, dhe si e pėrjeton ai gjatė gjithė jetės frikėn ndaj saj. “Eshtė njė temė kaq e gjerė, por unė shpresoj ta jap nė njė formė tė re”, thotė Mimoza Hysa.
    Agron Tufa, ende nuk ka vendosur se ē’titull do tė ketė libri i tij i ardhshėm, por tregon se bėn fjalė pėr njė nga format e rikrijimit tė njeriut, ai nėpėrmjet librit, ashtu siē njihen format biblike, nga njė brinjė, nga fryma e shenjtė. “Heroi i romanit ndėrsa ėshtė nė kėrkim tė indetitetit tė vet, zbulon se e ėma ka mbetur shtatzėnė pasi ka ngrėnė njė libėr disident nė kohėn e diktaturės.”Sipas Tufės, romani trajton botėn e librit dhe krjimin e ndėrsjelltė, tė librit nga njeriu dhe tė njeriut nga libri, ēka do tė thotė nė anė tjetėr se nuk e ka shkruar mbi tezėn e konkursit “Evropa-atdheu i pėrbashkėt”.
    “Rruga e Salmonit” ėshtė propozimi i vėllimit me tregim qė poeti dhe shkrimtari Arian Leka, e ka projektuar prej kohėsh e qė tani me fitimin e bursės prej 160 mijė lekėsh do tė shkruajė i qetė 16 tregime, sipas skemės 8+8, emigrimet dhe migrimet. “Eshtė parabola e Salmonit, e peshkut Krisht qė ndjek rrugėn nga uji i kripur nė tė ėmbėl ose me pak fjalė ėshtė qenia qė ndryshon atdhe”,- shpjegon Leka. Zhvillimi tezės “Evropa-atdheu i pėrbashkėt” sipas gjuhės sė tregimeve letėrsisė sė Lekės, do tė thotė me fjalė tė tjera se Shqipėria mbledh fate njerėzish edhe pa qenė Evropė.
    Dramat kanė qenė prurjet mė tė pakta nė kėtė konkurs, tre gjithsej prej tė cilave vetėm dy autorė kanė fituar tė drejtėn e bursės, Albri Brahusha e Armand Bora. Brahusha ka projektuar njė farsė komike tė quajtur “Po bie shi e dashur”, por ai tregon se asgjė nuk ka tė bėjė as me shiun, as me tė dashurėn. “Ngjarjet zhvillohen nė njė varr dhe ėshtė njė ironi pėr dashurinė eterne dhe keqkutimin e letėrsisė sė madhe, siē ka ndodhur nė rastin e Shekspirit. Ai ka kryevepra tė tjera dhe nuk ėshtė “Romeo e Zhulieta” mė e mira e tij. Nė thelb kjo ėshtė dramė pėr mungesėn e dashurisė nė qenien njerėzore”,- pėrfundon Brahusha, i cili ėshtė autor i disa dramave.
    Regjisori Armand Bora tentoi tė hyjė nė garė me shkrimtarė dhe fitoi pėrvoja e tij si dramaturg. Kėtė herė quhet “Eksperimenti”. Drama e tij “i ėshtė bindur” temės sė konkursit. Ajo merret me fatin e shoqėrisė shqiptare, e izoluar nė 50 vjet, qė shkon paralel me fatin e njė individi mbi tė cilin zhvillohet njė eksperiment. Pas izolimit, pesė ekspertė nisin tė eksperimentojnė pėr integrimin dhe riaftėsimin e kėtij individi. Ka situata komike dhe njė fund tragjik. Kjo do tė jetė drama e pestė e Borės, regjisor pėr disa kohė nė Teatrin Kombėtar.
    Sipas pėrshkrimit qė fituesit i kanė bėrė veprės sė tyre, duket sikur brenda njė viti, me kėtė projekt pilot Ministra e Kulturės do t’i japė letėrsisė shqipe nga njė kryevepėr tė vogėl. Deri nė shtator edhe do t’i kemi. Pėr njė nga anėtarėt e jurisė qė i vlerėsoi kėto konspekte, pėrkthyesin Edmond Tupja, deri nė kėtė fazė mund tė thuhet se letėrsisė shqiptare po i vijnė pjesėrisht vepra qė i duhen, qė i mungojnė. “Them pjesėrisht, sepse ne gjykojmė nga disa kampione tė vogla, nga disa fragmente, qė autorėt kanė sjellė nė projektet e tyre. Nė fund tė fundit bursa jepet pėr vepra tė pashkruara.” Tupja thekson e vė theksin nė njė fenomen tė dukshėm tek tė dhjetė fituesit: pėrpjekje tė autorėve pėr tė shkruar ndryshe nga paraardhėsit
    wrong verb

  4. #34
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pergezime ERISIT, te cilin e kemi te pranishem si krijues edhe ketu ne forum.
    Eris, nese lexon tek kjo teme, me lejo te te bej nje ftese per ta sjelle ketu ne kete teme (apo ne nje teme me vete) tregimin me te cilin u paraqite ne konkurs.


    Vjet ne Grac te Austrise, qe ishte kryeqytet i kultures evropiane per vitin 2003, u zhvillua nje aktivitet letrar ne te cilin u prezantuan eset e disa autoreve evropiane me teme Evropen e Bashkuar. Esete duhet te shkruheshin duke pasur si tematike "Ka dicka ne ajer....Qiejt mbi Evropen". Ne kete aktivitet ishte ftuar te merrte pjese edhe shkrimtari yne i madh Ismail Kadare, i cili u perfaqesua me nje ese, e cila (duke qene se kam lexuar te gjitha eset e tjera) mund te them se eshte me e bukura brenda vellimit ku esete e gjithe shkrimtareve qe moren pjese ne aktivitet jane permbledhur per t'u ncjerre ne qarkullim ne gjuhen gjermane. Do te ishte dicka shume e bukur, sikur zoti Kadare ta botonte esene ne gjuhen shqipe ne nje nga organet letrare qe dalin ne qarkullim si periodike javore, mujore, tremujore. ..... Pra permbledhur, tema e konkursit, per te cilin mundemi te lexojme ne postimin e mesiperm me ngjan e huazuar pikerisht nga ky aktivitet i vjetshem. Gjithsesi eshte dicka me shume vlere per te mbeshtetur punen krijuese te autoreve shqiptare.

  5. #35
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Pėr tė gjithė lexuesit e letėrsisė botėrore nė gjuhėn angleze, tek kjo faqe do tė gjeni njė mal me libra pėr tė lexuar nga autorėt mė me famė nė botė:

    http://www.online-literature.com/



    Eris, urime

  6. #36
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Besoj se shumė anėtarė tė forumit qė jetojnė nė Amerikė do befasohen nga ky libėr i ri qė sapo ėshtė publikuar
    (kliko tek titulli)

    Shqiptarėt e Amerikės


  7. #37
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dua te falenderoj ate qe hapi kete teme , dhe gjithe ata qe postuan informacione.
    ....Macia_blu

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Ulqin-Ismail Kadare hap panairin e librit shqip

    Sot nė Ulqin

    Ismail Kadare hap Panairin e librit shqip
    Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare do tė jetė i ftuari i nderit nė Panairin e IV tė librit, qė do tė zhvillohet nė Ulqin. Nė panair marrin pjesė botues tė njohur nga Mali i Zi, Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia dhe prezentohen botimet e fundit nė shqip dhe nė gjuhėt ballkanike

    Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare sot, mė 30 korrik, do tė hapė Panairin e Katėrt tė Librit nė Ulqin, ka bėrė tė njohur Ministria e Ēėshtjeve tė Minoritetit tė Malit tė Zi. Lajmi ėshtė cituar nga Agjencia serbe BETA. "Kadare ėshtė njė shkrimtar i njohur nė arenėn ndėrkombėtare qė kryeson intelektualizmin shqiptar. Ceremonia e hapjes sė panairit do tė zhvillohet nė plazhin e vogėl tė Ulqinit", ėshtė thėnė nė kėtė lajm. Botues tė njohur nga Mali i Zi, Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia kanė njoftuar pjesėmarrjen e tyre nė panairin e librit, i cili kėtė vit do tė plotėsojė edicionin e tij tė katėrt.

    Panairi i Ulqinit ėshtė njė nga Panairet, qė pėr ēdo vit, po fiton mjaft reputacion nė Ballkan pėr botėn shqiptare.

    Ndėrkohė, qė po bėhet dhe njė aktivitet, qė ėshtė tepėr i nderuar nga shqiptarėt dhe qė prezanton zhvillimet e fundit, pėr sa i pėrket librit.

    Kufiri, i mbyllur pėr shumė kohė me shtetin shqiptar, ka bėrė ndarjen edhe tė librit shqip. Liberalizimi i marrėdhėnieve, fundi i luftrave dhe sidomos njė mirėkuptim ndėrmjet Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, ka bėrė qė edhe libri shqip tė ketė njė korridor mė shumė nė vendin fqinj. I cili ėshtė institucionalizuar me anė tė Panairit tė Ulqinit, qė po bėhet gjithmonė e mė shumė, njė nga aktvitetet e nderuara tė shqiptarėve. Vetė shkuarja e Kadaresė nė Ulqin, do tė ngrejė statusin e kėtij Pananiri dhe nė njė farė mėnyre dhe nderimin ndaj tij.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ulqini, ku 80% e banorėve janė shqiptarė dhe ku ka njė sistem shkollor deri nė shkollėn e mesme nė gjuhėn shqipe, nuk ka megjithatė njė librari tė librit shqip

    Ulqini, qyteti i librit tė ndalur shqip pėr 50 vjet


    Elsa Demo

    Qyteti ku rrugėve do dėgjosh njė shqipe tė pastėr dhe ku njė shqiptar orientohet mirė nė tabelat dy-gjuhėshe serbisht-shqip, ėshtė brenda territorit tė Malit tė Zi. Qyteti i Ulqinit ku 80% e banorėve janė shqiptarė dhe ku ka njė sistem shkollor deri nė shkollėn e mesme nė gjuhėn shqipe, nuk ka megjithatė njė librari tė librit shqip. Brenda kėtij kufiri, vetėm 60 km larg Shkodrės, pra nė skajin mė jugor tė Malit tė Zi, ku pėr 50 vjet mund tė ketė kaluar ēdo gjė, por asgjė e shkruar shqip, prej katėr vjetėsh organizohet panairi i librit shqip. Edicioni i katėrt qė vazhdon tė mbahet prej 30 korrikut, buzė Plazhit tė Vogėl tė Ulqinit, poshtė Kalasė sė Balshajve ka treguar se libri shqip kėrkohet nga shqiptarėt pėrtej kufirit. Ishin ftuar tė merrnin pjesė rreth 50 botues nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia, por deri natėn e parė kėsaj feste nuk i ishin pėrgjigjur botuesit kosovarė. “Ndoshta njė ditė do tė dalin mbi ujė arsyet e kėtij refuzimi”,- thotė kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Fatmir Toēi, i cili pohon se ka njė rėnie tė veprimtarisė botuese nė Kosovė nė krahasim me katėr vjet mė parė. Njė ditė pas ceremonisė sė hapjes, mendohet t’i jenė bashkuar stendave tė panairit veror edhe disa botues nga Maqedonia e Kosova, duke e ēuar nė 42 numrin shtėpive botuese pjesėmarrėse.
    Kush ka parė natėn e parė kėtij panairi, ka ndier interesimin ndaj librit shqip tė shqiptarėve tė Malit tė Zi apo edhe tė atyre qė zgjedhin kėtė stinė pėr tė pushuar nė Ulqin. Eshtė edhe prekės fakti kur sheh se si kjo veprimtari ka qenė kėtė vit edhe nėn kujdesin e qeverisė vendase, e Ministrisė sė Kulturės tė Malit tė Zi, nė veēanti. Nė ceremoninė e hapjes ka qenė prezente edhe ministrja malazeze e kulturės, Vesna Kilibarda, e cila ka pėrshėndetur Panairin e Librit Shqip tė Ulqinit. Ashtu si kryetari i komunės, Fuad Nimani, dhe Ministri i Kulturės pėr Pakicat, Gėzim Hajdinaga, ministrja Kilibarda e ka vlerėsuar panairin e librit shqip si “si njė mision i kulturės qė nuk njeh barriera nė Ballkanin e lodhur nga konfliktet”.

    Njė ditė pas hapjes sė Panairit tė Librit Shqip nė Ulqin, si paraqiten marrėdhėniet me lexuesin vendas?
    E para dua tė theksoj se kjo ėshtė njė veprimtari normale e punės sė botuesve me synimin qė kemi ta ēojmė librin kudo ku ka lexues. Eshtė rast shumė i mirė ku ka grumbullime tė tilla shqiptarėsh siē ndodh nė Ulqin, nė Mal tė Zi, ku njė qytet me 26 mijė banorė gjatė vitit, bėhet nė kėtė stinė me rreth 130 mijė banorė. Ky ėshtė misioni i librit ku ne shqyrtojmė njėherazi punėn tonė publicistike dhe shitjen e librit pėr tė cilat kemi probleme shumė tė mėdha nė Shqipėri nga mungesa e strukturave tė librit. Kėtu kemi njė lexues qė gjatė vitit nuk ka mundėsi kontakti me librin shqip, sepse nė Ulqin nuk ka asnjė librari tė librit shqip, megjithėse ka sistem tė shkollave deri nė shkollėn e mesme nė gjuhėn shqipe.
    Ulqini ėshtė qyteti mė miqėsor, ndoshta mė miqėsori nė gjithė botėn shqiptare ku ne bėjmė veprimtari tė librit, ku ka njė angazhim tė admirueshėm tė pushtetit lokal, tė qeverisė, tė Ministrisė qė e ka nėn patronazh.

    Ēfarė ka ndryshuar nė katėr vjet tė hyrjes sė librit shqip nė formėn e njė panairi si ky nė Ulqin?
    Pėrfundimisht Ulqini do tė ketė njė panair tė librit nė verė. Eshtė institucionalizuar njė veprimtari me librin nė ditėt e verės. Sė dyti, mendoj qė nuk do tė ketė mė pengesa qė libri shqip tė depėrtojė nė kėto vende ku pėr 50 vjet mund tė hynte ēdo gjė, por nuk kalonte asnjė fjalė shqipe. Kjo ėshtė edhe meritė e ministrit tė Pakicave, Gėzim Hajdinaga qė ka ndihmuar nė kapėrcimin e pengesave qė herė pas here ngrenė kokė nga mentalitetet e vjetra qė ka nė polici apo nė shėrbimet doganore tė cilat vzhdojnė me mentalitetin e ish-Jugosllavisė.
    Kėtij panairi i mungon diēka esenciale, njė pjesėmarrje mė e gjerė e botuesve nga Kosova dhe nga Maqedonia. Thirrja iu ėshtė bėrė tė gjithėve njėlloj. Ndoshta njė ditė arsyet e kėtij refuzimi do tė dalin mbi ujė. Ky panair ėshtė mė shumė se sa nė interesin e ēdo botuesi, ėshtė njė aksion kulturor kombėtar nė shėrbim tė librit shqip.

    Ju thatė se njė nga arsyet e mospjesėmarrjes sė botuesve nga Kosova ėshtė edhe rėnia e veprimtarisė botuese atje…
    Eshtė e vėrtetė dhe e them me dhimbje kėtė gjė. Duke qenė botues e shikoj si shenjė tė njė konkurrence dhe mbase pėr momentin mund tė ndihem mirė, por duke qenė nė rolin e kryetarit tė Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, mė vjen keq dhe po mendojmė se si mund tė nxitet veprimtaria e botuesve nė Kosovė. Personalisht mendoj qė nėse para katėr vjetėsh pati njė shpėrthim dhe u duk sikur veprimtaria e botuesve do tė shkonte shumė mirė, sot shikoj njė lloj amullie, pėr tė mos thėnė njė lloj regresi. Mund tė ketė shtim tė shtėpive botuese apo shoqatave kulturore qė botojnė, por botime cilėsore dhe qė zėnė vend tek lexuesi dhe tregu i librit po shikoj fare pak. Mendoj se po ndikojnė negativisht probleme gjuhėsore, problemet e redaktimeve, ndryshe nga situata me librin nė Shqipėri.
    Jemi duke parė mundėsinė e nxitjes sė botimeve tė Maqedonisė e Kosovės tek lexuesi shqiptar nė Shqipėri, qė nė pėrgjithėsi ėshtė i ftohtė ndaj kėtyre botimeve, me njė projekt tė Fondacionit Soros, Shtėpisė sė Librit e Komunikimit dhe Shoqatės sė Botuesve. Nė kėtė kuadėr mund tė organizohet edhe njė debat pėr tė gjetur se cilat janė shkaqet dhe si mund tė kapėrcehen me qėllim qė veprimtaria botuese tė gjallėrohet pak mė tepėr edhe jashtė Shqipėrisė.

    Mendoni se njė arsye pėr pjesėmarrjen e gjerė tė lexuesit nė Panairin e Ulqinit ishte edhe prania e shkrimtarit Ismail Kadare si i ftuar?
    Nė njeri i letrave apo i politikės gjithmonė do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes nė tė tilla raste. Jemi njė shoqėri ballkanike ku roli i individit dhe Njėshit ėshtė mjaft i rėndėsishėm dhe ia rrit vlerat njė veprimtarie si kjo mbase edhe pėr pozitėn pak delikate qė ka libri nė prezantime tė tilla. Nuk ėshtė rasti i parė qė merret njė personalitet. Edicionet e shkuara ka qenė Dritėro Agolli, Rexhep Mejdani dhe kėtė herė Kadare. Ju e patė si u prit Kadare nga lexuesi, jo thjesht si njė shkrimtar shqiptar.

    Ministrja malazeze e kulturės, Vesna Kilibarda, e ka vlerėsuar panairin e librit shqip si “si njė mision i kulturės qė nuk njeh barriera nė Ballkanin e lodhur nga konfliktet”.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    POETI PORTUGEZ VASKO GRASA MURA FITON KUROREN E STRUGES

    Me simpoziumin tradicional me temen "Shtepi.Prag" dje ne hotelin "Kontinental" te Shkupit filloi Manifestimi poetik i 43-te nderkombetar, "Mbremjet strugane te poezise", qe zyrtarisht do te hapen sot ne Teatrin Popullor te Maqedonise.

    "Jo formalisht festivali i poezise filloi para nje jave me fillimin e punes se punetorise perkthyese ne hotelin "Park" ne Oher, ku u perkthyen 20 poezi te fituesit te cmimit "Vellezerit Milladinovci" - poetit maqedonas Petko Dabevski. Sot ne hotelin "Kontinental" ne Shkup filloi edhe nje teme qe i paraprin programit te festivalit, e ky eshte simpoziumi me temen "Shtepi. Prag", ku jane paraqitur dhjete pjesemarres nga Maqedonia dhe nga vende te tjera. Neser fillon programi zyrtar, ne te cilin jane paraqitur 40 poete, ndersa deri me tani kemi vetem nje terheqje zyrtare nga manifestimi "Mbremjet strugane te poezise per arsye objektive do te zhvillohen ne Shkup", tha kryetari i keshillit drejtues te manifestimit "Mbremjet strugane te poezise", Zoran Ancevski.

    Fituesi i sivjetshem i cmimit "Kurora e arte i mbremjeve strugane te poezise", sipas vendimit te Keshillit drejtues te ketij manifestimi nderkombetar, eshte poeti bashkekohor potugez, Vasko Grasa Mura.

    Ai eshte nje nga poetet me te njohur portugeze ende gjalle. Shkruan ese dhe drama. Mura eshte poeti i pare portugez, fitues i cmimit "Kurora e arte e mbremjeve strugane te poezise".

    Sivjet eshte vendosur edhe cmimi "Urat e Struges", ndersa mbartesi i tij i pare eshte 19-vjecari filipinas Angelo V. Suarez.

    Per diten e pare te Mbremjeve te sivjetme strugane te poezise krahas mbajtjes se simpoziumit "Shtepi. Prag" eshte parapare edhe kryerja e vizites ne manastirin "Shen Pantelejmoni" ne Nerez.

    Mbremjet e sivjetshme strugane te poezise solemnisht do te hapen sot, ne diten e dyte, 26 gusht, ne Teatrin Popullor te Maqedonise ne Shkup, ku do te mbahet edhe leximi nderkombetar poetik "Meridiane poetike".

    Ne te njejten dite laureati Mura do te shpallet edhe anetar nderi ne Shoqaten e Shkrimtareve te Maqedonise, ndersa ne Biblioteken Universitare do te promovohet antologjia "Urat e Struges" e poeteve te rinj nga bota.

    Mitingu nderkombetar poetik "Urat", me te cilin edhe do te mbyllen "Mbremjet strugane te poezise", si dhe do te behet ndarja e cmimeve te fituesve te Kurores se arte dhe Urave te Struges do te mbahet ne Uren e gurit ne Shkup.

    "Mbremjet strugane te poezise" deri tani tradicionalisht mbaheshin ne Struge. Sivjet ato alternativisht do te mbahen ne Shkup dhe ne Oher pasi shtabi i krizes per ekzistencen e Struges vendosi qe ne kete qytet nuk ekzistojne kushte per mbajtjen e ketij manifestimi poetik, per shkak te miratimit te ligjit per organizim territorial me te cilin Struges i bashkohen ede disa komuna me te vogla me te cilat ajo behet komune me popullate dominuese shqiptare.
    wrong verb

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Letersia dhe pavaresia nga regjimi politik
    Nga Albo nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 21:18
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •